• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Unë kam denoncuar disa herë sjelljen e hetuesve N. Gjikopulli dhe K. Gazeli, të cilët më kanë gjakosur dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Pas ’90-ës, hetuesin tim e dërguan diplomat…!

“Ndërsa, nëndrejtori i Sigurimit, Kadri Ismailati, më bënte presion, hyri brenda hetuesi, Nasho Gjinopulli, i cili dëgjonte ato që i thoshte ‘miu birucës’, Gjergji…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit nga Gjermania
“Fëmijës së sapolindur, prindërit i vunë emrin e paraardhësit, Nebil Çika, i cili do të shikohej me çudi në shkollë dhe me inat nga komunistët…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
“Unë përkthyesi i Dom Nikoll Mazrrekut që gozhdoi priftin italian, Cordignano, i cili sulmoi bërthamën e ekzistencës shqiptare në ‘Rivista d’ Albania’ në 41-in,”
Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit, Dom Zef Simoni: “Me rastin e vizitës së Hrushovit në Shqipni, në ‘Pallatin e Brigadave’ kjenë thirre edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe kur Enveri i tha…”
“Kur udhëtonim me auto-burg, patër Aleksi, me të cilin më kishin lidhur me pranga, më foli për At Zef Pllumin, priftin françeskan me karakter të fortë, por…”! / Kujtimet e ish-të burgosurit, nga Gjermania

Nga Nebil Çika

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në emisionin “Rrno për me tregue” të realizuar vite më parë në Shijak TV, gazetari dhe moderator i njohur, Nebil Çika, ka pasur të ftuar edhe ish-të burgosurin politik, Gëzim Peshkëpia, intelektual i njohur dhe pinjoll i një familje të madhe e shumë të njohur në Shqiperi, me kontribut që nga fillimet e idesë së shtetit shqiptar, deri në ditët e sotme. Ish i burgosur politik dhe i biri i njërit prej të pushkatuarve në masakrën e bombës në Legatën Sovjetike në Tiranë në vitin 1951, ku u pushkatuan pa gjyq 22 intelektuale të njohur të kryeqytetit.

                                                      Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian, prill 1913

“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia

NEBIL ÇIKA: Gëzim, kam këtu një kopje të vendimit të internimit tuaj. Më bën përshtypje një shënim në fund, ku thuhet: “Interesohuni për sistemimin e tyre në një ndërtesë, gjithashtu t’i gjendet një pune sa për të mbajtur frymën gjallë”! Shumë cinik, makabër…?!

GËZIM PESHKËPIA: Dhe ka një emër aty poshtë, që për ironi quhet Kasapi, Kiço Kasapi. E denjë për një fjalor që mund ta përdorin kasapët. Bëhet fjalë për një tmerr të vërtetë.

NEBIL ÇIKA: A u realizua kjo porosi e Kasapit?

GËZIM PESHKËPIA: Po, deri në fund. Natën e parë e kaluam në një han, pastaj na çuan në kalanë e Beratit, ku kemi ndenjur në shtëpinë e Miti Sanijes. Miti Sanija ishte një karrocier, një burrë shumë i mirë, një familje shumë e nderuar, që ju vinte keq sepse shikonin sesa i pakuptimtë ishte internimi i një plake si gjyshja ime, i një gruaje me dy fëmijë të vegjël, ndërkohë, kur babai jonë ishte pushkatuar.

Aty më përpara kishte qenë familja e Markagjonit dhe me ata mund të kishin një farë arsyetimi, se kishin një të arratisur që mund të vinte nga jashtë, por për ne, ne s’përbënim asnjë rrezik, s’kishte kush të na vinte më, kryefamiljarët ishin të pushkatuar.

Kemi qenë ne, ka qenë dhe familja e Fadil Dizdarit dhe familja e Hekuran Trokës, bashkë me një grua të vetme që quhesh Maria Rashkoviç, gruaja e Lluka Rashkoviçit. Në internim privoheshim nga e drejta e lëvizjes nga qyteti. Kishim të drejtë (të lëviznim) deri në Urën Vajgurore. Për çdo lëvizje duhet të njoftonim Degën e Brendshme.

Duhet të paraqiteshim dy herë në ditë te kryetari i Këshillit Popullor. Pasi e bëmë këtë dy dite, ai ishte një njeri shumë i mirë, tha që të mos lëviznim se do vinte vetë në shtëpi të na shihte, se ishte e pakuptimtë.

Nga një anë ishte një grua lehonë me një fëmijë të vogël, siç ishte e shoqja e Hekuran Trokës që rrinte me një plakë, me të shoqen e Lluka Rashkoviçit, nga ana tjetër ishte një plakë që rrinte me nusen e djalit të vet dhe dy fëmijë të vegjël, qe s’përbënin asnjë rrezik. Ka dhe një aspekt që më ka mbetur në mendje:

Një herë, një natë gjetëm në derë një bukë, që tani s’është asgjë, po në atë kohë gëzimi jonë ishte i jashtëzakonshëm. E vramë mendjen se kush mund ta këtë bërë këtë, e dënim këtë se i zoti i shtëpisë herë pas here na dhuronte ndonjë gjë fëmijëve të vegjël, por prapë ishte jashtë mundësisë së vet.

Buka ishte dy triska e gjysëm. Hamendja ime është se kjo ishte nga kryetari i Këshillit, sepse të tjerët e kishin pak të vështirë për të na u afruar. Njerëz të thjeshtë na kanë dashur, na kanë përkrahur dhe në një farë mënyrë kjo ishte dhe shfaqje e disidencës.

NEBIL ÇIKA: Pas Beratit ku shkoi familja juaj Gëzim?

GËZIM PESHKËPIA: Familja ime më pas shkoi në Kavajë.

NEBIL ÇIKA: Prapë ju internuan?

GËZIM PESHKËPIA: Aty quheshim në një formë tjetër, “të urbanizuar”. Edhe atje duhet të merrnim leje në Degën e Brendshme, në qoftë se do iknim në Durrës apo Tiranë.

NEBIL ÇIKA: Ndryshoi situata juaj në Kavajë?

GËZIM PESHKËPIA: U jam shumë borxhli kavajasve. Kemi gjetur një ambient të mrekullueshëm. Kemi qenë disa familje.

NEBIL ÇIKA: Si ambient të mrekullueshëm?

GËZIM PESHKËPIA: Ambient të mrekullueshëm për shkak të njerëzve të ngrohtë, këtë quaj ambient. Ishim ne, familja e Anton Delhysës, ishte Shyrete Jegeni me fëmijët, ishte Nadire Kasoruho me të birin, Amikun, ishte dhe familja e Fadil Dizdarit.

NEBIL ÇIKA: Të ndalemi pak te xhaxhai juaj, një figurë shumë e njohur, një nga krerët e ideologët e Ballit Kombëtar, dhe me një aktivitet që nuk e pushoi asnjëherë në diasporë. Me sa kam lexuar ishte dhe anëtar i Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Robëruar, një organizatë që përmblidhte gjithë vendet nën komunizëm?

GËZIM PESHKËPIA: Po, ashtu është. Deri në një farë kohe ka qenë dhe përfaqësues i Shqipërisë pranë kësaj asambleje. Ai ka qenë dhe anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Kjo përsa i përket anës politike, e cila e ka zanafillën qe në periudhën e fashizmit, kohë në të cilën ai ishte arsimtar në Tiranë dhe bashkë me babain refuzuan të vishnin kamishat e zeza, siç u dha urdhër për të gjithë nëpunësit atëherë.

Për këtë u internuan në Elbasan, megjithëse në profesionet përkatëse punuan dhe atje. As atje nuk reshti aktiviteti politik i tyre, për këtë dhe u arrestua xhaxhai. Nga protestat e mëdha u detyruan ta lirojnë. “Në burg, – më tha Dashnor Mamaqi – ai na organizoi ne kundër fashizmit”. Kurse një herë, në një deklaratë që bëri njëri nga këto birbot e veteranëve, e quante fashist. Ai qe antifashist.

NEBIL ÇIKA: Sa ndikonte aktiviteti i xhaxhait kundër qeverisë komuniste shqiptare, në trajtimin tuaj brenda Shqipërisë.

GËZIM PESHKËPIA: Shumë e lidhin aktivitetin e xhaxhait dhe me vrasjen e babait, por dhe qëndrimi i babait ka qenë prej nacionalisti dhe nuk dua ta minimizoj për ta nxjerrë më shumë viktimë, sesa martir.

NEBIL ÇIKA: Aktiviteti i Nexhatit vazhdoi gjatë, edhe pas vrasjes së babait, dhe qëndrimi ndaj familjes suaj u ashpërsua. A ndikonte kjo?

GËZIM PESHKËPIA: Natyrisht. Kontingjenti më i predispozuar për burgjet komuniste ishim ne, bijtë e tyre.

NEBIL ÇIKA: Z. Gëzim, presioni që bënin komunistët ndaj jush, a synonte të frenonte xhaxhain?

GËZIM PESHKËPIA: Natyrisht. Unë di një shokun tim (fëmija Maçi), i cili i shkruante të atit që, po të jetë për ne, vazhdo atë linjë që ke, mos bëj kompromis. E thirrën një herë gruan e xhaxhait tim në Degën e Brendshme dhe i thane; “shkruaji një letër Nexhatit që të kthehet”. Letrën e përpiloi babai im. Ata e kuptonin aq gjë, pak kohë para se të ri arrestohej. Kjo ishte një histori e dhimbshme….! Kur m’u dha rasti, u mundova t’ua tregoj kur dola jashtë Shqipërisë, u është dukur e pabesueshme…!

Si mund të vritet një poet?! Vetëm këtu tek ne ndodh kjo! Një njeri që s’ka mbajt një pushkë në dorën e vet, ti e merr nga shtëpia dhe e pushkaton dhe i çon lajm shtëpisë, se u vra si terrorist. Terrorin e bënte tjetër kush, persekutorët dhe jo të persekutuari. Kjo masë terrori ishte u ndje shumë në Tiranë. Tirana atëherë ishte e vogël dhe të arrestosh 150 vetë dhe të pushkatosh 22 për një natë, ishte terror i pastër. Nata e Shën Bertolomeut (shqiptar).

NEBIL ÇIKA: Gëzim, dua të qëndroj te fati juaj. Duket se nuk mjaftuan internimet po u arrestuat edhe vetë për krime politike, si kundërshtar i regjimit.

GËZIM PESHKËPIA: Bëja pjesë në kontingjentin më të mundshëm për goditje. Kjo erdhi në vitin 1974-1975, kur u bë goditje në masë.

NEBIL ÇIKA: Ku ndodheshe në atë kohë?

GËZIM PESHKËPIA: Atë kohë punoja si piktor në OMT (mbase gjejmë emrin e gjatë), sapo isha martuar, kisha tre muaj kur u arrestova. U dënova 8 vjet dhe më dërguan në burgun e Ballshit.

NEBIL ÇIKA: Për çfarë u akuzuat?

GËZIM PESHKËPIA: Për agjitacion e propagandë në fushën e artit dhe të kulturës.

NEBIL ÇIKA: Çfarë akuze kishe konkretisht?

GËZIM PESHKËPIA: Gjetën ca libra të Fishtës në shtëpinë time, ndër to dhe “Lahutën e Malësisë”.

NEBIL ÇIKA: Mjaftonte Fishta për të dënuar…?!

GËZIM PESHKËPIA: U thur një legjendë, doli dikush që tha; “na mere, se ky është libri i poetit tonë të vërtetë”, etj. Dola si propaganduesi më i madh i Fishtës si poet. Ajo është e pamohueshme, por ata mund të thurnin akuza të paimagjinueshme. Ata të bënin poli-agjent etj.

NEBIL ÇIKA: Tetë vjet për Gjergj Fishtën?!

GËZIM PESHKËPIA: Nuk ishte vetëm Fishta, gjoja kisha folur dhe për piktorë, të cilët ishin dekadentë apo për letërsinë, si p. sh. për librin “Dasma” të Kadaresë, sikur kisha thënë që ky libër është sikur të lexoje gazetën. Në fakt unë këtë kisha thënë, por në pikëpamje të stilit letrar të atij libri.

NEBIL ÇIKA: Ishin njerëz të njohur ata që dëshmuan kundër teje?

GËZIM PESHKËPIA: Jo, akuzën e mbështetën nja dy njerëz pa personalitet.

NEBIL ÇIKA: Hetuesia si ju kaloi?

GËZIM PESHKËPIA: Hetuesia ka qenë çnjerëzore. Unë kam denoncuar disa herë sjelljen e hetuesve Nasho Gjikopulli dhe Kosta Gazeli. Kosta Gazeli më ka torturuar, më ka godit, më ka gjakos dhe me gjithë denoncimin tim, në vend që të vihesh në bankën e të akuzuarve, e çuan diplomat. Ai ishte personi numër 2 në Athinë, pas vendosjes së demokracisë. Më vonë u fut në Partinë e të Drejtave të Njeriut.

Të dy (ishin) greqishtfolës. Më dënonin mua sikur të isha armiku i atdheut tim në atë hetuesi, ku njeri me tjetrin flisnin greqisht. Ishte një paradoks, jo sikur të ishe në zyrat e shtetit tënd. Bashkë me to në atë “kor” puqej dhe kryekrimineli Kadri Ismailati, dhe ai greqishtfolës. Më kanë lënë në mes të dimrit, me një përparëse doku të hollë, e cila u bë shkak për një proces pulmonar.

NEBIL ÇIKA: Jeni personazh (në kujtimet) e disa njerëzve që kanë shkuar nëpër burgje, duke filluar që nga bashkëvuajtësi juaj Patër Zef Pllumi, por dhe të tjerë. Edhe ju në librat tuaj keni përmendur disa personazhe të shquar të historisë së sotme. Çfarë kujtoni nga këta shokë të burgut?

GËZIM PESHKËPIA: Unë veçova Patër Zefin, sepse me të më lidhi një miqësi e ngushtë, e cila vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës së tij, një miqësi e pastër, mes dy njerëzve që ndoshta nuk i lidhte besimi fetar, por një lidhje shpirtërore jashtë koncepteve të fesë dhe bindjeve politike, që në burg merr një formë të tillë miqësie të pakrahasueshme.

NEBIL ÇIKA: Të kthehemi pak te Patër Zef Pllumi, çfarë figure ishte?

GËZIM PESHKËPIA: Me Pater Zef Pllumin u njoha që kur isha në burgun e Tiranës, më pati folur Patër Aleks Baqli. Unë njihesha me françeskanët, kisha mik At Viktor Volaj që ka qenë shërbestar në Kepin e Rodonit, ku kisha qenë arsimtar. Më vonë, Patër Aleksi ma përshkroi (At Zef Pllumin) si hero, si njeri të papërkulur, i përmasave jonjerëzore, përsa i përket durimit të vuajtjeve dhe ashtu doli se gjatë gjithë periudhës së burgut, pata shumë biseda të karakterit të ndryshëm, ku mund të them se pak gjëra të reja kam lexuar në librat e tij, sepse ishin thënë e stërthënë në bisedat që kishim bërë bashkë.

Kishte fusha ku dëgjoja tamam si një nxënës, nuk mund të debatoja me të, sepse ishte unik, nuk mund të flisja për Fishtën me Pater Zef Pllumin, sepse ai kishte njohuri të bollshme. Siç dihet, Kleri Katolik, sidomos ai françeskan, kishte përfaqësuesit më të mëdhenj në letërsinë shqiptare.

NEBIL ÇIKA: Në këtë libër më bën përshtypje që ai flet pak ose aspak për veten. Kështu ka qenë edhe atje?

GËZIM PESHKËPIA: Ashtu është, ata ishin të përkushtuar pas idealit të tyre dhe nuk ishte gjë e papritur qëndrimi që bënin ata. Unë kam përmendur një episod në librin tim te Aleks Baqlit që ishte mik i ngushtë i Pater Zefit, kur e urdhëroi komisari që të thyente statujën e Krishtit dhe t’i copëtonte rruzaret.

Ai refuzoi. Ishte një moment aq i thjeshtë, po aq heroik sa na befasoi të gjithëve. Ishte kontakti i parë që patëm ne me burgun, me ata që e kuptonin drejt se çfarë ishte disidenca, ç’është kundërshtimi. Ato ishin gati të martirizoheshin./ Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 19 Maj 2026

Next Post

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s'pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian, prill 1913
Intervista

“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian, prill 1913

May 18, 2026
“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia
Intervista

“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia

May 18, 2026
“Gjyqi i Bashkim Shehut me gruan e tij, Marjetën u zhvillua në një nga zyrat e burgut dhe kur u lexua kërkesa e saj, për divorcin, Bashkimi tha…”/ Dëshmia e rrallë e Operativit të burgut të Burrelit
Intervista

“Pas torturave çnjerëzore të krye-hetuesit të Elbasanit, Th. C. që më binte kërcinjëve të këmbëve me majat e këpucëve, 15-të ditë rresht, shefi i Degës Shim Kolli, më…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, Kristo Mema

May 11, 2026
“Protesta e Progonatit: Kur fëmijët e ‘Partisë’ shndërruan dashurinë në ‘Revolucion’ dhe kërkuan që fejesat…”/Refleksionet e pedagoges së njohur, mbi manipulimin e pionierëve në regjimin komunist
Intervista

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani

May 11, 2026
“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”
Intervista

“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”

May 10, 2026
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
Intervista

“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

May 6, 2026
Next Post
“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s'pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme