• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur
“Në Shkollën e Vizatimit, nxora një nxënës jashtë, se bënte zhurmë, por ai filloj të qajë dhe kur e pyeta për emrin, më tha; Ramiz Alia…”/ Dëshmia e rrallë e piktorit të njohur, për bisedën me Lasgushin, në ‘84-ën
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
“Nga diplomimi në Toulouse për Gjuhë-Letërsi franceze dhe në Drejtësi, te arrestimi nga shoku i klasës, Enver Hoxha, që e dorzoi në…”/ Historia e panjohur prof. Selman Riza
“Përveç se më arrestuan Koçon, 70 vjeç, mbas 9 vitesh, na konfiskuan edhe plaçkat e shtëpisë, ku nëse ju kujtohet, pjesa më e madhe e të cilave, ka qenë imja…”/ Letra e shoqes së rinisë, për Enverin

                                     Një rrëfim nga Mevlan Shanaj për Lasgush Poradecin –

Memorie.al / Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.

Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.

Më kishte ardhur Sgalemi në dorë. Bisedova me Dr. Misto Marko, mik i Lasgushit, burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi, miku më i afërt. Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor, apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

Pasion kishte pllakatet e filmave. Lasgushi aty në atë studio kalonte orë me Thomaqin, po aty në një nga ata magnetofonat që shpërndau Lidhja e Shkrimtarëve, herë pas here Lasgushi recitonte! Nuk di se ku duhet të jenë ato lexime poetike me zërin e tij.

Për ta bindur për intervistën, vajtëm takuam shokun e fëmijërisë Nuçi Tira, që ishte me “pushtet” nënkryetar i Degës së Brendshme. U vendos që të nesërmen Lasgushi, shoku Nuçi dhe Dr. Misto, do takoheshim në Drilon, aty ishte qetësi dhe bukur! Ishte vendi ku pushonte Enver Hoxha. Ne si televizion i bindëm, pasi Enveri vinte në gusht!

U takuam dhe biseda ishte mes tyre e lirë, mes shokësh të përditshëm. Erdhi edhe rakia “Perla” apo “Moskat”, që ia kishte qejfi. Duke xhiruar, ishte krejtësisht i lirë në mendimet e tij. Me kamerën e Stefan Gajos, me film 16 mm, kemi xhiruar gati dy orë.

Në një çast më thotë për Naçin (kameramanin), “po ky ç’më rri si vuv, nuk flet fare”?! Mes shumë bisedave citoi për Kosovën; Kosova, luftë Skënderbejane… do të vuaj se nuk e kaloi Rilindjen, asnjë popull nuk zhvillohet pa kaluar Rilindjen.

Më tej më thotë:

– “Unë poezinë nuk e shkruaj, po nuk lëvizi guri i mullirit! E di ti, gurin e mullirit”?!

– “Po”, – i them!

Pa pritur, më bërtiti: – “Asgjë nuk di”!

Unë heshta. Ata që ia dinin huqet, nuk reaguan, por Dr. Misto i tha; “Z. Llazar, (atij nuk i thoshte njeri Lasgush, veçse z. Llazar) ky e di se është i shoqi i Natashës”!

– “Ah, më tha, – ajo është e mirë”!

Në bisedë e sipër, përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë. Dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard!

– “E di ti nga sa libra kanë shkruar këta”?

Unë ngrita supet!

– “Nga njëckë, – më tha dhe ngriti gishtin e vogël. – Sepse poezia nuk është art që bëhet me porosi. Unë që të bëj një poezi, rri me muaj apo me vite! Më thonë mua pse nuk shkruan Llazari, ja shkrova unë për Reshit Çollakun se e njihja dhe thashë: Hajde o Reshit Çollaku, shtive shtatë e vrave tetë, përse e shkrova kështu?! Se ishte trim ai”!

Nga intervista u transmetua 31 minuta në “TVSH” dhe 30 minuta të tjera i sinkronizova dhe i dorëzova në arkiv, pasi ishin mendime të lira, që sigurisht nuk do t’i pranonin për t’u shfaqur në atë kohë. 10 vjet më vonë më 1991, shkova në Arkivin e “TVSH”-së i kërkova ato materiale të sinkronizuara të gatshme për transmetim, por nuk e gjeta filmin.

Kur u shfaq dokumentari për Lasgushin në një festival të filmit, zbrisja shkallët e Pallatit të Kulturës me Viktor Gjikën, që kishte në dorë, kupën e festivalit me dokumentarin “4 këngë për partinë”, i cili më thotë: – “Kjo kupë i takonte Lasgushit, po Partia i merr të gjitha”!

Kthehem te koha me Lasgushin, në mbrëmje të asaj dite aty ku është sot “Turzmi” që i thonë, po shëtisnim pesë veta. Thotë Dr. Misto:

– “Po fryn gjoli z. Llazar, ikim”!

“Jo, – thotë dhe ma kap dorën e më tregon se poshtë këmishës kishte karton, për t’u mbrojtur nga era, – nuk ka ç’më bën era, jam i mbrojtur”!

Dhe pak më tej nxori orën nga xhepi i një kostumi të vajtur, ora ishte një orë kineze tavoline, i ra nga dora u përkula e mora, e vuri në vesh dhe tha:

– “Gjene punon! Ç’më shikon i çuditur – më tha: ora për të treguar kohën është, jo po të krekosesh me ora të shtrenjta! Kjo e bën punën për mua…” – dhe e futi në xhep! Kuptohet kur ishe me të, ai fliste, fliste dhe tregonte pafundësisht ngjarje me një kujtesë fenomenale!

Ja kush ishte Lasgushi për mua! Më shumë se legjendë, jo njeri, një magji, që vazhdon të endet në mendjet e çdo pogradecari! E dini, që një herë e sollën nga spitali të vdekur, por pas ca orësh u ngrit nga arkivoli! Dhe tha: – “Jam Shën Llazari, nuk di të vdes”!

Ky ishte Llazar Gusho! Vonë shumë, së bashku me Natashën përgatitëm skenar për film artistik, vajtëm takuam Marien të bijën, për leje autorësie. Mbeti vetëm një dëshirë! Skenari rri në sirtar, siç u rrinë krijuesve shumë e shumë vepra të tjera!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Çarja midis Nolit dhe Konicës nga njëra anë e, Kostë Çekrezit nga ana tjetër, është ndër mosmarrëveshjet më tragjike në historinë e diasporës...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Next Post

“Dega e Brendshme e lejoj të takohej në Hotel ‘Dajti’ me njeriun shtëpisë botuese ‘Zanichelli’ nga Italia, por pas disa ditësh, Sigurimi i Shtetit...”/ Si u internua në moshën 80 vjeçare Prof. Jonuz Blakçori

Artikuj të ngjashëm

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm
Art & Kulture

August 27, 2026
“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova
Art & Kulture

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

August 27, 2026
“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Art & Kulture

“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

August 27, 2026
“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

August 24, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Pas mbledhjes urgjente në Lidhje ku na komunikuan fjalën e Enverit për Festivalin e 11-të, që na ra si bombë, Shuteriqi më shpëtoi mua dhe Simon Gjonin, nga prangat…”/ Dëshmia e rrallë e Zhani Cikos

August 22, 2026
“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”
Art & Kulture

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

August 18, 2026
Next Post
“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

“Dega e Brendshme e lejoj të takohej në Hotel ‘Dajti’ me njeriun shtëpisë botuese ‘Zanichelli’ nga Italia, por pas disa ditësh, Sigurimi i Shtetit...”/ Si u internua në moshën 80 vjeçare Prof. Jonuz Blakçori

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme