• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Edhe filmi ‘Komisari’ i vitit 1967, i Aleksandër Askoldov, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovietik, ai u ndalua dhe autori u përjashtua nga…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe përparësor të saj, ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e njëzetedy

                            -NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET –

                                                        PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’ që u fshikullua përtej çdo imagjinate…” / Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan

“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.                  

                                                     Vijon nga numri kaluar

                         FILMI

Po në vitin 1967, kinematografia sovjetike prodhon filmin ‘Анна Каренина’, (‘Ana Karenina’), sipas romanit me të njëjtin titull të Lev Tolstoit. Filmi, i regjisorit A. Zarkhi, sikurse e tregon edhe titulli i tij, ka në qendër Ana Kareninën, një grua e re e martuar që bën pjesë në shoqërinë e lartë ruse të shekullit të XIX-të. Ajo dashurohet me Vronskin, një i ri joshës. Ajo braktis bashkëshortin dhe fëmijët. Si përfundim heroina e romanit, në dëshpërim të thellë, hidhet në rrotat e një treni. Ku është morali komunist i romanit dhe më pas edhe i filmit? Ndoshta bolshevikët kanë llogaritur që të demaskojnë kështu pa mëshirë, në shekullin XX-të, moralin e shoqërisë së lartë cariste të shekullit të XIX-të dhe të dëshmojnë, në mënyrë krahasuese, vlerat e moralit të ri komunist?! Duket naive, megjithatë…! Përse jo?

‘Капитао нская доо чка’ (‘Bija e kapitenit’), film i Vladimir Kaplunovskit, prodhuar në vitin 1958, sipas romanit me të njëjtin titull të Aleksadër Pushkinit, ‘Мёртвые души’ (‘Frymë të Vdekura’) i Nikolai Gogolit, realizuar nga Leonid Trauberg në vitin 1960, janë gjithashtu pjesë e kinematografisë propagandistike sovjetike. Regjisorë të tjerë të filmit si T. Sabinski, I. Perestiani, V. Gardine, A. Sanine do të venë në ekran krijimet letrare të klasikëve rusë. Përshtatja apo ekranizimi i veprave letrare klasike shërben edhe për të rreshtuar pushtetin sovjetik si trashëgimtar dhe vazhdues të kulturës së madhe kombëtare, për të paraqitur një imazh madhështor të kulturës sovjetike, sidomos në botën e jashtme.

Kinematografia sovjetike si bosht kryesor dhe për parësor të saj ka heroizmin e Partisë Komuniste dhe të bolshevikëve në përgjithësi, madhështinë e veprimit bolshevik dhe të ideologjisë revolucionare, marksiste-leniniste. Ajo godet carizmin dhe më pas borgjezinë dhe revolucionin e shkurtit të vitit 1917. Për përmbushjen e këtij roli ajo mbështetet në emocionalen, d.m.th. spekulon me emocionet e shikuesit, nuk respekton realitetin historik dhe e kthen në legjendë Revolucionin e Tetorit, versionin zyrtar të dhënë nga bolshevikët. Këtë gjë dëshmojnë, fill pas revolucionit filmat e vitit 1917: ‘Революционер’ (‘Revolucionari’) i Evgeni Bauerit, ‘Не надо крови’ (‘Nuk duhet më gjak’) i Jakov Protazanovit dhe të tjerë si ‘Броненосец’ ‘Потёмкин’ (‘Karrocata Potiemkin’) i vitit 1925, i Sergei Aizenshtainit, që njihet si një nga filmat më të mëdhenj propagandistikë të të gjitha kohëve.

Në “Karocata Potiemkin” Aizenshtaini trajton kryengritjen e marinarëve të kësaj karrocate të njohur në brigjet e Odesës në vitin 1905. Ai filmon në plane të mëdha mishi të mbushur me krimba, që shërben si ushqim për marinarët, bij të thjeshtë të popullit. Ata që simbolizojnë autoritetet, d.m.th. oficerët, mjekët, priftërinjtë, nuk janë në anën e marinarëve dhe nuk pranojnë se mishi është i pangrënshëm. Kështu, marinarët revoltohen ndaj autoriteteve. Kryengritja e tyre zhvillohet njëkohësisht me revoltën e popullit të Odesës. Sipas filmit, populli dhe marinarët janë në të njëjtën rrugë, sepse i takojnë të njëjtës klasë shoqërore. Vdekja e një marinari revolton edhe më tej popullin e Odesës, sepse ai sheh, në rastin konkret, vetë vdekjen e tij në të njëjtat kushte, “vdekjen për një kafshatë buke”.

Në film nuk kursehet asnjë nga përfaqësuesit e autoritetit zyrtar, të cilët të gjithë, oficerë, mjekë dhe sidomos priftërinjtë ortodoksë, e shfaqin hapur përbuzjen e tyre ndaj marinarëve. Gjithnjë duke ndjekur filmin, vihet re se nëse kryengritja e marinarëve është mbështetur nga banorët e Odesës, shtypja e saj e tmerrshme nga pushteti autoritar shoqërohet me vrasjet, pa mëshirë, edhe të nënave dhe fëmijëve të tyre. Por mbi të gjitha kryengritja e Karrocatës tregon se populli është i lidhur me ushtarët, gjë që nuk ndeshet në ndonjë rast tjetër historikisht. Duke rishkruar historinë, filmi dëshmon se nëse ka një solidaritet klasor, ushtarët, d.m.th. populli, del fitimtar mbi oficerët (aristokratët, borgjezët). Filmi mbyllet me solidaritetin e të gjithë marinarëve. Ata të luftanijeve që duhet të fundosnin Karrocatën duke e gjuajtur me artileri, përshëndesin kryengritësit.

Ky film i Aizenshtainit, duke shtrembëruar historinë, i shërben mitit bolshevik sipas të cilit ushtria iu bashkua Revolucionit në Tetor të vitit 1917. Dhe jo vetëm kaq. Vetë pamjet filmike, shiten sikur të jenë filmime dokumentare të revoltës në Odesa! Pavarësisht të gjithave, pavarësisht fushatës së fuqishme publicitare, që iu bë këtij filmi, pavarësisht legjendës së përhapur sikur ai u prit me një sukses të jashtëzakonshëm nga masat punonjëse, “Karrocata Potiemkin” u tërhoq nga kinematë, menjëherë, pas dy javëve, duke ia lënë vendin “Robin Hudit” të Allan Dwanit, me skenar të D. Fairbanksit.

Filmi ‘Октябрь’ (‘Tetor’) i Sergei Aizenshtainit dhe Grigori Aleksandrovit, i realizuar në vitin 1927 dhe që njihet si një film “klasik” i kinemasë propagandistike sovjetike, u realizua me rastin e 10-vjetorit të Revolucionit të Tetorit. Për t’i dhënë atij pasaportën e të vërtetës historike, Aizenshtaini punësoi aktorë joprofesionistë. Ai i rekrutoi aktorët në baret e Leningradit: një punëtor që luan rolin e Leninit! Për realizimin e filmit, për paraqitjen e tij si pasqyrim besnik i të vërtetës historike, në xhirimin e skenave me pjesëmarrjen e turmave u mobilizuan trupa të “Ushtrisë së Kuqe”. Pajisjet ushtarake që shohim në film u huazuan nga “Ushtria e Kuqe”.

Propaganda sovjetike dëshironte të ndërtojë me këtë film, mitin e një Revolucioni të Tetorit të mbështetur nga masat, e një revolucion popullor, të kryer nga populli. Në kinemanë sovjetike, si edhe në fusha të tjera të artit, duhej paraqitur proletariati si aktor kryesor i historisë. Historianët kanë treguar se kryengritja e tetorit apo, thënë ndryshe, Revolucioni i Tetorit, u krye nga njerëz të vendosur, por pa një mbështetje të vërtetë popullore nga masat e kryeqytetit. Kjo e vërtetë nuk përputhet me parimet e marksizëm-leninizmit, sidomos me mendimin e përhapur, sipas të cilit turma të tëra popullore u mobilizuan pas bolshevikëve. Në mbështetje të këtij mendimi, të kësaj propagande, është edhe filmi “Tetor” i Aizenshtainit. Se sa besnik i të vërtetës është “Tetor” i Aizenshtainit, e tregon fakti se, me kalimin e viteve, prej tij u këputën 45 minuta film, në të cilat ishte e pranishme edhe figura e Trockit.

Ndër filmat më të realizuar të kinematografisë sovjetike të kohës, është pa dyshim, edhe ‘Конец Санкт-Петербурга’ (‘Fundi i Shën Petersburgut’) i vitit 1927, realizuar nga Vlesovod Pudovkini, gjithashtu, me rastin e 10-vjetorit të Revolucionit të Tetorit. Filmi tregon se vetëm Revolucioni i Tetorit ka shprehur dhe mbrojtur aspiratat e popullit. Ai denoncon hyrjen e Rusisë cariste në luftë në vitin 1914, si manovër të regjimit që spekulon me ndjenjat patriotike të popullit, për t’i dhënë fund pakënaqësisë dhe kërkesave të drejta të tij. Filmi “Fundi i Shën Petersburgut”, pozicionohet kundër revolucionit të shkurtit të vitit 1917, të cilin e paraqet si borgjez dhe në shërbim të kapitalit.

Ai shprehet kundër qeverisë së përkohshme ruse, që vazhdoi luftën në emër të atdheut. Bolshevikët, përkundrazi, kërkojnë t’i jepet fund luftës, që u shërben vetëm patronëve kapitalistë, pasurimit të tyre. Në vazhdim, në film tregohet se si trupat e ushtrisë ruse i bashkohen thirrjes së bolshevikëve, braktisin frontin, pavarësisht nga kërcënimet e oficerëve dhe të përfaqësuesve të qeverisë së përkohshme. Më tej, në sfondin e “Internacionales”, paraqitet shpërthimi i Revolucionit të Tetorit, kalimi i kryeqytetit të carëve, Shën Petersburgut, në duart e forcave revolucionare, kthimi i tij në qendër të revolucionit, në qytetin e Leninit, Leningrad.

‘Москва в Октябре’ (‘Moska në Tetor’) i Boris Barnetit, është një tjetër film i realizuar me rastin e 10-vjetorit të Revolucionit të Tetorit. Barneti, njëlloj si Azeinshtaini, me filmin “Tetor” apo, si Pudovkini me “Fundi i Shën Petersburgut”, realizon një “dokumentar” të rremë mbi kryengritjen e bolshevikëve kundër kadetëve të vendosur rreth Kremlinit, ekzalton Rusinë revolucionare. Vetë Barneti lidhur me këtë film ka shkruar: “Revolucioni i Tetorit është kthyer tashmë, në shumë pamje, në një legjendë të bukur. Ja përse për ne është bërë e mundur të largohemi ndonjëherë nga saktësia historike për të dhënë një ndriçim më të fortë mbi njërën apo tjetrën ndodhi”.

‘мы из кронштадта’ (‘Ne nga Kronshtadti’) realizuar në vitin 1936, është një tjetër film sovjetik kushtuar Revolucionit dhe Luftës Civile. Regjisor i tij është Efim Dzigani, ndërsa skenarist – dramaturgu Vsevolod Vishnevski. Filmi përqendrohet në ngjarjet e tetorit 1919, në një trupë marinarësh mbështetës të Revolucionit, që luftuan jo në det, por në tokë kundër të bardhëve të udhëhequr nga Nikolai Judeniçi. Këta të fundit, fitimtarë në fillim, i hedhin nga maja e një shkëmbi në det marinarët e burgosur prej tyre, të cilëve u kanë lidhur edhe nga një gur në qafë. Pas disa sekondash, njëri nga marinarët, i cili kishte ruajtur një thikë, arriti të këpusë litarin ku ishte varur guri në qafën e tij, doli nga uji dhe u kthye në breg.

Ai arriti në Kronstadt dhe mori drejtimin e flotës, e cila zbarkoi pikërisht në vendin ku të bardhët hodhën shokët e tij. Detarët ngjiten në majë të shkëmbit. Të bardhët, duke luftuar kundër këmbësorisë, u gjenden nën një zjarr të dyfishtë. Ata detyrohen të tërhiqen dhe për të shpëtuar hidhen nga shkëmbi ku, më parë, kishin hedhur marinarët kundërshtarë të tyre. Të kuqtë dalin, më në fund, fitimtarë. “Ne jemi nga Kronstadti!” – këto fjalë u gdhendën në Reichstagun hitlerian disa vite më pas, në përfundim të Luftës së Madhe Patriotike, nga ushtarët e “Ushtrisë së Kuqe”, që gjunjëzuan nazizmin.

‘Выборгская сторона’ (‘Periferi e Viborgut’) është një film sovjetik bardh e zi, realizuar nga Grigori Kozintsevi dhe Leonid Traubergu në vitin 1938. Ky film është pjesa e fundit e trilogjisë për jetën e Maksimit, punëtor i ri në një fabrikë. Ai fillon me një episod të marrjes nga Garda e Kuqe e udhëhequr nga Maksimi, të Pallatit të Dimrit në kohën e Revolucionit të Tetorit. Bolshevik i kalitur, Maksimi emërohet komisioner i Bankës së Shtetit. Drejtuesit e saj janë sabotatorë, grisin dhe fshehin dokumente të rëndësishme. Me një ekip të vogël njerëzish të së njëjtës barrikadë me të, Maksimi arrin të rregullojë punët e Bankës. Më pas, me ndihmën e Evdokias, ai zbulon një grup oficerësh të përbetuar, që synonin të vrisnin Leninin në ditën e hapjes së Asamblesë Kushtetuese. Më pas heroi i filmit, shkon përsëri në frontin e Luftës Civile.

Bashkimi Sovjetik është ndër fitimtarët e mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore. Humbjet e popujve të BRSS-së gjatë Luftës vlerësohen nga njëzet deri në njëzet e pesë milionë të vdekur, gati gjysma e tyre civilë. Ky realitet tregon edhe përse rezistenca dhe fitorja mbi nazizmin ka një vend nderi në kinematografinë sovjetike. Filmat e kësaj epoke historike, si ata dokumentarë, por edhe filmat artistikë, janë realizuar gjatë viteve të Luftës, ashtu edhe më pas, deri në ditët tona.

Midis filmave dokumentarë, mund të kujtojmë: ‘Разгром немецких войск под Москвой’ (‘Shkatërrimi i trupave gjermanë pranë Moskës’) i Leonid Varlamovit dhe Ilya Kopalinit, realizuar në vitin 1942. Sikurse tregon edhe titulli, filmi rrëfen Betejën e Moskës, e cila u zhvillua nga 2 tetori 1941 deri më 22 janar 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Shkatërrimi i trupave gjermanë pranë Moskës”’ fitoi ‘Oscarin’ për filmin më të mirë dokumentar në vitin 1943.

Në serinë e dokumentarëve të kësaj kohe mund të radhisim gjithashtu filmat: ‘День войны’ (‘Ditë lufte’) i Mikhail Sloutskit, realizuar në vitin 1942; ‘Битва за нашу советскую Украйну’ (‘Beteja për Ukrainën tonë sovjetike’) i Alexander Dovzhenkos dhe Julia Solntsevas, i vitit 1943; ‘Разгром немецких войск под Москвой’ (‘Shkatërrimi i trupave gjermane para Moskës’) i Ilia Kopalinit dhe Leonid Varlamovit, i vitit 1942; ‘Сталинград’ (‘Stalingrad’) i Leonid Varlamovit, i vitit 1943; ‘Майданек’ (‘Maidanek’) i Roman Karmenit, i vitit 1944; ‘Суд идет’ (‘Gjyqi afron’) i Ilia Kopalinit, i vitit 1943; filmin kolosal, pothuajse dokumentar, prej 8 orësh, ‘Osvobozhdenie’ (‘Çlirimi’) të Juri Ozerovit, i vitit 1972.

Një numër i madh filmash artistikë sovjetikë mbi luftën janë realizuar gjatë viteve 1941-1944, por sidomos më pas. Mund të përmendim ‘Секретарь райкома’ (‘Sekretari i Rajonit’) i Ivan Pirievit, realizuar në vitin 1942. Aksioni zhvillohet në vitin e parë të Luftës së Madhe Patriotike dhe trajton përballjen mes komandantit të një batalioni partizan, njëkohësisht sekretar i Komitetit të Partisë të Rajonit, Stepan Kotshetit, dhe kolonelit gjerman Makenau. Fillimisht Makenau arrin të mashtrojë Kotshetin. Një spiun arrin të depërtojë në kampin partizan. Veprimet e partizanëve dështojnë, njerëzit vdesin, vetë Kotsheti arrestohet, por ai arrin të arratiset. Si përfundim, partizanët demaskojnë spiunin, shkatërrojnë njësinë e armatosur gjermane dhe marrin rob kolonelin Makenau.

‘Машенька’ (‘Mashenka’) është realizuar po gjatë këtij viti nga Juli Raizmani dhe u shfaq në ekranet e kinemasë në vitin 1942. Filmi tregon se si telegrafistja Masha Stepanova gjatë një stërvitje zjarri, takon taksistin Aleksei Soloviev. Masha bie në dashuri me Aleksein dhe kujdeset për të, ndërsa ai është i sëmurë. Në vazhdim, gjithçka nuk funksionon mirë në marrëdhënien e tyre. Lufta shpërthen. Masha shërben si infermiere. Aleksei mobilizohet në divizionin e 14-të të blinduar. Ata takohen në një rast vetëm për disa çaste. Aleksei kalon në forcat këmbësore dhe merr pjesë në një ofensivë për çlirimin e një qyteti. Ata përfundimisht takohen përsëri më vonë për disa minuta, gjatë Luftës së Dimrit. Masha i përcjell Alekseit ndjenjat dhe besnikërinë e saj gjatë viteve të ndarjes dhe sprovave të luftës. Në front Aleksei kuptoi se çfarë dhuratë ishte për të takimi me këtë vajzë.

Ky film u pasua nga realizimi i ‘Ona zachtchichtchayet rodinu’ (‘Ajo mbron atdheun’) i Friedrich Ermlerit, i vitit 1943. Filmi tregon se si gjatë Luftës II-të Botërore një fshatare, fëmija dhe bashkëshorti i së cilës janë vrarë barbarisht nga nazistët, u bashkohet radhëve të rezistencës së partizanëve sovjetikë. Po këtij viti i takon edhe filmi ‘Жди меня’ (‘Më prit’) i Alexandre Stolperit, që trajton fatin e një piloti (Nikolai Ermolov) gjatë Luftës II-të Botërore. Të gjithë miqtë e tij e pranojnë si të vdekur. Vetëm gruaja e tij nuk beson që Nikolai të ketë vdekur dhe pret kthimin e tij. Po gjatë këtij viti është realizuar edhe filmi ‘Два бойца’ (‘Dy luftëtarët’) i Leonid Lukovit. Filmi bën fjalë për dy ushtarë të këmbësorisë sovjetike gjatë rrethimit të Leningradit. Ai thekson rëndësinë e miqësisë midis luftëtarëve nga rajone dhe etni të ndryshme.

Një miqësi e thellë ushtarake lidh mitraljerin Arkadi Dziubin, një saldator nga Odessa, me Sasha Svintsovin, një punëtor nga Uralet. Ata ngacmohen dhe grinden për shkak të dallimeve të tyre sociale dhe etnike, por të dy shtrëngojnë radhët përballë agresionit nazist. Edhe filmi ‘Радуга’ (‘Ylberi’) i Mark Donskoit, i vitit 1944, i kushtohet Luftës së Dytë Botërore. Në të tregohet se si fshati Nova Lebedivka u pushtua nga nazistët, që janë nën goditjet e vazhdueshme të partizanëve, të mbështetur nga shumica dërrmuese e popullsisë. Komandanti i garnizonit gjerman urdhëron asgjësimin e grupit partizan. Partizania Olena Kostjuk, kthehet fshehurazi në fshat për të lindur. Ajo denoncohet nga një tradhtar. Komandanti gjerman përpiqet ta bëjë të tregojë se ku është kampi partizan. Ai madje arrin deri aty sa të vrasë para syve të saj të porsalindurin. Komandanti gjerman përpiqet të marrë të dhëna në mënyra nga më të ndryshmet dhe më barbaret, por as torturat dhe as mizoria nuk e lëkundin vendosmërinë e popullsisë, që së shpejti do të çlirohet nga ushtria sovjetike.

‘Жила-была девочка’ (‘Na ishte një herë një vajzë e vogël’) realizuar nga Viktor Eisymont në vitin 1944, është një tjetër film artistik sovjetik me metrazh të gjatë, që tregon jetën e dy vajzave të vogla ruse gjatë rrethimit të Leningradit. Ato përjetojnë urinë, bombardimet, të ftohtit, vdekjen e të afërmve të tyre. Këta faktorë dobësojnë sistemin e tyre nervor, por pavarësisht të gjithave, ato mbeten fëmijë, luajnë me kukulla, ndërtojnë kështjella rëre dhe presin që babai i tyre të kthehet nga lufta. Filmi u xhirua edhe nën bombardimet e fuqishme të pushtuesve mbi Leningrad dhe u prit me sukses edhe jashtë vendit.

‘Великий перелом’ (‘Kthesa vendimtare’) realizuar nga Fridrik Ermleri në vitin 1945 tregon se si Gjatë Luftës së Dytë Botërore komanda gjermane vendosi të thyejë qëndresën e qytetit të fundit rus në Vollgë. Gjenerali Vinogradov është gati të kapitullojë. Komanda e Lartë e Ushtrisë së Kuqe emëron gjeneralin Muraviov në vend të tij. Ai urdhërohet t’u rezistojë me çdo kusht sulmeve të armikut dhe t’i shkaktojë humbje atij. Gjermanët vazhdojnë sulmet e tyre. Kur shërbimet e inteligjencës shpallin ditën dhe orën e sulmit vendimtar, Muraviovi vendos të rraskapisë forcat armike, duke rritur numrin e kundërsulmeve. Gjatë betejës së madhe, forcat gjermane thyhen./ Memorie.al 

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Babai ishte gazetar te ‘Bashkimi’ dhe pak ditë para arrestimit, Enver Hoxha pyeti kryeredaktorin Thanas Nano, se...”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së Zyhdi Herrit, një nga 22 të pushkatuarit për ambasadën sovjetike

Next Post

“Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’ që u fshikullua përtej çdo imagjinate...” / Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan

Artikuj të ngjashëm

“Patrioti që hapi ‘Mësonjëtoren e Parë Shqipe’ dhe i dhuroi abetaren shqipe Sulltanit, vdiq në mjerim në spitalin e të varfërve në Korçë, pasi…”/ Historia e panjohur dy vëllezërve nga Gjirokastra
Dossier

“Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’ që u fshikullua përtej çdo imagjinate…” / Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan

May 25, 2026
“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar
Dossier

“Paaftësia e shqiptarëve për të ndryshuar individualitetin e tyre, reflektohet tragjikisht në ekzistencën e…”/ Si paraqiteshin shqiptarët në sytë e Perëndimit në fillimet e shekullit të kaluar

May 25, 2026
“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Filmi ‘Kutuzov’ i Vladimir Petrovit u realizua me qëllimin e vetëm, për të bindur sovjetikët se fitorja mbi Gjermaninë naziste ishte e mundur, për të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 25, 2026
“Çobani nga Vajza e Vlorës, i dënuar 25 vjet për atentat ndaj Hrushovit, recitonte vargjet e Homerit, Dantes, tragjeditë e Shekspirit, Faustin e Gëtes, Shilerin, etj.,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, për “enciklopedinë” e burgjeve
Dossier

“Çështjen e 900 milion rublave që kemi borxh, e ngriti shoku Enver në mbledhjen në Moskë, aq sa shoku Hrushov tha se; Shqipëria është në katastrofë, prandaj…”/ Mbledhja e Byrosë Politike në ’56-ën

May 23, 2026
“Edhe filmi ‘Komisari’ i vitit 1967, i Aleksandër Askoldov, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovietik, ai u ndalua dhe autori u përjashtua nga…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Edhe filmi ‘Komisari’ i vitit 1967, i Aleksandër Askoldov, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovietik, ai u ndalua dhe autori u përjashtua nga…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 24, 2026
“Në ‘Sov-Eksport-Film’, organizëm i ngarkuar me shpërndarjen e filmit sovjetik në botë, oficerët e KGB-së përbënin dhe kontrollonin…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në ‘Sov-Eksport-Film’, organizëm i ngarkuar me shpërndarjen e filmit sovjetik në botë, oficerët e KGB-së përbënin dhe kontrollonin…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 23, 2026
Next Post
“Patrioti që hapi ‘Mësonjëtoren e Parë Shqipe’ dhe i dhuroi abetaren shqipe Sulltanit, vdiq në mjerim në spitalin e të varfërve në Korçë, pasi…”/ Historia e panjohur dy vëllezërve nga Gjirokastra

“Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’ që u fshikullua përtej çdo imagjinate...” / Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme