• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90
“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                                          Vijon nga numri i kaluar

SHOKU RAMIZ ALIA: Shoku Gramoz Ruçi e ka fjalën, të përgatitet shoqja Nexhmije Hoxha.

SHOKU GRAMOZ RUÇI: Si kudo, edhe në rrethin e Tepelenës, arritjet në fushën e arsimit dëshmojnë për drejtësinë e politikës arsimore të Partisë. Në se 20 vjet më parë, ne i raportonim Partisë, se kishim zgjeruar arsimin 7-vjeçar apo kishim likuiduar analfabetizmin, sot matemi me të drejtë me nivele të përparuara të vendit, kur, si rreth, zëmë vendin e katërt në Republikë për tërheqjen e nxënësve në arsimin e mesëm.

Ndërsa tërheqja e fëmijëve në arsimin parashkollor është 10-11 për qind më e lartë se mesatarja e vendit. Por shkolla, si pjesë e pandarë e gjithë jetës së vendit, madje edhe si baza nga ku niset e përvijohet e ardhmja, kërkon kujdes të veçantë, veprime më të shpejta jo vetëm në anën strukturore, por edhe në përmbajtjen e saj për t’iu përgjigjur dinamizmit të kohës, madje për t’u bërë edhe pararendëse e saj.

Që shkolla të kryejë këtë funksion është e nevojshme të rritet e forcohet më tej dhe roli udhëheqës i Partisë në shkollë. Sigurisht ky rol arrihet nëpërmjet zbatimit të politikës arsimore, që duket në formë e në përmbajtje, në strukturë e në legjislacion, në programe e në tekste e në tërë veprimtarinë e armatës së madhe të mësuesve e pedagogëve, të nxënësve e studentëve. Megjithatë shkolla, në veprimtarinë praktike të saj, ka nevojë për një udhëheqje më konkrete. E themi këtë, sepse sidomos në fshat dhe atje ku nuk ka organizata partie në bazë shkolle, mangësitë janë më të dukshme.

Është e njohur praktika që ato merren kryesisht me problemet e prodhimit e lënë në plan të dytë, deri në harresë, punën e shkollës, e cila për ta është e vështirë. Kjo ndodh sepse niveli arsimor e kulturor i tyre, sidomos në fshat është ende i ulët. Në këto organizata problemet e shkollës në jetën dhe veprimtarinë e tyre zënë pak vend.

Kjo ndodh edhe në metodën e punës sonë, të forumeve të Partisë në rreth, ku ka gjithashtu mangësi e të meta. Me të drejtë kërkohet që të ketë harmonizim më të madh midis zhvillimit intelektual dhe atij moral të rinisë shkollore. Mirëpo kjo kërkon që dhe puna Partisë t’u futet më mirë me problemeve të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së brendshme në shkollë dhe të merret më konkretisht në tërësi me problemet që çojnë në formimin etiko-moral të brezit të ri.

Që të gjithë jemi të interesuar të bëhet sa më mirë formimi etiko-moral i brezit të ri dhe edukimi atdhetar e patriotik i tyre. Por, në fakt, ende nuk po punojmë me nivel e cilësi. Të gjithëve na bie në sy se jo pak të rinj e të reja, ndryshe flasin e sillen në shkollë dhe ndryshe në familje e shoqëri. Në shkollë, nuk mungojnë e nuk vjedhin, ndërsa kur dalin në punë, në kooperativë apo ndërmarrje manifestojnë shfaqje të huaja e jo pak herë dhe shfaqje të rënda, si rite e besime fetare e deri dhe në ikje nga Atdheu, në rrugë të shtrembëta e të paligjshme. Për këto ka përgjegjësi shkolla dhe rinia, por ka përgjegjësi edhe shoqëria që nuk angazhohet si duhet dhe mbi të gjithë, organizata-bazë e Partisë, komunistët, që presin dikë tjetër t’ua zgjidhë këto probleme.

Mirëpo në praktikë roli udhëheqës i Partisë kuptohet se sigurohet duke përmendur formalisht shprehjet “nën udhëheqjen e Partisë”, “sipas mësimeve të Partisë” etj. Aq është e vërtetë kjo, sa që dhe në fjalorin enciklopedik shqiptar, edhe pse është një vepër shkencore, përmendet qindra herë shprehja; “nën udhëheqjen e Partisë apo të organizatave-bazë të Partisë”!! Shkolla jonë është me themeli i diturisë, është vatra ku jepen dije shkencore, që përgatit si kuadrot e sotëm, edhe ata të perspektivës. Duke e çmuar kështu dua të shpreh dhe ndonjë mendim, i cili në fakt, nuk është vetëm i imi, por i shumë mësuesve e pedagogëve dhe i jo pak prindërve e kuadrove.

Shkolla jonë, në radhë të parë, duhet të përmirësojë sa më shpejt që të jetë e mundur përmbajtjen e punës së saj dhe konkretisht programet, tekstet, leksionet etj., në të cilat ka një politizim e ideologjizim të tepruar. Ky politizim e ideologjizim i çdo teme e çdo kapitulli, deri dhe në shkencat e sakta, i largon shpesh nxënësit dhe studentët nga përvetësimi i saktë i dijeve shkencore dhe formimi tërësor i tyre.

Kjo vjen se tekstet e programet janë rënduar me koncepte të filozofisë e të ekonomisë politike. Kështu që në fillore e tetëvjeçare, që në klasën e katërt u jepen fëmijëve nocione si; “ç’është lufta e klasave”, “ç’është revolucioni” etj. Gjithashtu tekstet janë të ngarkuar, sa që bëjnë efekt të kundërt nga ai që duam ne, me fraza e perifraza ideologjike, gjë që, në fakt, nuk zë vend as te nxënësi i shkollës së mesme, pa le më te rinia studentore

Lidhur me këtë do parë dhe raporti midis kulturës së paraçlirimit dhe të sotmes, të pasçlirimit dhe asaj ndërkombëtare, që jepet në shkollat tona. Problemi i përmirësimit të përmbajtjes mendoj se do parë veçanërisht në shkencat politiko-shoqërore deri në universitet. Ka ardhur koha që shkolla jonë të shikojë programin dhe tekstet e komponentëve të punës prodhuese dhe të edukimit fizik e ushtarak.

Edukimi ushtarak është shndërruar në një detyrim mekanik për nxënësit. Këto dy kënde të trekëndëshit mësim-punë prodhuese-edukim fizik e ushtarak, kanë dobësuar edhe komponentët e parë. Me zbatimin praktik jo korrekt, ato kanë bërë të nënvlerësohen dhe vetë këto dy probleme të mëdha. Të gjithë e dimë dhe e ndiejmë që shumë orë mësimi të këtyre lëndëve zhvillohen deri dhe formalisht. Kjo ka bërë që nxënësit e studentët të mos kenë ose të kenë pak interesim për to, etj.

Do të thosha se, pak a shumë, ashtu siç është katandisur qëndrimi i kuadrove ndaj punës fizike njëmujore, këtë qëndrim mbajnë veçanërisht studentët ndaj edukimit fizik ushtarak e punës prodhuese. Prandaj mendoj se programet e këtyre dy komponentëve duan parë mirë, edhe si kohë shtrirje, edhe si përmbajtje. Një problem i madh është dhe mënyra si i përgatit shkolla jonë nxënësit e studentët tanë, si njerëz me mendim të lirë e të pavarur, krijues e progresiv, apo si automatë, që të na thonë në orën e mësimit ato që u janë thënë nga mësuesi dhe ashtu siç ua thotë ai. Por, që të arrihet të punohet e mendohet në mënyrë të pavarur, mendoj se duhet të futet në shkollat tona, veçanërisht në shkollat e larta, dialogu e debati në orën e mësimit e në veprimtaritë jashtë saj.

Në shkollën tonë, me mënyrën se si zhvillohen leksionet e seminaret, kultivohet largimi nga jeta reale e rinisë, përgatitja për një punë zyre, një nëpunësi. Me leksionet që zhvillohen të krijohet ideja sikur jeta është fushë me lule, e lehtë, e rehatshme etj. Edhe disa dukuri të dembelizmit e të mungesës së ndjenjës së sakrificës e kanë bazën tek fakti, se ne rininë në shkollë e përgatisim sikur jeta nuk mbahet me punë e luftë, kur, në fakt, tërë jeta është punë e luftë e madhe, se dhe të mirat materiale nuk vijnë vetë, por nëpërmjet punës e vetëm me punë.

Do ta ilustroj këtë me një artikull të vogël të gazetës “Bashkimi”, që më ka bërë përshtypje se si fillon programi mësimor në Japoni: “Që në klasën e parë ata u thonë: Vendi ynë është i varfër, ai nuk ka pasuri nëntokësore. Që të jetojmë, duhet të mësojmë dhe të punojmë. Pasuria jonë më e madhe është disiplina”.

Kurse në shkollën tonë, që në klasën e parë, deri sa mbarojmë Universitetin, u themi: se vendi ynë është i pasur me atë e këtë, madje më i pasuri në botë, se ne rrojmë të lumtur e si asnjë vend tjetër, etj., etj. Sllogane që tashmë u ka rënë vlera. Sigurisht këtë ndjenjë euforike e ushqen dhe paternalizmi prindëror, që bën ç’është e mundur që fëmijët e vet, edhe kur janë në Universitet, të kalojnë në provime me ndërhyrje; të mos shkojnë as në aksione e as në stërvitje ushtarake dhe, kur mbarojnë Universitetin, as për të punuar në zonën Verilindore. Për këtë secili nga ne komunistët e kuadrot duhet të shikojë dhe vetveten.

Le të marrim një aspekt tjetër të përmbajtjes. Në tekstet tona, të të gjitha niveleve, trajtohet gjerësisht përvoja e ndërtimit të socializmit në vendin tonë dhe politika ekonomike e Partisë. Kjo është e drejtë, por e njëanshme. Në këto tekste çdo gjë, çdo formë organizimi e drejtimi – paraqitet si më e përkryera, me modeli më i mirë. Duke e trajtuar problemin kështu, kemi bërë që tek nxënësi apo studenti të krijohet imazhi se në rrugën tonë çdo gjë ka shkuar si në vaj, çdo gjë ka ecur vetë përpara, pa asnjë pengesë e pa asnjë vështirësi. Kjo ndodh sepse në këto tekste nuk është paraqitur realiteti si duhet i cili, siç e dimë është edhe me arritje, por edhe me vështirësi, probleme, pengesa, të meta e mangësi.

Nuk mund të them se ne kemi pasur frikë për t’i thënë në tekste edhe këto të meta e mangësi, por për hir të politizimit të gjërave, për hir të konfrontimit formal me drejtësinë e kulluar të parimeve e normave tona, kemi lënë jashtë trajtimit në punën edukative dukuritë negative. Sipas mendimit tim, këtu duhet kërkuar një nga shkaqet e faktit që sot, drejtimet e reja ekonomike që po zbaton Partia, apo qëndrimi bashkëkohor për problemet e marrëdhënieve me jashtë, të legjislacionit etj., nga jo pak njerëz, të arsimuar vetëm përmes arritjeve, konsiderohen si “ndryshime” në vijë ose edhe deri në “kthim” prapa.

Edhe diçka tjetër dua të theksoj. Sistemi ynë arsimor, përveç atij të lartë, i nënshtrohet një kontrolli shtetëror e shoqëror të shumëfishtë e intensiv, duke filluar që nga Ministria që shkel çdo vit të gjitha rrethet e deri te seksioni, kabineti, drejtoria, komisioni lëndor, këshilli popullor etj.

Mendoj që më shumë të shikohet ana cilësore e kontrollit shtetëror, se sa ajo sasiore e formale. Duke shprehur mendimin e bazës do të thosha se ka vend që të forcohet kontrolli shtetëror, sidomos në shkollat e larta, ku mësimdhënia e veçanërisht kalueshmëria e studentëve në muajin qershor nuk arrin as 50 për qind, ndërsa në gusht shkon 88-90 për qind. Gjithashtu duhet thënë se armata e mësuesve, krahasuar me inteligjencien tjetër, është më e organizuar në format kualifikuese, por, njëherësh, mendoj se është edhe e rënduar.

Mësuesi kualifikohet në komisionin lëndor bazë shkolle ose ndërshkollor, zhvillon tema në këshillin pedagogjik, i nënshtrohet kualifikimit njëvjeçar me program unik nga qendra, u nënshtrohet edhe provimeve 5 e 10-vjeçare, përveç atyre që japin edhe provime pasuniversitare. Mendoj se ka vend për t’i parë gjithë këto forma kualifikuese për të mbetur tek ajo që është më racionale dhe efektivja, siç është, për shembull, kualifikimi gjithëvjetor.

Edhe një problem për kuadrin që mbaron studimet e larta, sidomos për ata që punojnë në sferat prodhuese bujqësi, industri etj. Vërejmë se ka mangësi në formimin e shprehive praktike të tyre. Një ekonomisti, për shembull, i duhet kohë që të marrë përvojë tek më i vjetri për të punuar, qoftë edhe me evidenca të ndryshme. Akoma më tepër vihen re dobësi në kulturën e tyre për të drejtuar, organizuar e kontrolluar operacione të ndryshme të prodhimit, aq më pak për të drejtuar sektorin apo ndërmarrjen, kur vetë drejtimi i ekonomisë kërkon më shumë mendim ekonomik e të vendosen më shumë ekonomistë në drejtim.

Kjo kërkon që të shihet më mirë dhe struktura e kontingjenteve që dërgohen në shkollat e larta. Ndërsa inxhinierë apo agronomë kemi shumë, sa ata kanë zbritur në turn apo brigadë e ndonjëri është dhe pa punë, ekonomistë kemi shumë pak, qoftë edhe drejtorë e kryetarë, kur me ekonomia sot dhe sidomos mekanizmi i ri që po zbatohet ka aq shumë nevojë për ta. Shpreh bindjen se punimet e këtij plenumi dhe vendimet që do të merren do të çojnë më përpara procesin me revolucionarizues të shkollës sonë të re, për t’iu përgjigjur stadit të sotëm dhe zhvillimit perspektiv të vendit./ Memorie.al

                                                                  Vijon nga numri kaluar

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe...”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

Artikuj të ngjashëm

“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 17, 2026
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Dossier

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

September 17, 2026
“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi
Dossier

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

September 17, 2026
“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99
Dossier

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

September 17, 2026
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme