• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, September 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

“Si i ruajtëm fotografitë e rralla të babës me Prek Calin dhe kolonelin, Hill, kur shtëpia jonë kontrollohej nga Sigurimi e Shtetit”?! (fotot e panjohura)
“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’
“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’
“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’
Historia e Bajraktarit të Hotit, që sfidoi 3 pushtete: UDB-në në Damask, burgjet e Austrisë dhe terrorin komunist: / Im atë, ish-oficer i Zogut…

Memorie.al / Uc Turku u lind në Selcë të Kelmendit në vitin 1860, në një familje fisnike me autoritet në Malësi të Madhe. I ati i tij ishte Turk Shabi, prijës e Vojvodë i fisit të Kelmendit, detyrë të cilën, sipas kanunit dhe traditës, ia trashëgoi të birit, Uc Turkut, i cili e kreu me sukses, duke i prirë popullit të Kelmendit dhe Malësisë, në të gjitha ngjarjet e trazirat historike që kaloi Malësia e Madhe në ato kohëra, kur fatet e atdheut ishin vënë në udhëkryq. Turk Shabi, i ati i Uc Turkut, qe pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe anëtar i Degës së Lidhjes për Vilajetin e Shkodrës. Dhe në këtë detyrë, sipas At Gjergj Fishtës, Turk Shabi, shquhet në mobilizimin e popullit në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi.

Ai lufton me armë në dorë, së bashku me të birin 19-vjeçar, Uc Turkun, por edhe si prijës i Kelmendit, për mbrojtjen e Plavës e Gucisë si dhe të Hotit e Grudës. Për këtë veprimtari, poeti i madh Gjergj Fishta tek “Lahuta e Malësisë” kryetrimin, Turk Shabi, e penelaton tek kënga e 19, kënga 21, si dhe në këngën 25, në betejën më të përgjakshëm të Nokshiqit, në janar të vitit 1880.

Më këtë frymë patriotike të triumfit të malësisë, nën drejtimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u rrit, u edukua dhe u sprovua prisji i Kelmendit Uc Turku, i cili që në moshë të re, u detyrua të luftonte për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit malazez. Dokumentet historike flasin për Uc Turkun, si udhëheqës popullor i Kelmendit. Lufton me armë në dorë kundër forcave ushtarake malazeze si; në “luftën e Dobrisë”, që u zhvillua në qershor të vitit 1880.

Ishte një luftë e pabarabartë, ku forcat malazeze u kthyen mbrapsht, pas një beteje të përgjakshme, pa realizuar qëllimin e tyre për pushtimin e Kelmendit. Pati shumë të vrarë e të plagosur nga selianët, ndërsa prijësi i tyre Uc Turku në këto luftime të ashpra u plagos rëndë, siç populli në atë kohë, trimit i këndon: “Ti Uc Turku çka po thua/ vetë varrua fishekët mbarua”…!

Gjithashtu mund të lexoni

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

Përpjekja tjetër me forcat e rregullta malazeze, në luftë për mbrojtjen e Selcës u bë në vitin 1908, po në luginën e Dobries, i vetmi shteg ku armiku mund të hynte në Kelmend, por edhe këtë radhë, pas një rezistence sublime të selianëve, armiku u detyrua të tërhiqet. Në këto luftime pati të vrarë e të varruar, ndër të cilët edhe prijësi Kelmendit, drejtuesi i betejës, Uc Turku pati mbetë i plagosur.

Në vitin 1902, pas vdekjes së Turk Shabit, Uc Turku, zëvendëson të atin në institucionin e xhibalit, duke u bërë anëtar i gjykatës së Maleve, pranë Valiut të Shkodrës. Uc Turku, me këtë funksion, ka bërë një punë të devotshme për mbrojtjen e venomeve të malësorëve të fituar me luftë. Si prijës i Kelmendit, Uc Turku bëhet krahu i djathtë i Ded Gjo’Lulit, në kryengritjen anti-osmane të vitit 1911.

Për këtë, Dr. Luigj Martini, në librin e tij “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit”, (Shkodër 2005, fq. 50-51); shkruan: “ndërsa Turgut Pasha ndali hovin,…me 24 prill 1911, kelmendasit me në krye Uc Turkun e Prek Calin, i bien ushtrisë turke të Et’hem Pashës në lugjet e Kelmendit. Maja e Golishit bëhet beteja e pashoqe. Aty trimat e Kelmendit grinë 150 ushtarë, u morën tetë çadra e qindra armë. Turqit që shpëtuan u kthyen prapë në Guci”.

Dhe më tej dokumenti thekson se: “Uc Turku me krerët e tjerë të Kelmendit, dhanë një kontribut maksimal në mbarëvajtjen e Kuvendit historik të Greçës”, ku u hartuan dhe u miratuan 12 kërkesat tona nacionale.

Ai mori pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar në Deçiç, me 6 maj 1911, si dhe ngritjen e flamurit të pavarësisë me 4 dhjetor 1912 në Lezhë. Uc Turku, me ngritjen e Qeverisë Rajonale të Lezhës, zgjidhet anëtar i Komisionit në Këshillin e Qeverisë Lokale për rajonin e Malit të Kolës e Velipojës. Madje ai është vendimtar në emërimin e Ded Cokut, me 13 tetor 1913, kryetar i kësaj qeverie.

Me autoritetin e tij arrijnë të evitoj separatizmin provincial të anëtarëve të këshillit. Për këtë, Franc Nopça, i dërguari i posaçëm i Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, për ngritjen e qeverisë lokale të Lezhës, që mori pjesë në këtë mbledhje, në kujtimet e tij; tek libri “Udhëtim nëpër Ballkan” (fq.448-454) sqaron se; “Këtë e arrita (krijimin e qeverisë së Lezhës), me që unë Uc Turkut, i cili kishte një ndikim të madh te Llan Turku, i premtova se në rast zgjedhje (të qeverisë e Ded Cokut kryetar), unë do t’i jepja një ‘karabinier – manhlicher’ me dylbi”.

Këtë ai e mori pas të dielës, kur Deda u zgjodh pothuajse njëzëri, kryetar i qeverisë së Lezhës. Kur erdhi Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve në Shkodër, Uc Turku ishte mjaft aktiv pranë këtij komisioni, me qellim të vetëm që të mbronte tokat shqiptare, duke i piketuar brenda kufirit shtetëror të Atdheut. Për këtë, flasin mjaft dokumenta e kujtimet e asaj kohe, si p.sh.; Andrea Ordion, “Një oficer francez në Ballkan”, i cili ndër të tjera shtjellon;

“Në Vermosh shihja gjithmonë kryetarët e fisit të kelmendëve, Uc Turkun e Prek Calin, me të cilët kisha lidhur një miqësi të vërtetë. Analfabet por shumë patriot, të dy mbronin mallin e tyre dhe atë të fisit me një ashpërsi të paparë, duke dhënë argumente bindëse dhe që më kishin bërë të mendoja gjatë. Kelmendasit kishin një kokë që i drejtonte dhe askush nuk vepronte pa lejen dhe miratimin e tij”.

Dhe më tej Andrea Ordioni, komisari francez në Komisionin e Kufirit kujton: “Kryetaret e fisit të Kelmendit, Uc Turku dhe Prek Cali, ishin shumë energjik dhe shumë të qartë në deponimet e tyre, ndërsa Kuçët dhe malazezet, nuk ishin kaq pohues”.

Ndërsa Mehdi Frashëri, në “Kujtime” e përcakton kështu prijësin e Kelmendit; “Uc Turku vojvoda i Kelmendit, një plak me kuptim të kthjellët e patriot”. Po kështu Gjon Karma, në revistën “Ndër malet tona”, folklor, Shkodër 1940, do të shkruante: “Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Studiuesi erudit, po i ethur deri në gen me idetë social – komuniste, Gazmend Shpuza, që ngriti në qiell bëmat e Haxhi Qamilit, e quante gazetën ‘Taraboshi’ si...”/ Historia e panjohur e Terenc Toçit

Next Post

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Artikuj të ngjashëm

“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
Personazh

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

September 11, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Personazh

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

September 11, 2026
“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela

September 9, 2026
“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950

September 6, 2026
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
Personazh

“Ndërsa kortezhi vërshonte nëpër varrezat e vjetra të Prishtinës të zënë nga shkurre e bimë të egra, Zija Mulhaxha, kryetari 80-vjeçar i Organizatës së Veteranëve, tha…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 5, 2026
“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës
Personazh

“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 6, 2026
Next Post
“Feçori vlerësonte romanin ‘Dimri i vetmisë madhe’ të Kadaresë, duke thënë se autori paraqet me vërtetësi rininë e ‘Rrugës së Dibrës’, e cila është si ajo e Bashkimit Sovjetik…”/ Dëshmia në hetuesi, ish-drejtorit të Albimportit

“Kur u mor vesh se Mehmet Shehu kishte vrarë veten, Liria i tha babait; Hajdar, krushku Kadriu, mbaroi’, ajo e parandjeu të keqen, madje, kur vdiq Hysni Kapo...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme