• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ata që do të kalojnë fshehurazi kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse s’do t’u binden kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital, pasi…”/ Porosia e ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, mars 1990

“Ata që do të kalojnë fshehurazi kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse s’do t’u binden kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital, pasi…”/ Porosia e ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, mars 1990
“Natën e 5 qershorit 1954, shtatë burra dhe një grua, lanë shtëpitë e tyre e morën udhën, duke u ngjitur në fshehtësi…”/ Arratisja e bujshme e grupit të Refat Hysenit, nga Kamenica në Greqi   
“Pasi më kapën ushtarët, një shofer me emrin Foto, më futi një thupër metalike në plagën e plumbit, duke më dëmtuar…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit që u arratis
“Shokun ma vranë 20 m. larg, qenin e kufirit e kishte Mitro K., kurse në qelitë e Gjirokastrës, pësova tronditje nervore dhe luaja e haja bukë me minjtë…”/ Dëshmia tronditëse e beratasit që u dënua me 25 vjet
“Ata që do të kalojnë fshehurazi kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse s’do t’u binden kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital, pasi…”/ Porosia e ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, mars 1990
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Zbardhen dokumentet arkivore për vrasjet në kufi në vitin 1990, në rrethet e Shkodrës, Pogradecit, Korçës, Ersekës dhe Gjirokastrës

Memorie.al / Albumi “Terrori komunist në Shqipëri”, mes të tjerash sjell edhe një numër dokumentesh që zbardhin të vërtetën e vrasjeve të qindra shqiptarëve që tentonin të arratiseshin nga Shqipëria gjatë viteve të fundit të diktaturës komuniste. Më poshtë po paraqesim dy prej këtyre dokumenteve:

Fjala e anëtarit të Byrosë Politike Simon Stefani me zv/ministrat dhe oficerët e Komandës së Kufirit, më 19 mars 1990

SIMON STEFANI: Thamë se janë rritur tendencat për arratisje e në disa zona, për këto flitet hapët. Këtë situatë nuk duhet ta lejojmë, prandaj ligjet që kemi, duhet t’i zbatojmë. Nëse në ndonjë rast është bërë politikë në interes të atdheut e, të personit të gënjyer e të çoroditur nga ideologjia borgjeze, kjo nuk do të thotë se do të bëhet vijë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Ata që do të kalojnë në rrugë të fshehtë, të kalojnë kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse nuk do t’u binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion. Disa çështje të tjera që edhe mund të lidhen me problemin e mësipërm.

Është e vërtetë që tendenca e arratisjes, ka qenë dhe është e mprehtë. Organet tona për këtë tendencë, kryejnë një volum të madh pune, në ndjekjen e tyre harxhojnë mjaft kohë, forca, mjete dhe para.

Për këtë tendencë nga viti 1984 e, deri tani, janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 11.000 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe Degët e Punëve të Brendshme.

Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6-mujorin e parë të vitit 1988, mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit, 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t’u arratisur në zonat kufitare, 495 vetë. Që nga çlirimi e, deri në vitin e fundit, janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria, 11.800 vetë.

Komunikata të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ngjarjet në disa nga rrethet kufitare të Shqipërisë, për vrasje në kufi, arratisje dhe të kapur nga rojet kufitare

ERSEKA

Më datë 2.2.1990, rreth orës 24:00, njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje të tre shkelësve kufiri, nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit, mbeti i vrarë Ilirjan Ismail Zari, vjeç 30, banues në Tiranë, roje në depon e armatimit të çetës vullnetare Kinostudio.

Dy shkelësit e tjerë, u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave, në orën 05:00, të datës 3.2.1990, u kap Agim Ismail Zari, vëllai i të vrarit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit, i cili është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja dhe banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm.

SHKODRA

Më datën 14.6.1990, në postën kufitare të Hanit të Hotit, nga kontrolli i kryer në pengesën klon, u konstatua një gropë dhe një granatë dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila, nisi njësitin e kontrollit së bashku me qenin kërkues, të cilët ranë në përpjekje me shkelësit e kufirit me drejtim nga brenda jashtë. Njësiti bëri paralajmërim, duke qëlluar me armë në ajër, për shkak se nuk u ndalën, qëlloi në drejtim të tyre, duke vrarë Pëllumb Pëllumbin, nga Shkodra, i pa zënë në punë, ndërsa në orën 01:50, të datës 15.6.1990, u kap shkelësi tjetër, Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kësaj zone.

ERSEKA

Më datën 10.6.1990, u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27, banues në Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme, janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua në drejtim të paditur, në përpjekje me njësitin kufitar të postës Shelegur. Në përpjekjen e orës 8:00, më 10.6.1990, u vra në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, Fatmir Ismail Duro, vjeç 25, banues në Orman, Pojan i Korçës.

SHKODRA

Më datën 12.6.1990, në postën kufitare Zogaj, u asgjësua në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, Nin Rrok Hoti, vjeç 25, rrobaqepës, banues në Shkodër.

POGRADECI

Më datën 17.7.1990, në sektorin e postës kufitare Peshkëpi, nga njësiti i kontrollit, u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, Artan Ahmet Kushi, vjeç 16, banues në Elbasan, nxënës, i cili u ndalua.

GJIROKASTRA

Në datën 17.7.1990, ora 11:45, në sektorin e postës kufitare Radat, në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, u kapën dy persona dhe u vra një tjetër: Arjanit Ali Vashaj, vjeç 27, shofer, Shkëlqim Avni Deçaj, vjeç 27, banues në Vlorë, punëtor, të cilët u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeç 25, banues në Klos Mallakastër Fier, kooperativist, i cili u vra nga njësiti, pas zbatimit të kërkesave të rregullores për kapjen e tij të gjallë.

SHKODRA

Më datën 18.7 1990, realizuan kalimin e paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç, Frederik Kol Petraqi, vjeç 25, punëtor dhe Mark Noc Çurçia, vjeç 25, punëtor në peshkim. Më datën 18.7.1990, u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, në sektorin e postës kufitare Reç, Rakip Myftari.

KORÇA

Më datën 18.7.1990, në sektorin e postës kufitare Ponçarë, njësiti i shërbimit, në orën 03:05, ra në përpjekje me shkelësit e kufirit Nardi Kujtim Ravolli e, Osman Xhakolli, të cilët tentuan t’i merrnin armët njësitit të shërbimit dhe pastaj të realizonin kalimin e kufirit. Njësiti i shërbimit asgjësoi Osmanin dhe plagosi rëndë Nardin. /Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Xha Karafili nga Devolli, ishte dënuar me vdekje, për një poezi, ku shkruante; ‘Po le prapa te kjo ferrë/ dy topila, dy menderë / Lule që t'iu merrni erë, / një për Mehmet, një për Enverë’....! Dëshmia e ish-të dënuarit politik

Next Post

Kalendari Historik 16 Gusht 2024

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Dossier

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 1, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2024

Kalendari Historik 16 Gusht 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme