• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, September 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Krijuam një zyrë turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla, me qëllim…”/ Intervista e panjohur e Mbretit Zog, dhënë gazetës franceze, “Matin”, 19 qershor 1935

“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës
“Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin Shqipërinë në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, plazhe…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog
“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Krijuam një zyrë turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla, me qëllim…”/ Intervista e panjohur e Mbretit Zog, dhënë gazetës franceze, “Matin”, 19 qershor 1935
“Mëhill Doçi, në kundërshtim me zinë e Mirditës, do t’i drejtohej komandantit të operacionit, Mehmet Shehut, që ta lejonte të merrte pjesë në ekzekutimin e 14 të arrestuarve…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
“Krijuam një zyrë turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla, me qëllim…”/ Intervista e panjohur e Mbretit Zog, dhënë gazetës franceze, “Matin”, 19 qershor 1935

Nga Aurenc Bebja

Memorie.al / Gazeta franceze, “Le Matin”, ka botuar të mërkurën e 19 qershorit 1935, në faqe të parë dhe të dytë, intervistën e këshilltarit bashkiak të Parisit, Z. Alex Biscarre, me Mbretin Zog, në pallatin mbretëror me vendodhje në kryeqytetin shqiptar. Fillimisht, Z. Biscarre ka përshkruar figurën e Ahmet Zogut, i cili sigurisht nuk e ka lënë aspak indiferent. Madje, mund të konstatojmë edhe një lloj admirimi të tij për Mbretin e shqiptarëve. Në vijim, francezi ka rrëfyer proçedurën e nevojitur për të takuar monarkun shqiptar, institucionet apo personat e nevojshëm që duheshin kontaktuar për të realizuar intervistën.

Ndërsa, në fund, gjejmë intervistën e tij të plotë me sovranin shqiptar, të sjellë asokohe për publikun francez dhe frankofon.

Çfarë përmban konkretisht kjo intervistë? Për më shumë, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai…”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90

“Ishulli i Sazanit ka qenë një bazë e vogël nëndetësesh italiane dhe sipas disa zhurmave edhe sovjetikët po përpiqen të rindërtojnë këto baza pas luftës, duke sjellë aty…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Mbreti Zog ka tipare të një vazhdimësie të rregullt, një ballë të gjerë dhe një vështrim të sinqertë e të qartë, dhe të gjithë butësinë e vendeve të Lindjes. I gjatë dhe i hollë, pa vese, disi i ftohtë, Zogu I-rë, Mbret i shqiptarëve, më priti në pallatin e tij në Tiranë, i rrethuar nga lulishte trëndafilash. Ky djalë i vërtetë i Shqipërisë, fëmijë malësor, mbretëron, mbi të gjitha, falë punës së tij. Ai e ka bindur popullin e tij falë përkushtimit dhe sakrificës së tij.

Megjithëse, ditë e natë, zhurmat nga jashtë mbërrijnë deri në Pallat, Mbreti, i izoluar në një kabinet të gjerë pune, lexon, studion dhe sheh vetë të gjitha raportet (shkresat) e ministrave të tij. Metoda e tij është heshtja. Ai nuk bën shpallje të mëdhaja, gjeste teatrale apo deklarata këmbëngulëse. Mbreti nuk ka kontakt me asnjë person dhe jeton i rrethuar vetëm me motrat dhe nipin e tij, ndërsa dy nipërit e tjerë të tij ndjekin studimet në Saint-Cyr, në Francë.

Kohët e fundit, Oborri Mbretëror është në zi, si arsye e vdekjes së Nënës Mbretëreshë. Që të futesh në Pallat dhe të pritesh për audiencë, është thelbësore të mbështetesh në diplomacinë e ministrit tonë në Tiranë, Z. Marcel Ray, dhe me padyshim në kortezinë e Z. Rrok Stani, shef i protokollit. Duhet githashtu të kalosh në shtëpinë (akademinë) ushtarake, nga ku Mbreti më shoqëroi bashkë me një punonjës të Oborrit.

Mbreti shtatlartë iu përgjigj përshëndetjeve të mia rituale. Ai më zgjati dorën e tij të gjatë dhe të hollë për të më ofruar një cigare. Fjalët e tij të para, që më tha, ishin:

– Unë jam shumë i lumtur që një gazetë e madhe franceze dëshiron të interesohet për Shqipërinë. Ju do të jeni këtu për të gjykuar përpjekjet e një vendi të ri për t’u modernizuar.

Sovrani vazhdoi:

– Unë kërkoj ndihmën dashamirëse të fqinjëve të mi sepse, nga pikëpamja e jashtme, politika ime është e thjeshtë. Ajo tenton të ruajë pavarësinë e Shqipërisë – përfundimisht pjesëmarrëse e koncertit evropian – dhe të mbajë kufijtë e mi të pandryshuar.

– Naltmadhëri, kufijtë tuaj mbrojnë një vend të mrekullueshëm të cilin unë do të përpiqem ta bëj të njohur në mesin e francezëve.

– Për këtë qëllim (u përgjigj sovrani) pashë me kënaqësi krijimin e një zyre turistike, por unë kam dëshirë të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla, për t’i vënë dispozicion të vizitorëve. Sa më shumë të mësojnë për vendin tonë, aq më shumë do ta duan atë.

Dhe mbreti Zog më rrëfeu:

– Unë dua, për popullin tim, të vazhdoj të ndjek përpjekjet e mësuesve francezë të Liceut të Korçës. Arsimi francez do të mundësojë të mbajë gjallë ndjenjat miqësore të shqiptarëve që kur luftuan dhe u anagazhuan për Francën.

Mbreti e ka fjalën për krijimin e lëvizjes së parë për pavarësi – e paraprirë nga rekrutime vullnetare – nga trupat e Sarrail-it në vitin 1917 në qytetin e Korçës.

Ai shton:

– Unë kam inkurajuar krijimin e linjave ajrore dhe mund, për disa orë, të shkojmë nga Tirana në Romë dhe nga Roma në Paris.

Pastaj sovrani më pyeti për qytetet që kisha vizituar dhe ishte i kënaqur për interesin që ato ngjallnin. Ai është përpjekur ti lidhë (bashkojë) të gjitha me anë të rrugëve, dhe në përfundim, më fton që të kthehem sërish, pas dy ose tre vitesh, për të parë progreset e mëtejshme. / Memorie.al

Marrë nga www.darsiani.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ishulli i Sazanit ka qenë një bazë e vogël nëndetësesh italiane dhe sipas disa zhurmave edhe sovjetikët po përpiqen të rindërtojnë këto baza pas luftës, duke sjellë aty...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai...”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai…”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai…”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90

September 28, 2026
“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Ishulli i Sazanit ka qenë një bazë e vogël nëndetësesh italiane dhe sipas disa zhurmave edhe sovjetikët po përpiqen të rindërtojnë këto baza pas luftës, duke sjellë aty…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 27, 2026
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Dossier

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

September 28, 2026
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm

September 26, 2026
“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
Dossier

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

September 26, 2026
Next Post
“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai…”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90

“Edhe Radio-Televizioni nuk duhet të mjaftohet me ato emisione lajmesh që dha mbrëmë për çështjen e ambasadave, me ato gratë që qanin, por ai...”/ Fjala e Nexhmije Hoxhës në plenum, 6 korrik ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme