• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur u lexua buletini se ‘armiku i popullit’ Abdyl Këllezi, ishte pushkatuar, salla shpërtheu në brohoritje; ‘Parti Enver’, ndërsa gruaja e ish-zv/kryeministrit dhe dy djemtë…”/ Dëshmia e trishtë e gazetarit vlonjat

Dëshmia e dhimbshme: Pse e pushkatoi Enveri babanë tonë, Abdyl Këllezin, ish-zv/kryeministër, dhe përse s’po i gjejmë dot eshtrat e tij…?!
“Kiço Ngjela mban në Tregtinë e Jashtme, katër njerëz me gra të huaja, sovjetike dhe a e dini pse…”/ Plenumi i 7-të, maj ’75, kur Hoxha “zbuloi grupin armiqësor” të naftës
“E vërteta e fotos së shpalljes së Pavarësisë, që nuk është e 28 nëntorit 1912 dhe historia e shtëpisë ku Ismail Qemali me…”/ Dëshmitë e panjohura e publicistit nga Vlora
Dëshmia e dhimbshme: Pse e pushkatoi Enveri babanë tonë, Abdyl Këllezin, ish-zv/kryeministër, dhe përse s’po i gjejmë dot eshtrat e tij…?!
“Kur u lexua buletini se ‘armiku i popullit’ Abdyl Këllezi, ishte pushkatuar, salla shpërtheu në brohoritje; ‘Parti Enver’, ndërsa gruaja e ish-zv/kryeministrit dhe dy djemtë…”/ Dëshmia e trishtë e gazetarit vlonjat
Dëshmia e dhimbshme: Pse e pushkatoi Enveri babanë tonë, Abdyl Këllezin, ish-zv/kryeministër, dhe përse s’po i gjejmë dot eshtrat e tij…?!
“Po pse, vëllanë e Panajot Plakut keni vënë ju te Nafta, ku na kanë sulmuar të gjithë armiqtë”?!/ Debatet e Enverit me Këllezin pas letrës së rojes së natës që “zbuloi” sabotimin…

Nga Gëzim Llojdia   

                    Kota, fshati i të internuarave që vinin nga “Blloku” i udhëheqjes!

Memorie.al / Kota është një fshat në administrimin e rrethit të Vlorës, i cili. ndodhet buzë Shushicës dhe ka një vjetërsi moshe, jo më shumë se 50 vjet. Është krijuar fillimisht, si një Fermë blegtorale e Llakatundit, aty nga viti ’61. Më vonë, ndahet dhe bëhet më vete, Fermë Bujqësore e Blegtorale. Një soj bashkimi, ku ata nga fshatrat që nuk e “hanin” dot punën atje ku ishin, gjenin marifetin dhe zbritnin në fermë. Kota, ka qenë një vend i heshtur. Aty nga viti 1920, kur u bë Lufta e Vlorës, u vendos një garnizon ushtarak dhe aty është vrarë një gjeneral.

Sipas historiografisë së regjimit komunist të para viteve ’90-të, thuhet se një mesoburrë nga fshati Shkozë, i quajtur Kanan Maze-ja, gjatë luftimit me italianët, thonë se theu nofullat nga një cifël mortaje, pikërisht aty, ku ka qenë porta e Fermës. Aq deshën rapsodët që, t’i thurnin vargje me këngë trimërie, ku midis të tjerash thuhej: “Kanan Mazeja nga Shkoza / me një nofull copa-copa/ Kanan Maze djalëria, ç’tu prish bukuria / Nuk më duhet bukuria, kur s’është mirë Shqipëria”, dhe këtij vendi që ishte i humbur e shkretuar, i vunë edhe bejte të tilla si: “Obobo se ç’qënka Kota / më e mirë se Europa….”!

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Kështu thoshin këta, pra bejtexhinjtë gjatë viteve të socializmit. Emri i këtij fshati ka një legjende interesante dhe intriguese. Unë këtë e kam lexuar nga një mësues tërbaçiot, vite më parë, i cili shkruante se; italianët e kishin ngritur garnizonin atu dhe e quanin ‘Kuotë 860 m.’, ajo ishte kodra, që duke u shqiptarizuar, ajo erdhi dhe u quajt nga ‘Kuotë’ në Kotë…! Kota ka qenë një qendër e internimit, për “armiqtë e popullit”. Peta, që ishte një sektor i saj, ka pasur vetëm të persekutuar.

Në Kotë, diku nga viti 1975, u internua familjarisht  zv/kryeministri dhe anëtari i Byrosë Politike, Abdyl Këllezi, i cili qëndroi aty duke punuar fillimisht se drejtor i Fermës dhe më pas si furnitor i traktoristëve dhe zetoristëve, me karburant, deri ditën që u arrestua, për t’u pushkatuar më pas. Fshatarët e Kotës, e kujtojnë shumë mirë atë pasdite maji, kur në atë qytezë të vogël, sollën dy “Skoda”, ngarkuar me rraqe. Në Kotë, thonë për vaki dhe sherre me rrahje, mblidhen të gjithë. Në fakt, nuk ishte asnjë nga të dyja.

Kishin sjellë, ish-anëtarin e Byrosë Politike, zv/Kryeministrin dhe kryetarin e Komisionit të Planit të Shtetit shqiptar, Abdyl Këllezin. Në atë fermë, internuan edhe familjen e Vasil Katit, (zv/ministrit të Tregtisë së Jashtme) madje vajza e tij, Pranvera, një nga vajzat më të bukura të kryeqytetit, në atë kohë, thuhej se konsiderohej si “Miss Tirana”.

Ndërkaq në këtë fermë u mbyllën me internim edhe motra e Xhevdet Mustafës (kapobandës  që u vra në 26 shtator të vitit 1982, në një fshat të Rrogozhinës, pasi kishte zbarkuar si diversant në Lagunën e Divjakës) dhe gjyshërit e Tedi Papavramit, (violinisti të njohur që kërkoi azil politik në Francë.

Doktori plak dhe e shoqja, vuajtën “zullumin” e nipit të tyre në atë fshat të humbur. Ferma buzë Shushicës, kishte një sektor të sajën, që quhej Petë dhe e kishte vetëm me të internuarit ordiner, siç i quante regjimi i asaj kohe, qindra familje, që ikën pas viteve ’90-të, nëpër fshatrat dhe qytetet e tyre, ose mbeten atje, mes baltës në dimër dhe pluhurit të zhegut në verë.

Zv/kryeministri Këllezi, ishte me bashkëshorten, Safeten, siç e thërrisnim ne, një grua fisnike me origjinë nga nga Kosova dhe tre djemtë: Leoni, Ylli dhe Maksi. Si dhe nusen e djalit dhe një vajzë të vogël. Njëri nga tre fëmijët e zv/kryeministrit, ra në dëshpërim dhe kaloi një depresion, gjithë kohën e internimit. Zv/kryeministrit, i dhanë një hyrje të zgjeruar dhe pas disa ditësh, ai filloi punë si drejtor i Fermës së Kotës.

Ndërkaq tre fëmijët e tij dhe nusja e djalit, u sistemuan në punë shtetërore. Abdyl Këllezi, doli ditën e parë për të shkuar në punë, me një kostum të zi. Shkoi në fermë dhe pyeti: “Ku janë forcat sot, në korrje gruri, ku në Buallar”? Mori gjithë stafin e administratës e hipi në makina dhe u nis vetë. Të nesërmen, përsëriti këtë pyetje: “Ku janë forcat sot, shpejt, në korrje gruri në Petë”, dhe angazhoi gjithë administratën, duke rinisur kështu një punë, që e bëri fermën të ndriste.

Të gjithë këto ndryshime, u raportuan lartë. Mirëpo dihet se fati ishte paracaktuar. Kështu vunë spiunët, që në atë fermë nuk mungonin të ishin të paktë, për t’u kundërpërgjigjur: “Punon armiku, për të fshehur të vërtetën…”! Një ditë atij i erdhi lajmi se, hiqej nga drejtor ferme dhe vendosej shpërndarës karburanti, pra të zihej me zetoristët e shoferët, që ai regjim i kishte nën hyqmin e tij. Megjithatë, ai gojë-kyçur çdo ditë, shkonte i përpiktë të hapte rubinetin e naftës dhe një mbrëmje, në të errur, erdhën nga Dega e Punëve të Brendshme e Vlorës me në krye Llambi Peçinin dhe e morën.

Që nga ajo natë, ai nuk u pa më, as në shtëpi dhe as në vajtje ardhjet e tij në fermën e vogël. Lajmi i pushkatimit të tij, u muar vesh në një biçim salle kulture, që kishte ferma. I kishin dërguar edhe familjes lajmë që të vinte. Erdhi bashkëshortja Safetja dhe djemtë. I deleguari, lexoi letrën e Komitetit Qendror të PPSh-së, ku midis të tjerash thuhej se: “Armiku Abdyl Këllezi, u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua”, salla buçiti; “Poshtë armiku” dhe i përplaste këmbët në çimento, ndërsa, bashkëshortes së tij, i ndrisnin pikëzat e lotit.

Të nesërmen, bashkëshortja, Safeti, vuri në kokë një shall të bardhë, shenjë zie, sipas traditës së Kosovës nga është origjina e saj. Që prej asaj dite, djemtë dhe nusja e djalit, ju vunë punës, u mbyllën në shtëpi dhe fituan një respekt, që askush nuk mundi t’i harronte, për edukatën, moralin dhe normat e larta të jetës, sado që i provokonin, i ndiqnin e i persekutonin nëpër punët më të zeza, ata mbetën deri në fund fisnik, edhe pse në një jete internimi.

Unë, autori i këtij shkrimi, i kam njohur personalisht në internim, tre djemtë e familjes Këllezi. Nusen e djalit, Marjetën dhe Holtën e vogël dhe më pas Dorianin, që lindi në atë qytezë të vogël. Për këtë familje fisnike, është folur gjatë. Qëndrimi i tyre atje ka qenë i pashembullt. Unë, në këto pak radhë, do t’u rrëfej atë që ata e kanë thënë pak ose aspak, nëpër gazeta e televizione.

Marjeta, Leoni dhe Ylli, arrinin të realizonin nga dy-tre norma në ditë, në punët më të vështira, siç ishte qilizma, hapja kanali etj. U ngrinin normën. U ngritën normat, mirëpo ata të tre arrinin të bënin nga tre norma, në ditë. Në këto kushte, u rritë edhe Holta Këllezi, në atë qytezën e vogël, që zgjerohej buzë lumit, e cila e tashmë ka mbetur gërdallë. Sot atje, në atë sektor, pa ujë të pijshëm, por me dy liqene artificiale, jetojnë vetëm dy familje.

Holta Këllezi, mbesa e ish-anëtarit të Byrosë Politike, që shkoi 6 muajshe në internim dhe iku 17 vjeçe

Holta Këllezi, është mbesa e ish-anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës Shqipërisë, i cili nga viti 1945 e deri në 1975-që u arrestua si “sabotator dhe armik i popullit”, mbaji dhe një sërë funksionesh të tjera partiake dhe shtetërore, si: deputet i Kuvendit Popullor, Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, ministër i Financave, ministër i Industrisë dhe zv/kryeministër, etj.

Holta u lind në “Bllokun” e udhëheqjes në Tiranë dhe kur ishte vetëm 6-7 muajshe, së bashku me prindërit e saj dhe gjithë familjen Këllezi, u shpërngulën nga Tirana dhe përfunduan në internim, në një nga fermat bujqësore në jug të vendit, në fshatin Kotë të Vlorës, ku prindërit e saj punuan në bujqësi, ndërsa gjyshi, Abdyli, furnizonte me naftë traktoristët dhe zetoristët.

Pasi qëndruan plot 16 vite aty, diku në fillimin e viteve ’90-të, familja Këllezi mundi të kthehej në Tiranë dhe Holta ndjeu për herë të parë shijen e të qenit e lirë, pasi prindërit e saj, nuk do të paraqiteshin çdo mëngjes tek polici i zonës, siç kishin bërë gjatë gjithë atyre viteve! “Kreshtat” përmbi biografin e saj, nuk do të njolloseshin më, me nënshkrimin “mbesa e armikut të popullit” dhe si rezultat, ajo u shkollua duke u diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe prej vitesh jeton dhe punon në Kanada.

Znj. Holta, ju keni lindur në ish-“Bllokun” e udhëheqjes, por u rritët në internim. Çfarë mund të thoni për këto kontraste?

Unë nuk e kam njohur jetën e “Bllokut”, pasi kam shkuar në internim 6-7 muajsh kështu që, nuk kam arritur kurrë të bëj dallimin midis këtyre jetëve. Unë njoh vetëm një jetë fëmijërore, atë të internimit.

Ju keni shkuar në internim rreth 7 muajsh dhe u larguat në vitet ’90-të. Si ishte jeta në internim?

Jeta në internim ishte e vështirë, sidomos vitet e para të fëmijërisë, i kujtoj si tepër të vështira dhe jo në perspektivën e jetës së gjithë familjes sime, por në perspektivën e një fëmije që, mundohej të kishte një jetë normale, por që në çdo hap, i bëhej me dije, që ishte jo si gjithë të tjerët.

Si keni qenë me mësime dhe a ua kanë mohuar të drejtat si nxënëse?

Ishte pak e vështirë ta kuptojë pasi, në moshë të vogël nuk arrin të perceptosh, pse ti duhet të jesh ndryshe nga të tjerët. Mbaj mend, që deri në klasë të parë, asnjë fëmijë s’luante me mua dhe jo se nuk donin, por sepse prindërit, kishin frike t’i lejonin fëmijët e tyre, të luanin me mua. Kur kam shkuar në klase të parë e të dytë, kam filluar të kem shokë dhe ja di për nder mësueseve të mija të shkollës fillore, që u thonin fëmijëve të shoqëroheshin me mua. Më pas, duke u rritur, kam pasur shoqëri shumë të mirë, që vazhdoj ta mbaj dhe tani.

Si e kishit menduar jetën, nëse nuk do të hapej vendi ynë drejt Evropës?

Me thënë të drejtën, do duket ndoshta pak e çuditshme, po unë gjithmonë kam besuar në ato vite, me pafajësinë e një fëmije që, po të mësoja, patjetër do më jepej e drejta e shkollimit të lartë, kurrë nuk më shkonte ndër mend, që do jetoja përjetë në fshat. Ndoshta ka qenë një sens i brendshme që më fliste, se di, po kurrë, s’kam qenë pesimiste si tip. Nuk më shkonte në mend që do ndodhnin gjithë ato ndryshime, por fakt është që, shpresa e mban njeriun gjallë, prandaj ndoshta dhe motoja e jetës sime, gjithmonë ka qenë: “Bëj gjithçka ke në dorë dhe më e mira do të ndodhi”

Prindërit tuaj kanë vuajtur mjaftë, dy intelektualë, u dërguan direkt në punët e bujqësisë, si e kanë përjetuar dramën e vuajtjes?

Prindërit e mi, janë shumë të shtrenjtë për mua, sa je fëmijë nuk e kupton se çfarë kanë bërë apo, çfarë kanë arritur në jetë. Duke u rritur, kam kuptuar më shumë dhe kam arritur t’i vlerësoj në maksimum, jo vetëm për sakrificat që bënë në jetë, por mbi të gjitha, për ata ç’ka janë.

Dy njerëz të mrekullueshëm që megjithëse sistemi i goditi shumë fort, nuk ndryshuan po ngelën po ata të mrekullueshëm. Ajo ç’ka vlerësoj më shumë te ta, është që më mësuan të mësoj e punoj fort, të jem e ndershme, të respektoj gjithë njerëzit, pavarësisht prejardhjes apo statusit të tyre social, të kem një buzëqeshje në fytyrë dhe mbi të gjitha, të mos urrej askënd.

Kjo e fundit është një arritje e madhe për mua, pasi vuajtjet e bëjnë njeriun shumë lehtësisht të urrej. Dua të përmend pak njeriun me të cilin kaloja pjesën më të madhe të kohës në internim, njeriun që ishte i pari që më dilte në mbrojtje, kur dikush më ngacmonte dhe që më përcolli një fortësi mendore, gjyshen time të dashur, që tani s’jeton më. Them se kam qenë me fat, që në jetën time jam rritur nga prindër të këtij niveli dhe nga një gjyshe, që çdo kush do e kishte zili.

Me se merrni aktualisht?

Aktualisht prej disa vjetësh, jetoj në Toronto, Kanada, jam e martuar, kam dy djem dhe punoj në fushën e stomatologjisë. Jam e kënaqur me jetën time dhe e jetoj atë në maksimum. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur u takuan për herë të parë, Nëna Terezë i tha Mbretëreshës Geraldinë, se...”/ Historia e panjohur e takimit të rrallë në 1960-ën, në SHBA-ës, të dy grave më të famshme të Shqipërisë

Next Post

Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 8, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 7, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
Next Post
Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940

Godina e Radio -Tiranës brenda dhe jashtë në vitin 1940

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!