• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, April 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në tetorin e ’58-ës, ngecën 8 balena gjigante në bregdetin e Durrësit dhe nga ngjarja e bujshme, erdhën nga gjithë qytetet, si dhe profesorë nga Tirana …”/ Dëshmia e rrallë e mësuesit durrsak

Memorie.al
“Nga Hotel ‘Breshka’, vilat e tregtarëve të Monarkisë, ku ‘prehej’ udhëheqja komuniste, te kampet e pushimit, kabinat dërrase, treni me qymyr dhe…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit
“Rrobat e banjës të bukura, ishin si mjet ngacmues për vajzat, durrsakëve u vinin nga jashtë shtetit, të tjerët i merrnin edhe borxh, për t’u dukur para ‘Breshkës’, ku…”/ Historia e panjohur e plazhit të Durrësit
“Në tetorin e ’58-ës, ngecën 8 balena gjigante në bregdetin e Durrësit dhe nga ngjarja e bujshme, erdhën nga gjithë qytetet, si dhe profesorë nga Tirana …”/ Dëshmia e rrallë e mësuesit durrsak
“Nga Hotel ‘Breshka’, vilat e tregtarëve të Monarkisë, ku ‘prehej’ udhëheqja komuniste, te kampet e pushimit, kabinat dërrase, treni me qymyr dhe…”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit

Nga Artur Korriku

Memorie.al/ Këtë vit mbushen 64 vjet nga koha kur bregdetin e Durrësit e vizituan balenat gjigante, të cilat ngecën në cekëtinë dhe nuk u kthyen dot andej nga kishin ardhur. Ato ditë Durrësi u kthye në një vend pelegrinazhi pasi qytetarë nga shumë vende të Shqipërisë, u dyndën për të parë gjitarët e detit të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe përfunduan në thikat e kasapëve shqiptarë e, më pas në punishtet e prodhimit të qirinjve dhe  të vajit. Durrsakët e vjetër e kujtojnë atë kohë si diçka të jashtëzakonshme. Ata mbajnë mend sesi nxënësit e shkollave të shoqëruar nga mësuesit e biologjisë dhe zoologjisë, shkonin të shikonin balenat gjigante.

Ata kujtojnë gjithashtu se për t’i nxjerrë balenat në breg të detit, u krye një punë e mundimshme dhe voluminoze për shkak të madhësisë dhe peshës së tyre të jashtëzakonshme. Gjithçka u krye në kushtet me mungesës së mjeteve moderne të ngarkim shkarkimit, pasi ishim në vitin 1958.

Balenat u lidhën me cima dhe me litarë e u tërhoqën me anije peshkimi, derisa u nxorën në breg të detit. Më pas u gjet edhe zgjidhja se çfarë do të bëhej me to. U mobilizuan kasapë nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja, të cilët për ditë me radhë i prenë balenat dhe duke i copëtuar ato, derisa mbetën vetëm skeletet e tyre.
Ndërkohë qytetarë nga Tirana, Elbasani, Berati, Shkodra etj., vende, vinin çdo ditë në Durrës për të parë gjitarët e detit. Të moshuarit kujtojnë se ato ditë në Durrës, nuk diskutohej gjë tjetër veçse për balenat. Profesorë nga Universiteti i Tiranës ishin të pranishëm në Durrës për ditë me radhë. Ata kryen studimet e tyre dhe mbajtën shënime të shumta. Madje, njërin prej skeleteve e patën marrë dhe e dërguan në kryeqytet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!

“Disa grupe të arratisurish që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhdukën nga faqja e dheut e s’u dihet as varri, si ai i Bajraktarit të Merturit, Mark Tunxhi, apo…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e Gjon Kadelit

Skeleti ka qenë i vendosur në Muzeun Shkencave të Natyrës të Tiranës. Daut Hoxha, mësues i vjetër në Durrës, e kujton atë kohë dhe thotë se dalja e balenave, ishte një ngjarje e pazakontë dhe që tërhoqi vëmendje të madhe. Ai sot është 87 vjeç dhe kujton se në Durrës, pati entuziazëm dhe çudi jo vetëm për daljen e balenave por edhe për dyndjen e vizitorëve që vinin nga shumë qytete të vendit.

Si e kujton këtë ngjarje Daut Hoxha?

Atë ditë kur u fol për balenat që ishin parë në bregdetin e Durrësit, unë sapo isha kthyer nga një shërbim që kisha kryer në Tiranë. Mesa më kujtohet ka qenë muaji tetor i vitit 1958. Bënte mot i ngrohtë atë vjeshtë sepse mbaj mend që isha veshur hollë. Një shok imi më tha se një anije peshkimi, teksa kthehej nga gjuetia kishte ndeshur një numër balenash afër bregut të detit.

Dukej si diçka e pabesueshme. Peshkatarët fillimisht ishin trembur kur kishin parë kafshët gjigante por, pastaj e kishin kuptuar se kishin të bënin me balena. Ata kishin njoftuar me radio ekzistencën e tyre pranë bregut të detit. Nuk kishte dyshim se balenat kishin humbur rrugën dhe kishin hyrë gabimisht në Mesdhe, e më pas në detin Jon dhe atë Adriatik”.

Si dolën ato në breg të detit?

Balenat ndoqën pas anijen e peshkimit teksa ajo lundronte që të hynte në port dhe ngecën në rërën e detit e nuk kishin mundësi të ktheheshin më mbrapsht. Ishin 8 balena që ngecën në cekëtinë. Ato lëvizin me tufa dhe kjo u konsiderua nga profesorët e atëhershëm, si një familje me 8 anëtarë.

Po më pas si u veprua me to?

Balenat ngecën në rrugën detare që përshkonin anijet e vogla dhe peshkarexhat kur hynin dhe dilnin nga porti detar, kështu që u vendos që ato të largoheshin që andej, se pengonin anijet duke u kthyer në një pengesë serioze. Specialistë, kapitenë peshkarexhash si dhe peshkatarë me eksperiencë pune, shkuan dhe panë situatën nga afër.

U propozua që ato të tërhiqeshin me litarë apo me cima detare. Ndërkohë balenat pasi kishin ngecur në cekëtinë kishin ngordhur. Në vendndodhjen e tyre, që pak a shumë ishte atje ku dikur ka qenë një vapor grek i mbytur, u shkua me mjetet e pilotazhit.

Më pas balenat u shpuan me fuzhnje e pajisje në formë çengelash dhe u lidhën me litarë peshkimi e u tërhoqën deri në breg të detit, pikërisht aty ku atëherë ndodhej Porti i Peshkimit. Sot në atë vend ndodhet terminali i trageteve.

Në atë kohë ende nuk ishte ndërtuar kalata dhe porti i peshkimit përfundonte në bregdet. Për t’i nxjerrë kafshët gjigande në breg, u desh një punë e madhe pasi, anijet i linin deri aty ku ato e kishin të mundur që të lundronin. Një volum i madh pune është kryer me krahë me tërheqje.

Si e kujton momentin kur i pe me sy balenat?

Ishte befasi. Ne shikojmë ndonjë delfin apo breshkë që del në breg dhe çuditemi e jemi kuriozë që t’i shikojmë, llogarisni balenat. Ishin kafshë gjigande. Ishin nga 10 -12 m. të gjata dhe secila prej tyre peshonte nga 40 deri në 50 kuintal.

Por më e bukura ishte, kur profesorët që vinin nga Tirana, na thanë se këto bëjnë pjesë te balenat me madhësi të vogël pasi, ka lloje të tjera që janë akoma më të mëdha edhe një herë sa këto që kishin dalë në Durrës. Këto ishin matjet që bënë profesorët që erdhën nga Tirana.

Më kujtohet që në Durrës pati ardhur Profesor Tahir Haxhihyseni, si dhe një tjetër me mbiemrin Demneri. Ata u morën seriozisht me këtë punë. U tha se këto balena quheshin ‘Kasholot’. Bashkë me shokët e mi shkuam disa herë për t’i parë. U tha se ishin dy shkaqet që balenat kishin përfunduar në Adriatik.

Shkaku i parë ishte ai i ndjekjes së tufave të peshqve, me të cilët ato ushqeheshin e që kishin bërë që të humbitnin rrugën. Shkaku i dytë ishte më shkencor. Meqenëse kjo lloj balene jeton në Oqeanin Atlantik, familja prej 8 anëtarësh mund të kishte ngatërruar rrugën, duke ndjekur rrymat detare dhe pa dashje kishte kaluar ngushticën e Gjibraltarit, duke hyrë në Mesdhe e më pas në Jon dhe Adriatik.

Balenat u nxorën në bregun e portit të peshkimit dhe për drejtimin e këtij operacioni, u caktua Drejtoria e Peshkimit. Në atë kohë drejtor i peshkimit ishte Jani Fullani, babai i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Peshkimi u kujdes jo vetëm për nxjerrjen e tyre në breg, por edhe me punën që u krye më pas.

Çfarë ngjau më tej?

Në peshkimin e atëhershëm pati dyndje vizitorësh. Më kujtohet që u vendos një brez sigurie, për të shmangur kontaktin e njerëzve më këto kafshë gjigande. Nxënësit e shkollave të Durrësit, nën drejtimin e mësuesve të Biologjisë dhe Zoologjisë, shkonin dhe shikonin balenat, duke i konsideruar këto vizita si pjesë të procesit mësimor. Ndërkohë vizitorë nga Tirana, Elbasani, Berati, Shkodra, etj., dyndeshin në Durrës për t’i parë ato.

Çfarë u bë më pas me balenat?

Pas nxjerrjes së tyre në bregdet, u mendua për largimin e tyre që andej, pasi nisi edhe procesi i kalbëzimit të tyre, nisi të ndihej erë e rëndë. U thirrën në skenë kasapët. Një numër i konsiderueshëm i tyre nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja, me thika dhe hanxharë në duar, punuan për disa ditë me radhë në portin e peshkimit. Ata u morën me prerjen dhe copëtimin e balenave. Llogarisni rreth 40 ton mish balene, që duhej copëtuar me duar. Nuk kishte mjete të tjera.

Ku shkoi gjithë ajo masë mishi dhe dhjami balene?

Unë nuk e di me saktësi se çfarë përdorimi pati kjo masë e madhe mishi dhe dhjami. U fol që kishte përfunduar në Fabrikën e Ekstra-taninit “Ernest Telman”, në Vlorë për t’u kthyer në vaj dhe në parafinë për të prodhuar qirinj. E kujtoj si një nga ngjarjet e pazakonta në jetën time. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Shtator 2022

Next Post

“Vajza që s’u martua kurrë, sakrifikoi jetën dhe shiti plaçkat e shtëpisë e pajën e saj, për t’ju gjetur vëllait në burgje, por në fund ai...”/ Historia tragjike e familjes nga Berati

Artikuj të ngjashëm

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Intervista

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!

April 27, 2026
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
Intervista

“Disa grupe të arratisurish që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhdukën nga faqja e dheut e s’u dihet as varri, si ai i Bajraktarit të Merturit, Mark Tunxhi, apo…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e Gjon Kadelit

April 13, 2026
“Gjatë dymbëdhjetë viteve që shërbeva si kardiolog pranë grupit të mjekëve të Enver Hoxhës, të them të drejtën, unë kisha frikë nga ai, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut, Prof. Dr. Ylli Popa
Intervista

“Pas shkrimit te ‘Zëri i Popullit’, kur më treguan se më ndiqte Sigurimi, i thashë Sihat Tozajt, se kjo gjë s’mund të bëhej pa lejen e Ramiz Alisë, se isha deputet, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës

February 24, 2026
“Deputet më kishte zgjedhur Enveri se isha mjek i tij, edhe Ramizin e kuroja, por pas shkrimit te ‘Zëri Popullit’, kur e pyetën në plenum në Korçë, ai vuri dorën poshtë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës
Intervista

“Deputet më kishte zgjedhur Enveri se isha mjek i tij, edhe Ramizin e kuroja, por pas shkrimit te ‘Zëri Popullit’, kur e pyetën në plenum në Korçë, ai vuri dorën poshtë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës

February 26, 2026
“Babai ishte korrier i Enverit dhe ndihmoi me flori Lëvizjen, nëna, Myrvet Baholli, kushëri e dytë e Nexhmijes, por familja jonë u masakrua…”/ Historia tragjike e Demir bej Bungos, që vdiq në kënetën e Maliqit
Intervista

“Babai ishte korrier i Enverit dhe ndihmoi me flori Lëvizjen, nëna, Myrvet Baholli, kushëri e dytë e Nexhmijes, por familja jonë u masakrua…”/ Historia tragjike e Demir bej Bungos, që vdiq në kënetën e Maliqit

February 19, 2026
“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë
Intervista

“Pas vdekjes së babait në burg, na internuan në Elbasan, por ndërhyri Vito Kapo, e na ndihmoi ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, njeri i respektuar…”/ Dëshmia e së bijës së ish-firmëtarit të Pavarsisë

February 3, 2026
Next Post
Memorie.al

“Vajza që s’u martua kurrë, sakrifikoi jetën dhe shiti plaçkat e shtëpisë e pajën e saj, për t’ju gjetur vëllait në burgje, por në fund ai...”/ Historia tragjike e familjes nga Berati

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme