• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

“Kur prokurori Ali Shukriu, i tha se; Fan Noli, ka lavdëruar regjimin e sotshëm në Shqipëri, me Enver Hoxhën në krye, e pandehura Marie Shllaku, ju përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Nxanësit lëshuen klasët, katundarë të panumërt vijshin ‘me pa çka ban Shkodra’, kalimtarët ecshin pa za, si të ishte nji proces mortor…”/ Kujtimet e emigrantit politik, nga SHBA-ës
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione
“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
“Kur prokurori Ali Shukriu, i tha se; Fan Noli, ka lavdëruar regjimin e sotshëm në Shqipëri, me Enver Hoxhën në krye, e pandehura Marie Shllaku, ju përgjigj…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina

Nga Msc-Kristinë Dedaj

Pjesa e parë

Memorie.al / Marie Shllaku la gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe mendjen e popullit shqiptarë. Kjo ikonë emblematike mbetët njëra ndër figurat e pazëvendësueshme në historinë e kombit tonë, që nga koha kur veproi deri në ditët e sotme si një atdhetare e flakët ku synonim i saj ishte Shqipëria etnike. Puna, jeta dhe veprimtaria e saj prej një atdhetare, la gjurmë duke e begatuar epokën e ndritur të historisë së femrës shqiptare në luftë për liri dhe çlirim e bashkim kombëtar . Historia është mësuese e jetës prandaj jeta flet për njeriun, koha flet për vitet e njeriu me punë e sakrificë le gjurmë në histori. E tillë ishte edhe Marie Shllaku e cila edhe pse e re në moshë, u gjend kudo ku e kërkonte nevoja për të kryer detyrat që i kishte dhënë vetes përkrah atdhetarëve të çështjes sonë kombëtare. Heroina e guximshme me veprën dhe kontributin e saj na tregoi se ishte trimëreshë, e fortë dhe e pathyeshme ku nuk iu frikësua as vdekjes.

Marie Shllaku u lind në qytetin e Shkodrës më 22 tetor 1922, ku edhe i mori njohuritë e para në kuvendin e motrave Stigmatine. Pastaj vazhdon studimet në Universitetin e Romës në degën e filozofisë. Marie Shllaku zotëronte disa gjuhë: frënge, italiane, gjermane, greke dhe pak edhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo atdhetare e devotshme shumë shpejt u admirua nga populli në Kosovë. Figurën e saj mund ta përshkruaj si një vajzë shumë e zgjuar e vizionare, e bukur, oratore, e shkathët dhe shumë e guximshme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Piloti grek, Akrivojannis, ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh, por disa vite ai quhej tradhtar…”/ Historia e komunistit grek që pushkatua në gusht ‘56

“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

Marie Shllaku u inkuadrua e u rreshtua në radhë me atdhetarët më të devotshëm të asaj kohe siç ishin : prof. Ymer Berisha , Ndue Përlleshi, Shaban Dema, Ukë Sadiku, Alush Smajli, Shaban Polluzha, Ndrecë Nikolla, Mehmet Gradica, Zef Gjidoda, Adem Shala, Feriz Boja, Qazim Bajraktari si dhe shumë atdhetarë të tjerë të cilët vepruan për çështje kombëtare dhe në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin me pushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish-Jugosllavi.

Marie Shllaku ka shërbyer një kohë si ndihmëse në Qelën e Gjergj Fishtës e pastaj si sekretare e patriotit Iliaz Agushi në vitin 1942 në Ministrinë e  Punëve Botërore  dhe gjatë viteve 1943-1944 ishte sekretare e Ministrit të Brendshëm ing. Xhafer Deva. Ajo bashkëveproi me të gjitha forcat politike që me përkushtim ishin dhe mbanin tokat tona që na i lanë të parët tanë . Marie Shllaku me ato që bëri për atdheun mbetët për ne Orleania Shqiptare.

At Bernard Llupi prifti atdhetar shkodran që në atë kohë ishte famullitar në Pejë, e njoftoi atdhetaren Marie Shllaku me trimin e Dukagjinit Ndue Përlleshin, i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Budisalcit të Lugut të Drinit. Organizohet ato ditë edhe një takim me popullatën e kësaj ane në Budisalc, ku në atë takim flet edhe Marie Shllaku. Pas disa ditësh në fshatin Krushevë e Madhe në odën e Ukë Bekës, heroina trime mban një fjalim pranë Flamurit ku u bëri thirrje popullatës së këtyre trojeve të ngritën në një kryengritje kundër këtij pushtuesi të egër sllavo-komunist.

Shqiponja e maleve tona, Marie Shllaku, plagoset nga forcat e egra dhe gjakatare sllavo-komuniste në fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit, ku trimat dhe atdhetarët tanë, do ta strehojnë në kullën e Pjetër Tomës nga Doberdoli, deri sa Maria të shërohet. Në dimrin e vitit 1945, në Rrezallë të Drenicës heroike u mblodhën shumë burra si: prof Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku etj., dhe e vetmja femër Marije Shllaku. Në këtë kuvend luftëtaret trima u betuan dhe u dakorduan që do të luftojnë deri me vdekje për të realizuar çlirimin e Kosovës kreshnike. Në mesin e atyre që mbajtën fjalime atë ditë ishte edhe fjalimi i heroinës Marie Shllaku ku do të kujtohet më vonë nga hetuesi:

”Gjithë vllaznit shqiptarë, me tana forcat duhet me e luftue sllavo – komunizmin, me i largue partizanët jugosllavë nga Kosova, se çdo pus e kanë mbushë me krena shqiptarësh.” Ku pastaj do të shtojë: Partizanëve të Serbisë po u ndihmojnë partizanët e Shqipërisë…! Shqiptarët nuk duhet me shkue e me luftue në tokë të huej”. Merita e pajtimit dhe bashkimit të dy komandantëve, Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, i takon heroinës Marije Shllaku. Këta dy komandantë trima që nga ajo ditë që u besatuan e deri sa ranë heroikisht nuk u ndanë më nga njëri – tjetri.

Në datën 4 korriku 1945, u mbajt Mbledhja e Plloçicës në të cilën u morën vendime të rëndësishme ku u vendos edhe për mbajtjen e Kuvendit të Dobërdolit. Ishte iniciativa e prof. Ymer Berishës dhe shumë veprimtarëve të tjerë të kësaj lëvizje që të mbahet më, 4 – 5 gusht 1945, Kuvendi i Dobërdolit, apo siç quhej ndryshe “Besa Kombëtare” apo si njihej në popull të Llugat e Dan Pjetrit, i cili kishte jehonë të madhe në qarqet shqiptare. Ky Kuvend tuboi rreth vetës diku 2000 luftëtarë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme historike morën pjesë shumë trima të asaj kohe si: Ukë Sadiku me vëllanë Shabanin dhe birin Skenderin, prof. Ymer Berisha, Marie Shllaku, Ndue Përlleshi me vëllanë e tij Zefin, Bajraktari i Uçës, Zef Gjidoda, Feriz Boja, Qazim Bajraktari, Ferat Kotorri, Kolë Bibë Mirakaj, Prekë Shyti, Ali Meta, Adem Shala, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Demë Ali Pozhani, Adem Shala, etj.

Rol të madh në këtë ngjarje të rëndësishme luajti edhe trimi Alush Smajli – Qerraja (1899 – 1946), i cili përveç luftëtarëve të tij, solli me vete edhe Flamurin Kombëtar (të gjatë tetë metra) e vuri në Dardhën e Madhe dhe i caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës sa është mbajtur ai Kuvend i rëndësishëm historik, mblodhi rreth vetës edhe një oficer nga Shqipëria, një oficer gjerman edhe një oficer anglez.

Pjesëmarrja e tyre ishte me shumë interes ngase këtu shihej edhe rëndësia e këtij Kuvendi dhe serioziteti për një qëndresë edhe më të organizuar e çetave kryengritëse shqiptare ndaj forcave partizane – çetnike në Kosovë. Në këtë Kuvend u mor qëndrimi të formohej kryesia e cila do të përbëhej nga dymbëdhjetë veta ku më vonë do të quhet: “12 Këshillat” e Kuvendit të Dobërdolit.

Marie Shllaku përveç pjesëmarrjes ishte ideatore edhe proces-mbajtëse e këtij kuvendi të madh historik me qëllim të organizimit për bashkim me Shqipërinë dhe të gjitha viseve ku jetonin shqiptarët. Për qëllim të një organizimi më të mirë në këtë kuvend u vendos që të luftohej për çlirimin e Kosovës nga kthetrat serbo-sllave e komuniste dhe të bëhet bashkimi kombëtar. Kuvendi zgjodhi Ukë Sadikun për udhëheqës i sektorit ushtarak, ndërsa prof Ymer Berishën udhëheqës i sektorit politik.

Në hetuesi, Marije Shllaku do të kujtojë fjalimin e saj të rëndësishëm: “Motra dëshiron me vdekë me ju, e ju me të! Vetëm dorëzimin sllavo-komunistëve mos me jua ba sa të jemi gjallë! Ma mire me vdekë me gra e fëmijë e me i pa si po desin se sa serbi me na i pre! Po së shpejti ne do të fitojmë”! E burrat ia kthyen: “Ti motër shqiptare na ke ndihmue në kohët më të vështira. Ti pranove vdekjen më ne, e edhe ne pranojmë vdekjen me ty! Rroftë motra jonë”.

Për pjesëmarrjen në Kuvendin e Dobërdolit, për strehimin e kaçakëve dhe për përkrahjen e lëvizjes kombëtare dhe një Shqipëri etnike, udhëheqësit e këtij Kuvendi dhe shumë veprimtarë të kësaj ane u dënuan me burgim shumëvjeçar. Atyre sistematikisht iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë, u maltretuan familjet dhe iu bënë akte gjenocidiale ndaj tyre.

Ideali i Marie Shllakut ishte të shihte Kosovën e lirë, bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë dhe krijimin e një shteti të fortë shqiptarë, pra i një Shqipërinë Etnike. Përfundimisht mund të thuhet se në Kuvendin e Dobërdolit, kishte ndodhur ngjarje shumë e rëndësishme dhe e veçantë e historisë sonë sepse në atë Kuvend u mblodhën për të parën herë prijësit e Lëvizjes për Bashkimin dhe çlirimin e trojeve arbërore. Për herë të fundit u vunë në provë forcat dhe energjitë gjithëshqiptare për të organizuar një luftë kundër armikut serbo – sllav.

Publicisti e studiuesi ynë i njohur, Tomë Mrijaj, në librin “Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj”, shpalos për lexuesit disa nga kujtimet që ia kanë rrëfyer gjyshja dhe babai gjatë qëndrimit një javor të sokoleshës heroike Marie Shllaku në shtëpinë e tyre.

“Me ardhjen e babait të saj Mark Simon Shkrelit nga Shkodra në Kosovë, i dërguar nga forcat e Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë për të bindur vajzën e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj patriotike në male me çetat nacionaliste të Kosovës. Frati i Pejës at Bernard Llupi, e kishte drejtuar babain e saj Mark Simon Shllakun tek Patër Tomë Xhaja, frati i kishës së Zllakuqanit e ky i fundit si vend strehimin e sigurtë për heroinën atdhetare kishte zgjedhur shtëpinë e tyre”.

“Gjatë ditës kur anëtarët e familjes punonin punët e bujqësisë në arat e mbjellura, Maria kalonte ditën duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese dhe gëzohesha kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë tregonte gjyshja fisnike. Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të re. Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni për bijën e tij. Maria, si burrneshë malesh qëndroj e forte deri sa babai i saj u largua. Ajo duke menduar babain filloi të qajë me dënesë saqë mendova se zemra po i del nga kraharori”.

Kështu pra, shtëpia e Nikollë Pren Mrijajt nga fshati Zllakuqan i komunës së Klinës, ishte vatra ku u pritën ngrohtësisht heroina legjendare e trojeve etnike Marie Shllaku bashkë me babain e saj. Marie Shllaku në shenjë respekti dhe dashamirësie gjyshes Liza Mrijaj i dha flamurin e Gjergj Kastriotit – flamurin kombëtar.

“Amazona shqiptare”, Marie Shllaku e deshti shumë Kosovën ku mori pjesë në shumë aksione luftarake. Dita e 12 shtatorit e vitit 1945 ishte ditë e rëndë dhe e zezë për luftëtarët tanë dhe për fshatarët e kësaj ane, sepse në Çeli të Jellovcit fshat ky i komunës së Klinës, u zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave të egra sllavo- komuniste. Gjatë kësaj përleshje që zgjati me orë të tëra trimat tanë nuk dozoheshin.

Pra, atë natë të zymtë shtatori me gjakun e tyre të pastër lanë tokën e ripushtuar të Kosovës kreshnike ushtarët e vrarë të çetës se prof Ymër Berishës e të Ukë Sadikut. Në luftën e Çelisë së Siçevës u asgjësua Çeta e komandantit të njohur Ukë Sadikut nga Gjurgjeviku i Madh. Ata trima që bien duke luftuar në altarin e lirisë për realizimin e idealeve kombëtare do të ngritën përsëri.

U vranë Sadri Hoti, nipi i  Ukë Sadikut – Isufi, Smajl Hajdari, Rexhep Ademi, Sadik Lutani, Zefi me djalë, Metë Dina etj., ndërsa u plagosën Alush e Murat Smajli, Marije Shllaku, Ali Meta etj. Mirëpo edhe nga ana e armikut kishte shumë të vrarë e të plagosur. Nga Lugina e Çelisë dolën të gjallë nga Çeta e Ukë e Shaban Sadikut, por me shumë plagë të rënda në trup tetë luftëtarë: Komandanti Shaban Sadiku, Ali Meta, Musli Hoti, Marie Shllaku, Alush Smajli, Rexhep Ismajli – Kapter Rexhepi, Ali Zeqiri dhe Sokol Ahmeti.

Kësaj ngjarje me rëndësi historike i kanë kënduar edhe këngë. Në odat tona rapsodët iu këndonin heronjve dhe ato këngë edhe sot përcillen brez pas brezi. Rapsodi e lartësoi personalitetin e heroinës dhe luftëtarëve trima me këto rreshta:

”Ç’ka Çelia që ushton?

Shaban Sadiku po lufton.

Në  Çeli bash të Kisha,

Po lufton Shaban Berisha.

Po lufton  Shaban Sadiku ,

Vet i gjashti nga Gjurgjeviku.

E ke rritë Sadik Ramën,

S’e ka shoqin n’krejt Ballkanin.

E ke rritë Ukë Sadikun,

Si luan n’Bjeshkë t’Gjurgjevikut.

Gjithë në ballë i ka dal anmikut.

E ke rritë Shaban Sadikun,

Gjithmonë tmerr ishte për anmikun.

E ke rritë prof .Ymer Berishën,

N’krejt Shqypninë s’ia gjanë çiftin.

Marije Shllaku – bijë shkodrani,

Midis vllazneve si yll i dritës,

Bash si n’malet e Drenicës,

Po m’i ngjan Shote Galicës.

Prej Çelisë deri të Shapi,

Kah po m’shkon Marie Shllaku,

Rrjedhshin n’tokë asaj pika gjaku,

Fort prej plumbash shpue shtati.

Thërret Maria : -Pjetër , o vlla?!

A asht mbet kund ndoj shka?

Jo ori motër tanë i kem’ vra!

Se çfarë trimash ka Shqypnia

S’i ka mreti as shtatë kralia”

Edhe plagёt e marra nё trup nuk e mposhtёn heroinёn e re e tё guximshme, e cila arriti qё tё çante rrethimin. Gjatë kësaj kohe nacionalistët trima edhe pse Kosova ishte e pushtuar nga forcat serbo- malazeze nuk u gjunjëzuan e as nuk u zmbrapsen sepse popullatën e kishin në ndihmë. I mbante zemra prej shqiptari dhe një vendim i tyre i prerë: ose do te jetonin në Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë ose të gjithë do të vdisnim.

Marie Sllaku ashtu e plagosur strehohet në një shtëpi të fshatit por pas disa ditësh bie në duar të armikut. Fatkeqësisht vajza e re pas disa ditësh në Açarevë duke rrugëtuar për në fshatin Dobërdol, rrugës takon një faqezi nga fshati Açarevë i cili e dorëzon në OZN-së, organizatë kjo famëkeqe sllavo – komuniste në Skënderaj.

Pasi u arrestua nga forcat famëkeq komuniste filloi një etapë e rëndë dhe më shumë peripeci për heroinën shqiptare sepse dërgohet ne burgun famëkeq të Mitrovicës ku përjetoj maltretime nga bishat e egra sllavo-komuniste: Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari Nazmi Kursani dhe dërgohet pastaj në gjykatën e qytetit të Prizrenit.

Ndaj kësaj heroine u përdorën metodat më të rënda të torturës sa që i premtuan nëse flet edhe do të lirohej por sokolesha nuk u mposhtë për asnjë moment dhe nuk nxori asnjë fjalë nga goja. U inskenua kinse edhe rrëmbimi nga “ballistët e Ymer Berishës” dhe e dërgojnë në një vend të izoluar për shumë ditë. Ia punojnë me lojën e letrave kinse për prof Ymer Berishën dhe priftin e Pejës, At Bernard Llupin.

Dita e 29 qershorit e vitit 1946 për qytetin e bukur të Prizrenit ishte ditë e kobshme, sepse para një trupi gjykuesish sllavo-komunist do të uleshin në bankën e të akuzuarve njëzet e shtatë veta me akuzë pse e duan vendin e tyre dhe janë shqiptarë. Kah fundi të rinjtë gjimnazistë të Pejës. E në fund fare më i vogli, me moshë e me shtat,kujtuesi I kësaj ngjarje Shefqet Kelmendi, i cili thotë se ishte  nderë e kënaqësi e veçantë për mue.

Pra, procesi gjyqësor i Marie Shllakut u zhvillua në qytetin e Prizrenit më 29 qershor 1946, ku zgjati deri më 13 korrik 1946, ndërsa vendimin e morën dy ditë më vonë më 15 korrik 1946. Prokuror i përgjithshëm ishte komunisti antishqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që kjo “lule e re” të dënohej me pushkatim, vetëm pse donte Shqipërinë etnike.

Në këtë proces gjyqësor atë ditë u shqiptuan dënimet me vdekje edhe për tre bashkëluftëtarët e saj pra, për At Bernard Llupi, Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin. Martirët shkodranë u pushkatuan nga armiku por idealin e tyre nuk munden ta ndalin. Ndërsa për njëzet e tre të burgosurit e tjerë u dha dënimi me burgim nga 1 deri me 20 vjet.

Dita e 25 nëntorit 1946 për  Prizrenin dhe mbarë trojet etnike shqiptare ishte ditë zije sepse atë ditë u pushkatuan katër martirët e Shkodrës së lashtë: Marie Shllaku 24 vjeçare, At Bernard Llupi 60 vjeçar, Kolë Parubi 41 vjeçar dhe Gjergj Martini 29 vjeçar, ku deri me sot nuk u dihen as varret.

Heroina Marije Shllaku, për prof. Ymer Berishën ishte një sinonim se si femra shqiptare kishte virtytin e: krenarisë, trimërisë, diturisë, besnikërisë por edhe të dashurisë për atdheun. Ishte “Orleania” e Shkodrës, ishte “Janica” e Sulit, ishte “Shota ”e Drenicës”, ishte “Teuta ilire”! Prandaj e nderonte dhe e çmonte këtë vajzë më tepër se ta kishte motër dhe ndjeu dhimbje të thellë kur mësoi për fatin e saj tragjik. / Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 15 Tetor 2026

Next Post

“Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qendor të PPSH-së drejtohet nga Nexhmije Hoxha, kurse aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Piloti grek, Akrivojannis, ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh, por disa vite ai quhej tradhtar…”/ Historia e komunistit grek që pushkatua në gusht ‘56

October 14, 2026
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
Personazh

“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

October 11, 2026
“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
Personazh

“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

October 11, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

Ati, gjaku dhe kujtesa në një libër për atin

October 8, 2026
Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45
Personazh

Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45

October 7, 2026
“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko…”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës

October 6, 2026
Next Post
“Nexhmije Hoxha ka gënjyer në librin e saj, ku thotë se; Ramize Gjebrea, qau kur u vra Misto Mame, pasi vetë ajo…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta

“Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qendor të PPSH-së drejtohet nga Nexhmije Hoxha, kurse aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme