• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Si e vrau Sigurimi i Shtetit, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë, kolonel Sali Ormëni, pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të tij, ish-oficer Xhemal Ymeri
“Populli po vuan për bukën e gojës dhe kur të na sulmojë greku apo serbi, dilni ju dhe mbrojeni atdheun, se ne…”/ Zbulohet dosja e gjeneralit disident që, akuzoi Enver Hoxhën, në ’66-ën
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dokumentet sekrete të CIA-s: “Hoxha akuzoi Hrushovin se ai vetë nxiti kultin e Stalinit, kurse Moska thotë se Tirana me studentët që ka në BS, ka bërë….”
“Nga Çelo Arrëza, Bilo Bregu e Çize Hamitaj, te Xhipe Mersini, Metush Rrapo, etj., analfabet apo me arsim fillor, ish-baxhoxhinj, bujqër, e marangozë, që…”/ Libri ‘Kampet e burgjet e Shqipërisë komuniste’, i historianit të njohur
“Historianë të djeshëm, por dhe të sotmit, u bënë pjesë e fushatës anti Ali Këlcyra, në linjën e qëndrimit të PPSH-së, e cila e quante…”/ Refleksionet e autorit të librit për ish-eksponentin e ‘Ballit Kombëtar’
“Eshtrat e tij, askush nuk i mbante mend se ku mbetën, pasi nuk e tregoi njeri krimin, por ndoshta Luan Qafëzezi, mund t’i ketë marrë një…”! / Refleksionet e publicistit të njohur, për poetin beratas
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar

Pjesa e shtatë

Memorie.al / CIA ka dhënë detaje mbi mënyrën se si ka funksionuar Sigurimi i Shtetit në Shqipërinë komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha. Përmes një dokumenti të de-klasifikuar, tregohen se kush ishin drejtuesit në rrethe dhe cilat ishin bazat kryesore. Po ashtu tregohet dhe se si funksiononte policia.

                                                Vijon nga numri kaluar

Tetor 1950

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

Forcat e policisë

Forcat e rendit në Shqipëri janë Policia dhe Sigurimi i Shtetit, ku secila prej tyre ka drejtorinë e saj në Ministrinë Brendshme. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejtohet nga zëvendës ministri i Brendshëm, kolonel Sali Ormeni. Drejtoria e policisë drejton me anë të seksioneve, Dega e Lëvizjes së Brendshme, Dega e Lëvizjes Civile, Dega e Burgjeve, Dega e Administratës dhe Dega e Kuadrit. Seksioni i çështjeve të brendshme ka juridiksion mbi lejet e lëvizjes së qytetarëve në përgjithësi.

Seksioni i çështjeve politike lëshon letërnjoftimet dhe mban statistika të nevojshme të popullsisë për Komitetin e Partisë. Drejtoria e Policisë ka gjithashtu nën-degët e trafikut automobilistik, zjarrfikëseve, hetimeve dhe një njësi detektivësh për të kërkuarit e dezertorët, me rreth 25-30 persona. Në çdo komitet të partisë ka një seksion të çështjeve të brendshme, që varet drejtpërdrejt nga sesioni i Ministrisë së Brendshme.

Në çdo lokalitet ka një forcë policie prej nga 5 deri në 15 policisë, të drejtuar nga një oficer. Fshatrat zgjedhin një polic, i cili punon pa rrogë me mandat dy-mujor. Drejtor i policisë së Tiranës dhe rrjedhimisht dhe i Sigurimit, është kolonel Halim Xhelo. Qyteti i Tiranës ndahet në 3 rajone policie, secili me një forcë prej 50 deri në 75 njerëz. Ka gjithashtu një forcë të veçantë prej 200 deri në 300 policësh, të ngarkuar me ruajtjen e ministrive e parlamentit, përveç detyrave të zakonshme të policisë.

Pas lirimit nga shërbimi, ushtarët pyeten nëse dëshirojnë të vazhdojnë të shërbejnë si policë. Nëse përgjigjen pozitivisht, ata nisin trajnimin për një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj. Për t’u bërë polic duhet patjetër të jesh anëtar partisë. Në Tiranë ka një shkollë policie, ku kandidatët për t’u bërë policisë marrin kurse nga gjashtë deri në dhjetë-mujore. Shumica e studentëve në këtë shkollë, janë fshatarë analfabetë.

Programet e mësimit janë të bazuara në mësimet sovjetike, të cilët kontrollojnë haptazi institucionin. Ka trajnime të veçuara për kandidatët e degëve të ndara të policisë, si zjarrfikësit, policët e trafikut etj. Ushqimi i policëve është i mirë dhe konsiderohet më i mirë se ai i ushtrisë. Rroga e një polici të zakonshëm është 2800 lekë. Rrogat e oficerëve nuk bazohen te grada e tyre, por sipas përgjegjësisë që secili mban dhe sipas aftësisë së tij.

Uniforma e policisë është blu e errët të shoqëruar me kapele. Polica është e armatosur me revolverë sovjetikë dhe automatikë “Kallashnikov” me krehra nga 36 fishekë. Çdo rajon policie ka një motoçikletë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka dhjetë motoçikleta, dy auto-vetura dhe një “Gaz”. Nuk ka kufizime të ashpra për lëvizjen e njerëzve brenda Shqipërisë, por qytetarët duhet të kenë letërnjoftimet e tyre.

Nuk kërkohen leje udhëtimi, por shoferët duhet të kenë listën e pasagjerëve, e cila më tej kalon në seksionin e çështjeve të brendshme të policisë. Çdo zhvendosje nga vendi i rezidencës së përhershme raportohet në polici, ashtu siç raportohet dhe të ardhurit nga vende e qytete të tjera. Kjo e fundit bën që i ardhuri të marrë ndihmën apo ushqimin e nevojshëm. Edhe kur një familje pret një të ftuar nga jashtë qytetit, ajo duhet të raportojë në polici. Policia mund të bëjë inspektime në shtëpitë e të dyshuarve, veçanërisht gjatë natës, për të zbuluar nëse po priten miq pa njoftuar.

Shtator 1953

Organizimi i Sigurimit të Shtetit

Komandanti i Brigadës së Sigurimit është kolonel Xhelal Xhuli, i cili ka zëvendësuar majorin Mehmet Jaho, në gusht 1952. Ky i fundit ka rang lejtnant-kolonel dhe po studion në një shkollë ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Xhuli është punësuar në forcat e Sigurimit para likuidimit të Koçi Xoxes dhe asokohe u shkarkua, por më vonë u riaktivizua nga Mehmet Shehu, i cili e vuri në krye të brigadës. Asistent komandant i brigadës është Azbi Lamçja, i cili ka zëvendësuar major Medin Bilbilin, i cili e kishte mbajtur këtë post deri në gusht 1952.

Komisari politik i brigadës është kapiten i klasit parë, Sotir Bandilli. Ai ka zëvendësuar kapitenin e klasit të parë, Maman Saliu, i cili ka shërbyer deri në gusht 1951 dhe më pas u ngrit në detyrë në një tjetër pozicion në Forcat e Armatosura.

Selia kryesore e brigadës përfshin seksionin operacional të komanduar nga Sejdo (……) i cili ka zëvendësuar Ali Dulen, i cili e ka mbajtur postin deri në 1951. Seksioni politik komandohet nga lejtnant Bardhyl Daci. Sektori financiar drejtohet nga një oficer i paidentifikuar.

Seksioni i komunikimeve përbëhet nga katër operatorë telegrafi dhe ka një aparat radio. Seksioni i transportit ka një makinë fuoristradë, 3 ose 4 furgona të një tipi të panjohur, dhe 1 ose 2 motoçikleta. Selia kryesore e Brigadës gjendet në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, në “Pallatin e Brigadave”, ku gjendet gjithashtu selia kryesore e Mbrojtjes Popullore.

Batalioni i parë i brigadës së Sigurimit ndodhet në Shën Pal, në Rrëshen të Mirditës. Ai komandohet nga kapiten Ali Dushku, i cili ka zëvendësuar kapitenin Azbi Luçi, që e kishte komanduar batalionin që prej krijimit të tij deri në vitin 1952, kur u ngrit në detyrë si komandant brigade në ushtri. Komisar politik i tij është një kapiten i klasit të II.

Batalioni ka rreth 150 njerëz, ushtarë e oficerë, dhe është i pajisur me radio-stacion dhe një motoçikletë. Batalioni i dytë i Sigurimit ka dy kompani të vendosura, një në Mamurras dhe një në rrethin e Krujës. Deri në fillim të vitit 1951, ai është komanduar nga kapiteni Cemo …, ndërsa aktualisht komandohet nga Rexhep Valbona nga Valbona në zonën Kolgecaj, i cili më parë kishte qenë komandant batalioni kufitar në Tropojë.

Komisari i batalionit të dytë është kapiten Ramadan … ndërsa oficeri i dytë është lejtnant Tare Balliu. Kompania e parë dhe e tretë e batalionit të 3-të janë stacionuar në Pukë, ndërsa kompania e dytë është vendosur në Kukës ose Bicaj. Batalioni komandohet nga kapiten Petro Opari.

Komisar politik është Nasi Zoga nga Korça, i cili ka qenë këtu që prej krijimit të batalionit. Komandanti ushtarak i batalionit të tretë ka qenë më parë kapiten Ali Dushku, derisa u transferua si komandant i batalionit të parë, nuk dihet ende se kush do e zëvendësojë. Oficeri i furnizimit ka qenë njëfarë Sefedin, ndërsa asistenti i tij quhej Nuredin.

Punonjësi i zyrës quhet Fazli Begu, ndërsa operatori i radio-telegrafit është Ndue Noci. Komandanti i kompanisë së parë të batalionit është njëfarë N. Cerina, ndërsa komisari politik është Fazli Bregu. Rreshter i parë i kompanisë së parë është Shuaip Veseli. Drejtues i një nga skuadrave të batalionit të tretë, është Banush Qafzezi, zëvendësi i tij është Zajim Shehi.

Një tjetër drejtues skuadre është oficeri Zajim Shehi dhe Xhelal Uka. Një nga zëvendës-drejtuesit e skuadrës është Tare Balliu. Në kompaninë e dytë të batalionit të tretë verojnë oficerët e mëposhtëm: Lejtnant Sabri Muka, deri para transferimit në batalionin e katërt në 1951, lejtnant Ajdar Dina nga Gjirokastra, rreshter i parë Beca Zagarari, Ligar Koklima nga Delvina, Vangjel Lushi. Batalioni i katërt u organizua në prill 1951 në Tiranë dhe më pas u dërgua në Gramsh, në rrethin e Elbasanit, ku ndodhet aktualisht. Batalioni ka tre kompani dhe tre skuadra në rrethet Korçë, Gramsh e Tepelenë.

15 maj 1953

Memorandum për zëvendës drejtorin

Objekti: Mundësia e një apeli ndaj senatorit Mçarthy për hetime ndaj NCFA.

Prej dy vitesh dega jonë SE ka bërë përpjekje për zgjerimin e Komiteti Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë” me përfaqësimin e dy grupimeve që aktualisht nuk përfaqësohen. Një prej këtyre grupeve, “Balli Kombëtar” i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga “Balli Kombëtar Agrar” në vitin 1950 dhe ja kërkuar të pranohet në komitet si parti më vete.

Por gjatë negociatave të zgjatura me NCFA, u bë e kuptueshme se tentativat e mëtejshme për zgjerimin e tij kundër vullnetit të lidershipit, do të sillnin trazira në vetë NCFA. Prandaj divizioni ka marrë informata se përfaqësues të Ballit mund të apelojnë te senatori Mc Carthi për një hetim nga komisioni i tij.

Treguesit se grupi i Ali Këlcyrës mund të bëjë një veprim të tillë janë si më poshtë:

a) Një letër me datë 14 mars 1953 nga Halim Begeja, sekretar i përgjithshëm i “Ballit” dhe përfaqësues i tij në Nju Jork, për Ali Këlcyrën gjatë udhëtimit të këtij të fundit në Greqi, që u interceptua nga shërbimet greke dhe iu kalua CIA-s nga ndërlidhjet tona. Letra siguronte Këlcyrën se mes të tjerave, asgjë nuk do të bëhej për krijimin e një komiteti të vërtetë nacionalist me anëtarë anti-Prizren (të mbështetur nga Jugosllavia), deri sa çështja të sillej përpara senatorit McCarthy dhe nën-komitetit të tij të senatit.

b) Në një raport të marsit 1953, Halim Begeja raportohet të ketë shprehur padurimin e tij te NCFA mbi mospërfshirjen e vazhdueshme të “Ballit Kombëtar” në Komitet, duke thënë se nëse partia e tij nuk përfshihej, ai do të kërkonte rrugë të tjera për të luftuar komunizmin.

Megjithëse kërcënimi i mësipërm është vetëm një shantazh i vogël i “Ballit” një hetim i tillë mund të jetë me interes për elementet disidente të emigracionit shqiptar, aq sa për të kërkuar dëgjesën dramatike me senatorin MecKarthy. Kërcënime të ngjashme për kërkesën e ndihmës nga liderë të kongresit janë bërë edhe më parë ndaj NCFA, por ato nuk janë ndjekur më tej.

Divizioni ynë po përfiton nga kjo mundësi për të sjellë në vëmendjen e autoriteteve një sikletosje të mundshme, pas pasojave serioze të hetimeve të komitetit të Senatit mbi operacionet e drejtuara nga CIA për grupet e disidentëve në emigracion. Kjo ka të bëjë jo vetëm me rastin e shqiptarëve por edhe me grupime të tjera të Evropës Lindore që mund të jenë të pakënaqur me trajtimet e tyre apo me pozita të ngjashme me atë të NCFA.

Në lidhje me rastin në fjalë, një hetim shumë i publikuar mbi përbërjen dhe aktivitetet e NCFA në Romë, do të zbulonte përfshirjen dhe mbështetjen tonë ndaj Komitetit, dhe rrjedhimisht do të dëmtonte kontrollin tonë mbi të. Gjithashtu publiciteti negativ që do të sillte një hetim i mundshëm i kësaj natyre, si mbi individët ashtu dhe kolektivisht, do ta bënte atë thuajse infektiv si një front politik.

Me sa u tha më sipër, divizioni ynë kërkon që Këshilli Legjislativ të vihet në dijeni të situatës siç qëndron tani. Mund të jetë e mundur, me anë të kontakteve të autorizuar, të sigurohemi nëse është bërë një kontakt i tillë apo jo me Senatorin McKarthy, nga grupi shqiptar, apo të na njoftojë nëse një lëvizje e tillë ndodh./ Memorie.al

                                                                      Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha...”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

Next Post

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon...”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

Artikuj të ngjashëm

“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89
Dossier

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

October 16, 2026
“Nexhmije Hoxha ka gënjyer në librin e saj, ku thotë se; Ramize Gjebrea, qau kur u vra Misto Mame, pasi vetë ajo…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
Dossier

“Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qendor të PPSH-së drejtohet nga Nexhmije Hoxha, kurse aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988

October 16, 2026
“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s
Dossier

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s

October 15, 2026
“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87
Dossier

“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87

October 14, 2026
Next Post
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon...”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme