• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, July 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Gjatë darkës në shtëpinë e Servetit në Matohasanaj, me raki koçimareje e ndonjë ulli a lëvozhgë qepe, të ftuarit ia morën këngës ‘Karakas-Venezuaela’,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik

“Jo, shokë, ne nuk duhet të ndjekim ‘rrugën e Evropës’, përkundrazi është Evropa që duhet të ndjekë rrugën tonë…”/ Fjala e panjohur e Enver Hoxhës më 23 shkurt ‘73
“Gjatë darkës në shtëpinë e Servetit në Matohasanaj, me raki koçimareje e ndonjë ulli a lëvozhgë qepe, të ftuarit ia morën këngës ‘Karakas-Venezuaela’,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik
“Im atë, pasi i bëri Mbretit Zog fotot e dasmës dhe Enverit foton e parë, në dhjetor ‘45, më pas morri Sulo Gradecin dhe ja mësoi profesionin…”/Dëshmia e fotografit të njohur
“Gjatë darkës në shtëpinë e Servetit në Matohasanaj, me raki koçimareje e ndonjë ulli a lëvozhgë qepe, të ftuarit ia morën këngës ‘Karakas-Venezuaela’,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik
“Kur Operativi i Sigurimit, Resuli, e pyeti; A je gati të firmosësh një deklaratë, ku denoncon Arbërin, se gjoja ai do arratisej, ka folur kundra pushtetit, etj., Ibrahimi…”/ Historia e trishtë e kohës së diktaturës
Todi Lubonja largonte nga puna ata që e kundërshtonin dhe që përkraheshin nga ish-drejtori, Thanas Nano…

Nga Eden Babani

Memorie.al / Nuk e mbaj mend vitin saktësisht. Them se do të ketë qenë koha kur kooperativistëve nuk u lejohej të mbanin në oborrin e tyre privat më tepër sesa dy qengja, një femër e një mashkull, ose dy keca, gjithashtu një femër e një mashkull. Kooperativistët ishin të detyruar që, kur të rriteshin, femrat t’i dorëzonin në kopetë përkatëse të kooperativës, kurse meshkujt t’i thernin e t’i hanin. Duhet të dorëzonin vetëm kokën, pasi të kishin ngrënë mishin. Kjo si provë se nuk do të mbarështronin më tej bagëti në oborrin e tyre privat.

Kaq e vërtetë ka pas qenë kjo narrativë politiko-ideologjike e kohës, sa që si propagandë për të ndikuar në psikologjinë e fëmijëve, altoparlantët e Radio Tiranës buçisnin kohë e pakohë nga një këngë që e interpretonte një vogëlushe me zë të bukur dhe tepër e intonuar me muzikën.

Po citoj disa nga vargjet e këngës:

Gjithashtu mund të lexoni

“Olga Ristić, e bija e ish-kryeministrit të Serbisë, i shkroi disa letra Enverit dhe Mehmet Shehut, që t’i linin të bijën e dhëndrin të ktheheshin, por…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që sakrifikoi veten për shqiptarët

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

“Qengj i vogël pse mendueshëm be-e, be-e ban / pse më sheh ashtu trishtueshëm be-e, be-e, be-e… / Baba mu më ka premtue be-e, be-e, be-e / në kooperativë me të çue… be-e, be-e, be-e… / Do bëhem bareshë e fshatit tring-tring-tring / ta kullos gjithë grigjën shpatit, tring-tring tring…”.

Lispatrosë, në festën e përvitshme për Kajo Karafilin, “Hero i Popullit”

Në Lispatrosë, fshat malor i Kooperativës Bujqësore të Bashkuar Helmas Kavajë, do të mbahej festa e përvitshme në përkujtim të Kajo Karafilit, “Hero i Popullit”, vrarë së largu me snajper nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollave të zonës duhet të ishin të pranishëm në Lispatrosë. Pra edhe tetëvjeçarja jonë, e Kryeziut.

Për të celebruar festën dhe për të hapur siparin e saj, Komiteti i Partisë i rrethit kishte dërguat një nga instruktorët e vet. Ajo pak fushore e fshatit ishte zbukuruar me flamurë e lloj-lloj shirita ngjyra-ngjyra. Altoparlantët e vendosur poshtë e lart buçisnin nga këngët revolucionare dhe nga duartrokitjet. Thuhej sikur ato qenkëshin dëgjuar deri në Pezë, nga njëri krah, dhe deri në Kavajë e Golem, nga krahu tjetër.

Në këto e sipër një mësues i një shkolle andejpari doli pa pritur e pakujtuar me një tufë nxënësish të këndonin së bashku një këngë. Dukej ashiqare se grupi i vogël “artistik” rrihte t’i bënin jehonë narrativës politiko-ideologjike të kohës, por jo sikundër kënga “be-e, be-e, be-e…”, e Radio-Tiranës. Ata, mësuesi dhe nxënësit, në vend që të këndonin, recitonin vargje të sajuar kushedi nga kush.

Citoj: “Mësuesi, Hopa!… / Nxënësit: Hopa! Hopa! Hopa!… / Mësuesi: Na ka kërkuar lopa… / Nxënësit: Hopa! Hopa! Hopa!… / Mësuesi: do na bëjë një viç të bukur / Nxënësit: Hopa! Hopa! Hopa! / Mësuesi: Do ta çojmë në kooperativë. / Nëxësit: Hopa! Hopa! Hopa!…”.

Sa herë bënin “Hopa”, aq herë hidheshin përpjetë dhe hapnin krahët, thua se do të fluturonin. Pa u larguar ende “hopa-hopa-hopat”, doli një tjetër mësues, i cili ia filloi me prezantimin e vetvetes, ndonëse e njihnin të gjithë:

– Dhe nashti, – tha – nga Samiu, mësonjës i shkollës me katër klasë kolektive Lispatrosë, do të dëgjoni këngën “Moj dashnore, t’gjykoftë Perëndia”! Muli, drejtori i shkollës sonë, u nxi…! Edhe ne, mësuesit e tjerë, bashkë me të. Përkundrazi, i deleguari i Komitetit të Partisë i Rrethit, u ngrit dhe e zuri këngëtarin përqafe.

I ndjeri Sami kishte mbaruar Medresenë e Tiranës. Kishte zë tenori dhe këndonte shumë bukur. Në kohën e Mbretërisë, programet e Radio-Tiranës hapeshin me Himnin e Flamurit. Pas kësaj Samiu këndonte pjesë nga kurani për myslimanët, kurse një prift korçar, nëse s’gaboj, ligjëronte pjesë nga ungjilli për ortodoksët dhe katolikët.

Karakas – Venezuela…

Do të ketë qenë viti mësimor 1961 – 1962. Njëzetë – njëzetenëntë vjeç asohere, sapo kisha mbaruar shkollën e lartë ngase e drejta e studimit më doli tepër me vonesë. Shkak, ka pas qenë pushkatimi më 1948 i tim gjyshi, Mehmet Babani, si “armik i popullit”. E drejta e studimit më doli për Matematikë – Fizikë. Por ja që hë!… Edhe pas kësaj, kusuret e ma s’kishin të sosur.

Hasan Duma, Zv – Rektor dhe Sekretar i Komitetit të Partisë i Universitetit, pasi lexoi të dhënat e mia biografike, nguli këmbë të përjashtohesha, me gjithë mbrojtjen që më bënë Profesor Petraq (Pepi) Pilika, Profesor Osman Kraja, si student që kisha marrë pjesë në të gjitha kolokiumet dhe i kisha fituar të gjitha provimet me rezultate të kënaqshme. Megjithatë Hasan Duma ia arriti qëllimit, ndonëse e pësoi edhe vetë më pas. Madje më keq sesa unë. E gjetsh nga mos e pandehsh, i thonë kësaj, qoftë për mua, qoftë për atë. Nejse…!

Pas një ecejake nga Universiteti, Dega Matematikë-Fizikë, në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar, Dega Gjuhë Letërsi Shqipe – Histori, si i papëlqyer nga regjimi, u emërova në shkollën shtatëvjeçare të Dhëmblanit, shumë larg Skelës së Vlorës, ku banonte familja ime.

Larg vërtet, madje tepër larg familjes sime, ama me të shkelur në kryeqendrën e trevës, u miqësova me fshatin dhe me nxënësit e mi. I doja dhe më donin të gjithë, aq sa, i frymëzuar prej tyre, shkrova poezinë me titull “Poemë për vete e për të tjerë’’, tashmë botuar në disa nga librat e mi, përfshi edhe në “Buzëqeshje në dy kohë – poezi’’.

Përmes një meditimi autobiografik, jam përpjekur të përshkruaj vitet e para të mia si mësimdhënës fshatrave, por edhe qyteteve anekënd Shqipërisë. “A mund të mos i hapej shkolla fshatit”?  Ky ishte thelbi i dilemës që po përjetoja.

Por jo!… “Orfeu në këto më pat rrëmbyer / në krahët e tij të lehtë e më çoi / mu pranë një çunaku rroba-shqyer / e sy verbuar që ashpër më qortoi: / Ti s’do t’i çelësh sytë e mi verbuar e ndoshta një sy tjetër do për vete… / Hapmi, pa njërin sish ta kam dhuruar, / të rrosh ti me tre sy nëpër qytete…”.

Bëhej një darkë në Matohasanaj, pjesë e trevës etnografike të Lopësit, Tepelenë. Treva përmblidhte Dhëmblanin si kryeqendër, Matohasanajn, Sinanajn, Dorëzin dhe Lab- Martallosin. Sikurse në Dhëmblan, shkolla shtatëvjeçare a fillore, kishte edhe gjetkë, fjala vjen, në Sinanaj, por jo në Matohasanaj i cili shihej vëngër nga regjimi me që, siç besohej, ishte fshat ballist. Dreka bëhej në shtëpinë e të ndjerit Servet.

Me ç’rast, nuk më kujtohet. Serveti ishte mësues në shkollën tonë, në Dhëmblan. I duhet të vinte domosdo çdo mëngjes nga Matohasanaj, një orë e ca larg, madje edhe në mot të keq, duke rrëshqitur baltovinave, duke ngjitur e zbritur rrëpira e gërxhe shkëmbore. Përndryshe i pritej rroga, në mos po largohej fare nga arsimi si pasardhës i një familjeje balliste.

Kështu, deri që e veshën ushtar. Një vit pas tij, më veshën edhe mua, bash në pikun e moshës. Ushtar u ngrita nga dega ushtarake e Tepelenës. Histori më vete, edhe kjo. Studentët që mbaronin Universitetin, bënin një të ashtuquajtur stazh ushtrie gjashtëmujor dhe me aq mbaronte gjithçka, pasi merrnin edhe një lloj grade oficeri, siç besoj. Deri atëherë, unë i isha shmangur ushtrisë.

Kolegët e tim eti në Degën Ushtarake të Vlorës, të cilët kontrollonin gjendjen shëndetësore të rekrutëve përpara se këta të rekrutoheshin, ma patën shtyrë ushtrinë vit pas viti me raport mjekësor, si i paaftë shëndetërisht. Në Tepelenë, kjo nuk funksionoi. Tim atë, nuk e njihte kush atje. Pastaj atje i thoshin Tepelenë, jo Vlorë. Me ngritën ushtar dy-tre muaj përpara se të përjashtohesha përfundimisht nga ushtria, për shkak se kaloja pikun e moshës.

Servetin, kolegun dhe mikun tim nga Matohasanaj, e gjeta në Repartin e Punës në Vorë, ku ndërtohej Fabrika e Tullave. S’do mend, edhe ai, edhe unë nuk mund ta kryenim shërbimin ushtarak me pushkë. Do ta kryenim me kazmë e me lopatë. Me opinga e çizme, jo me këpucë.

Darka, siç e thashë aty më lart, bëhej në shtëpinë e Servetit a të ndonjërit nga farefisi i tij, nuk e mbaj mend saktësisht. Ama mbaj mend refrenin e një kënge labçe të improvizuar aty për aty. Tëpkë si kënga “Qengj i vogël pse mendueshëm be-e, be-e ba…“, por në përshtatje me narrativën e situatës politiko-ideologjike të çastit.

Ishin dy goxha sofra përdhese, rreth e qark të cilave nguceshin plot të ftuar që ia merrnin këngës. Sa mbaronin ata të sofrës së majtë, ia merrnin të së djathtës. Njëra palë i jepte kohë tjetrës, që të gëlltiste një gotë raki koçimareje. V-u-u… rakia e koçimares, ngase pylli andejpari është plot e përplot koçimare.

Meze?… Meze u thënçin!… Ndonjë lëkurë qepe a preshi, më rrallë ndonjë kokërr ulliri e aq. Edhe ato në copa gazetash. Për pjata, as që mund të bëhej fjalë. Në këto e sipër, papritur e pa kujtuar, dikush hodhi sytë te copa e letrës me meze, i tregoi me gisht shokut atë çka shkruhej mbi të dhe ia mori këngës:

“Karakas…” 

Ia prit i dyti:

“Ë-ë-ë… Karaka-a-s…”

Vazhdoi i pari:

“Karakas – Venezuela” 

I dyti:

“Ë-ë-ë, Venezuela… ë-ë-ë…“

Vetëm aq. Nuk dihet sa do të vazhdonte kjo “Karakas – Venezuela”, sikur të mos ia kishte marrë këngës sofra tjetër përdhese, e cila e shpëtoi simotrën e vet nga sikleti. Sot e kësaj dite nuk dihet çfarë i kishte pas lidhur gazetat “Zëri i Popullit” e “Bashkimi” me Karakasin dhe Venezuelën. Ndonjë tërmet sikundër ky i kohëve të fundit? Kush pyeste për të dhëna t’atilla asokohe?!…

Pse, pra?! Unë do të thosha se, si shtet i Amerikës Latine konsideruar ndoshta kundër kapitalizmit, sidomos kundër SHBA-së, armikut tonë të përhershëm të përtej Atlantikut, të përditshmet Zëri i Popullit ose Bashkimi do të kenë pas përthithur ndonjë lajm në përshtatje me platformën politike-ideologjike të kohës./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Turqia e ropi pasurinë e shqiptarëve dhe sipas ministrit të Jashtëm të Italisë, qyteti i Vlorës paguante 1.000.000 franga në vit dhe vetëm 20.000...”/ Kujtimet e ish-diplomatit amerikan që vizitoi Shqipërinë më 1914

Next Post

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne...”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

Artikuj të ngjashëm

“Olga Ristić, e bija e ish-kryeministrit të Serbisë, i shkroi disa letra Enverit dhe Mehmet Shehut, që t’i linin të bijën e dhëndrin të ktheheshin, por…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që sakrifikoi veten për shqiptarët
Personazh

“Olga Ristić, e bija e ish-kryeministrit të Serbisë, i shkroi disa letra Enverit dhe Mehmet Shehut, që t’i linin të bijën e dhëndrin të ktheheshin, por…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që sakrifikoi veten për shqiptarët

July 25, 2026
“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

July 25, 2026
“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë,  Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët
Personazh

“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë, Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët

July 26, 2026
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
Personazh

“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër

July 22, 2026
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
Personazh

“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm

July 23, 2026
“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony
Personazh

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

July 17, 2026
Next Post
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

“Armiqtë tanë mendojnë se mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, pasi erdhi koha për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ne...”/ Zbulohet biseda sekrete e Enverit me Mehmetin e Ramizin, 3 prill ‘81

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme