• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
“Brenda ditës u shitën 30 mijë kopjet e ‘Dimrit…’, Kadare u mbyll brenda pallatit kubist, Bulevardi Madh ngrysej pa çiftin tërheqës Kadare, Sigurimi donte kokën e tij…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
“Përbindëshi’, u publikua dhe më pas u ndalua, në periudhën e stalinizmit kishte shkrimtarë si Bulgakovi Maldestam, Ana Akmatova, që…”/ Intervista e panjohur e Kadaresë në “La Stampa”, maj 2010
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur
“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

Nga Roland Gjoza

Memorie.al / Mos t’ju duket e çuditshme. Vite më vonë kur ndodhesha në Bukuresht, disa muaj para rënies së Çausheskut, mësova se rumunët flisnin me kod nga frika e ‘Securitate’-s (policia sekrete). Kadare na jepte leksionet e letërsisë moderniste. Vinte pak me vonesë. Nga rruga drejt e në sallë. Nuk hynte dot. Më kujtohet si tani ky moment tejet emocionues. Vinin për të dëgjuar leksionet e tij, studentë nga shumë fakultete të tjerë: Gjuhët e huaja, Ekonomiku, Gjeologjiku, Histori-gjeografia dhe në heshtje prisnin me një ndjenjë frike, se mos vinte ndonjë urdhër nga lart dhe i dëbonte. Kjo frikë e dëbimit i ngjante atij ankthit sfilitës që na kaplonte në fëmijëri, kur futeshim vjedhurazi në një seancë filmi ku ishte e ndaluar hyrja për fëmijë, nën moshën 16 vjeç.

Ç’bënte Kadare? As e çante kokën. Nuk përshëndeste, as nuk thoshte më falni për vonesën. E pakta që mund të thoshte ishte kjo: “S’ma dha kryetari makinën e Lidhjes. Erdha më këmbë”. Salla nxinte 80 vetë, aty ishin më shumë se 140 studentë, qe kishin ardhur të dëgjonin çdo të thoshte Kadare për Kafkën e Sollzhenicinin.

O zot, pse gjithë kjo kureshtje e llahtaruar, ku përzihej frika, misteri, mrekullia? Flitej për gjëra të ndaluara. Tabutë, si Shën Llazarin, Kadare i mbante në duar dhe u shpështillte fashot e pavdekësisë, që t’i bënte të prekshëm, njerëzore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Po si ia arrinte këtij shndërrimi të vështirë, gati të pamundur? Me anë të kodit të tij, kodit Kadare, të leximit të dytë midis rreshtave, të zhvendosjes së tekstit, me mjeshtërinë e një alkimisti dhe përqendrimin e vëmendjes në kontekstin diskret. Ky manovrim delikat, i rrezikshëm, prej ekuilibristi në tel, nuk kishte si të mos zbulonte mendjen dhe shpirtin e bukur të Kadaresë.

Atë nuk kishe se si të mos e shikoje të pasqyruar në 280 sy dhe në ato vështrime të etura dhe, për më tepër, s’kishte se si të mos shprehej në mënyrën më prekëse, dhënia, dorëzimi, ajo lutja e heshtur hamgjitëse: bëj me mua ç’të duash, jam robi yt. Më kuptoni, ju lutem, Kafkën dhe Sollzhenicinin po i interpretonte me kod Kadare, një shkrimtar i përmasave të tyre.

Sa herë kisha fatin të dëgjoja Kadarenë, më kujtoheshin tri rreshtat e parë me vajza të bukura. Jo, një dhe dy rreshta, po tri, sepse ashtu donte ai. I ziu Rrapi! Unë e njihja Kadarenë, se ai më kishte botuar shumë poezi te “Drita”. Njëherë, pas leksionit, e pyeta për këtë manierë, trill artisti.

“Nuk është manierë”, më tha, “as trill, po një korrigjim nëpërmjet syve. Dihet se sytë e vajzave të bukura, janë shumë shprehës. Njëra i ka jeshilë me pak dritë diellore, tjetra të zinj, një tjetër blu. Ato sy janë në moshën e dashurisë. Në këtë moshë nuk ka falsitet, po natyrshmëri, sinqeritet.

Unë jam rob i tyre, jo ato robinjat e mia, siç mund të pandehet. Pra, unë provoj veten, sa tërheqës jam, sepse te fjala është shpirti. Natyrisht, nuk duhet të keqkuptohem. Sepse po shoh që veprimet e mia dhe ato fare më të parëndësishmet, interpretohen me sens të keq. Pse kishte veshur Kadareja golf të bardhë, pse ishte aq i zymtë, mos i ka shkarë këmba dhe ne s’e kemi marrë vesh, pse nuk na foli? Merren shumë me privacinë. Kjo më trondit nganjëherë, sepse unë dëgjoj për veten gjëra që nuk i di”.

Kadare nuk ishte pedagogu i zakonshëm kur vinte për të na dhënë leksion. Ai nuk ishte pedagogu i skemës pedagogjike: regjistri në dorë, marrja e mungesave, fillimi i leksionit dhe studentet që mbajnë shënime. Ku pyeste artisti aristokrat Kadare nga këto idiotizma, sepse kështu i dukeshin më të drejtë, si mund të ulej ai në katedër dhe të thërriste emrat e 80 studentëve? As që imagjinohet. Ai nuk e honepste katedrën e mërzitshme, karrigen që gërvinte, gërmuqjen në të, ai nuk ulej kurrë.

Kadare e fillonte kështu leksionin; “Ata qentë e Sollzhenicinit më kanë lënë pa gjumë mbrëmë. Mos mendoni se në veprat e Sollzhenicinit nuk ka art të madh. Po menduat kështu, ju keni minimizuar ndikimin revizionist”. Ja, ky ishte kodi i Kadaresë. Bufët le të gjuanin minj, dhelprat finoke le të përfitonin.

Më duket se të gjithë përfitonim, pa e hapur gojën në një marrëveshje xhentëlmenësh. Ne më mirë vriteshim, se të tradhtonim Kadarenë. S’pipëtinte njeri në sallë. Një vajzë shumë e bukur, një nga ato të letërsisë, aq shumë u emocionua nga fjalët e tij, sa s’i ra të fikët. Kadare e uli në katedër. A i kishte rënë ndonjëherë të fikët Helenës?

Ky ishte Kadare i bukur

Po megjithatë Kadare seç kishte një çehre të prishur. Në përgjithësi shkrimtarët ishin të zymtë. Ne kishim shumë respekt për ta. E donim librin. Unë që trembëdhjetë vjeç futesha në librari (ka qenë një librari e madhe aty ku sot ndodhet Muzeu Historik Kombëtar dhe ngjitur me të kafeneja e preferuar e Dritëro Agollit, Shuteriqit, Musarajt, Petro Markos dhe e shumë shkrimtarëve të tjerë). Aty brenda në librari rrija gati një orë dhe shikoja librat.

Shikoja si llosh librat. Dhe mendoja për shkrimtarët. Sot nuk kanë respekt për shkrimtarët si atëherë. Unë çuditesha me zymtinë e shkrimtarit. Pse vallë të jenë kaq melankolikë? Ç’kanë? Ç’i mundon? Më kujtohet babai im, që më quante sakat ngaqë merresha me letërsi. Po këtë ma thoshte me përkëdhelje, me humor. Në atë kohë ai punonte infermier në Poliambulancën Qendrore, në repartin e Neurologjisë.

“Kush është shkrimtari më i madh”? më pyeste për kureshtje, po më shumë për të më bërë qejfin. “Ismail Kadare”, i përgjigjesha unë. “Po ky s’na ka ardhur asnjëherë në Neurologji. Të gjithë shkrimtarët janë dukur, kanë marrë ilaçe, janë kuruar, ndërsa ky gjirokastriti nuk na ka ardhur akoma. Doktor Luzi mezi pret ta shohë”. Më vonë kur shërbente te Kardiologjia, po ky avaz; “Kadare nuk po duket”!

Kur shërbente te Urgjenca, që kishte rast t’i binte Tiranës kryq e tërthor dhe të hynte në çdo familje, më tha me keqardhje; “Ky i preferuari yt që s’po na e var trastën, s’qënka njeri”. “Po pse, o baba, akoma s’e takuat”? “Vdiq doktor Xhumari për t’i bërë një vizitë Kadaresë, plasi i ziu, po ai gjirokastriti s’vuaka nga asnjë sëmundje. Nuk është njeri, më dëgjo mua”.

Po pse ishin të zymtë shkrimtarët? Kadare e kishte më të vështirë se të gjithë. Bisha kishte rënë në dashuri me bukuroshen. Ishte një dashuri e komplikuar, tejet e paparashikuar. Diktatori kishte gjetur përfituesin e vet. Nuk është pak që, ekspertët e letërsisë botërore, të thonë se, në Shqipëri, në këtë vend të izoluar e enigmatik, bëhet letërsi e madhe.

Vepra e Kadaresë ishte makijazhi finosh dhe i pëlqyeshëm për fytyrën e bishës. Po për këtë mos vallë e ka fajin Kadareja? Ishte një miqësi nga larg, një pëlqim, po që mund të kthehej në urrejtje. Kujdes. Nuk dihet si agon e nesërmja. Këtë të papritur që mund të sillte e nesërmja, e vuanin të gjithë shkrimtarët.

Gijotina herë afrohej, herë largohej. Duheshin koka që të justifikohej revolucioni. Ne, “brodueistët”, kalonim poshtë pallatit kubist të Kadaresë, bënim adetin si çdo natë: U kthye? Po, po është lart. Helena u shkëput për pak dhe bleu diçka. Ai e priti te bukinisti plak. Si dukej? Normal. E pyeti “Bllokun” për atë vajzën? Jo. Nuk donte material sonte? Ajo historia e bllokut i pëlqeu.

Ç’ishte kjo histori “brodueiste” me bllokun? Bujar Kapexhiu kishte parë një vajzë me një bllok të bukur. Iu qep vajzës. Ajo e gjorë nuk i rezistoi dot këmbënguljes së tij dhe pranoi të shkonin nga liqeni. Në kohën kur priste që ai t’i shprehte dashurinë, Bujari i kërkoi bllokun. Ajo ia dha. Dhe sërish priste prej tij deklaratën e dashurisë, po ai i “pafytyrë”, i tha se e kishte ndjekur vetëm për t’i marrë bllokun.

Kadareja na begeniste nganjëherë. “E, Molo”, e thërrisnin brodueistët më të rritur, ata të brezit të dytë. Ne mezi prisnim ta shikonim nga afër. S’kishte njeri më të zakonshëm në botë. Po të mos qe bërë shkrimtar me emër, padyshim do ta kishim midis nesh në “Broduej”.

E, ç’bëhej aty. Kur kalonte ndonjë coftinë, Tim Xhelaka thoshte; “Po kalon kriza e përgjithshme e kapitalizmit”. Saimir Kumbaro, “brodueisti” më i bukur, që i ecte me femrat, kur kalonte ndonjë djalkë mamaje, thoshte: “Ky merret me sport të thatë (mansturbon)”.

Dhe aty pranë nesh ishte gijotina. Po ne budallenjtë e merrnim jetën si të na vinte. Prisnim Panajot Kanaçin. Atë e donim, se blinte fara për pëllumbat dhe zogjtë. Ia blinte tërë qesen shitësit endacak, Gon Qepës dhe i hidhte farat nëpër çati. Ai kishte mbjellë një hardhi në trotuar, që tani i kacavirrej te dritarja.

Beb Daliu e pyeste: “Panajot, t’u rrit rrushi”? “U rrit, u rrit, djema”. Ai kurrë nuk e kuptoi se ata bënin shaka, se e hidhnin fjalën për tjetër gjë. Kadare i shikonte të gjitha, i dëgjonte të gjitha. Prandaj na pëlqente, se ai ishte si ne, e tërhiqte jeta jonë.

Po pse ishin të zymtë shkrimtarët? Pse ishte i zymtë Kadare? S’dihej si gdhihej diktatori. Kur botoi romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, një roman i jashtëzakonshëm, ku dilnin hapur antipatia e Kadaresë për Ministrinë e Brendshme, shefat e kuadrit, të paaftët, ndodhi që të përmendej Saturni, ai u bë gati të jepte vendimin fatal.

Saturni po mendohej. Ishte e tmerrshme. Pothuajse të gjithë donin kokën e Kadaresë. Do të kishte qenë një shembull i madh i revolucionit proletar. Gijotina ishte afruar, ishte në hyrje të pallatit kubist. Po bëhej gati të ngjitej lart në katin e dytë. Kadare ishte mbyllur brenda. Bulevardi i Madh ngrysej dhe zbardhte pa ta, pa çiftin aq tërheqës Kadare.

Shefat e Sigurimit të Shtetit donin kokën e tij, komunistët e shprehnin hapur pakënaqësinë dhe padurimin, sepse shikonin veten te shefi i kuadrit dhe te gjithë ajo ushtri të paaftësh, që Kadare nuk ia kishte kursyer përbuzjen.

Spektakli popullor po merrte ngjyra tragjike. Ajo, gruaja e diktatorit, tejet e zhgënjyer dhe e zemëruar, pritej të jepte dënimin ekstrem. Ju kujtohet ajo kohë e trazuar? Ne pyesnim me zemër të dridhur; “Ka lajme të reja”? “Jo, po kësaj radhe nuk shpëton”. “Mos, ç’thua”! Dëgjonim të thoshin: “E hëngri më në fund Kadareja. Shyqyr shpëtuam, se po na merrte më qafe ky shkrimtar i shitur”.

Me udhëzim të Komitetit Qendror, u lejua që të kritikohej vepra në shtyp. Ju kujtohet çfarë shkruhej? “Kadare shkruan enkas që ta pëlqejë Perëndimi. Ç’ështe kjo vetmi, ne s’jemi vetëm”. Kritikat ishin shpartalluese. “Ç’thotë i madhi”? “Ende s’ka thënë gjë. Po u bënë shumë raste që ai e fal. Kësaj radhe nuk shpëton. Prej atij vinë të gjitha, prej Kadaresë. Po e fali dhe kësaj radhe, ai qoftë”!

Enver Hoxha e mbrojti, jo për ideale, po si përfitues. Ai donte që të mbyllej kjo katrahurë e rrezikshme, që po merrte përmasa politike. 30 mijë kopjet e librit ishin shitur brenda ditës. Kishte filluar fotokopjimi i tij. Kështu ndodhte me Kadarenë, shitej nën dorë. Për librat e tij mbahej radhë që në mëngjes. E keni harruar?

Enver Hoxha shkoi vetë në një takim me punëtorët e metalurgjikut dhe pasi dëgjoi vërejtjet e tyre tejet të ashpra për romanin, tha pak a shumë këto fjalë, që u komentuan gjatë. “Po ju bëj një pyetje, si klasë punëtore, nga qelbet peshku? E, mo”? Askush s’guxonte të fliste.

Një nga ata të organizatës, që ruanin mureve në këmbë, i bëri shenjë dikujt, që u ngrit si me sustë dhe gjëmoi; “Nga koka, shoku Enver”! “Po koka në roman është Sekretari i Parë i Partisë, jam unë, është partia. Kështu është! Kllasa nuk mendon ndryshe, apo jo”?

Gijotina u zhvendos sërish diku larg, midis Bulevardit të Madh dhe Lidhjes së Shkrimtarëve. Kadare ia kishte hedhur edhe kësaj here. E pamë përsëri në mbrëmje kapur për krahu me Helenën, duke pëshpëritur me një fije nënqeshje të qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kur u përkthye romani në Francë, kritika e krahasoi me Kafkën dhe Tolstoin, për frymën absurde dhe epizmin e ndritshëm./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 1 Nëntor 2026

Next Post

“S’dihet influenca e bijve të tij në qeveri, pasi s’janë identifikuar në postet publike, por në vitin ’84, Iliri, drejtonte ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, kurse Sokoli u emërua...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë
Art & Kulture

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

September 17, 2026
Next Post
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”

“S’dihet influenca e bijve të tij në qeveri, pasi s’janë identifikuar në postet publike, por në vitin ’84, Iliri, drejtonte ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, kurse Sokoli u emërua...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme