Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e shtatë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarësia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku një vend të veçantë zë edhe legjislacioni i zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, e cila është botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
Libri i Parë
TITULLI X
Të shuemit e padinave dhe të dënimeve penale
NENI 91. – Vdekja e të pandehunit shuen padinë penale.
Vdekja e të dënuemit shuen dënimin, qoftë dhe gjobë e papagueme si dhe gjithë efektet penale t’atij dënimi; por nuk ndalon eksekutimin e konfiskimeve, si dhe të shpenzimeve gjyqsore të lidhuna me një akt-gjykimi që ka marrë formën e preme, para vdekjes të pandehunit.
NENI 92. – Amnistia shuen padiën penale dhe pushon eksekutimin e dënimit, si dhe gjithë efektet penale të këtij.
NENI 93. – Falja (grace) që ngren krejt ose pakson ose ndryshon ndeshkimin, pushon dhe ndalimin ligjuer të të dënuemitsi dhe inkapacitetet të caktueme në pikën II të nenit 34, me konditën që këto të mos jenë të ngjituna si mbas ligjës, me ndeshkimin ne të cilin dekreti i faljes ka kthye ndeshkimin e caktuëm prej gjyqit; por falja nuk ngren ndalimin nga ofiqet publike as pezullimin e ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtërie, as vrejtimin e posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik, veç se kur ka ekspresisht, shenim në dekretin e faljes.
NENI 94. – Në ato faje, ndjekja e të cilave varet nga kërkimi i anës së damtueme, heqja dorë e kësaj, shuen padinë penale; por nuk pushon eksekutimin e dënimit, veç se atje ku cakton ligja.
Heqja dorë e paditësit personal nga padia në favor të njanit nga të pandehunit ka po atë efekt dhe për të pandehnit e tjerë per këtë faj, në rastet që ligja nuk urdhënon ndryshe.
Heqja dorë nuk ka efekt për të pandehuin që refuzon t’a pranojë.
NENI 95. – Amnistia, falja dhe heqja dorë e paditësit personal, nuk apin të drejtë për kthimin e sendeve të konfiskueme, as të shumave të pagueme n’Arkën e Shtetit si gjobë.
NENI 96. – Kur ndeshkimi me vdekje ose me burgim të përjetshëm, ose me burgim të randë, për ma tepër se dhet vjet, falet krejt ose kthehet në një ndeshkim ma të lehtë dhe dekreti i faljes nuk urdhënon të kundërtën, i dënuem vihet në vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit public, për një kohë tre vjetësh.
NENI 97. – Parashkrimi, përveç rasteve në të cilat ligja urdhënon ndryshe, shuan padinë penale.
1) Pas njëzet vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue ndeshkimi me vdekje, ose me burgim të përjetëshëm;
2) Pas pesëmbëdhet vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue një ndeshkim me burgim të randë, për një kohë jo ma pak se njëzet vjet;
3) Pas dhjet vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue një ndeshkim me burgim të randë për një kohë ma tepër se pesë vjet e ma pak se njëzet vjet, ose me burgim për një kohë ma tepër se pesë vjet, ose ndalim i përjetëshëm nga ofiqet publike.
4) Pas pesë vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue një ndeshkim me burgim të randë, ose me burgim për një kohë jo ma tepër se pesë vjet, ose internim, ose ndalim i përpërkohshëm nga ofiqet publike, ose gjob’e randë.
5) Pas dy vjetve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun, kishte me i u caktue ndeshkimi me burgim të lehtë për një kohë ma tepër se një muej, ose gjob’ e lehtë, për një shume ma tepër se treqint fr.ari.
6) Pas gjashtë muejve, në qoftë se të pandehunit për fajin e bamun kishte me i u caktue ndeshkimi me burgim të lehtë ose me gjobë të lehtë në mizyrën ma pak se ajo e tregueme në numerin e ma sipërmë ose pezullimi nga ushtrimi i një profesioni ose i një mjeshtërie.
NENI 98. – Parashkrimi fillon t’ecë, për fajet e mbarueme, ç’prej ditës që përmbarohen; për fajet që kanë mbet në nisiativë të plotë ose të mbetë, ç’prej ditës në të cilën asht ba vepra e fundit e të kryemit; për fajet vazhduese (continus) ose qëndruëse (permanents) ç’prej ditës në të cilën pushoi vazhdimi ose qëndrimi.
Në qoftë se padia penale nuk mund të niset ose të ndiqet pa njo auturizim të posaçëm ose para se të zgjidhet një çashtje q’i asht referue një tjetër gjyqi, parashkrimi mbetet i pezulluëm dhe vetëm rifillon t’ecë ç’prej ditës q’epet autorizimi ose, qe zgjidhet definivisht çashtija.
NENI 99. – Vazhdimi i parashkrimit të padiës penale, këputet me dekllarimin e vendimit të dënimit të dhanun çfaqësisht, ose në mungesë.
Gjith’ashtu parashkrimi këputet me letër ndalimi, edhe sikur, ky, të mbetet pa mos u eksekutue, për shkak se i pandehuni asht fshehun ose arratisun si dhe me ç’do masë të gjyqit e cila asht e drejtueme kundra tij për fajin q’i atribuohet, dhe i asht komunikue ligjorisht, por efekti këputës i letër-ndalimit ose i masës të gjyqit nuk të zgjatë vazhdimin e padies penale për një kohë që kalon tanësisht gjymsën e afateve të caktueme si mbas rasteve në nenin 97.
Në qoftë se ligja shënon një afat parashkrimi ma të shkurtë se një vit, vazhimi i parashkrimit këputet me ç’do veprim ndjekjeje, por, në qoftë se brënd një viti ç’prej ditës në të cilën filloj parashkrim, si mbas nenit 98, nuk asht dhanë vendimi i dënimit, padia penale parashkruhet.
Parashtrimi këputun rifillon t’ecë ç’prej ditës së këputjes tue lanë të pa fuqishmë pjesën e kohës të parashkrimit qi ka vazhdue deri n’atë ditë.
Të këputunit e parashkrimit ka efekt për gjith’ata të cilët kanë bashkëpunue në fajin, edhe siku veprat këputëse të jenë të drejtueme vetëm kundra njanit.
NENI 100. – Kur një i dënuëm vjen m’u vu rishtazi nën gjyq, për ç’do lloj përmirësimi juridik, parashkrimi llogaritet si mbas ndeshkimit që kishte m’i u caktue me akt gjykimin e rie, në rast që ky ndeshkim rezulton ma i pakët nga ay q’asht caktuem në vendimin e ma parëshmë.
NENI 101. – Përveç rastevet ku ligja urdhënon ndryshe dënimi parashkruhet:
1) Pas tridhjet vjetve, në qoft se të dënuemit i asht caktue burgim i randë për tridhjet vjet;
2) Pas njëzet vjetve, në qoftë se i asht caktue burgimi i randë ose burgim për një kohë ma tepër se pesë vjet; por në rastin që dënimi i caktuem kalon të njëzet vjetët, koha e parashkrimit asht aq sa ajo e dënimit.
3) Pas dhjet vjëtve, në qoftë se i asht caktue burgimi i randë ose burgim për një kohë jo ma tepër se pes vjet, ose ndeshkimi asht internim ose ndalim i përkohëshmë nga ofiqet publike ose gjob’e randë;
4) Pas katër vjetve, në qoftë se asht caktue ndeshkimi i burgimit ti i lehtë ose pezullimit nga ushtrimi ë një profesjoni ose i një mjeshtërije për ma tepër se një muej, ose gjobë e lehtë ma tepër se treqint fr. ari.
5) Pas tetëmbëdhjët muejve, në qoftë se të dënuemit i asht caktue ndeshkimi i burgimit të lehtë, i pezullimit nga ushtrimi i një profesioni ose i një mjeshtërije ose gjob’ e lehtë ma pak se ajo qi tregohet në Nr. 4.
Dënimi me shum lloj ndeshkime parashkruhet me kalimin e afatit të caktuem për ndeshkimin ma të randë.
Të vumunit nën vrejtim të posaçëm t’Autoritetit të sigurimit publik, nuk ka efekt passi passi të parashkruhet dënimi.
NENI 102. – Parashkrimi i dënimit fillon t’ecë ç’prej ditës që akt’gjykimi merr formën e preme, ose ç’prej ditës q’asht këput me ç’do lloj mënyre eksekutimi i dënimit që ka pasë fillue.
Ç’do veprim i Autoritetit q’asht kompetent për eksekutimin e akt-gjykimit, i cili veprim ligjërisht i asht njoftue të dënuemit, këput parashkrimin; gjith’ ashtu dhe në ndeshkimet kundra lirisë personale parashkrimi këputet me rreshtimin e të dënuemit kur ky rreshtim asht ba për eksekutimin e atij akt-gjykimi.
Gjith’ ashtu parashkrimi i dënimit këputet, në qoftë se brënda kohës të vazhdimit të këtij, i dënuemi ban një tjetër faj po nga ay lloj.
NENI 103. – Kur ndalimi i përkohëshmë nga ofiqet publike, ose të tjerat inkapacitete të përkohëshme, ose pezullimi i ushtrimit të një profesioni ose të një mjeshtërie, asht ngjitun me një tjetër ndeshkim, ose asht efekti i një dënimi, parashkrimi, sa për ndalimin, inkapacitetin ose pezullimin e nalpërmendun, nuk mbushet pa mos kalue një periudhë baras me dyfishen e kohës respective, e cila periudhë fillon t’ecë ç’prej ditës që ndeshkimi tjetër asht vuejt, ose dënimi me atë ndeshkim asht parashkrue, ose asht shuem për tjetër shkak.
NENI 104. – Koha e caktueme për parashkrimin të padiës penale dhe të dënimit, llogaritet si mbas rregullit të nenit 31.
NENI 105. – Parashkrimi i padiës penale dhe i dënimit aplikohet kryesisht (ex-officio) dhe as i pandehuni as i dënuemi nuk munden të heqin dorë.
NENI 106. – Ndalimi i përjetëshëm nga ofiqet publike dhe ç’do tjetër inkapacitet i përherëshmë, të rrjedhuna nga një dënim, pushojnë me kthimin e së drejtave te ndalueme me vendim gjyqi për veç se kur ligja urdhënon ndryshe.
Në qoftë se ndalimi nga ofiqet publike ose inkapacitetet janë të ngjituna me tjetër ndeshkim, kthimi i të drejtave nuk mund të kërkohet veç se nga ay i dënuemi i cili asht sjellun i tillë sa që prezumohet përmirësimi i tij dhe mbassi të kenë kalue pes vjet ç’prej ditës që ka mbarue vuejtja e ndeshkimi ose ç’prej asaj dite që dënimi asht shuem me falje, ose të kenë kalue dhjet vjet ç’prej ditës që dënimi asht parashkruem.
Në qoftë se ndalimi nga ofiqet publike ose inkapacitetet nuk ishin të ngjituna me një tjetër ndeshkim, kthimi i të drejtave nuk mund të kërkohet, pa mos shkue pesë vjet ç’prej ditës qi akt-gjykimi i dënimit ka marrun formën e preme.
Afati i caktuëm për me kërkuë kthimin e së drejtave asht dy fish për të dënuemit përseritës.
Kthimi i të drejtave të ndalueme bahet në mënyrat e caktueme prej ligjës dhe sjellë efektet si mbas regullave të tregueme n’ate.
NENI 107. – Kur ligja nuk urdhënon ndryshe, në kontravencionet për të cilat asht caktue vetëm ndeshkimi gjobor jo ma tepër se treqint fr. ari, i pandehuni mund t’a pushojë vazhdimin e padiës penale, tue pague, para se të filloj gjyqi, një shumë q’i korispondon të mesmes (la moyenne) së gjobës së caktueme për atë kontravencion si dhe spenximet e padiës.
NENI 108. – Të shtuemit e padiës penale nuk cenon padiën civile për kthimin e sendeve dhe ç’damimin, veç se kur të shuemit ka ngjae për shkak se paditësi personale, ka heq dorë dhe nuk asht rezervue ekspresisht.
NENI 109. – Të shuemit e padiës penale nuk cenon padiën civile për kthimin e sendevet, për shpërblimin e damevet dhe për shpenzimet e gjyqit, veç se kur të shuëmit ka ngjae nga amnistia; në rast të tillë pushon e drejta e Financës për përmbledhjen e shpenzimeve gjyqsore.
NENI 110. – Nuk parashkruhen deliktet e bamuna jasht tokës Shqiptare kundra sigurimit Shtetnuër, për të cilat kjo ligjë cakton një ndeshkim me burgim të randë ose me burgim, ma tepër se pesë vjet. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm