• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

“Në mbledhjen e katërt, më 26-27 korrik 1993, në ‘Kodër të Trimave’ në shtëpinë e Fatmir Brajshorit, në Prishtinë – u emërtua shkurt: Lëvizja Popullore e Kosovës…”/ Historia e krijimit të UÇK-së
“Me 29 qershor 1946, Prizreni i bukur kishte ditë zie, pasi para trupit gjykues u ulën 27 shqiptarë, të cilët…”/ Ana e panjohur e procesit të Marie Shllakut, ku u pushkatua Gjergj Martini nga Shkodra
“Mësuesi Nazmi R., tepër i nervozuar, pse ne morëm pjesë në demonstratë e hodhi ditarin me inat dhe na tha…”/ Dëshmia e ish-nxënëses, që u survejua nga UDB-ja dhe agjenti i tyre, Zabiti
“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

Nga Msc-Kristinë Dedaj

Pjesa e dytë

Memorie.al / Marie Shllaku la gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe mendjen e popullit shqiptarë. Kjo ikonë emblematike mbetët njëra ndër figurat e pazëvendësueshme në historinë e kombit tonë, që nga koha kur veproi deri në ditët e sotme si një atdhetare e flakët ku synonim i saj ishte Shqipërina etnike. Puna, jeta dhe veprimtaria e saj prej një atdhetare, la gjurmë duke e begatuar epokën e ndritur të historisë së femrës shqiptare në luftë për liri dhe çlirim e bashkim kombëtar . Historia është mësuese e jetës prandaj jeta flet për njeriun, koha flet për vitet e njeriu me punë e sakrificë le gjurmë në histori. E tillë ishte edhe Marie Shllaku e cila edhe pse e re në moshë, u gjend kudo ku e kërkonte nevoja për të kryer detyrat që i kishte dhënë vetes përkrah atdhetarëve të çështjes sonë kombëtare. Heroina e guximshme me veprën dhe kontributin e saj na tregoi se ishte trimëreshë, e fortë dhe e pathyeshme ku nuk iu frikësua as vdekjes.

                                                         Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

“Piloti grek, Akrivojannis, ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh, por disa vite ai quhej tradhtar…”/ Historia e komunistit grek që pushkatua në gusht ‘56

Marie Shllaku dhe At Bernard Llupi kishin të njëjtat ideale nacionaliste dhe për këtë qëllim komunistët i pushkatuan po së bashku me të njëjtat plumba dhe në të njëjtën ditë nga xhelatët sllavo-komunistë dhe tradhtarët shqiptarë. Një nga pyetjet që hetuesi komunist ia bëri heroinës guximtare e sypatrembur, ishte: “Kur keni filluar të merreni me politikë”? -“Që në moshën time të re jam marrë me politikë në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për vendin, përpjekja ime për  një Shqipëri Etnike dhe të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura siç janë Kosova me Çamërinë”.

Marie Shllaku u akuzua nga komunisti Ali Shukriu për: “Ishte sekretareshë e Ministrit të Punëve të Brendshme, Iljaz Agushit dhe ing. Xhafer Devës dhe kishte mbetur në Kosovë për të punuar kundër sistemit të ri shoqëror; Ajo së bashku me disa fshatar i kishte organizuar ata dhe kishte dal në male për të luftuar kundër partizanëve dhe kundër sistemit të ri, duke penguar UNÇ- në të ndërtojë pushtetin popullor dhe për të rregulluar situatën në Kosovë; Në fund të vitit 1944 duke i njohur njerëzit që ishin në lidhje me ing. Xhafer Deva, ajo bëri lidhjen e ndërsjelltë të tyre me Ismail Goranin dhe Ukë Sadikun, të cilët pastaj sulmuan Gjilanin, Ferizajin dhe vendet e tjera ;

Në janarin e vitit 1945 pasi doli në mal ajo bëri propagandë që shqiptarët mos të rreshtohen në armatën jugosllave por të dalin në mal për të luftuar kundër forcave partizano–komuniste; Në janarin e vitit 1945 mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, së bashku me prijësit e njohur siç ishin: prof Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Major Qinsi, major Kutova, Ahmet Shala, Ukë Sadiku, Shaban Polluzha, Metë Dina etj., ku u vendos të sulmoheshin njësitë e UNÇ –në Drenicë; Me të mbaruar lufta e Drenicës dhe derisa u burgos në vjeshtën e vitit 1945, ajo vazhdoi aktivitetin e saj në mal, duke i nxitur luftëtarët e rezistencës antikomuniste, mori pjesë në shumë tubime ku u morën vendimet për të vazhduar rezistencën me armë dhe e bindte popullin që të dilte në male e të bashkoheshin luftëtarëve të Shqipërisë Etnike;

Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit apo siç quhej ndryshe “ Besa Kombëtare ” në gusht të vitit 1945, ku u vendos që prof Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik, Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarëve të rezistencës n ë Kosovë; Mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me prof Ymer Berishën dhe me prijësit e tjerë; Ishte pjesëmarrëse në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy herë me radhë, ndërsa në betejën e Siqevës  aty nga gjysma e muajit shtator 1945, u vranë 11 oficerë dhe ushtarë të Armatës Jugosllave e, ajo vet u plagos në disa vende; Mbajti lidhje me at Bernard Llupin dhe nga ai mori të holla, ushqim, letra dhe porosi të tjera; Marija edhe pse ishte e plagosur u kujdes që bandat të tërhiqen jashtë kufijve të vendit tonë sipas vendimit të aprovuar më parë”.

Për heroinën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare, sa të dhimbshme por edhe krenare njëkohësisht, janë thurë edhe vargje:

”Por ma së fundi në at kuvend

Mbasi folën shumë me rend,

Çohetn n’kambë nji vajzë e re,

E merr fjalën si tue u nxe,

Të gjith kuvendi ashtu tue e pa,

Si kjo vajzë në at moshë që ka,

Ende shtatin mirë pa rritun,

Aq e pjekun , e përgatitun!… ”

Shefqet Kelmendi, kishte fatin ta njihte heroinën trime dhe e ndjente se Kosova dhe vetë qyteti i bukur i Prizrenit historik do të jenë mirënjohës për atë që bëri ajo për këto troje ku ndër të tjera citojmë:

”Verë e vitit dyzetegjashtë …

Sot Prizreni në gji të vet,

 Me xhelozi ruan një sekret.

Borxhlinj të jemi motra jonë,

O Marije o shqiponjë”

Heroina sypatrembur vdiq në lulen e rinisë, por jetoi me shumë intensivitet e trimëri ku jetën dhe veprën e saj e vuri në shërbim të atdheut dhe të lirisë e, kështu me sakrificën e vet, mbajti gjallë në shpirtin e kombit dëshirat e shpresat liridashëse deri në fitore. Ditët e fundit në burg martirja e Dardanisë, i kalonte duke kënduar, sa që kush e dëgjonte duke kënduar, mendonin ose nuk është mirë mentalisht, ose se ka ndonjë informacion se do ta falin për arsye se është femër. “Ajo i qetësonte me fjalët se edhe pak ditë e po martohem, prandaj nisjani këngës edhe ju kosovarë, se kurrë Kosova nuk ka marrë nuse shkodrane më këngëtare se unë…”!

Atdhetarja legjendare, Marije Shllaku, ishte krenare që jetën ia fali Kosovës kreshnike. Fjalët e fundit të Marie Shllakut përpara pushkatimit nga komunistet, ishin: “Kosova ime e dashur, sa me shpresë të madhe të gjeta e, sa me zemër të plasun po të lë! Edhe në këto çastet e mia të mrama, po i lutem Zotit që gjaku im të bëhet dritë”. Heroina Marije Shllaku në mendimet, kujtimet dhe në opinionet e të tjerëve

Tomë Mrijaj, publicist dhe studiues, shkruan: “Kushdo që merr përsipër misionin fisnik apo mendon të studioj dhe shkruaj mbi figurën e heroinës së pamposhtur shkodrane Marie Shllaku, i bën një shërbim të madh trojeve etnike, kulturës dhe historiografisë mbarëshqiptare, e cila e ka lënë në harresë për shumë dekada këtë personalitet të shquar të atdhetarizmit. Tek portreti intelektual dhe patriotik i vajzës së re, gjatë gjithë jetës së saj të shkurtër, kanë spikatur disa cilësi shumë të veçanta, si: zgjuarsia, urtësia, trimëria, guximi, vetëmohimi, largpamësia, të cilat i përdori të unifikuar me dashurinë e madhe për trojet e lashta të Dardanisë heroike, me të cilën ajo u lidh ngushtë deri sa flijoi jetën e saj.

Vajza sypatrembur Marie Shllaku, privoi dashurinë e saj për të pasur familjen e re, fëmijët dhe burrin e ardhshëm, vetëm e vetëm për t’u martuar me Kosovën, me të cilën ajo ishte e lidhur shumë. Sot  nuk mund të gjesh një rast të vetëm në historinë e Kosovës apo Shqipërisë, ku një vajzë e re të privoj vetën nga ëndrrat rinore, familja, karriera politike, ekonomike, kulturore etj., sikurse ka bërë Marie Shllaku. Figurat e ndritura të kombit tonë, duhen vlerësuar për mesazhin dhe kontributin e madh që ato kanë dhënë me jetën e tyre, për ditët e bukura që gëzojnë pasardhësit në Kosovë dhe Shqipëri. Në themelet e lirisë dhe pavarësisë, janë gjaku i mijëra dëshmorëve, që ndër shekuj kanë ndërtuar historinë e lavdishme kombëtare mbarëshqiptare.

Ajo ishte e vetmja vajzë e re e shkolluar asokohe që luftoi me armë në dorë në Kosovë, e cila vinte nga një qytet i famshëm antik si Shkodra, me tradita të lashta historike, kulturore dhe patriotike, ku kanë dalë gjithnjë personalitete të shquara, që janë e mbetën sot ndera dhe krenaria e gjithë trojeve etnike. Maria, ishte truri i organizimit të rezistencës antikomuniste dhe anti serbe në Kosovë. Ajo ishte vajza e vetme e shkolluar, që ishte në krye të 50 çetave nacionaliste, të cilat vepronin në Kosovë, ku komunistët jugosllave dhe tradhtarët shqiptarë ishin në kulmin e aktivitetit të tyre antishqiptarë.

Ali Meta, kushëri i Ukë Sadikut, pjesëmarrës i masakrës së madhe në Çeli të Jellovcit, tregon: “Më pat tregue Xhafer Deva për cilësitë e Marije Shllakut. Ishte femën e pazëvendësueshme. E sjellshme, e mprehtë, nji trimneshë e rrallë, nji heroinë e rrallë. Ajo ka krye punë shumë të mëdha. Unë i mbeta borxh, i pata thanë se do të kthehesha shpejt në Kosovë, por rrjedha e ngjarjeve më la borxh ndaj saj”. Dhe shtoi: “Nënëlokja e Shkodrës ia dhuroi Kosovës martire këtë heroinë heroinash. Në botën shqiptare deri më sot, nuk ka lindë nji intelektuale sokoleshë, e aftë, trime dhe e zgjuar sa ajo”.

Emil Kastrioti; “Marie Shllaku ka qenë një ndër bashkëthemeluesit e atëhershme, të quajtur: Organizata ‘Besa Kombëtare’, të cilin e themeloi më 12 shtator 1943 në Pejën e Haxhi Zekës, i nderuari prof. Ymer Berisha, ndërsa në atë mbledhje konstituive, ka marrë pjesë edhe Marie Shllaku, e cila gjatë luftës së përgjakshme si dhe rezistencës malore pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u zhvillua dhe mori përmasa të një lëvizje mbarëkombëtare anti-sllave, me karakter e program të vërtetë demokratik. LDNSH përveç se humbi në mënyrë tragjike krijuesit e saj: prof. Ymer Berishën, Gjon Serreqin, Ajet Gergurin, Shaban Polluzhën, Ahmet Selacin, Haredin Vidishiqin, dhe luftëtaren shkodrane më të guximshme, oratoren, strategen dhe ‘Mbretëreshën shkodrane’, siç e quanin luftëtarët e saj Marie Shllakun”.

Jetish Kadishani, studiues: “Oratoria e Marie Shllakut ishte e zjarrtë, saqë popullatës iu ndezën ndjenjat atdhedashëse dhe shumë prej tyre ishin të gatshëm t’u bashkoheshin shumë grupeve dhe çetave kryengritësish shqiptarë në vise të ndryshme të Kosovës, të cilat prej shumë vjetësh po lëviznin sa në një terren, sa në një tjetër, duke luftuar me njësitë e sapoformuar partizane, që silleshin mjaft keq me popullatën e pafajshme civile në fshatra e qytete. Marie Shllaku, bëri për vete burra e gra, të rinj e pleq, me pak fjalë, tërë popullatën, se ishte një patriote e kulluar shkodrane, të cilën e donin dhe e përkrahnin të gjithë”.

Ibrahim Metaj: “Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtuesi sllavo-komunist, Marije Shllaku u gjend në Drenicën legjendare, ku, dy dekada më parë, luftoi dhe qëndroi për 12 vjet me radhë heroina e popullit Shote Galica…! Marije Shllaku edhe në momentet më vendimtare, në kohën më tragjike të luftës kundër ripushtimit serbo-sllav, ju bashkëngjit krahut më atdhetar të asaj kohe, rreth 100 intelektualëve që u angazhuan në rezistencën shqiptare të fundit të Luftës Antifashiste”.

Pren Nikolla, Klinë: “Marije Shllaku ishte trime shkodrane, vajzë e bukur dhe e shkolluar. Sapo kishte hyrë në Çetën e Ndue Përlleshit, kur erdhi në mal një vajzë e pashme, pedante, me automatik në krah e revole në këllëf. Ishte edhe një person me të, nuk e njihnim askush përveç Ndout. Ai i tha Ndout që ta merrte Marinë në çetën e tij, por Ndou nuk pranoi duke i thënë: – Vështirë është të qëndrojë një femër e vetme në mesin e këtyre meshkujve. Nuk dua të kem fjalë pastaj! dhe Maria u kthye me atë personin që erdhi. Thuhet se me atë rrugë kishte shkuar në Drenicë të profesor Ymer Berisha”.

Shefqet Klemendi: “Sot, i thinjur, e mjaft i lodhur, shpeshherë kujtoj të kaluarën time të hershme. E kur e kujtoj atë, më del përpara ajo, motra ime dhe jona, heroina me të cilën pata nderin të ulem në gjyq me të: Marije Shllaku. Në ditë të zjarrta, në ballë të fortunës, vajza shkodrane jetën ia fali Kosovës martire.

Dhimbja jote – dhimbja ime

“Rruga jote – rruga ime.

Jetës sime i ke pri’

Në ditë të vështira më ke dhënë fuqi!

Në të lashtin Prizren gjëmon historia.

Në të riun Prizren rron edhe Marija”!

Këta rreshta në një kamp afër Sarandës, më 1987. Gjithmonë e kam ndie veten borxhli ndaj saj, dritë pastë. Ajo për mua ka qenë dhe është motër shpirti”.

Engjëll Berisha: “Pesë vjet pas gjykimit dhe pushkatimit të heroinës shqiptare Marije Shllaku, më 1951, duke ushqyer një dashuri të pafund për trimërinë e saj dhe një borxh moral e njerëzor për jetën e njomë që ia fali kombit, u ula dhe bëra një nga akuarelet e mia të para. Ndonëse e quajta Nora, ajo në të vërtetë është Marije Shllaku 24 vjeçare, të cilën e likuiduan çetnikët. Mbi dyzet vjet e kam mbajtur të fshehtë, në vetvete, frymëzimin e mirëfilltë dhe emrin e vërtetë të këtij akuareli, identitetin e së cilës e zbulova vetëm tashti vonë, më 1995”.

Rushit Ramabaja: “Bija dhe motra jonë Marije Shllaku ishte një figurë e ndritur, largpamëse, dinjitoze dhe heroike. Ajo erdhi në Kosovë dhe doli në skenën historike kur s’kishte më shumë se 22 vjet. Pra, pikërisht atëherë, kur shkelësit tanë të moçëm, tash të veshur me rason e kuqe dhe maskuar si kalorës të lirisë,përbuzës të egër, me zhganin e furtunshëm siç na kishin rënë një mijë e katërqind vjet pandërprerë, sërish po nguteshin ta venin larine dhe atdheun tone në altarin pansllavist të pushtimeve, Marije Shllaku u ngrit t’i sfidonte me luftën dhe jetën e vet”.

Ramiz Kelmendi: “Marije Shllakun nuk e kemi, jo që nuk e kemi askund të pranishme që ta shohim, si disa të tjerë që i kemi nëpër monumente, por nuk e kemi as edhe një pllakë përkujtimore për të. Ajo që po më vret më së shumti, po më pikëllon shumë, po më vret shumë, është se nuk mund të pajtohem me një harresë kaq të paarsyeshme, kaq jokombëtare, nuk pajtohem që po i harrojmë njerëzit tanë më të merituar”.

Mehmet Aga i Rashkocit: “Kur përmendet emri i Marije Shllakut duhet me u çue në këmbë. Në jetën time nuk kam pa e as që kam me pa e me ndigjue për nji vajzë si ajo. Nuk ban ma nana sokoleshë të tillë. E bukur, e sjellshme,me karakter të hekurt,e squet e trimëreshë si ajo. Ajo asht krenaria e races sonë”.

Demë Ali Pozhari: “Marije Shllaku…! Emni i saj asht i pavdekshëm. Në kuvendin e Dobërdolit, me fjalimin që mbajti, na përloti të gjithëve. Na la pa mend. Nji rast i rrallë, i çuditshëm e i papërsëritshëm. Ajo s’dinte çka qet pushka. Dhe, ma e çuditshme, vjen prej Shkodre bija e sojit, në Kosovë dhe vdes për lirinë e Kosovës. Asaj i kemi borxh…”!

Gjergj Dedaj, lider politik i PLK: Marije Shllaku është femra e parë shqiptare e burgosur politikisht dhe e dënuar me vdekje. Marije Shllaku është heroina shkodrane e cila la studimet në Itali, duke iu bashkangjitur luftës antikomuniste në Drenicë dhe Kosovë në vitin 1946, kur Kosova u tradhtua nga komunistët jugosllav, serb dhe shqiptarë, të cilët kishin premtuar një luftë të përbashkët antifashiste dhe në përfundim të saj Kosova do t’i bashkohej Shkodra vullnetarisht Shqipërisë. Kjo vetëm që doli gënjeshtër dhe tradhti e radhës por persekutuan çdo individ, grup apo lëvizje e cila ishte për idenë dhe të drejtën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Në vitin 1945-1946 Shaban Polluzha, Xhafer Deva, Ukë Sadiku, Ymer Berisha, Shaban Dema, Ndue Perlleshi dhe shumë patriot të tjerë vazhduan rezistencën aktive për realizimin e Shqipërisë natyrale dhe të së drejtës për vet-vendosje të popullit të Kosovës. Këtij grupi i cili ishte aktiv në Drenicë dhe viset tjera të Kosovës iu bashkuan edhe katër shkodran: Marije Shllaku, at Bernard Llubi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini. Ata nga Shkodra erdhën në Drenicë, duke iu bashkuar çetave çlirimtare antikomuniste edhe studentja e re e filozofisë Marije Shllaku, plagosët në Drenicë dhe arrestohet nga komunistet pro-jugosllav dhe se bashkuam me At Bernard Llubin, Kolë Parubin, dhe Gjergj Martinin, dërgohet në burgun e Prizrenit ku prokuror ishte komunisti famëkeq Ali Shukriu.

Bashkë me katër shkodranët u burgosën edhe me dhjetëra kosovarë. Në një proces të montuar politik të katër shkodranët: Marije Shllaku, At Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan diku në rrethinën e Prizrenit, ku as sot nuk u dihet varri. Të tjerët u dënuan me burg. Partia Liberale e Kosovës, duke e parë këtë sakrificë dhe flijim të shkodranëve për Kosovën, në vitin 1994 botuam librin: ‘Shqipëria e Marije Shllakut-katër martirët shkodranë’, të autorëve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashi, të cilët ishin po ashtu të arrestuar në vitin 1946, me grupin e Marije Shllakut.

PLK nga atëherë ka themeluar Mirënjohjen e kësaj partie, “Marije Shllaku”, e cila iu ndahet personaliteteve dhe institucioneve meritore si: Bashkisë së qytetit të Shkodrës, Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Pjetër Arbnorit, Metush Krasniqit e, shumë të tjerëve, për kontributin e tyre për lirinë dhe demokracinë e Kosovës. Figura e Marie Shllakut përben një figurë emblematike të luftës për liri e bashkim, sepse ajo me dëshirë dhe atdhedashuri të paparë vjen nga Shkodra e lashtë për t’u bashkuar me luftëtarët e Kosovës për të bashkuar kombin dhe për të bërë Shqipërinë etnike. Për vite të tëra kjo heroinë mbeti në harresë nga pushtetarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, për të cilën edhe Maria luftoi dhe u flijua. Duhet të përulemi para veprës së kësaj figure të ndritur të çështjes sonë kombëtare dhe assesi të lihet në harresë edhe me tutje heroina e intelektualja e shquar e kombit tonë.

Marie Shllaku është në mesin e luftëtarëve të cilët duhet të kenë vendin e vet të merituar në historinë e popullit shqiptar, prandaj kjo luftëtare e madhe e bashkimit kombëtar duhet të përjetësohet në lapidaret e lirisë në shumë qytete e, sidomos në qytetin e Shkodrës ku lindi e u shkollua dhe në qytetin e bukur të Prizrenit, ku dha jetën për lirinë e Kosovës. Lapidari i lirisë për këtë heroinë duhet të ngritët në shenjë respekti dhe falënderimi e sidomos tani kur Kosova është e lirë dhe me krenari duhet të mbajë në gjirin e vet dëshmorët e kombit.

Veprimtaria patriotike e sokoleshës së re e sypatrembur do të mbetët një shembull i rrallë i atdhedashurisë ku punoi, luftoi dhe u flijua me heroizëm në historinë tonë kombëtare dhe do të këtë vend të veçantë në zemrat tona. Në pyetjen që i banë prokurorët dhe gjykatësit komunist të kohës në gjyqin në Prizrën se: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’? Marie Shllaku përgjigjët: ‘Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi varrin tim’. A i ka dalë borxhit Kosova Marie Shllakut vërtet, është një pyetje e madhe që don përgjigje të studiuar.

Disa libra janë botuar më iniciativën e intelektualëve atdhetarë, disa rrugë mbajnë emrin e Marie Shllakut, por mungon një lapidarë i veçantë në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare, dhe në Shkodrën e saj. Prandaj Kosova i ka mbetë ende borxh Marie Shllakut, që t’i sjellë lulet e vonuara në varrin e sajë që edhe pse kanë kaluar shumë dekada ende nuk e dimë se ku e ka atë varrë. Maria ishte ndër femrat e pakta që u rreshtuan në lëvizjen kombëtare të asaj kohe ku me një trimëri të rrallë ishte kundër copëtimit të tokave shqiptare.

Heroina Marie Shllaku do të përkujtohet gjithmonë si njëra ndër nacionalistet e devotshme që Kosovës ia fali jetën. Ideali për të cilin punoi, luftoi dhe u sakrifikua patriotja e shquar e trojeve etnike Marie Shllaku, ishte dhe është bashkimi kombëtar, prandaj gjaku i saj dhe i luftëtarëve të tjerë të lirisë përkon me amanetin se ka ardhur koha për bashkim në një shtet të vetëm pra, në Shqipërinë Etnike. Lulja e bukur dhe e veçantё Marie Shllaku, la gjurmë në historinë tonё kombëtare dhe çdo herё do të kujtohet si një heroinё dhe martire e Shqipёrisё etnike.

Prandaj duhet të përulemi para emrit të heroinës legjendare. Marie Shllaku dhe gjithë bashkëluftëtarëve të saj që u flijuan për çlirimin tonë nga kthetrat e egra serbo – komuniste dhe synonim i tyre ishte bashkimi ynë kombëtar. Lavdi emrit dhe veprës së martires shkodrane Marie Shllaku, e cila u flijua për të mos vdekur kurrë! Një autor thoshte: Nuk është e tmerrshme të vdesësh, e tmerrshme është të mos jetosh”! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 16 Tetor 2026

Next Post

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra
Personazh

“Prokuror i përgjithshëm në procesin e Marie Shllakut, ishte komunisti anti-shqiptar, Ali Shukria, i cili kërkoi që ajo të dënohej me pushkatim, vetëm pse…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

October 16, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Piloti grek, Akrivojannis, ishte një i arratisur nga Greqia, ndërsa gjykata shqiptare e dënoi me burgim për spiunazh, por disa vite ai quhej tradhtar…”/ Historia e komunistit grek që pushkatua në gusht ‘56

October 14, 2026
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
Personazh

“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

October 11, 2026
“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
Personazh

“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

October 11, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

Ati, gjaku dhe kujtesa në një libër për atin

October 8, 2026
Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45
Personazh

Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45

October 7, 2026
Next Post
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme