• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur ne i shpjeguam qëllimin e vizitës sonë, Mao Ce Duni na tha; E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi

“Pa nënvizuar Greqinë dhe Italinë, partia jonë shikon si rrezik eminent, krahun verior të Shqipërisë, ku jugosllavët…”/ Dokumenti sekret i takimit të delegacionit ushtarak, Pekin 1972
“Takimi ynë me Mao Ce Dunin u zhvillua më 16 gusht 1967 dhe zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, ku ai na foli me hollësi për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi
“Takimi ynë me Mao Ce Dunin u zhvillua më 16 gusht 1967 dhe zgjati plot 90 minuta, gjë jo e zakonshme për Maon, ku ai na foli me hollësi për…”/ Dëshmia e rrallë e ish-përkthyesit Myfit Mushi
Mao Ce Duni: “Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
Mao Ce Duni: “Mos kinin frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre….”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë më 29 qershor ’62, në Wuhan
Mao Ce Duni: “Mos kinin frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre….”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë më 29 qershor ’62, në Wuhan

Nga Xhevdet Shehu

Pjesa e dytë

Memorie.al / Përkthyesi i mirënjohur Myfit Mushi së bashku me dy të tjerë, ka qenë përkthyesi zyrtar i delegacionit të PPSH-së të kryesuar nga Enver Hoxha në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë në vitin 1960. Dhe nga ajo mbledhje aq e rëndësishme për kohën, ai mund të tregojë pambarimisht. Por, ndonëse në moshë të thyer, ai kujton me një kthjelltësi të admirueshme gjithçka rreth një takimi tjetër në Kinë…! Në gusht të vitit 1967, pikërisht në kulmin e Revolucionit Kulturor kinez, dy përkthyesit shqiptarë ftohen papritur në një takim të fshehtë me kryetarin e Partisë Komuniste të Kinës, Mao Ce Dun, në një rajon të fshehtë të Kinës Jugore, pranë Shangait, ku ai jetonte larg zhurmës së Pekinit.

                                                  Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

 Z. Mushi, a tregoi Mao-ja ndonjë interes për Shqipërinë në vazhdim të takimit me të?

– Po. Në vazhdim të bisedës, ne i shpjeguam që ishim dërguar në Pekin me porosi të Enver Hoxhës, për të botuar në gjuhën shqipe librin me citatet e Maos.

“Ç’ju duhen juve citatet e mia?” – pyeti për habinë tonë Mao Ce Duni.

“Ato kanë vlerë të madhe për vendin tonë”, – iu përgjigja unë.

“E ç’vlerë mund të kenë për popullin shqiptar citatet e mia, të cilat bazohen mbi jetën, praktikën dhe kushtet e Kinës? Për ju ato s’kanë asnjë vlerë”, – replikoi ai.

– Si reaguat ju kur dëgjuat këto fjalë të Maos?

– Mund të imagjinohet habia dhe situata e vështirë që krijoi një reagim i tillë i paparashikuar te ne. Për një çast menduam se po na hidhej poshtë, po na shkonte kot gjithë ajo punë disamujore dhe vendosa ta “mbroj” edhe një herë mendimin tim.

“Partia jonë u jep shumë rëndësi atyre, – shtova unë, – për to është interesuar personalisht shoku Enver. Madje mund t’ju them që fillimisht se tirazhi i tyre qe caktuar në 20 mijë kopje, por ditët e fundit, me sugjerimin tonë, Tirana kërkoi që ky tirazh të rritet deri në 100 mijë ekzemplarë dhe kjo për shkak të interesit që ato paraqesin edhe për Shqipërinë”.

“Po jua them haptas, – vijoi Maoja pas përgjigjes time, – unë kam dhënë porosi të prerë, të mos botohen as në Kinë citate nga fjalimet e mia, por të botohen citate të zgjedhura nga veprat e Marksit, Engelsit dhe Leninit, mirëpo këta, – ja ku është shoku Jao Ven Juan, – këta nuk i kanë zbatuar porositë e mia”.

Ai i hodhi një vështrim qortues Jaos, i cili, i ndodhur ngushtë, nuk e hapi fare gojën. Por pas kësaj Maoja bëri një pauzë të gjatë dhe tha: “Enver Hoxha duhet përmendur kurdoherë si marksist-leninist i madh”, – duke vijuar të fliste me respekt për të, për rolin e tij në drejtimin e vendit gjatë dhe pas Luftës.

Takimi interesant dhe i papritur me Mao Ce Dunin mbaroi. Vetë Maoja na përcolli deri te makina. Kjo përballje 90-minutëshe me të, na la përshtypjet më të mira për këtë udhëheqës të njohur dhe personalitet të madh, që respektohej dhe adhurohej nga i gjithë populli i tij.

– Po më tej, si rrodhën ngjarjet? A pati ndonjë jehonë rreth atij takimi?

– Pas disa ditësh u kthyem në Pekin. E para gjë që bëra ishte zbardhja (hedhja në letër) e shënimeve stenografike që kisha mbajtur gjatë takimit me Mao Ce Dunin, të cilat ambasada jonë ia nisi urgjentisht Tiranës. Më vonë ato u shfrytëzuan në njërin nga librat e Enver Hoxhës.

Tani, pasi kanë kaluar afro 47 vjet, e kam të pamundur t’i deshifroj ato mesazhe të asaj bisede të gjatë, për të plotësuar dhe saktësuar këtë pjesë të kujtimeve, të cilat në tërësi janë të sakta, por ende jo të plota…!

Gjithsesi, mund t’ju them se të nesërmen, pas mbërritjes në Pekin, na njoftuan se Kan Sheni, njëri ndër udhëheqësit kryesorë të Revolucionit Kulturor, kishte kërkuar një takim urgjent me ne. Na habiti kjo kërkesë para largimit për në atdhe. Madje u shqetësuam pak se mos na bënin ndonjë shtyrje tjetër të qëndrimit në Kinë, siç kishte ndodhur një muaj më parë.

Takimi u mbajt në Shtëpinë e Mbledhjeve Popullore. Aty ishin të pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Pekin, Vasil Nathanaili. Kan Sheni shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar ndjesë atij për faktin që nuk u ftua në takimin tonë me Maon, duke shpjeguar se ishte thjesht një keqkuptim. Pavarësisht nga kjo, të gjithë e kishim të qartë arsyen: fshehtësia e vendndodhjes së Mao Ce Dunit.

Dhe në fakt Sheni na tha në mirëbesim se vendin ku ndodhej Maoja e dinin vetëm anëtarët e Byrosë Politike: “Në lidhje me këtë, ruhet fshehtësia më e madhe”, – na tha ai. Më pas Sheni hyri në temë, duke m’u drejtuar mua: “Gjatë takimit me kryetarin Mao, ju keni mbajtur shënime të hollësishme. Gjatë bisedës me ju, kryetari shtjelloi gjerë detyrat dhe rrugët e mëtejshme të zhvillimit të Revolucionit Kulturor, strategjinë dhe taktikën e tij.

Mendimet e Maoxhusë lidhur me Revolucionin kanë rëndësi të jashtëzakonshme për Partinë dhe popullin kinez. Ne duhet të njohim udhëheqjen e Partisë me to dhe t’i zbërthejmë ato. Prandaj, ju lutem, të më jepni një kopje të shënimeve tuaja.

Besoj se e dini që ai nganjëherë mendimet e reja për probleme të ndryshme të rëndësishme, i shfaq në takime me personalitete që takon. Kështu ndodhi edhe këtë radhë, por as Juan Ven Juani, as Fani, nuk kanë mbajtur shënime. Ja përse ju lutem të më jepni një kopje të shënimeve tuaja”.

I premtova t’ia plotësoj kërkesën brenda ditës dhe ashtu bëra. Kan Sheni tha se është një fakt shumë kuptimplotë që udhëheqja e Partisë Komuniste të Kinës, si dhe ajo shtetërore, do t’i marrë udhëzimet e reja shumë të rëndësishme të kryetarit Mao nëpërmjet një shoku shqiptar. U ndamë me Kanin pas urimeve të ndërsjella.

– Mund të tregoni për kthimin tuaj në atdhe?

– Takimi me Kan Shenin shënoi dhe fundin e misionit tonë në Kinë. Më 22 gusht ne u nisëm për në Tiranë. Disa orë pas nisjes nga Pekini, dëgjojmë të transmetohet nga qendra e zërit në avion një komunikatë. Shihnim vëmendjen e madhe të njerëzve që dëgjonin në heshtje, por s’po kuptonim asgjë. Do ta merrnim vesh përmbajtjen e komunikatës pak minuta më vonë, kur një stjuardesë hyri me një vandak gazetash “Zhenmin Zhibao”, të cilat filloi t’ua shpërndajë udhëtarëve.

Në mes të faqes së parë ishte vendosur një foto e madhe nga takimi i kryetarit Mao Ce Dun “me dy specialistë shqiptarë”. Sipas komunikatës, takimi, që kaloi “në një atmosferë të përzemërt”, ishte bërë ditën e djeshme, pra më 21 gusht, në Pekin.

Në fakt, siç e shpjegova më lart, takimi ynë u zhvillua në Shangai më 16 gusht. Me sa duket edhe kjo qe e kuptueshme për situatën e asaj kohe në Kinë, ku ruajtja e sekretit në lidhje me vendndodhjen e Maos ishte një preokupim kryesor i qeverisë kineze.

Një grua kineze, e ulur pranë meje, duke parë foton në faqen e parë të gazetës, thirri me të madhe: “Nidi!” (“Ju”?, në gjuhën kineze.) “Te” (“Po”), – iu përgjigja unë. Në atë çast shumë të tjerë aty rrotull erdhën të më shikojnë plot kureshtje dhe të më prekin kush dorën, kush supet. A thua se ishim njerëz të një specieje tjetër.

Kolegu im, Vangjeli, ishte ulur në radhët e para dhe nuk u dje, nuk ra fare në sy. Por shumë shpejt fjalët u përhapën në avion dhe të dy u bëmë objekt vështrimesh dashamirëse, kurse fqinja ime filloi të më flasë anglisht, gjuhë të cilën, për fat të keq, nuk e kuptoja.

Ajo që kuptova nga ky episod kurioz ishte se kinezët kishin muaj pa marrë njoftime mbi gjendjen shëndetësore dhe vendndodhjen e udhëheqësit të tyre të admiruar. Një gjë që s’mund të mos i habiste dy europianë që jetonin atë situatë aq specifike dhe të papërsëritshme në Kinën e Revolucionit Kulturor. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe filmi ‘Komisari’ i vitit 1967, i Aleksandër Askoldov, nuk u shpëtuan goditjeve nga pushteti sovietik, ai u ndalua dhe autori u përjashtua nga...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Next Post

Kalendari 24 Maj 2026

Artikuj të ngjashëm

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman
Intervista

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

July 2, 2026
“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë
Intervista

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

June 27, 2026
“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut
Intervista

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

June 25, 2026
“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit
Intervista

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin…”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë
Intervista

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë

June 24, 2026
“Kur doli Mehmeti nga takimi me Enverin, ishte bërë për të ardhur keq, dyll i verdhë në fytyrë dhe i merreshin këmbët rrugës, u mbyll brenda dhe…”/ Dëshmia e rrallë në hetuesi e, truprojës të ish-kryeministrit Shehu
Intervista

“Fillimisht Mehmeti nuk e donte Kadarenë, por nisi ta vlerësonte kur fëmijët e tij zunë miqësi me të, këtu ka ndikuar edhe fakti që Enver Hoxha ka pasur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
Next Post
Kalendari 01 Maj 2026

Kalendari 24 Maj 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme