• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, May 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës

“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri
“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri
“Pas 5 majit 1942, anëtari i rinisë së ‘Ballit Kombëtar’, Bardhyl Pogoni, shkroi një poezi të gjatë himn, për vrasjen e Qemal Stafës dhe e botoi te gazeta…”/ Historia e panjohur e ballistit që emigroi në SHBA-ës
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës
“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës

Nga Thomas Frashëri*

Pjesa e dytë

Memorie.al / “Pas mynxyrave të qershorit, në territorin anglez kishin mbërritur sovranët dhe ministrat e Norvegjisë, Holandës, Luksemburgut, presidenti dhe ministrat e qeverisë polake dhe më vonë kabineti qeveritar belg. Çekosllovakët nisën të organizoheshin, ndërkohë që Mbreti i Shqipërisë ndërmerrte disa kontakte”. Në “Kujtimet e luftës” së gjeneralit De Gaulle, është i vetmi aluzion që i bëhet qeverisë shqiptare mbretërore në mërgim. Lakonik, pothuajse i parëndësishëm, ky shënim kumton gjithsesi opinionin që kreu i Francës së lirë, kishte mbi situatën e Mbretërisë shqiptare gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore: ai njihte legjitimitetin e Mbretit të shqiptarëve dhe, duke e radhitur përkrah sovranëve të tjerë të mërguar të vendeve aleate (Holandë, Luksemburg, Poloni, Çekosllovaki), e konsideronte Shqipërinë si një vend aleat rezistent.

                                                       Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Siç shkruante Vladimir Voinoviçi, në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte po aq kolonelë dhe gjeneralë të KGB-së, sa edhe në Shtabin e Përgjithshëm, pasi…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri

Ashtu si komandanti Agolli-Doshishti (miku i tij më i mirë i armëve), ai u emërua fillimisht në kampin ushtarak Old Dean të Anglisë, për të kaluar disa kohë më vonë në Algjer, më 1943-shin. Pasi u vu në dijeni të shkrirjes së forcave të armatosura vishiste të Levantit prej gjeneralit De Gaulle, në nëntor 1942, togeri Begeja u bë pjesë e forcave ushtarake të Levantit të riorganizuara, në 1943-shin. Po në këto njësi u angazhua edhe komandanti Agolli-Doshishti. Mjaft i vlerësuar prej oficerëve dhe ushtarakëve francezë, togeri Begeja iu rikthye jetës civile në 1946-n, pasi kishte luftuar denjësisht për çlirimin e Francës.

I cituar në rendin e ditës së Brigadës I-rë franceze të pavarur, nën komandën supreme të Levantit, më 1 shkurt të vitit 1946, koloneli Sajous e përshkruan me këta terma: “Ky oficer i huaj i angazhuar vullnetarisht në forcat franceze të lira ka dhënë prova në çdo rrethanë, të ndërgjegjes dhe vlerave të larta profesionale, të denja për t’u marrë shembull, duke merituar vlerësimin dhe miqësinë e shokëve të tij. Largohet nga brigada me kujtimin më të mirë pranë eprorëve, trupave që komandoi dhe të gjithë atyre që e njohën”.

Me një besnikëri të padiskutueshme ndaj kujtimit të gjeneralit De Gaulle dhe Francës luftëtare, ky njeri modest dhe vetëmohues, i cili u dekorua mes të tjerash edhe me Medaljen përkujtimore të shërbimeve vullnetare të Francës së lirë, i shërbeu për vite të tëra Kurorës Mbretërore shqiptare, si oficer i Shtatmadhorisë të Mbretit Zog, e më vonë mbretit Leka I-rë i shqiptarëve. Me dekret mbretëror të datës 2 tetor 1975 ,të publikuar në Madrid, Mbreti e emëroi kolonel komandant të Gardës Mbretërore në mërgim.

Mbi varrin e tij në varrezat parisiene të Thias, aty ku ndodhej, deri në nëntor 2012, varri i Mbretit Zog, kryqi i madh i Lorenës shihet i gdhendur dhe, bashkë me të, edhe një pllakë përkujtimore, në të cilën mund të lexohet letra që gjenerali De Gaulle i shkroi togerit Begeja më 1 shtator të 1945, në homazh të angazhimit të tij.

Franca mirënjohëse

Në letrën që gjenerali De Gaulle i shkruante togerit Begeja, më 1 shtator 1945, gjenden këto fjalë: “Duke iu përgjigjur thirrjes së Francës dhe duke rrezikuar jetën, ju u bashkuat me Forcat franceze të lira. Ju u bëtë pjesë e ekipeve vullnetare të shokëve tanë të luftës, falë të cilëve vendi ynë mundi të vazhdonte, me nder, luftën e nisur. Ju ishit ndër më të meritueshmit e atyre që i mundësuan vendit tonë fitoren. Tanimë që qëllimi është arritur, më lejoni t’ju falënderoj miqësisht, thjeshtësisht, në emër të Francës!”

Për gjeneralin De Gaulle, kontributi i dhjetëra shqiptarëve që luftuan me krenari nën flamurin francez, nuk ishte thjesht prova e vërtetësisë së thirrjes universale të Francës në luftën për liri. Ky kontribut dëshmonte hapur se populli shqiptar nuk kishte reshtur së dashuri, me gjithë vështirësitë e panumërta, të luftonte përkrah Francës së lirë dhe aleatëve.

Kështu, kur më 22 janar 1959, Charles de Gaulle, president i Republikës, takoi për herë të parë në Paris ministrin fuqiplotë të Shqipërisë, e cila ishte tashmë një Republikë popullore, ai pati rastin të shprehë këto konsiderata: ”Jam i lumtur që po ju njoh. Kam një vlerësim tepër të madh për popullin shqiptar trim, i cili luftoi me armë në dorë. Shpresoj se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të zhvillohen dhe do të përmirësohen, ashtu siç ka ndodhur kur një fuqi e tretë s’ka mundur të ndërhyjë mes nesh”.

Diplomat i hollë, gjenerali De Gaulle i referohej si Italisë, e cila kishte penguar Mbretin Zog në vitet 1930 të vendoste marrëdhënie më të forta me Francën, ashtu edhe Bashkimit Sovjetik, i cili i bllokonte vazhdimisht marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Shqipërisë. Sjellja në kujtesë dhe në bashkëbisedim me diplomatin shqiptar, i rezistentëve shqiptarë që luftuan përkrah tij, dëshmon kujdesin e gjeneralit De Gaulle për të mos i lënë në harresë vullnetarët shqiptarë, të cilëve kreu i Francës së lirë pati rastin t’u njihte dhe t’u admironte vlerat dhe virtytet.

Ishin pikërisht këto vlera dhe virtyte që e bindën gjeneralin De Gaulle për t’i dhënë Shqipërisë, vendin e një fuqie aleate dhe fitimtare pas mbarimit të Luftës. Kështu, më 1945-n, i mbështetur nga Quai d’Orsay (Ministria e Punëve të Jashtme franceze), ai ishte i mendimit që kushdo të ishte regjimi që do të vendosej në Shqipëri, me kusht që të garantonte pavarësinë e vendit, duhej të gëzonte ushtrimin e sovranitetit mbi të gjithë territorin shqiptar në kufijtë e para 1939-s.

Më 7 janar 1945, gjenerali De Gaulle dërgoi në Tiranë misionin e parë ushtarak zyrtar pranë qeverisë së përkohshme shqiptare. Shqipëria sapo ishte çliruar (29 nëntor 1944), pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe dhe shefi i rezistencës komuniste, Enver Hoxha, ishte ende thjesht komandanti i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe jo kreu i një republike sovjetësh. Qëllimet e tij totalitare, do të dalin në dritë pak kohë më vonë.

Raporti i parë, drejtuar në datën 20 janar 1945 kreut të qeverisë franceze, nënvizonte faktin se ky vend është tashmë i pavarur, edhe pse influenca jugosllave e Titos ishte shumë e ndjeshme. Raporti nxirrte në dukje rrezikun e copëtimit të vendit midis influencës sllave dhe asaj italo-angleze dhe theksonte faktin se Franca kishte të paktën një rol moral për të luajtur, në favor të garantimit të unitetit të vendit.

Por në vitin 1945, rreziku më i madh nuk ishte që Shqipëria të binte nën orbitën sllavo-komuniste. Vendi rrezikonte sërish – ashtu si dhe shumë herë të tjera – një copëtim në përfitim të Greqisë, e cila megjithëse i njihte mirë meritat e rezistencës shqiptare, këmbëngulte, me aprovimin gjysmë të heshtur të anglezëve, të kishte të drejta kompensimi territoriale mbi Shqipërinë, meqenëse Greqia ishte sulmuar nga ky vend “bashkëpunëtor” i fuqive të boshtit, më 1940-n.

Mbreti Zog, i ndodhur fillimisht në Angli, pastaj në Egjipt, ku mërgoi pas luftës, nuk rreshti, për vite me radhë, së luftuari pretendimet greke në Shqipëri. Emisarëve grekë të cilët i propozuan disa herë ndihmë, për ta rivendosur në fron, në shkëmbim të lëshimit në favor të Athinës të një pjese të territoreve të Epirit të Veriut, ai u përgjigjej se preferonte të ndihmonte komunistët shqiptarë që luftonin përkrah Enver Hoxhës, të cilët kishin në plan të parë sovranitetin kombëtar, sesa t’i jepte Greqisë qoftë edhe një grimcë të territorit shqiptar.

Gazetat e Athinës e akuzuan madje Zogun I-rë se ishte në shërbim të komunistëve të Tiranës, ndërkohë që në realitet ai ishte armiku i tyre i betuar. Në kundërshtim me atë ç’ka pohuar një autor, nuk ka fakte të pakundërshtueshme që Franca të ketë mbështetur – në vitet 1940 – rivendikimet greke mbi të ashtuquajturin Epir të Veriut, dhe as që të ketë inkurajuar planet e inkorporimit të vendit të vogël në federatën jugosllave, mundësi që nuk përjashtohej as nga Beogradi, as nga Moska dhe as nga Londra.

Drejtoria politike e Quai d’Orsay, në një letër të datës 25 qershor 1945, e inkurajonte gjeneralin De Gaulle për të bërë gjithçka që ishte e mundur për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit shqiptar, prej orekseve territoriale të fqinjëve të saj, nëpërmjet një aktiviteti të dendur në fushën ekonomike dhe kulturore, duke evituar fërkimin me interesat anglezë dhe sovjetikë në vend.

Në këtë letër rekomandohej një ndërhyrje pranë niveleve më të larta të Selisë së shenjtë, për të emëruar në Tiranë një nunc apostolik me kombësi franceze. Kjo do të zhvillohej në traditën më autentike të mbrojtjes së katolikëve shqiptarë nga Franca, aq më tepër që në këtë fushë Italia e mundur sapo kishte humbur rangun e saj të privilegjuar në Shqipëri.

Franca nuk i neglizhoi elementët e lartpërmendur dhe, megjithëse tregoi kujdes të madh që politika e saj të mos dukej si një aprovim pa kusht i regjimit të ri, ajo e njohu qeverinë shqiptare në dhjetor të 1945-s, nëpërmjet një letre të firmosur nga Gjenerali. Me këtë akt, Parisi jepte një sinjal në favor të ekuilibrimit të forcave në rajon, duke kontribuar kështu në dobësimin e të gjithë pretendimeve të shpallura haptazi nga Athina dhe hoveve aneksioniste më të përmbajtura të Beogradit.

Edhe pas largimit të gjeneralit De Gaulle nga pushteti, një muaj pas njohjes zyrtare, Franca bëri gjithçka që ishte e mundur për mbajtjen e ekuilibrit dhe nuk u bashkua me oponencën greko-angleze–amerikane lidhur me ftesën e Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit, e cila filloi punimet më 29 korrik 1946.

Duke konsideruar se Shqipëria duhej të njihej si një vend viktimë e agresionit italian, Georges Bidault, president i Konferencës, votoi kundër pretendimeve territoriale greke të Kryeministrit Caldaris, dhe mundësoi njohjen e së drejtës se dëmshpërblimeve të luftës nga ana e Italisë, në favor të Shqipërisë.

Franca ishte gjithashtu në favor të njohjes përfundimtare të sovranitetit shqiptar mbi ishullin e lakmuar të Sazanit në gjirin e Vlorës. Mbështetja që Franca i ofroi shtetit shqiptar të asaj kohe, mbështetje e bazuar mbi kujtimet e një rezistence të përbashkët, nuk do të thotë se Parisi zyrtar i dha, në çdo kohë, “carte blanche” regjimit të Tiranës.

Në emër të kujtimeve të përbashkëta të rezistencës, që mishëronte në një farë mënyre figura e Mbretit Zog, si dhe të ushtarakëve vullnetarë të tij, qeveria franceze e bëri veshin shurdh ndaj të gjitha kërkesave të përsëritura të Republikës popullore të Shqipërisë për arrestimin dhe rikthimin e emigrantëve politikë, të cilët rreth Mbretit Zog kishin krijuar në 1949-n Komitetin “Shqipëria e Lirë”.

Ky komitet vazhdoi në mënyrë të lirë aktivitetet politike dhe propagandistike antikomuniste, gjatë presidencës se gjeneralit De Gaulle midis 1959-s dhe 1969-s, situatë që krijoi një konflikt madhor ndërmjet Parisit dhe Tiranës, në fillimet e Republikës V-të. Por ka edhe më. Gjenerali De Gaulle nuk hezitonte të shkëmbente letra zyrtare, kur qe nevoja, me Mbretin Zog, sidomos në muajt që paraprinë ndarjen e tij nga jeta, në prill 1961.

Disa herë, madje, korrespondenca zyrtare që shërbimet postale të Quai d’Orsay, duhet të dorëzonin pranë përfaqësisë së “Mbretërisë Shqiptare”, në pamundësi për të lokalizuar këtë të fundit, depozitohej në kutinë e Ambasadës së Republikës Popullore të Shqipërisë, gjë që s’kishte si të mos i dëshpëronte diplomatët e Tiranës. Sipas të dhënave të kundërspiunazhit shqiptar, Gjenerali e kishte takuar të paktën një herë Mbretin dhe princin Leka, por ky informacion nuk është konfirmuar aktualisht nga asnjë burim tjetër.

Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, president i Republikës Franceze, i bëri homazh sovranit, kur ai ndërroi jetë në spitalin amerikan të Neuilly-sur-Seine, në prill 1961. Ai dërgoi si përfaqësues Roger Frey, ministër i Brendshëm, i cili kishte lidhje të vjetra me rrethet antikomuniste dhe njihte mirë familjen mbretërore. Roger Frey asistoi edhe në funeralin e njërës prej motrave të Mbretit Zog më 1965-n. / Memorie.al

Përktheu nga frëngjishtja Dr. Jonilda Bejko

(* I ngarkuar me punë pranë Mbrojtësit të të Drejtave të Republikës franceze, anëtar i Fondacionit “Charles de Gaulle”. Laureat i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe i Fakultetit të Drejtësisë së Parisit.)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Siç shkruante Vladimir Voinoviçi, në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte po aq kolonelë dhe gjeneralë të KGB-së, sa edhe në Shtabin e Përgjithshëm, pasi...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Siç shkruante Vladimir Voinoviçi, në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte po aq kolonelë dhe gjeneralë të KGB-së, sa edhe në Shtabin e Përgjithshëm, pasi…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Siç shkruante Vladimir Voinoviçi, në Lidhjen e Shkrimtarëve do të kishte po aq kolonelë dhe gjeneralë të KGB-së, sa edhe në Shtabin e Përgjithshëm, pasi…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 13, 2026
“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri
Dossier

“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri

May 11, 2026
“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 13, 2026
“Në Kongresin I-rë të Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë, më 17 gusht 1934, A. Zhdanovi do të deklarojë: Nuk ka pasur asnjë letërsi, përveç asaj sovjetike, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në Kongresin I-rë të Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë, më 17 gusht 1934, A. Zhdanovi do të deklarojë: Nuk ka pasur asnjë letërsi, përveç asaj sovjetike, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 12, 2026
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
Dossier

“Shërbimi i Kundërzbulimit të UDB–së, kishte arritur të realizojë kontrollin e plotë mbi politikën tonë të jashtme ndaj Shqipërisë…”/ Ana e panjohur e raporteve shqiptaro-jugosllave para viteve ’90-të,

May 9, 2026
“Romani ‘Në transhetë e Stalingradit’ u botua në revistën moskovite ‘Znamja’ me titullin ‘Stalingrad’, por ai u nënshtrua një kritike të fuqishme zyrtare…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Romani ‘Në transhetë e Stalingradit’ u botua në revistën moskovite ‘Znamja’ me titullin ‘Stalingrad’, por ai u nënshtrua një kritike të fuqishme zyrtare…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 11, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme