• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ambasadori juaj në Tiranë po mbledh informata në Durrës, Elbasan, etj., dhe i’u tha gjeneralëve tanë në Rinas, se…”/ Letra e Enverit për Kremlinin

Zbulohet debati i ashpër/ Koço Tashko: “Të dënohen ata që folën në plenum kundër Hrushovit, ai nuk gabon, por edhe Stalini…”/ Enveri: thirri mendjes, ti je i sëmurë nga koka…

“Ç’deshe ti Liri te diplomati sovjetik, apo siç thanë shokët, kërkon t’i zësh vendin e Enverit, dhe…”/ Mbledhja  që ‘kryqëzoi’ anëtaren e Byrosë

Dashnor Kaloçi  

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, që mban datën 6 gusht të vitit 1960, ku Enver Hoxha me anë të një letre dërguar udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i’u ankohet krerëve të Kremlinit lidhur me qëndrimin dhe veprimet e një pjese të diplomatëve të ambasadës ruse në Tiranë, të cilët sipas tij, kishin filluar të mblidhnin informata në Tiranë, Durrës, Elbasan, etj., duke folur dhe bërë propagandë negative, ndaj PPSH-së dhe duke influencuar negativisht te Koço Tashko, kryetar i Komisionit të Kontrollit dhe Revizionimit të Partisë, të cilin e kishin tërhequr në pozita armiqësore, apo ambasadori Ivanon, që u kishte thënë gjeneralëve shqiptarë në aeroportin e Rinasit, duke i pyetur: “Kujt i qëndron besnike ushtria”?!,

Letra e Enverit për Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik

LETËR DREJTUAR KQ TE PARTISË KOMUNISTE TE BASHKIMIT SOVJETIK LIDHUR ME NDËRHYRJEN E HAPUR NE PUNËT E BRENDSHME TE PPSH DHE TE SHTETIT SHQIPTAR, NGA DISA FUNKSIONARE TE AMBASADËS SE BASHKIMIT SOVJETIK NE TIRANE

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Moskë

6 gusht 1960

Partia e Punës e Shqipërisë, në marrëdhëniet e saj me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, është udhëhequr dhe udhëhiqet nga parimet e mëdha të marksizëm-leninizmit dhe të internacionalizmit proletar.

Me keqardhjen më të madhe ju vëmë në dijeni se këto kohët e fundit, pas Mbledhjes së përfaqësuesve të partive komuniste dhe punëtore në Bukuresht, konstatojmë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e disa personave që janë funksionarë të ambasadës sovjetike në Tiranë, qëndrim i cili nuk mund të sjellë veçse dëm në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe dy partive tona, sepse ka të bëjë me ndërhyrjen e hapur të këtyre personave në punët e brendshme të Partisë dhe të shtetit tone, në kundërshtim me qëndrimin marksist-leninist që është mbajtur kurdoherë nga njerëzit sovjetikë ndaj çështjeve tona të brendshme.

Ne konstatojmë me hidhërim të madh se shoku K.I. Novikov, këshilltar i ambasadës sovjetike në Tiranë, jashtë çdo rregulli partie dhe normash që përcaktojnë marrëdhëniet tona vëllazërore, është orvatur shumë herë për të mbledhur informata nga kuadrot dhe nga funksionarët e Partisë sonë si në Tiranë, në Elbasan, në Durrës, dhe gjetkë, për çështje kaq të rëndësishme mbi Partinë tonë, siç janë ato që shqyrton Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë, të cilat kanë të bëjnë me vijën e përgjithshme politike të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Ai u ka folur kuadrove tanë të Partisë haptazi kundër vijës së përgjithshme të Partisë dhe u ka bërë atyre agjitacion për t’i vënë në pozita të gabuara kundër Komitetit Qendror të Partisë sonë. Sekretari i parë i ambasadës sovjetike, F.P. Bespallov, bashkë me ambasadorin, shokun V.I. Ivanov, dhe këshilltarin e ambasadës, shokun K.I. Novikov, me anën e metodave të palejueshme në marrëdhëniet midis partive marksiste-leniniste, kanë mundur të influencojnë negativisht te Koço Tashko, kryetar i Komisionit të Revizionimit në Partinë tonë, duke e tërhequr atë në pozita të hapura kundër vijës se përgjithshme të Partisë sonë.

Një veprimtari e tillë është ndërhyrje flagrante dhe e palejueshme në punët e brendshme të Partisë sonë marksiste-leniniste, nga ana e këtyre funksionarëve të ambasadës sovjetike, është veprimtari e hapur kundër unitetit te Partisë sonë dhe kundër vijës se saj te përgjithshme.

Ne jemi shumë të prekur sidomos nga qëndrimi i ambasadorit sovjetik, shokut Ivanov, këto kohët e fundit, i cili shkoi aq larg në veprimtarinë e tij jomiqësore ndaj Partisë sonë, saqë pati guximin që t’u bëjë gjeneralëve dhe oficerëve tanë, publikisht, ne aerodromin e Tiranës, pyetjen e çuditshme dhe të dyshimtë: “Kujt i qëndron besnike ushtria”?

Gjeneralët tanë i dhanë atij përgjigjen e duhur aty për aty dhe kanë ardhur me lot ndër sy ne Komitetin Qendror të Partisë, të revoltuar nga një pyetje e tillë tendencioze e shokut Ivanov dhe duke bërë pyetjen e logjikshme: “përse ai bën një pyetje të tillë, përse ai të vërë ne dyshim besnikërinë e ushtrisë sonë ndaj Partisë, atdheut, popullit dhe kampit të socializmit”?

Për të gjithë ne është krejtësisht i palejueshëm ky qëndrim i ambasadorit të Bashkimit Sovjetik, shokut Ivanov. Këto fakte (dhe ka edhe shumë të tjera si këto) ne na kanë dëshpëruar pa masë.

Deri sot ne kemi bërë veshin të shurdhër dhe kemi mbyllur një sy ndaj veprimeve të këtyre funksionarëve të ambasadës sovjetike dhe këtë e kemi bërë vetëm për hir të miqësisë së madhe që ekziston midis dy vendeve tona.

Por tani që veprimet e disa funksionarëve te ambasadës sovjetike kundër vijës se përgjithshme dhe unitetit të Partisë sonë, po marrin përpjesëtime të padurueshme, ne e ndiejmë për detyrë t’ju informojmë shoqërisht me shpresë se ju do te merrni masat përkatëse.

Këto veprime të disa funksionarëve te ambasadës sovjetike nuk ndihmojnë në forcimin e miqësisë që ekziston midis të dy vendeve tona, ato dëmtojnë marrëdhëniet internacionaliste që ekzistojnë midis të dy partive tona.

Ne e ndiejmë për detyrë që t’ju informojmë mbi këto gjëra, të flasim me ju haptazi dhe drejt, siç kemi bërë kurdoherë, siç na mëson vetë Partia e Leninit të madh. Ne nuk kuptojmë se përse të ndodhë një ndryshim i këtillë në qëndrimin e këtyre funksionarëve të ambasadës sovjetike.

Ata flasin me kuadrot tanë haptazi kundër qëndrimit që mbajti Partia jonë në Mbledhjen e partive komuniste dhe punëtore në Bukuresht dhe përpiqen intensivisht që të përçajnë unitetin e Partisë sonë dhe të udhëheqjes se saj.

Qëndrimi i Partisë sonë në Mbledhjen e Bukureshtit është i qartë si drita e diellit. Partia jonë ne atë mbledhje shprehu haptazi dhe qartë pikëpamjet e veta dhe askujt nuk i lejohet që të shtrembërojë realitetin mbi qëndrimet e Partisë sonë.

Ashtu sikundër ne Mbledhjen e Bukureshtit ne folëm haptazi dhe qartë mbi çështjet që u shtruan në atë mbledhje, ashtu do të flasim haptazi dhe qartë edhe në mbledhjen e ardhshme që do të bëhet në Moskë, sikurse është vendosur nga të gjitha partitë që morën pjesë ne Mbledhjen e Bukureshtit.

Nuk i lejohet askujt, për asnjë arsye, që të ndërhyjë në punët tona të brendshme për të ndryshuar qëndrimin e drejt marksist-leninist të Partisë sonë, sikundër po orvaten ta bëjnë disa funksionarë te ambasadës sovjetike ne Tiranë.

Partia jonë, sikurse të gjitha partitë e tjera marksiste-leniniste, ka të drejt të ketë pikëpamjen e vet dhe t’i shfaqë pikëpamjet e veta lirisht, ashtu siç i mendon, siç na mëson Lenini i madh.

Këtë të drejtë, për të thënë pikëpamjet e veta lirisht, Partisë sonë ia ka dhënë marksizëm-leninizmi dhe është krejtësisht e palejueshme që të bëhen orvatje për ta paraqitur Partinë tonë sikur gjoja ajo këto kohët e fundit qenka futur në rrugë të shtrembra, siç përpiqen “të vërtetojnë” disa funksionarë të ambasadës sovjetike ne Tiranë.

Kushdo që përpiqet të shtrembërojë realitetin mbi qëndrimin e Partisë sonë, gabon rëndë. Partia e Punës e Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithë jetën besnike e marksizëm-leninizmit, për këtë dëshmon më së miri e gjithë rruga e lavdishme që ka përshkuar Partia jonë, që nga krijimi i saj dhe deri sot.

Partia e Punës e Shqipërisë, si kurdoherë, do të luftojë me të gjitha forcat e veta, për t’i qëndruar besnike deri ne fund marksizëm-leninizmit, siç na mëson i madhi Lenin.

Komiteti Qendror i Partisë sonë konsideron se ndryshimi në qëndrimin e mbajtur nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe nga Partia e Punës e Shqipërisë në Mbledhjen e Bukureshtit nuk duhet të bëhet shkak për të ndërhyrë në punët e brendshme të njëri-tjetrit nga asnjë person, sepse kjo nuk do t’i ndihmonte çështjes dhe do të cënonte interesat e përbashkëta midis të dy partive tona.

Ne kemi bindje se ju do te merrni masat e nevojshme për të mos u përsëritur më raste të tilla në veprimtarinë e funksionarëve të ambasadës sovjetike ne Tiranë./Memorie.al

Përshëndetje komuniste

Në emër te Komitetit Qendror te Partisë se Punës te Shqipërisë

Sekretari i Parë

Enver Hoxha

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share11TweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Qershor

Next Post

“Ja si na i vranë katër shokët tanë të burgosur në kampin e Laçit që tentuan arratisjen dhe fjalimi i komisarit para viktimave…”/ Si e shpërthyen burgun e Fushë-Krujës

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 8, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 7, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
Next Post
Letra për Mehmet Shehun: “Në kampin e Laçit, trupin e të vrarit që u arratis, e lanë 24 orë në oborr te këmbët e të burgosurve dhe…”/ Denoncimi i Bedri Spahiut nga burgu

“Ja si na i vranë katër shokët tanë të burgosur në kampin e Laçit që tentuan arratisjen dhe fjalimi i komisarit para viktimave…”/ Si e shpërthyen burgun e Fushë-Krujës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!