• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

“Gazetari i ‘Il Messaggero’, miku i Nolit dhe Gurakuqit, që vdiq teksa investigonte vrasjen e gjeneral Telinit nga grekët dhe…”/ Historia e publicistit që u harrua nga shqiptarët dhe u vlerësua nga Musolini
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

Nga Frrok Vukaj

Pjesa e parë

Memorie.al / Frymëzuar nga ngjarjet e kohës, në Nikaj-Mërtur, me kërkesën e atdhetarëve vendas, Sokol Basha, Tunxh Miftari, Bek Selimi, Syl Martini, Murrec Sadria, Ukë Çuni, Fetë Sadiku, Myftar Alia, Çun Kola, Met Sokoli, Mark Alia, Marash Uka etj. (në vitet 1915-1916, madje edhe më parë ), organizohej mësim në mjediset e kishave, ku direkt apo indirekt mësonin edhe disa prej frymëzuesve e nismëtarëve. Largësia e madhe nga qendrat administrative dhe mungesa e mjeteve të komunikimit, ka sjellë mungesë dokumentacioni e kjo nuk na lejon t’i quajmë shkolla në kuptimin klasik, megjithëse ishin të tilla.

Në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët që shtriheshin nga Veriu deri në lumin Vjosë e, pjesën e sipërme të Shkumbinit, iu lejua shqiptarëve një autonomi kulturore e arsimore. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit ndodhej në Shkodër. E gjithë zona kishte 3 drejtori arsimore: Shkodër, Tiranë, Berat dhe 6 bezirke (qarqe) administrative. Tropoja në fillim të vitit 1917, nuk e kishte më qendrën në Shkodër, por në Zhuri, i cili ndodhet në mes të Prizrenit e Kukësit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

Siç thamë edhe më lart, kërkesat e Nikaj-mërturasve për shkollë, të përkrahur e nxitur edhe nga priftërinjtë përparimtarë, u shtuan shumë. Kërkesat adresoheshin edhe në Drejtorinë e Përgjithshme në Shkodër, por edhe në bezirkun e dytë në Zhuri nga varej administrativisht. Emri i Luigj Gurakuqit në krye të asaj Drejtorie ishte një vlerë e madhe për kombin.

Ky patriot i madh e gjenerator i fuqishëm, ishte pasionant e i palodhur për ngritjen e përhapjen e arsimit shqip. Kjo duket qysh në marrjen e detyrës se re. Që në vitin 1916 ai ka bërë një studim paraprak për hapje shkollash në Veri, të cilin ia ka paraqitur Krye-komandës M. e. R. të XIX-të, Trup Ushtrie në Shkodër.

Përsëri, më 5.2.1917, i dërgon një raport tjetër konkret kësaj Komande ku shprehte argumentet e mundësitë për hapje shkollash. Komanda austriake i kërkon të dërgojë një inspektor për të njohur gjendjen, por ai i sqaron se ka marrë lajme edhe prej priftërinjve të disa katundeve (gatishmërinë për mësim) dhe prej Zotit Hpt. Wimner.

Gurakuqi u shprehej organeve eprore se nuk ishte nevoja të prisnin më. Ai konkretizonte katundet e Bezirkut të II-të ku mund të hapeshin shkolla duke i lënë në dorë të famullitarëve, të cilët do t’i mblidhnin nxënësit nëpër qelat e tyre duke saktësuar:

1- Mgulla (edhe për Gjoan, Plan e Kir, Pog, Shosh e Prekal).

2- Palcë e Mërturit (edhe për Salcë, Brisë e Kotec).

3- Gjonpepaj (edhe për Peraj, Nik-Prendaj, Kapit).

Ai vazhdon të përcaktojë edhe masat organizative: “Në këto katunde shkolla do të rrijë hapet prej marsi deri në marrim të oktobrit, pasi në muajt e tjerë nuk mund të ndjekin shkollën nga shkaku i dimrit e rrugëve të këqija”. Mendon të bisedojë e t’i marrë leje peshkopit të Pultit, Bernardin Shllakut, për formalitetin e emërimit të famullitarëve si mësues.

“Kur të marr të gjitha hollësirat prej tij do t’ju bëj propozimet për emërimet. Për katundet e tjerë të këtij Bezirku ku duhen mësues laik, do t’ju bëj propozime të tjera në qoftë se gjaj për së shpejti mësuesit e nevojshëm”.

Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua pasi ai ndodhej për inspektim në Bezirkun e VI-ët. Me 5.5.1917 u dërgua z. Ndue Paluca, inspektor i kësaj Drejtorie.

Luigj Gurakuqi me shumë preokupim e ndjenjë përgjegjësie për punën, i dërgon Ndue Paluces më datë 4.4.1917 një letër jo fort të gjatë, por të ngjeshur me detyra e porosi: Për një udhëtim në Zonat e Bezirkut I-rë e VI-ët, duke i specifikuar edhe vendet: Koplik, Gjoan, Shosh (Bezirku i parë).

Në Bezirkun e VI: Palcë e Mërturit e Gjonpepaj, (por ai, siç duket, me iniciativën e tij, inspektoi gjithë Malësinë e Gjakovës, shën. im). Të mblidhen lajmet e nevojshme për themelimin e shkollave në ato vise. A mund të bëjnë 3 orë mësim në ditë famullitarët, domethënë 15 orë në javë e me marrë një dëftese të shkrueme prej tyne mbi këto çështje. Mësimi a do të jepet ne qelë të z. Famullitarit, a në ndonjë shtëpi tjetër, sa do të paguhet qiraja?

Në qoftë se merret shtëpi me qira, sa kohë dhe sa të holla do të lypen me u ndrequn dhe a mund të gjenden usta? A mund të bahen në vend orenditë shkollore? Ai kërkoi një studim të detajuar me fakte konkrete e gjëra të mundshme e të domosdoshme për hapjen e shkollave.

Duket qartë se me sa humanizëm, seriozitet, realizëm dhe profesionalizëm flitet në këtë letër. Por edhe kuptimi i saj ka po kaq seriozitet dhe devotshmëri për detyrën, pa shprehur asnjë ngurrim me gjithë kushtet shumë të rënda për udhëtim, ushqim e fjetje në këto malësi.

Në një shënim nga Gurakuqi po të kësaj letre shohim se Ndue Paluca ishte nisur qysh të nesërmen dt. 5.04.1917, bile më datë 6 dërgon nga Prekali një telegram me një shkrim special për t’u admiruar nga çdo lexues apo letërshkrues.

Unë dua të theksoj dhe të vlerësoj udhëtimin afro 1 mujor të z. Paluca në këto krahina të largëta, me rrugë të prishura keq, me përrenj e lumenj të rrëmbyeshëm e të rrezikshëm për jetën, me lugina e hone të frikshme, me male të larta e pyje shekullore, me lagështirën e të ftohtin e fillim prillit që akoma nuk është larguar, me kushtet e këqija të fjetjes e ushqimit (me gjithë mikpritjen e pakursyer të malësorëve), e sa e sa vështirësi të tjera.

Me ndjenjë përgjegjësie, devotshmëri e profesionalizëm e kryen këtë inspektim, duke sjellë argumente bindëse për hapjen e shkollave. Mbi këtë bazë të shëndoshë, pa vonuar, Luigj Gurakuqi i dërgon Krye-komandës në Shkodër një kopje tjetër të këtij raporti.

“Kam nderin të ju paraqes një kopje të raportës që më ka dhanë z. Ndue Paluca përmbi udhëtimin nën pikëpamje Arsimi, që ka bamun në disa vende të Bezirkut I-rë e VI-ët, mbas urdhrit tuej E.V.Nr.467/VII me 31.3 1917. Bashkë me të po ju dërgoj edhe dëftesat e shkrueme që ka marrun prej famullitarve të Prekalit, Gjoanit, Pogut e Mgullës, Shoshit, Palcës së Mërturit, Gjonpepaj, Planit e Rajës së Mërturit, me të cilat diftojnë se janë gati të marrin barrën e mësimit, për nga tri orë në ditë”

Më poshtë në raport tregon edhe zgjidhjet konkrete; “Tue qenë se nevojën e shkollave e mungesën e mësuesve, besoj se për disa kohë mund t’u vihet për barrë detyra e mësimit famullitarve të përmendun, me shpresë se, nën vështrimin e kundrimin e autoriteteve ushtrarë, do t’a bëjnë me kujdes shërbimin e vet”.

“Gjonpepaj ku një herë për një herë shkolla mund të fillohet në kishë, e mandej mund të goditet ndërtesa për të cilën flet Z. Paluca e, që duket e nevojshme kur të merret përpara sysh, numri i madh i nxënësve që mund të ndjekin shkollën /famullitarë At Nikollë Kolaj”.

“Raja e Mërturit ku numri i nxënsave që munden me ndjekun shkollën këshillon që të prishen 100 Korona për meremet e ndërtesës”. Ai përmend vendet se ku mund të hapeshin shkollat, në Bezirkun e parë, por ne po përmendim ato të Bezirkut të 6-të ku bënte pjesë Tropoja.

Për mundësi hapje shkollash përmenden Gjonpepaj e Raja e Mërturit. Pasi është parë realisht vendi e mundësitë, propozimi është konkret e i bazuar; Në atë raport shprehet si shumë e nevojshme hapja e shkollave në Tropojë, Bujan e Geghysen, por edhe pamundësitë që e pengojnë.

Mos hapjen e argumenton me mungesën e mësuesve myslimanë që dinin të shkruanin shqip. Edhe për Palçin shprehet mendimi për mos hapjen e shkollës, duke u argumentuar…! Në po këtë shkresë të datës 05.05.1917, Luigj Gurakuqi, Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit, i lutet Krye-komandës M.e.R të XIX, Trup Ushtrie, Shkodër:

Raportet e shkresat zyrtare kanë ndjekur njëra-tjetrën me korrektësi e logjikë të pakundërshtueshme. Shkresa për emërimin e famullitarit mban dt. 16.06.1917. Ndërsa, po këtu, thuhet se shpërblimi fillon më 1 qershor, 1917. Duke njohur karakterin e fortë e të prerë të Luigj Gurakuqit, nuk i shkonte në mendje të paguajë punë të pabërë, por ai ka informacione se në Gjonpepaj mësimi e shkolla kanë funksionuar edhe më herët.

Korrektësia e tij duket edhe në shënimin që ka bërë në fund të shkresës, siç duket për Ministrinë e Financave: 1 shtesë. (është fjala për organikë).

Një sy i hollë vëren se shkresa vazhdon me një nëntekst kuptimplotë që At Nikollë Kolaj në të ardhmen duhej t’i nënshtrohej Para-shkresës një punë spontane, por një punë e organizuar dhe e paguar. për nëpunësit e vendit, pra jo një punë spontane, por një punë e organizuar dhe e paguar./ Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim...”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

Next Post

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë...”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

Artikuj të ngjashëm

“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

July 21, 2026
“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
Dossier

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

July 21, 2026
Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Dossier

“Grupi tradhtar i Beqir Ballukut, kërkonte t’i zhvillonte në ushtrinë tonë disa pikëpamje të gabuara, si lënia e terrenit të luftës dhe…”/ Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

July 20, 2026
“Fan Noli mendon se Lukari ka gabuar vetëm në një pikë, mbasi në vend që të thotë Kastriot, ka shkruar Kastrat, por Noli nuk ka të drejtë, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

“Kur gjeneral Prodani, që kishte shumë afrimitet me kryeministrin, i tha: ‘Ç’po bëni kështu?! Ç’faj kanë bërë shokët, që po i godisni kaq egër?! Mehmeti i’u përgjigj…”/ Kujtimet e ish-presidentit Alfred Mosiu
Dossier

“Kur ushtrinë e drejtonin tradhtarët Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito Çakoja, këto stërvitje nuk shërbenin për qëllimet që duheshin, por…”! / Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

July 20, 2026
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës, apo në raportet mes Tiranës, Moskës apo Pekinit, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962

July 19, 2026
Next Post
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë...”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme