• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

At Gjon Shllaku
“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
“Ndonëse Patër Anton Harapi, kishte marrë një përgjegjësi shumë delikate, si anëtar i Këshillit të Regjences, ai kishte refuzuar…”/ Kujtimet e panjohura të ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher
Letra për Komitetin Qendror: “Kemi dënuar me 6 vjet burg, anëtarin e Partisë, Zenel Buçpapaj, se s’pranoi të bënte qitje mbi tabelën me kokën e Titos…” Relacioni i sekretarit të parë të Tropojës, në ’77-ën

Pjesa e nëntëmbëdhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Shtator 1950

Gjithashtu mund të lexoni

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

Zogistët dhe kristian-demokratët në Shkodër

Mbështetësit e ish-Mbretit Zog përbëjnë pjesën më të madhe të nacionalistëve në Shkodër. Kjo për arsye se zogistët përfaqësojnë partinë e vetme të pranueshme që kishte të garantuar mbështetjen e Aleatëve. Megjithëse dihet që Balli Kombëtar ka marrë mbështetje nga Aleatët, në veri të vendit ka shumë paragjykime ndaj kësaj partie.

Ndërsa BKI (Blloku Kombëtar Indipendent) nuk konsiderohet se ka mbështetjen e Perëndimit prej prezencës së bashkëpunëtorëve të nazizmit. Burimet thonë se antagonizmi ndaj BKI-së nuk bazohet në opozicionin ndaj liderëve të tij, pasi lidhjet mes Gjon Markagjonit dhe Ernest Koliqit janë të forta, por në besimin se BKI-ja nuk do të mbështetet nga aleatët perëndimorë. Kristian- demokratët janë organizuar gjatë regjimit komunist nga At Gjon Shllaku.

Ata janë një grup katolik i qendrës së majtë, i drejtuar nga mësuesit katolikë. Gjatë historisë së Shqipërisë ata kanë qenë e vetmja parti me baza fetare, e organizuar fillimisht nga At Anton Arapi dhe Koliqi në vitin 1923. Karakteri anti-zogist i grupit bëri që Koliqi të largohej në ekzi gjatë viteve 1924-1929.

Maj 1951

Propaganda jugosllave

Sipas analizave të vazhdueshme të akuzave ushtarake ndaj Jugosllavisë prej vendeve të Bllokut sovjetik, nuk rezulton rrezik urgjent për sulm apo intensifikim i përgatitjeve psikologjike të kësaj natyre. Gjatë vitit 1951 vendet satelite sovjetike nuk kanë transmetuar akuza ushtarake për audiencat e tyre dhe niveli i armiqësisë ka mbetur konstant.

Vjeshtën e kaluar u shënua njëfarë rritjeje nga ana e Shqipërisë me transmetimin e gjyqeve të dy të akuzuarve si spiunë të regjimit të Titos, që u mbajtën në janar në Peshkopi dhe Korçë. Edhe nga ana cilësore akuzat nuk kanë shënuar përkeqësim të kërcënimeve. Përveç këtyre gjyqeve të spiunëve, kërkesat e Titos ndaj Perëndimit për armatime nuk kanë bërë të nevojshme plotësimin e nevojave.

Stacionet klandestine greke të radios, të cilat i përkasin grupeve të rebelëve komunistë, akuzojnë Jugosllavinë për planifikimin e një operacioni kundër Shqipërisë, ndërsa vetë Shqipëria nuk i ka dhënë shumë hapësirë këtyre temave në transmetimet e saj apo në shtyp. Kërkesa e Titos për armatime nga Perëndimi ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, por pretendimet se propagandistët pro-sovjetikë janë përpjekur ta përdorin si pretekst për sulm kundër Jugosllavisë, rezultoi e pabazë.

Vjeshtën e kaluar Radio Moska i ka dhënë më shumë rëndësi donacioneve ushqimore të SHBA-ës për Jugosllavinë, sesa kërkesës së saj për armatime. Sulmi i mundshëm i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë është përdorur nga radiot satelite sovjetike si objekt pasqyrimi i politikave “agresive” të Titos, së bashku me incidentet kufitare dhe aktivitetet e spiunazhit me Shqipërinë.

Radio klandestine greke “Greqia e Lirë” ka njoftuar fillimisht më 11 janar se Jugosllavia dhe Greqia po organizojnë pushtimin e koordinuar të Shqipërisë nga dy fqinjët. Ky stacion ka zakonisht një gjuhë shumë më të ndezur sesa stacionet radio të vendeve të Bllokut sovjetik. Zbulimi i “operacionit të pushtimit” të Shqipërisë është përmendur dhe në transmetimet e Budapestit në gjuhën serbo-kroate.

Por asnjë vend tjetër sovjetik nuk ka folur për operacionin, edhe pse ato shpeshherë i kanë përçuar akuzat e radios komuniste greke “Greqia e Lirë”. Propagandistët e Bllokut sovjetik kanë thënë për audiencat e tyre se kërkesa e Titos për armë nga Perëndimi, po merret në konsideratë vetëm nga SHBA-ës.

Mars 1953

Shoqata e miqësisë Turqi –Shqipëri

Shoqata e miqësisë Turqi-Shqipëri në Stamboll ka një anëtarësi prej 602 personash, shumica e të cilëve janë shqiptarë, me përjashtim të presidentit ceremonial, ish-gjeneralit turk Sevki Altinai. Shoqata nuk ka influencë të madhe politike mes emigracionit shqiptar, por kufizohet vetëm në ndihmën e refugjatëve shqiptarë në nevojë në Stamboll. Shoqëria ka në llogarinë e saj bankare 1.800 lira turke dhe mbledh rreth 500-600 në muaj në formë takse anëtarësie.

Kryetari i saj është Xhevdet Veysel, ndërsa anëtarët e këshillit administrativ janë Kosta Zoto, tregtar, Lefter Sava, pronar dyqani, Irakli Nova, pronar restoranti, Xhemal Konuri, pronar tokash, Shemsedim Davotuglu, gazetar, Mehmet Kanter, oficer në pension, dhe Niazi Berisha tregtar. Për llogari të shoqërisë publikohet revista shqiptare “Vardar”. Revista supozohet të jetë e përmuajshme por ka pasur botim të çrregullt. Ajo financohet nga kontributet e shqiptarëve të Stambollit. Për arsye të rënies së kontributeve, vetë natari i bordit Shemsedim Davotuglu është detyruar të mbajë shumicën e shpenzimeve për edicionin e fundit që është botuar në fillim të janarit

Rezistenca në Shqipëri, disidentët, deviacionet

Janar 1955

Në Shqipëri nuk ekziston një rezistencë e organizuar ndaj regjimit. Ka disa elemente të izoluar në zonat malore të cilat janë infektive, pasi sistemi komunist i sigurisë e ka bërë të pamundur organizimin e lëvizjes. Mes popullatës ka shumë pakënaqësi ndaj komunizmit, ka kritika ndaj padrejtësive, metodave dhe veprimeve individuale të komunistëve. Por asnjë nuk mund të shprehet lirisht kundër regjimit, përveçse në shtëpitë e tyre apo në rrethin e ngushtë.

Një grup oficerësh komunistë dhe zyrtarë të rangut nga lejtnanti deri te koloneli, të cilët kishin qenë më parë intelektualë mes luftëtarëve partizanë, takohen rregullisht mes tyre për të diskutuar për politikë. Ata nuk kritikojnë komunizmin si sistem, dhe as sovjetizimin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ata kritikojnë veprimet individuale, interesat personale, in-kompetencën dhe sjelljen e keqe të disa zyrtarëve të nivelit të lartë, që sipas tyre janë budallenj, të paarsimuar deh të paaftë. Ata ankohen se njerëz të tillë drejtojnë në majë ndërsa të tjerë shumë më të aftë se ata duhet të bëjnë punën për ta.

Konfliktet

Tensionet dhe rrymat e ndryshme në Partinë Komuniste kanë vazhduar që prej kohës së luftës. Pas vitit 1944 influenca sovjetike ishte minimale krahasuar me atë të Jugosllavisë, të cilët ishin shumë më aktivë në çështjet shqiptare. Reagimet kundër influencës jugosllave drejtoheshin nga Mehmet Shehu, Nako Spiro dhe Liri Belishova, para prishjes së vitit 1948. Shehu u shkarkua nga drejtimi i Ushtrisë dhe u caktua në një post pa shumë influencë në Ministrinë e Komunikacioneve, ai u akuzua si anti-jugosllav dhe antisovjetik.

Belishova humbi postin e saj ndërsa Nako Spiro u vetëvra (ose kështu të paktën u deklarua). Pas prishjes me jugosllavët në vitin 1948, lideri Enver Hoxha nisi politikën e tij oportuniste të caktimit të gardheve dhe doli hapur si mbështetës i Moskës. Pas 1948-ës lidershipi në Shqipëri ishte në duart e Hoxhës, me Mehmet Shehun si krahu i tij i djathtë, si dhe Liri Belishova, Bedri Spahiu dhe Tuk Jakova. Nga Partia Komuniste u larguan Pandi Kristo, Ramadan Çitaku dhe Pëllumb Dishnica. Por siç rezultoi më pas, vetë Hoxha e Shehu ishin rivalë për pushtet. Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Spiro Kolekës, Gogo Nushit, Kiço Ngjela, Manol Konomit dhe Teodor Heba.

Ndërsa Shehu mbështetej nga Hysni Kapo, Manush Myftiu, miku i ngushtë Kadri Hasbiu, Vito Kapo, Josif Pashko, Elena Terezi, Maqo Çomo, Bilbil Klosi dhe Mihallaq Zicishti. Secili lider kishte grupin e mbështetësve të tij në parti, ndërsa figura të tjera si Spahiu, dhe deri në një farë mase Tuk Jakova, Sadik Bekteshi, Shefqet Peçi, Beqir Balluku e Rita Marko, tregonin njëfarë avarie. Hoxha ishte lideri popullor i partisë, por ai nuk kishte zotëruar kurrë autoritetin ushtarak të Shehut.

Hoxha nuk kishte komanduar kurrë një brigadë partizane në terren por kalonte shumicën e kohës në selinë e tij gjatë luftës, ndërsa Shehu kishte bredhur të gjithë vendin me brigadën e tij partizane dhe ishte kthyer në një figurë të lartë ushtarake. Gjithashtu pas luftës të gjithë flisnin për terrorin e tij prandaj njihej mirë nga populli.

Për sa kohë që Hoxha ishte sekretari i partisë, ai konsiderohej si numri 1 i vendit, por në fakt Shehu kishte shumë më tepër autoritet dhe gjithmonë linte përshtypje në takimet e partisë. Në vitin 1954 në Tiranë kishte zhurma se në parti do të bëheshin ndryshime, për të zbatuar parimet e udhëheqjes kolektive. Por largimi i Hoxhës nga pushteti nuk ishte diçka e thjeshtë. Në vitin 1953 Hoxha humbi postin e komandantit të Ushtrisë dhe të ministrit të Jashtëm. Gjatë ndryshimeve të pritura në pesë apo gjashtë muajt në vijim, duket se Hoxha do të distancohet edhe më shumë nga pushteti. Që prej vitit 1948 në Shqipëri nuk ka pasur sinjale titizmi, apo deviacione të tjera.

Gjenerali Gjin Marku, një njeri i aftë, dinamik dhe ambicioz, ka nisur të diskreditojë gjeneralin Beqir Balluku, kur u bë komandant i Ushtrisë, dhe gjithashtu ka kritikuar Mehmet Shehun. Edhe gjenerali Balluku ka kritikuar Shehun kur u bë komandant. Pas ndarjes me Jugosllavinë në 1948, Marku doli hapur si mbështetës i sovjetikëve dhe u përpoq të largonte thuajse të gjithë Komitetin Qendror të partisë me justifikime se ishin pro-Tito.

Ky veprim i solli atij shumë armiq dhe rrjedhimisht ai nuk u zgjodh në Byronë e re Politike. Në vitin 1952 ai humbi dhe postin si drejtor i Artilerisë së Ushtrisë, dhe u bë drejtor i Shkollës Ushtarake Enver Hoxha. Por pritet që Marku të ri-ngrihet përsëri./ Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ja e vërteta e vrasjes së Ded Gjon Lulit në Mirditë, të cilën historiografia zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, i’a atribuoi derës së Kapidanit, Gjon Markagjonit...”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

Next Post

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët...!

Artikuj të ngjashëm

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 14, 2026
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve
Dossier

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

September 12, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së

September 14, 2026
Next Post
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët...!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme