• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 29, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Dokumenti sekret: “Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo

Dokumenti sekret: “Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
Dokumenti sekret: “Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit: “U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
Dokumenti sekret: “Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
Zbardhet dosja sekrete e Sigurimit: “Xhaviti thotë se udhëheqja jonë bën jetë luksoze, me makina e vila në Durrës, kurse populli…”/ Historia tragjike e komunistit disident, që vuajti 32 vite burg!
Dokumenti sekret: “Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit: “U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
Dokumenti sekret: “Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dokumenti sekret: “Myrtezai i tha ‘Yllit’, po sikur të futem në ndonjë ambasadë në Tiranë dhe të kërkoj strehim politik, ai i’u përgjigj se…”/ Relacioni i Punëtorit Operativ, Emri Bajo
Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit: “U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit: “U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha
0
Shares
1.3k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tridhjetë

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhet dosja voluminoze (formulare, hetimore dhe gjyqësore), e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952, filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit, në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt, pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe, si rezultat u emërua mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës.  Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur, ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971, arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu e lënia pa punë deri në shembjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër, deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë, për vendet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës, deri sa u nda nga jeta më datën 11 dhjetor 2020.  E gjithë dosja e plotë e Myrteza Bajraktarit, me emrat e funksionarëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit, pseudonimet e bashkëpunëtorëve, “kolegëve” e “bashkëpatriotëve” që e ndiqnin dhe survejonin, provokatorët në qelitë e hetuesisë, dëshmitarët që i dolën në gjyq, letrat dërguar Enver Hoxhës dhe instancave të larta zyrtare ku kërkonte pafajësinë e tij, etj., etj., publikohet për herë të parë nga Memorie.al

                                                        Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ, Emri Baja, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Ylli”, për ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit

Marrë nga P.Op. Emri Baja

Dhënë nga B.p. “Ylli”

Tiranë më 29.6.1978

           Sekret

                                                                    R A P O R T

Burimi njofton se bëri një takim dhe zhvilloi një bisedë me Myrteza Bjraktarin në pasditen e datës 27.6.1978. Myrtezai i tha atij se ç’kishte bërë që s’kishte ardhur, ai ju përgjigj se kishte ardhur disa herë por, nuk e kishte takuar. Ke të drejtë i tha Myrtezai, kam shumë punë dhe pasdite s’para më gjen në shtëpi. Ata dolën dhe bënë pazar, me që edhe Myrtezai kishte punë.

Ai pyeti se ç’kishte ndonjë të re, dhe Myrtezai i tha se kishte qenë te xhaxha Hyseni, meqenëse xhaxha Hysenit i kishte ardhur mbesa me gjithë nusen dhe dhëndrin nga Jugosllavia. Unë vajta dhe i takova, tha Myrtezai, në Golem, por xhaxha Hyseni m’u soll shumë ftohtë. Unë jua vë fajin një nja dy dhuratave të vogla që më dhanë ato, e që mbase mund të kenë pakësuar fondin e xhaxha Hysenit, por fakti është fakt, ai më qëndroi ftohtë.

Ai e pyeti më tej se a kishte qenë gjë në Lushnje dhe në Fier. Myrtezai i tha që; në Lushnje kishte qenë se xha Nuriu, ishte shtruar në spital, por në Fier nuk kisha qenë dhe nuk kisha ndonjë haber. Më tej Myrtezai tha se, i kishte ardhur një shok nga Struga me emrin Nezir, me të cilin kishte qenë në burg bashkë në Jugosllavi. Me atë kam biseduar mirë tha Myrtezai, si të thuash, vënçe.

Po për çfarë gjërash ke biseduar i tha ai? Myrtezai i tha se, në radhë të pare, kishte biseduar për çështjen e tij. Kam dërguar fjalë që të interesohen për çështjen e rikthimit tim, gjithashtu duke ngulur këmbë nga ana e Turqisë, sepse ky Neziri, e njeh motrën dhe burrin e motrës, sepse burri i motrës, është nga Struga. Neziri ka ardhur të takojë të atin, që e ka këtu në Shqipëri.

Neziri i kishte thënë se; shumë gjëra i dimë këtu në Shqipëri, por erdha me i pa vetë më sytë e mi. Në fakt, ne jetojmë më mirë andej, kena edhe më shumë bollëk. Myrtezai e kishte aprovuar dhe i kishte thënë se këta, më lanë 17 vjet pa punë dhe tani me diplomë universitare, me zor më futën si magazinier.

Neziri i kishte treguar se disa nga shokët me të cilët kishte qenë në burg, tani punonin me Sigurimin Jugosllav. D.m.th., i tha Myrtezai, tani janë bërë spiunë?! Jo more, jo, ja ktheu Neziri, pse ta kemi kryetarin e Degës serb dhe jo kosovar. Çfarë të keqe ka këtu, me pozitën e tyre ato më ndihmojnë edhe mua.

Neziri i kishte premtuar Myrtezait se, do të bënte ç’është e mundur, për rikthimin e tij, duke biseduar dhe me këta shokët, ish-shokët e burgut. Pasi pinë një gotë raki, Myrtezai me lot ndër sy, tha se; këta mua më vranë në tre drejtime, shpirtërore, morale dhe politike. Shpirtin tha Myrtezai, ma vranë dhe në burg më futën. Çfarë shprese kam unë tani në moshën 44 vjeçare?!

Jam kaq i vrarë dhe i dëshpëruar, saqë nuk më bënë asgjë përshtypje. Dy tre herë që ai i tha për Fier, Myrtezai tha se; nuk kam qenë dhe nuk di ndonjë të re. Sigurisht ai pyetjet i drejtonte me kujdes, por Myrtezai nuk dinte gjë, ose bënte sikur nuk dinte. Në fund ata u ndanë duke lënë një takim nga java.

                                           “Ylli”

Detyra: Herë mbas here, takohu me Myrtezanë dhe në biseda me të mundohu të mësosh se kush është Neziri, çfarë ka të bëj me të, si ka ardhur në vendin tonë, ku ka ardhur, nëse i ka thënë gjë për të afërmit atje, për vëllanë, se ku ndodhet tani me punë.

Vlerësim: E dhëna ka interes operativ, pasi mësojmë se Myrtezai është takuar me të huaj që vijnë nga Jugosllavi dhe nëpërmjet këtyre mban lidhje me njerëzit e tij, si dhe është i pakënaqur ndaj pushtetit popullor.

Masat Operative: Të mësohet kush është Neziri.

Të korrespondohet me degën e Durrësit se kush është xha Hyseni me banim në Golem.

                                 Punëtori Operativ

                                      Emri Baja  

Dokumenti sekret i hartuar nga Punëtori Operativ, Emri Baja, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Ylli”, për ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit

Marrë nga P.Op. Emri Baja

Dhënë nga B.p. “Ylli”

Tiranë më 28.8.1978

         Sekret

                                                                        R A P O R T

Burimi njofton se në paraditen e ditës së djelë, datë 20.8.1978, u takua me Myrteza Bajraktarin në shtëpinë e tij dhe më vonë duallëm për të shkuar te Idriz Lleshi, me të cilin Myrtezai desh të njihesh. Ai tha se desha të blija disa libra tek Idrizi, me që Idrizi shet libra. Pasi u njohën me Idrizin dhe Myrtezai i tha se ky është shoku im, për të cilin të kam folur, ra fjala për lidhjen e Prizrenit, ku Idrizi tha se Kryetari i Lidhjes së Prizrenit, nuk ka qenë Abdyl Frashëri, siç pretendojnë këta, por një tjetër, një Pasha.

Ai e pyeti se pse është bërë kjo gjë, por Idrizi tha se; kaq di unë dhe nuk kam qejf të futem në hollësira. Tek Idrizi ai pa se mbante libra të karakterit fetar, si: “Dhiata e vjetër”, etj. Prej andej, ai së bashku me Myrtezanë, shkuan dhe pinë birrë. Ai aty i tha Myrtezait se; shumë je urtësuar dhe nuk para flet me mua, por siç duket do kesh qenë me ndonjë shok tjetër. Myrtezai i tha se nuk ka qenë me ndonjë shok tjetër, por s’ka se çfarë të bëj.

Pastaj Myrtezai i tha atij se; a ka ndonjë interes për mua, ose te ndonjë ambasadë, sepse po të futet dhe të kërkojë strehim politik në ndonjë ambasadë, a më dorëzonjë ata tek këta, apo jo? Ai i tha atij se një veprim i tillë do të ishte i pamatur, sepse edhe sikur ambasada të mos të dorëzojë, ta dish se këta do të gjejnë mënyrën dhe të rrëmbejnë, aq më tepër që as një shteti nuk ja mban të mburret me këta. Myrtezai tha se; këtyre u shkojnë shtatë nga ata të Veriut.

Ai i tha se mund të jetë kështu si thua ti, por faktet e deri tanishme, tregojnë të kundërtën, se deri tani e kanë poshtëruar Titon deri ku nuk mban dhe nga ana e tyre nuk ka përgjigje, gjoja sikur nuk u intereson. Ashtu është tha Myrtezai, se ti aq dinë, mirë i tha ai, më trego ti që dinë. Myrtezai i tha atij se këta kanë shumë frikë se mos sulmohen nga Kosova.

Ai i tha atij se; me gjithë këtë kullë betoni, s’ma merr mëndja që të bëjnë gjë, aq më tepër se tashti më shumë se kurrë, po trajtohen kosovarët si vëllezër. Kjo është politikë, tha Myrtezai, se mua më futën në burg. Ty të dhanë vetëm kusurin, i tha ai, por unë nuk po bëj debat me të për këtë gjë, por për të tjera gjëra. Nejse, tha Myrtezai, tjetër herë bisedojmë edhe më gjatë, se edhe ty të ka ikur autobusi. Të dielën tjetër ai i vajti përsëri në shtëpi, por nuk e gjeti Myrtezain, e shoqja i tha se ka vajtur në punë.

  “Ylli”

Detyrat: Takohu herë mbas here me Myrtezanë dhe në bisedë me të, i thuaj se kam marrë vesh, se Turqit, u kanë bërë një telegram këtyre dhe këtu kanë folur fjalët më të mira për vendin tonë dhe i kanë dhënë të drejtë Partisë sonë, për prishjen e marrëdhënieve me kinezët, siç shikohet, këto janë shumë të forta, nuk pyesin për asnjë shtet në botë.

Tani, me punë je shumë mirë, nuk ke nevojë të vijnë plaçka nga jashtë shtetit, ato që të sjellin ty, janë njëlloj si këto të vendit, po kështu edhe gruan e ke me punë të mirë dhe rroga e saj është e mirë, shokët e punës janë të një niveli me ty, kështu që edhe bisedat me ata, janë të një niveli dhe ata të kuptojnë drejt.

Vlersimi: E dhëna ka interes, pasi mësojmë se Myrtezai është i interesuar të lidhet me ndonjë ambasadë dhe të kërkojë strehim politik, si dhe është i pakënaqur për dënimin e tij.

Sqarim: Idriz Lleshi, është nga Dibra e Madhe e Jugosllavisë, ka materiale në dosjen e informative, por janë pa rëndësi, kohët e fundit, është akuzuar nga një qytetar se ka vjedhur një biçikletë.

Masat Operative: Do të studiohet Idriz Lleshi, se kush është, çfarë kemi për të dhe në përfundim të shikohet nëse janë mundësitë për ta tërhequr.

Punëtori Operativ

                                Emri Baja

Dokumenti sekret me shënimin operativ të Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Emri Bajo, lidhur me ndjekjen dhe survejimin e Myrteza Bajraktarit

Sekret

Ekzemplar i vetëm

SHËNIM OPERATIV

Me datën 11.12.1978, rastësisht u takova me Hysen Tali, pensionist, e me banim në Golem të rrethit të Durrësit. Hyseni kishte ardhur në hotel “Arbëria”, për të takuar një njeriun e tij që kishte ardhur me Teatrin e Prishtinës. Gjatë bisedave me Hysenin, ai më tha se; unë këtu në Shqipëri, e kam kaluar shumë mirë, pasi edhe vetë jam sjellur mirë. Kohët e fundit më erdhën njerëzit e mi nga Jugosllavia dhe ndejtën një muaj tek unë.

Në shtëpinë time erdhën shumë njerëz për t’i takuar, ndër ato ishte edhe Myrteza Bajraktari, të cilin, e njoha para dhjetë vjetësh. Në bisedë me të, Hyseni tha se; Myrtezai është një shqiptar i ndershëm, ka luftuar për Shqipërinë dhe për këtë, e kanë futur dy herë UDB-ja në burg. Si pasojë e kësaj, ka ardhur në Shqipëri në atdheun e tij.

Myrtezai ka qenë në burg, si lidhje e Kapllan Resulit, dhe ka qëndruar dy vjet. Të them të drejtën, unë si Hysen, nuk e kam parë asnjëherë me Kapllanin, se si u fut në burg, nuk e di, por di se është njeri i mirë, sidomos tani, që është futur në punë si vetë dhe gruaja e tij.

Në muajin nëntor të këtij viti, e takova Myrtezain në shtëpinë e tij. Gjatë bisedave me të, më tha se; tani jam shumë mirë, vetëm me rrogë e punë të mirë, tërë ditën rri me një makinë duke furnizuar magazinën, kush nuk më thotë as gjënë më të vogël, gruan e kam në punë dhe rrogën e ka të mirë, vetëm se e ka pak larg, por le të eci pak se të lodhet e t’ja dijë punës. Këto dy rroga më mjaftojnë, sepse unë kam vetëm dy fëmijë, për plaçka, nuk kam  nevojë, mbasi i kemi të gjitha.

Myrtezai më tha se një gjë më shqetëson, se dajos nuk i jep turku pasaportën që të shkojë në Turqi. Këta tanët, ja dhanë menjëherë, bënë punë shumë të mirë, se ai është gati duke vdekur, pa i parë njerëzit e tij me sy. Kohët e fundit, qeshë në Lushnje dhe e takova dajën (Nuri Gostivarin), ai më tha se: jam shumë sëmurë, ka frikë se mos vdes, pa i pa njerëzit me sy.

Hyseni tha se: unë me Myrtezanë, gjatë gjithë kohës kam shkuar mirë, ai asnjëherë nuk më ka folur keq për vëndin tonë, përkundrazi, ai më ka folur shumë mirë, megjithëse një kohë të gjatë ka qenë pa punë. Për shokët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka respekt, sepse ato thotë Myrtezai, ndërhynë dhe më futën në punë. Të tjera gjëra, Hyseni nuk më tha. Të gjitha këto biseda janë bërë me Hysenin, pa i dalë se për kë interesohemi ne.

Punëtori Operativ

                                      Emri Bajo

Dokumenti sekret me raport-informacionin e hartuar nga Punëtori Operativ, Emri Baja, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Ylli”, për ndjekjen e survejimin e Myrteza Bajraktarit

Marrë nga P.Op. Emri Baja

Dhënë nga B.p. “Ylli”

Tiranë më 10.2.1979

           Sekret

                                                                 R A P O R T

Burimi njofton se rreth datë 22.1.1979, është takuar me Myrtezanë, i cili i tregoi se kishte marrë nga e motra, Mysereti, një kartolinë me përmbajtje tepër pozitive. Myrtezai tani ka shpresë që e motra me dhëndrin, të bëjnë përpjekje për ta tërhequr në Jugosllavi.

Ai i tha Myrtezait, që po të mos bënte gjë e motra, a do të arratisej? Myrtezai i përgjigjet se unë tani jam 45 vjeç dhe shanset janë të pakta të ikësh që këtej, kështu që nuk më leverdis, sepse po nuk të vranë në kufi, të fusin nja 10-15 vjet burg dhe po dole që andej, dal plak, kështu që mua më ikën jeta në burg.

Sidoqoftë tha Myrtezai, edhe sikur 1 % të më shikojë mëndja për t’u arratisur, unë nuk iki, pa………., po kështu edhe për fëmijët. Më tej Myrtezai tha se; xha Hysni i Golemit, është sëmurë rëndë në spital, unë dyshoj tha Myrtezai, se mos i ka bërë gjë e shoqja, megjithëse, thuhet se është me botkin. Besoj se ka mbaruar fare. Të tjera gjëra nuk më tha.

                                     “Ylli”

Detyra: Meqënse Myrtezai të ka thënë se motra po bën përpjekje për t’a tërhequr në Jugosllavi, kije kujdes se mos na arratiset dhe këto gjëra na i thotë për të humbur vëmendjen tonë. Po kështu, i thuaj se; një gjë më shqetëson, se ju herë thoni se do të kërkoj ndihmën e ndonjë ambasade, herë thoni se po kërkon motra që të më tërheqë.

Vlerësimi:E dhëna ka interes, pasi Myrtezai shpreson të shkojë në Jugosllavi e të arratiset.

Masat Operative: Të gjendet një patriot në vënin e banimit dhe vënin e punës, për të shikuar se mos na arratiset. Memorie.al

                        Punëtori Operativ

                              Emri Bajo

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 29 Maj 2022

Next Post

“Vjehrrin tim, e dogjën në furrë në ’48-ën, e akuzuan si agjent të anglo-amerikanëve, edhe vjehrra u burgos në ’78-ën, se foli për figurën morale të Enverit, si…”!/ Dëshmia tragjike, për ish-sekretarin e Koci Xoxes

Artikuj të ngjashëm

Dosja sekrete: “Në një nga dhomat e banesës së Tuk Jakovës, kemi vendosur agjentin ‘Maja e Leklit’, i cili…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, Nën/Kolonel, Zylfi Saliu, Berat, 1955
Personazh

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

June 27, 2022
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Personazh

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

June 26, 2022
“U dëgjua një batare automatiku dhe mësuam se roja kishte vra një të burgosur nga Kruja, që…”/ Kujtimet e ish – zv / ministrit të Brendshëm për Kampin e Vloçishtit
Personazh

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!

June 25, 2022
“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian
Personazh

“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian

June 24, 2022
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ndërsa Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë’ në San Felice Circeo, m’u kujtua viti 1981, kur ai në galerinë e Spaçit…”/ Kujtimet e panjohura të Eugjen Merlikës

June 24, 2022
“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/  Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/ Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës

June 22, 2022
Next Post
“Pas dhënies së dënimit me vdekje për Bahri Omarin në ‘Gjyqin Special’, motra e Enverit, erdhi tek ne dhe i tha babait…”/ Rrëfimi i të birit të Koçi Xoxes, për ngjarjen e shumpërfolur

“Vjehrrin tim, e dogjën në furrë në ’48-ën, e akuzuan si agjent të anglo-amerikanëve, edhe vjehrra u burgos në ’78-ën, se foli për figurën morale të Enverit, si…”!/ Dëshmia tragjike, për ish-sekretarin e Koci Xoxes

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!