• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Bilbil Klosi, me ndihmësin e tij, Kasem Trebeshina, ‘në emër të popullit’, dënonin të pafajshmit me vdekje dhe burgime të rënda…”/ Publikohen dokumentet e panjohura, lista me 151 emra

“Oficerët e Sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që inskenuan dënimin tim, duke më akuzuar se, UDB-ja…”/ Dëshmia e kosovarit që vuajti 20 vite në burgjet komuniste
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
Memorie.al
“Si na i pushkatoi 10 burra në fshatin Xhan, ‘motra’ e partizanit Çelo Sinani ‘Hero i Popullit’, ku vrau dhe vëllain tim…”/ Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944
Memorie.al
“Kur Bilbil Klosi, me ndihmësin e tij, Kasem Trebeshina, ‘në emër të popullit’, dënonin të pafajshmit me vdekje dhe burgime të rënda…”/ Publikohen dokumentet e panjohura, lista me 151 emra
“Kur familja Kirka, i kërkoi Fan Nolit, që të ndërhynte pranë qeverisë së Enver Hoxhës, për të shpëtuar mikun e tij të ngushtë, ai iu përgjigj…”/ Historia e trishtë e rilindasit të fundit, që vdiq në Burrel

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al /Bilbil Klosi, ishte prokurori dhe gjykatësi komunist që dha shekuj burg dhe u mori jetën qindra antikomunistëve. Mund të konsiderohet si rast tipik ai dënimeve që ai ka dhënë. Në vitet e para të sundimit të tyre, gjykatësit ushtarak, Bilbil Klosi, i priste shpata në të gjitha anët, duke shuar me një firmë të vetme sa e sa persona, e për rrjedhojë duke shkatërruar kushedi sa familje. Sikur njerëzit të ishin dele, lopë, apo kuaj, gjykatësi Klosi, i dënonte të gjithë brenda një dite. I mbyllte në një vend të përbashkët në vendin e caktuar për gjykatë e, pastaj i merrte nga 10, 20 ose më shumë. Vendimin e përmblidhte brenda një faqe.

I kursente partisë së tij edhe bojën edhe letrën. Ka mundësi t’i ketë propozuar të kursenin edhe plumbat pasi, mund të përdoreshin metoda të tjera si helmimi, mbytja, etj. Ndoshta është rasti më tipik sesi një person i diplomuar në perëndim për drejtësi, mund të bëhej kaq i pamëshirshëm në vendin e tij duke prodhuar me aq shpejtësi padrejtësi, viktima e dhimbje të pafund.

Dikur më 1944 – 1945, ishte komisar i Divizionit të V-të komunist. Më 1945, komisar i Divizionit III-të. Më 1944 – 1946 anëtar i KANÇ-it (Këshilli Antifashit Nacionalçlirimtar). Më 1945, kryetar gjyqi i Korparmatës I-rë. Për të mos ngelur deri këtu, më 1945 – 1946, partia e caktoi sekretar i Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në vitet 1946 – 1949 dhe 1950 – 1951, ishte zv/Prokuror i Përgjithshëm.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Më 1949, kryetar i Gjykatës së Lartë Ushtarake. Për të vazhduar më pas në krye të Ministrisë së Drejtësisë, derisa kjo u shkri fare si e panevojshme. Ndër bashkëpunëtorët e Bilbil Klosit si, ndihmësgjyqtarë, mund të përmendet një kategori e madhe emrash me profil partizan. Shumica injorantë, të dalë në mal për ndonjë plaçkë e për ndonjë mall. Nuk është rasti sot t’i listojmë ato, por po përmendim njërin prej tyre që ka emrin Kasem Trebeshina. Së bashku me Bilbil Klosin, ai ka dënuar për motive politike shtetasit: Mehmet Ibrahim Hoxha, Shaban Vath Mezini dhe Mentor Abdi Hatibi.

Përveç të tjerave, Klosi si njeri i besuar i Partisë ka dënuar edhe shtetas të huaj që, kishin qenë dikur rezidentë në Shqipëri, kryesisht gjermanë. Këta nuk ishin “kriminelë”, apo ushtarakë, por njerëz me profesione civile, deri edhe artistë (piktor e botanist), si rasti i gjermanit, Hans Brust Troschel.

Emrat e mbi 150 antikomunistëve të dënuar me vdekje ose me burgime të rënda, nga Bilbil Klosi

  1. Abedin Faslli Nepravishta
  2. Ali Maliq Maliqi
  3. Beqir Reshit Koleci
  4. Dhimitër Vangjel Dhimodea
  5. Elza Anton Koch
  6. Ferit Iliaz Premasi
  7. Frano Lalaj
  8. Hans Brust Troschel
  9. Hasan Islam Palushi
  10. Islam Sadik Zekthi
  11. Siersch Schildeberg
  12. Syrja Golja
  13. Hysen Progeri
  14. Isa Kokalari
  15. Jusuf Mehmet Mira
  16. Metin Ruli
  17. Murat Basha
  18. Ramazan Shkalla
  19. Luan Irfan Baçi
  20. Jonuz Chisaku
  21. Josuf Mehmet Dina
  22. Abedin Rasim Hoxha
  23. Adem Shaqir Qosja
  24. Aleksander Kostandin Padalski
  25. Beqir Sure Abazi
  26. Gjon Mark Gjini
  27. Haki Mehmet Tafaj
  28. Halo Asim Ymeraj
  29. Mehmet Javer Hurshiti
  30. Ndoc Palok Gjoni
  31. Qazim Rustem Konica
  32. Mark Beqir Berisha
  33. Ramazan Mahmut Jarani
  34. Rexhep Mehmet Meta
  35. Riza Behar Drini
  36. Salih Vata
  37. Shaban Vath Sheshori
  38. Osman Veli Mema
  39. Osman Kasem Gazepi
  40. Riza Asllan Hoxha
  41. Xhelal Telha Ceza
  42. Ferit Vogli
  43. Hajredin Zagolli
  44. Mersin Meto
  45. Sure Beqir Ajazi
  46. Kol Zef Zefi
  47. Besim Pazari
  48. Muharrem Vrioni
  49. Sitki Maliq Toptan
  50. Ibrahim Bodinaku
  51. Rexhep Çela
  52. Dhimiter Koli Bala
  53. Zef Mark Daci
  54. Maksut Spahiu
  55. Allaman Pisku
  56. Alush Runa
  57. Anife Karkuli
  58. Selim Mati
  59. Avni Dobreni
  60. Fadil Mehmeti
  61. Novruz Moglica
  62. Myrteza Dunishti
  63. Sinan Ibrahim Nora
  64. Qemal Shaqiri
  65. Shaqo Medi Trimi
  66. Habib Ahmet Gega
  67. Osman Shaqir Taraku
  68. Nazmi Ali Lumani
  69. Shaban Ibrahimi
  70. Abdulla Ismail Kuri
  71. Gjergj Sokoli
  72. Kadri Hariz Hoxha
  73. Niko Gaqi Opari
  74. Ndue Pergega
  75. Hysen Qamil Sejdini
  76. Nikoll Bardhok Bajraktari
  77. Xhevdet Mustafa Ndreu
  78. Qazim Hamit Muhaj
  79. Dhimiter Hariz Ajdhami
  80. Sana Kristo Bezhani
  81. Njazi Istref Çarçani
  82. Vangjel Gaspër Kurta
  83. Shyqyri Sulejman Basha
  84. Hafez Sherif Lengu
  85. Simon Rak Berdica
  86. Haki Reshit Mulleti
  87. Demir Haki Alizoti
  88. Ahmet Myrteza Ndroqi
  89. Bilush Remzi Shehu
  90. Hasan Tasim Tatzati
  91. Josif Nikolas Marxen
  92. Man Halil Kopliku
  93. Mithat Mustafa Aranitasi
  94. Mehmet Haxhi Bushati
  95. Nijazi Isa Mborja
  96. Myzafer Qerim Resuli
  97. Lluk Bajram Gjonaj
  98. Ymer Seit Cani
  99. Tajar Ali Litani
  100. Selaudin Hetem Kulla
  101. Abdulla Hamza Dedej
  102. Isuf Islam Domi
  103. Baki Islam Rysto
  104. Rrok Nik Pulaj
  105. Gaqo Theodhor Babi
  106. Qemal Riza Kishta
  107. Stefan Stavro Ajdhomi
  108. Mynyr Hasan Troplini
  109. Jorgji Foto Xhupa
  110. Muharrem Iljaz Nanushi
  111. Hekuran Karaman Llani
  112. Nexhmi Islam Shijaku
  113. Tefik Fejzullah
  114. Mehmet Ibrahim Hoxha
  115. Pashk Gjet Lleshi
  116. Filip Ndoc Fishta
  117. Ibrahim Ram Kadilli
  118. Perlat Enver Myftari
  119. Abaz Mustafa Priska
  120. Jashar Delil Mema
  121. Qemal Riza Binbashi
  122. Xhemal Ibrahim Murthi
  123. Shaban Vath Mezini
  124. Kasem Bajram Malasi
  125. Sadik Laze Beqiri
  126. Osman Abdullah Kazazi
  127. Mehmet Ali Vaci
  128. Mustafa Osman Gjinali
  129. Sali Ali Dani
  130. Frano Prenç Prençi
  131. Izedin Ismail Beshiri
  132. Hysen Selim Bylyku
  133. Dervish Ymer Shehu
  134. Mentor Abdi Hatibi
  135. Hans Sigmund Krall
  136. Xhelal Maliq Sulku
  137. Fiqret Rasim Hoxha
  138. Vokerr Taf Beshiri
  139. Vedat Enver Myftari
  140. Jahja Sabri Panariti
  141. Dervish Xhetan Martini
  142. Engelbert Hildeberg
  143. Shehat Ragip Osmani
  144. Hysen Ismail Kusi
  145. Qemal Rexhep Prenjasi
  146. Vera Kirillo Slausku
  147. Mirko Llajosh Jankoviç
  148. Roberto Iniazio Vaja
  149. Ndoc Zef Marku
  150. Xhemal Hysen Alimehmeti
  151. Eqerem Isuf Imami

Kur Bilbil Klosi dhe Kasem Trebeshina vendosnin “në emër të popullit”

-Si e dënuan në vitin 1945 një 16 vjeçar si “pengues të luftës”?!-

Një 16 vjeçar përplasej në qelitë e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, në me akuzën se “kishte penguar luftën”. Një fëmijë që duhej të ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme, ishte akuzuar pra se kishte pasur në dorë fatin të ndalte “luftën e madhe”, që na qenkësh zhvilluar. Por kësaj here në trupin gjykues, ishin bashkuar nënkoloneli Biblil Klosi, oficeri i Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina dhe komandanti i qarkut, Argjir Lipiviani.

Kasem Trebeshina në proceset politike

Në fakt nuk i kemi thënë të gjitha për oficerët e Mbrojtjes së Popullit. Për adhuruesit e Kasem Trebeshinës mund të themi se kemi lënë për kohë të tjera gjëra të tjera. Kjo jo për të plotësuar atë që na ka ngelur pa thënë, por thjeshtë për të mos i thënë të gjitha përnjëherë.

Ai ka qenë oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (OZN-a shqiptare e vite e 1944 – 1946, homologe e asaj jugosllave). Për fatin e ndonjë bilbili të tij, që e reklamon sot nga pozitat e sulmit ndaj të tjerëve, emri i Kasem Trebeshinës është në disa procese politike si përfaqësues i OZN-as shqiptare së bashku me gjyqtarin Bilbil Klosi. Në D.M.P., Kasemi ka historinë e tij. atje përzgjidheshin ata më të devotshmit e më të egërit.

Pas organizimit Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, me në krye Koçi Xoxen, ajo u përbë nga 5 seksione. Kasem Trebeshina si themelues i kësaj arme famëkeqe, bënte pjesë në seksionin e parë të saj. Përveç Koçi Xoxes, drejtuesit e lartë të saj ishin: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Çeta, Nesti Zoto, Siri Çarçani dhe Thoma Karamelo. Në seksionin e parë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Kasem Trebeshina bënte pjesë në krah të të emrave të tillë si Mit’hat Poloska, Edip Çuçi, etj.

Në asnjë prej jetëshkrimeve të Trebeshinës, nuk figuron të bëjë pjesë aktiviteti i tij i viteve 1944 – 1947. Edhe në një letër që i dërgon udhëheqjes më vonë, ai thotë se dihet prej instancave më të larta se ç’ka bërë ai deri në vitin 1947. Duke qenë pjesë thelbësore e armës së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe më vonë rrjedhimisht i Sigurimit të Shtetit, natyrisht që “puna” nuk mund të kuptohej jashtë profilit të njohur të kësaj arme.

Në kohën kur Sigurimi i Shtetit i Koçi Xoxes dhe i Nesti Kerenxhit, bënte kërdinë nëpër Shqipëri, z. Trebeshina ishte pjesë e kësaj arme. Nuk mund të mendohet se të gjitha aktet i bënë me dorën e vet famë keqët Kerenxhi apo Xoxe. Kishte edhe të tjerë që ishin të zellshëm në punët e tyre.

Sigurisht për publikun qenia gjyqtar në proceset politike është një gjë e re. As Kasem Trebeshina nuk e ka zënë ndonjëherë me gojë në ka qenë apo jo pjesë e proceseve politike të kohës. Ne e ftojmë ta pohojë ose ta kundërshtojë një fakt të tillë. Gjithashtu ftojmë ndonjë adhurues të tij që, përballë provave që ne paraqesim, të na japë një mal me shpifje nga ato që lëshon gjithnjë. Gjithnjë kemi folur me argumente e prova. Nuk kanë rëndësi çfarë thonë “kuzhinierët” apo adhuruesit brohoritës të Kasem Trebeshinës.

Le t’i përgjigjej pra Kasem Trebeshina këtyre të vërtetave. A ndjen keqardhje për ata antikomunistë apo njerëz të thjeshtë që hetimi i tij apo i shokëve të tij të “OZN-as” shqiptare, u mori jetën, i denigroi apo i shkaktoi plagë të shumta në këtë jetë?

Kujtesë

Pas largimit nga forcat e “OZN-as” shqiptare, Kasem Trebeshina e imagjinonte botën në një rrezik të madh. Kjo për shkak të “amerikanizmit”, të cilin e urrente dhe për këtë shkak ai e kishte gjetur çelësin tek Bashkimi Sovjetik, kryeqendra e idealeve të tij zherzhinsko – DMP-iste. Sipas Trebeshinës, vetëm ndërhyrja e Bashkimit Sovjetik, do të mund të shpëtonte atë botë që e shqetësonte atë.

Momentet e jetës së Kasem Trebeshinës për çdo lexues ose kureshtar të zakonshëm, vijnë të mjegulluara, jo të plota dhe me ngjyrime përgjithësuese. Midis konsumimit të një vepre penale të dënueshme nga regjimi komunist dhe pasojës që ajo sillte, në rastin e Trebeshinës, ka një mospërputhje të çuditshme. Duket sikur ka një çështje penale, pastaj hetuesit janë të butë, mungon tortura, mungon dëshira për të rritur veprën penale dhe në fund fare jepet një dënim që nuk zbatohet kurrë i plotë. Asnjëherë Trebeshina, nuk ka vuajtur aq sa është bërë e njohur në një vendim. Nuk është e panjohur të themi se Kasem Trebeshina është arrestuar për agjitacion e propagandë. E megjithatë është trajtuar mirë dhe në përfundim të të gjithave, e ka hedhur me 11 muaj heqje lirie. Rrethanat e ndalimit të tij vijnë në kohën kur ishte aktor në Teatrin Popullor dhe kur kishte shkruajtur tre letra për udhëheqjen, njëra prej të cilave për Enver Hoxhën.

Sikur këto letra t’i kishte shkruar njeri tjetër le të themi një qytetar i zakonshëm apo një nëpunës i kohës së Zogut, i papërzier me ngjarjet e Luftës, me siguri do t’i ikte koka. Kjo jo për përmbajtjen e letrave sesa për mënyrën se kujt dhe si drejtoheshin këto letra.

Klosi dhe Trebeshina, në krye të detyrës

Një katrahurë e vërtetë ka ndodhur në Shqipëri me proceset politike. Mijëra vetë të dënuar e mijëra të ekzekutuar me ose pa gjyq. Faturë të rëndë financiare duhet të paguajë sot shteti shqiptar nga dëmet e shkaktuara nga vendimet e padrejta të frymëzuara nga lufta e klasave dhe urrejtja komuniste, të cilat sollën fatkeqësi për shumë e shumë njerëz. Ata ishin të gjithë në atë kohë në krye të detyrës.

P.s. Kishin fituar “luftën” (me shqiptarët) dhe tani prisnin të dënonin, burgosnin e vrisnin ata që nuk i kishin vrarë dot gjatë “Luftës”. Për këtë, nuk bënin përjashtim me asnjë, të rinj, pleq, gra, etj. Revolucioni i të keqes duhet të shkonte deri në fund. Në pjesën e proceseve politike, hetimi nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, zinte një vend kryesor. Në një farë mënyrë DMP-ja ishte konceptuesi ndërsa gjyqësori ishte “noteri” ose certifikuesi i akteve me pasojë shkatërrimtare për jetën e mijërave njerëzve.

Dënimi i 16 vjeçarit

Mentor Abdi Hatibi, kishte qenë simpatizues i “Ballit Kombëtar”. Për këtë shkak, megjithëse ishte 16 vjeç, ishte arrestuar e sjellë përpara gjykatës me akuzat “mercenar i Ballit Kombëtar” që kishte “tradhtuar dhe penguar luftën e popullit”. Kjo aktakuzë e formuluar më 12 maj 1945, hapte procesin gjyqësor të 21 majit. Prokurori e akuzonte 16 vjeçarin se kishte arrestuar Mehmet Myftiun (16 vjeçari!). Më 26 maj 1946, Bilbili dhe Kasemi vendosin t’i japin 2 vjet burg.

Klosi & Trebeshina, urdhërojnë burgosjen e babait të 5 fëmijëve

Ishte njëherë një kinema e njohur në Tiranë. E ndërtuar nga pushtuesit për nevojat e tyre të argëtimit gjatë Luftës. Kjo sallë ku ishin shfaqur qindra filma të fashizmit e dhjetëra e dhjetëra fjalime, u shndërrua nga komunist në një vend ku projektoheshin zhdukja e sa e sa njerëzve, ekzekutimet e tyre, heqja e lirisë e sa e sa të tjerave, etj. Sa jetë njerëzit janë shndërruar brenda një godine të stilit ushtarak që brenda përkohshmërisë së saj kishte lëvizshmërinë e jetëve njerëzore!

Po pse po e përmendim sot këtë fakt? Sepse kinemaja nuk punonte më vitet e para. Ajo ishte kthyer në stallë njerëzish. Një pjesë dënoheshin, një pjesë prisnin të dënoheshin. E thënë ndryshe, kinema “Tomori” i ngjante më shumë një thertoreje. Ata që nuk thereshin vetëm sa prisnin radhën. Liria e tyre ishte çështje procedurash, ndërsa mungesa e lirisë ishte e garantuar.

Salla e kinema “Tomorit” ishte kthyer në shtëpi e dytë për Bilbil Klosin. Aty i merrte si delet njerëzit. Hiq njërën palë e dëno palën tjetër. Kishte dorë të lirë nga partia. Mjaftonte të jepeshin dënime. Të masakrohej sa më shumë një vend i vogël si Shqipëri që mesi kishte 800 mijë frymë. Të shkatërroheshin klasat. Të zhdukeshin të arsimuarit, të bëheshin pastrues të diturit. Kishte ardhur pushteti i të paditurve.

Burgosjet vazhdojnë

Më 12 maj 1945, trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi, Kasem Trebeshina, nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi, merr përsipër dënimin e Mehmet Ibrahim Hoxhës, 41 vjeç nga Shemria e Tiranës, i arrestuar më 5 nëntor 1944. Ky akuzohej si legalist. Madje këtij partizanët i kishin djegur shtëpinë. Është një çështje që nuk ke ku ta kapësh pasi, nuk ka asnjë element me ligjet e asaj kohe që të përbëjë faj apo provë. I pandehuri sillet nga burgu i Tiranë, ku vuante dënimin pa marrë mirë komunistët pushtetin.

Ai kishte mbrojtës avokatin Efthim Canco. Janë ngjarje krejt shqiptare që nuk kanë të bëjnë fare me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte legalist e kjo nuk mund të quhet akuzë për shkak të bindjeve politike. Partizanët e kishin djegur shtëpinë. Pavarësisht se i kishin lënë 5 fëmijët rrugëve, Mehmet Hoxha, nuk ishte kundërpërgjigjur. E megjithatë kjo nuk do të thoshte gjë për komunistët, pasi dënimin do ta vuante që do ta vuante.

Tani Shqipëria ishte e tyre, e djegur ose e padjegur. Mehmet Hoxha, kishte qenë një prej përkrahësve të Abaz Kupit. Si i tillë kishte shërbyer në trupat e Frontit Nacionalçlirimtar në luftimet e deriatëhershme kundër pushtuesve. Aderimi në Front kishte zgjatur deri sa kishte qëndruar Abaz Kupi këtu, deri në (mos) nënshkrimin e marrëveshjes së Mukjes. Pikërisht për këtë arsye, (dalja nga Fronti) partizanët i kishin djegur shtëpinë. Gjithë çështja ishte përleshje shqiptarësh. Gjithsesi ky i pandehur nuk del përgjegjës në asnjë rresht të këtij gjyqi. Për këtë arsye, i pandehuri përgjigjet: “Nuk është e vërtetë të kem luftuar forcat partizane, por fatkeqësisht, kur ka ardh Musa Picari me 300 e ca veta, asht ba një luftim prej 2 – 3 orësh. Një grua ka lajmëruar forcat partizane, mos të hyjnë se asht mbushur katundi me ballistë. Musa Picari na ka imponuar me forcë si mua ashtu edhe të tjerë. Me Osman Memën kam qenë i lidhur, por ky nuk i ka luftuar partizanët. Është e vërtetë se shtëpinë ma dogjën partizanët pse shkova me Musa Picarin. Pas ikjes së këtij i kam shpërndarë katundarët nëpër shpijat e tyre. Kam qenë në Legalitet, i lidhur me Bazin, kur ky ishte më Frontin. Shtëpia m’u dogj pse u largova nga Fronti”.

Duke vazhduar përgjigjet ndaj trupit gjykues, Mehmet Hoxha,  përgjigjet:

“Lufta me Musa Picarin u bë në kufi midis Shëngjergjit e Shënmrisë. Neve kemi qenë te xhamia e Shemrisë. Nuk është e vërtetë që neve të kemi vendosur me shkue me me marrë materialin që ndodhet në Bizë. Mbasi Osman Mema ish i lidhur me Bazin, edhe unë kam shkue pas Osman Memës, por kur u shkëput Bazi nga Fronti dhe neve kemi ndejt neutral. Jam dorëzu vetë me 5 nëntor 1944. frontin e kam ndihmue me sa kam pas mundësi”.

Vendimi vetëm në një faqe!

Më 26 qershor 1945 trupi gjykues i drejtuar nga Bilbil Klosi ka dhënë vendimin e tij. si edhe të gjithë proceset e tjera të këtij lloji, Klosi është kursimtar i madh. I shkurton partisë së tij, shpenzimet që do të mund të bëheshin për bojë, letër e makina shkrimi. I harton brenda një faqe letër. Aty i thotë të gjitha. Nuk e kalon radhitjen.  Pasi është dëgjuar shpjet e shpejt avokati, Bilbili ka vërejtur: “Nga sa rezulton prej vetë pohimit të pandehurit, të marrun si para komisionit hetimor, ashtu edhe gjatë zhvillimit të gjyqit publik, i akuzuari Mehmet Hoxha, tue qenë i lidhur me forcat reaksionare dhe armike të popullit shqiptar nën dipendencat e tradhtarit Musa Picari, ka marrë pjesë në luftime kundra forcave partizane në Shëngjer e Shënmëri.

I pandehuri ka qenë i lidhur dhe me tradhtarin Abaz Kupi, dhe me organizatën e tij mercenare të Legalitetit si dhe me Osman Memën, tue u duftue në çdo rast aktiv në ndjekjen e njësive të vogla partizane dhe në sabotimin e pengimin e luftës çlirimtare të popullit, sidomos në rajonin e Tiranës.

Për shkak të pengesave dhe të kundërshtimit me armë, që i ka bërë fuqive partizane, ato i kanë djegur shtëpinë e tij në Shënmëri. Për sa u tha më sipër, i pandehuri Mehmet Hoxha, cilësohet si armik i popullit dhe veprimtaria e tij parashikohet prej nenit 15 të ligjit: ‘Mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake’, të botuar në “Gazetën Zyrtare”, nr.3, bis., dt. 23.1.1945”.

Burgu 

Për këto arsye, trupi gjykues kishte vendosur t’i hiqte Mehmet Hoxhës, 5 vjet nga liria e tij, duke e çuar përveç burgut, në punë të detyruar e të rëndë, si dhe humbjen e të gjitha të drejtave civile e politike. Veç të tjerash, kjo do të thoshte që familja e Mehmet Hoxhës, duhej të përballonte jetën e vështirë, sidomos në ato kushte.

Vendim i pambështetur në fakte!

Sikurse mund të shihet në këtë vendim, në asnjë rast nuk provohet akuza e ngritur. E megjithatë, gjykatësi Klosi e ndihmësi i tij Trebeshina, nuk e kanë të vështirë të dënojnë babanë e 5 fëmijëve për tekat e tyre dhe të partisë që ata përfaqësonin.

Klosi dhe Trebeshina, 10 vjet burg për antifashistin Shaban Mezinin!

Më 12 maj 1945, trupa gjykuese e përbërë nga Biblil Klosi, Ismail Çaushi dhe Kasem Trebeshina, duke vazhduar të dënojë me “shumicë” nën kujdesin e prokurorit Gjon Banushi, merr përsipër edhe dënimin të pandehurit Shaban Mezini nga Preza. Mezini akuzohej se kishte qenë përkrahës i Legalitetit. Ai ishte arrestuar më 1 dhjetor 1944 në Shkodër, kishte mbaruar 2 klasë teknike dhe ishte sipërmarrës punimesh. Përveçse veprimtari i Legalitetit, personi në fjalë, akuzohej se ishte “mik i Bazit dhe organizator i reaksionit”.

Në fakt, personi në fjalë ishte arratisur qysh prej vitit 1942 si antifashist. Ai nuk kishte marrë pjesë në luftime në front dhe e quante fatkeqësi, mos bashkimin e faktorit shqiptar në luftë. Është një rast tregim plotë sesi antifashistët shqiptarë që nuk ishin komunistë, duhej të dënoheshin patjetër nga ata që gjithë ditën shanin fashizmin e që në fund të fundit, nuk po i linin gjë mangët atij për nga metodat që po përdornin mbi popullin shqiptar.

Duke u pyetur gjatë zhvillimit të gjyqit, i pandehuri Mezini ishte shprehur:

“Qysh në vjetin 1942, kam qenë i arratisur sepse nuk duroja fshaizmin okupuar. Në kohë të Zogut kam punuar punëtor, kur erdhi Italia po punëtor në Rruga – Ura. Kam vajtur në Prezë për t’u fshehur dhe kam ndenjur deri ditën e fundit. Un di se Fronti Nacionalçlirimtar ka luftue okupatorin, gjithat edhe Legaliteti ku un kam ba pjesë si ushtar i thjeshtë dhe nuk isha aq i lidhur, nuk di që të ketë qenë i lidhur me okupatorin. Un si ushtar i thjeshtë kam luftue armikun  në Qafshtamë si dhe kundra gjermanëve në Krujë. Kundër partizanëve nuk kam luftue”.

Mllefi politik

Ajo çka Klosi dhe Trebeshina kanë me këtë të pandehur nuk është gjë tjetër veçse, bindjet e tij politike. Për këtë arsye, duke vazhduar më tej, të pandehurit i duhet të pohojë: “Nuk kam qenë e as jam orator dhe nuk është e vërtetë të kem fol me popull për ta lidh me Legalitetin dhe as kam qenë postë e kësaj organizate. Nuk kam qenë partizan ndonjëherë, porse lëvizjen e kam ndihmue kur vinte në Prezë”.

Gjykim për bindjet e rezervuara

Në fakt i pandehuri ishte një simpatizant i Legalitetit pa qenë ndonjë figurë e spikatur e kësaj organizate. Pavarësisht nga kjo, ai gjykohet sikur të ishte eksponent kryesor i kësaj organizate. Ja disa prej përgjigjeve të tij: “Mbasi Legaliteti e kishte bazën në vendin tim, unë si ushtar, thjeshtë e ndihmoja, po jo se kam ndjekur Bazin. Siç thashë, kurrë ndonjëherë nuk kam mbajtë konferencë që të shaja Nacionalçlirimtaren. Konferencat i mbante Ndue Pali dhe Asim Kalaja”.

Dëshmitarët mbrojnë të pandehurin

Ndryshe nga procese të tjera, në këtë gjyq, dalin dëshmitarë pro të pandehurit. Kështu, pro të akuzuarit dëshmoi edhe partizani 21 vjeçar, Mustafa Doda nga Preza, i cili e quajti Shabanin njeri të ndershëm që, nuk i kishte bërë keq kujt. Bile Shabani e kishte ndihmuar gjatë Luftës.

Prokurori nuk do t’ia dijë

Pasi nuk ka dalë asnjë provë që do të mund të hidhte akuza në drejtim të personit të akuzuar, “ustai” i akuzës, ish-fashisti, Gjon Banushi, do të bënte sulmet e tij. Ja si shprehet ai: “I pandehuri Shaban Mezini si anëtar aktiv i organizatës së Legalitetit, ka tradhtue dhe pengue luftën e popullit si besnik i Baz Kupit dhe i organizatës reaksionare. I pandehuri pasi nuk iu pajtua politika me italianët, në vitin 1943, mori malet dhe dolli ilegal dhe sipas pohimit të tij, ka rënë në përpjekje me italianët e me gjermanët. Më vonë, i pandehuri u lodh nga puna dhe qëndroi në Prezë.

I pandehuri më parë ka qenë partizan dhe në Prezë bahet legalist dhe si mori si shërbim shpërndarjen e postës së Bazit dhe furnizimin e ushqimit që merrte në Tiranë dhe e transportonte me karrocë për në Prezë. Më vonë, i pandehuri hyn në intendencën e organizatës së Legalitetit dhe ushqimet i tërhiqte nga gjermanët në Tiranë dhe ja dërgonte forcave bashibozuke të Bazit. Ky ka pas lidhje me Sure Ajzin dhe ka marrë pjesë në luftën e Prezës.

Prandaj në bazë të nenit 15 të ligjës nr. 41, “Mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake”, kërkoj të cilësohet armik i popullit dhe në bazë të nenit 18 të asaj ligje, të dënohet me 10 vjet burgim”

Fjala e avokatit Kristo Çevi

Pas kësaj, e ka marrë fjalën avokati Kristo Çevi i cili, ka bërë mbrojtjen e tij, e cila nuk donte shumë mund pasi, nga sa lexohet, nuk provohet asnjë akuzë e ngritur mbi të pandehurin.

Dënimi me 10 vjet burg

E megjithatë kjo nuk i duhej Bilbil Klosit dhe Kasem Trebeshinës. I dhanë 10 vjet burg dhe punë të detyruar, pa asnjë provë. Ishte koha e “Drejtësisë Popullore”! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 19 Janar 2023

Next Post

“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke...”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 9, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
“Gjyqi ndaj inxhinierëve të kënetës së Maliqit, ishte edhe një mjet propaganda, për të justifikuar dështimet dhe vështirësitë që regjimi komunist…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Dossier

“Para pushkatimit, kur Zyrika Mano i tha të shoqit Vasilit; do ri shihemi në qiell, ndërhyri prokurori kriminel Nevzat Haznedari, duke i thënë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të kampit politik të Vloçishtit

May 6, 2025
Next Post
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953

“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke...”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!