• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare

Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, dy muzetë më të vizituar të Shqipërisë, kanë blerë platformën e njohur mediatike dhe historike Memorie.al, i themeluar dhe drejtuar nga gazetari dhe historiani Dashnor Kaloçi. Ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e ruajtjes dhe promovimit të kujtesës historike të vendit.

E krijuar si portali i parë shqiptar tërësisht i dedikuar historisë kombëtare, Memorie.al përfaqëson sot një arkiv të jashtëzakonshëm digjital që mbledh dokumente, dëshmi, fotografi dhe rrëfime të afta t’u rikthejnë brezave të rinj fytyrën autentike të Shqipërisë së djeshme, si në faqet e saj më heroike, ashtu edhe në ato më të dhimbshme e tragjike.

Bashkimi i Bunk’Art me Memorie.al krijon një pasuri kulturore me vlerë të veçantë. Nga njëra anë janë dy muzetë që gjatë dhjetë viteve të fundit kanë kontribuar në rrëfimin e historisë bashkëkohore të Shqipërisë përmes ekspozitave të vizituara nga qindra mijëra njerëz; nga ana tjetër është një arkiv online që ka ditur të ruajë dhe të bëjë të aksesueshme një sasi të jashtëzakonshme materialesh historike, shpeshherë të pabotuara më parë.

Kujtesa përbën një nga pasuritë më të çmuara të një kombi. Pa njohjen e së kaluarës së tij, asnjë vend nuk mund ta kuptojë plotësisht të tashmen dhe as të imagjinojë të ardhmen. Në këtë kuptim, integrimi i Memorie.al në projektin kulturor të Bunk’Art përfaqëson një investim të mëtejshëm në mbrojtjen e kujtesës kolektive dhe në përhapjen e njohurive historike.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

Pas këtij bashkimi, Dashnor Kaloçi dhe Ivi Kaloçi do të vazhdojnë punën e tyre të vyer kërkimore, mbledhëse dhe dokumentuese, e cila i ka mundësuar Memorie.al të shndërrohet me kalimin e viteve në një pikë referimi për studiuesit, gazetarët dhe të apasionuarit pas historisë. Të dy do t’i bashkohen gjithashtu grupit kërkimor të Bunk’Art, duke punuar përkrah një ekipi që përfshin tashmë gazetarë dhe historianë me përvojë të njohur, duke nisur nga Admirina Peci dhe, së fundmi, Kastriot Dervishi. Në drejtimin e projektit, si kurator i përgjithshëm, do të vazhdojë të jetë gazetari Carlo Bollino.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që rikthehem të punoj me Dashnor Kaloçin, me të cilin kemi shkruar faqe të rëndësishme të historisë së gazetarisë shqiptare në Gazeta Shqiptare të viteve të para të tranzicionit”, – komenton Carlo Bollino. “Memorie.al është tashmë një pikë referimi e çmuar për këdo që dëshiron të thellohet në historinë e vendit dhe integrimi i saj në projektin Bunk’Art nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të pasurojë të dyja palët. Dy muzetë Bunk’Art po kalojnë një fazë zhvillimi të rëndësishëm: pas bashkimit me Memorie.al po punojmë për instalacione të reja që janë në përgatitje e sipër, disa prej të cilave do të jenë vërtet befasuese dhe që shpresojmë t’i hapim për publikun që në ditët e para të korrikut.”

“Ky bashkim strategjik synon të bëjë bashkë hulumtimin e gjerë arkivor të Memorie.al me infrastrukturën dhe eksperiencën muzeale të Bunk’Art, duke krijuar një qendër edhe më të fuqishme për dokumentimin e periudhës së komunizmit në Shqipëri”, – komenton Dashnor Kaloçi. “Përmes këtij bashkimi, publiku do të përfitojë nga një qasje më e integruar ndaj dëshmive, dokumenteve ekskluzive dhe materialeve multimediale, duke e kthyer këtë projekt të përbashkët në një pikë kryesore referimi për historinë bashkëkohore shqiptare.”

Objektivi i përbashkët është forcimi i mëtejshëm i kërkimit historik, zgjerimi i arkivave të disponueshme për publikun dhe vazhdimi i ndërtimit të një ure mes kujtesës dhe së ardhmes, në mënyrë që ngjarjet që kanë shënuar rrugëtimin e Shqipërisë të njihen, të kuptohen dhe t’u transmetohen brezave që do të vijnë.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze...”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

Next Post

Kalendari 25 Qershor 2026

Artikuj të ngjashëm

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
Dossier

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

November 8, 2026
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
Dossier

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

November 8, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 8, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 8, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Next Post
Kalendari 01 Qershor 2026

Kalendari 25 Qershor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme