• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, March 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar

“Pushkën nuk do t’a lëshojmë, kush të dojë le të na ndjekë!”/Epopeja e panjohur e Abaz Ermenjit, nacionalistit të Sorbonës, që sfidoi Hitlerin dhe Enverin
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
“Pushkën nuk do t’a lëshojmë, kush të dojë le të na ndjekë!”/Epopeja e panjohur e Abaz Ermenjit, nacionalistit të Sorbonës, që sfidoi Hitlerin dhe Enverin
“Kur isha ministër i Brendshëm, ju bana thirrje me u bashkue, ta shpartallojshim komunizmin dhe po të kishit ndigjue ju të tjerët (me Mit’hat Frashërin në krye), jam i sigurt…”/ Letra e Kol Bib Mirakaj
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar

Nga Luan Çipi

Memorie.al / Aq i vendosur ishte Abaz Ermenji, në kritikën dhe dënimin ndaj qëndrimit të “kolaboracionistëve shqiptarë” të Luftës së Dytë Botërore, sa pranoi ndeshjen e deri qortimet dhe ndarjen me ta. Ai, me veprimtarinë e tij jetësore, rezulton model korrektese, se qysh më 7 Prill 1939, (profesor i historisë në Liceun e Korçës), i priti me armë okupatorët italian, ndërsa më 28 nëntor 1939, demonstroi në krye të rinisë Korçare, kundër fashistëve italian. Më vonë u burgos nga fashistët,  u internua në Itali dhe kur u kthye, luftoi direkt, si pushtuesit Italian edhe ata Gjerman, pavarësisht se ishte gjithnjë në pozicionin e një nacionalisti antikomunist. Abaz Ermenji lindi më 12 dhjetor 1913, në fshatin e vogël e të fisëm Gërmenj, midis maleve e korijeve të Skraparit e të Gramshit, që atëherë përfshihej në rrethin e Beratit.

Ai, kreu shkollën fillore në Berat dhe shkollën  e mesme në Gjimnazin e Shkodrës dhe për 4 vjet, gjatë viteve 1934 – 1937, kreu studimet e larta në Francë në Fakultetin e Letërsisë të Sorbonës, me specializim Historinë. Në vitin 1937, Abaz Ermenji, kthehet në Shqipëri dhe çuditërisht, thërritet në shërbimin ushtarak. Në fillim të vitit 1938, Abaz Ermenji gradohet lejtenant i dytë dhe në tetor të vitit 1938, lirohet nga ushtria dhe emërohet profesor i Letërsisë dhe Historisë në Liceun Francez të Korçës.

Në prill të vitit 1939, me fillimin e pushtimi të Shqipërisë nga Italia fashiste, Abaz Ermenji, formon në qytetin e Korçës me nxënësit dhe kolegët e tij, një grup rezistence antifashiste. Shqipëria u pushtua brenda pak ditëve nga fashistët italianë, kundërshtarë të tij të shpallur, ndaj ai i rrezikuar, u largua për në Greqi, nga ku filloi të punojë për zgjerimin e rezistencës kundër fashizmit. Qëndroi për pak kohë në fshatrat e provincës Kastori, nga ku u arrestua prej autoriteteve greke në Follorinë, ku e mbajtën për 4 muaj. Atje ai kontaktoi refugjatë të tjerë nga Shqipëria, shkoj deri në Athinë dhe bëri përpjekje për t’u lidhur me shqiptarë në Egjipt, SHBA-ës dhe vende të tjera, për krijimin e një organizate nacionaliste aktive në luftën kundër fashizmit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në mbledhjen e zhvilluar në bashkinë e Korçës, u formua Komiteti i ‘Shpëtimit Publik’ me kryetar Fazlli Frashëri, sekretar Selman Riza dhe Masar Shehu…”/ Historia e panjohur e profesorit nga Kosova

“Gjatë arratisjes, mbeti i vrarë shoku ynë Esat Dine, kurse udhëheqësi i grupit tonë, Selim Haxhija, u dorëzua, sepse ai ishte i futur nga Sigurimi i Shtetit…”/ Dëshmia e rrallë e Jonuz Ndreut, nga SHBA-ës

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, ai mori disa ftesa nga autoritetet italiane për t’u kthyer në Shqipëri, me premtimin se asgjë e pakëndshme nuk kishte për t’i ndodhur. Duke menduar se do të gjente më shumë terren për rezistencë nga brenda Shqipërisë, ai pranoi ftesën dhe u kthye në Shqipëri në tetor të vitit 1939, në përpjekje për të krijuar celula rezistence antifashiste, në disa qytete. Në ditën e  përvjetorit të Pavarësisë Kombëtare, më 28 nëntor 1939, në Korçë u organizua një demonstratë për festimin kombëtar, ashtu si dhe në mënyrë spontane në shumë qytete të vendit. Në këtë demonstratë të madhe, profesor Abazi ra në sy si drejtues kryesor dhe më 15 dhjetor 1939, ai u arrestua në Elbasan dhe u burgos. (U arrestua Abaz Ermenji dhe jo ndonjë komunist, si pretendohet të ishte drejtues ballor). Fillimisht e mbajtën në burgun e Elbasanit për dy javë, nga u transferua në Bari të Italisë, ku qëndroi në burg për dy muaj dhe më pas u dërgua (së bashku me Safet Butkën dhe Llazar Fundon e Selman Rizën), në ishullin e Ventotenes, ku mbaheshin edhe mjaft autoritete të tjera antifashiste Shqiptare dhe Italiane.

Llazar FundoKëtu ai mori vesh se ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vite burg. Në gusht të vitit 1941, Abaz Ermenji, së bashku me shumë shqiptarë të tjerë intelektualë, u liruan, me pretekstin se për ta, kishte nevojë për arsimtarë, sidomos për krahinën tashmë Shqiptare të Kosovës. Nga ana tjetër italianëve u dukej se në Shqipëri e Ballkan gjendja ishte qetësuar dhe për diplomaci e simpati popullore, vendosën  të jepej një amnisti, për një numër të madh të burgosurish. Më 20 gusht të vitit 1941, Abaz Ermenji u kthye në Shqipëri, ku e zgjeroi veprimtarinë e tij antifashiste. Në këtë kohë, nxitur nga serbët dhe nën ndikimin rus edhe komunistët Shqiptarë kishin penetruar në mjaftë prej grupeve të rezistencës nacionaliste, te Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Dali Ndreu, Abaz Kupi, etj., për t’i tërhequr pas vetes, drejt synimit final për marrjen e pushtetit.

Duke qenë se Abaz Ermenji ishte mjaft i vëzhguar dhe i kërcënuar nga Policia Italiane, vendosi të shkojë në mal, ku kishin filluar të krijoheshin çeta të armatosura. Ai, si intelektual i spikatur edhe me njohuri ushtarake, ndihmoi në organizimin dhe në zgjerimin e lëvizjes dhe me çetën e tij të krahinës, mori pjesë në disa sulme ndaj postave ushtarake italiane. Gradualisht çetat nacionaliste dhe partizane, në bashkëpunim dhe veç e veç, fituan forcë dhe autoritet dhe u kthyen në një kërcënim të vërtetë për autoritetet italiane, të cilave po u merrnin armë dhe municione e deri ushqime, jo vetëm brenda vendit, po dhe deri në Greqi dhe Jugosllavi.

Në maj të vitit 1943, këtë e konstatuan dhe e raportuan me shkrim edhe Misioni i Parë Ushtarak Britanik, që erdhi në Shqipëri nga Greqia me majorin Maclein dhe kapitenin Smajli. Ata, nga kufiri me Shqipërinë, i shoqëroi Abaz Ermenji, për çka ishin dëshmitarë edhe grupet e EAM -it Grek. Mandej, Ermenji, ishte ndërmjetësi, që i paraqiti ata me çetat e komunistëve në Shqipëri, të njohura si të Frontit Nacionalçlirimtar, por edhe me çetat e tjera nacionaliste në veprim. Duhet thënë se Balli Kombëtar ishte formuar në vitin 1942 nën drejtimin e Mit’hat Frashërit një figurë dominuese politike, që kishte nga pas figura të tjera atdhetare balliste e nacionaliste ku dalloheshin: Hysni Lepenica, Safet Butka, Skënder Muço, Zef Pali, Isuf Luzaj, Abaz Ermenji, pa përjashtuar drejtuesit në formacionet e tjera të mëdha Nacionaliste: Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari etj.

Fronti Nacionalçlirimtar u kujdes që në fillim për Misionin Ushtarak Britanik për të ndikuar që grupet e tjera të përjashtoheshin nga kontakti me britanikët, duke u dhënë përshtypjen atyre se ata ishin të vetmet çeta aktive në vend.

Majori Maclein dhe grupi i tij u tërhoqën për në malet e Leshnjes në zonën e Skraparit, ku ngriti shtabin e tij në zonën që kontrollohej nga çetat partizane. Skrapari, duke qenë zona e lindjes së Ermenjit, dërgoi një grup prej 50 vetash te Shtabi i Maclein, së bashku me një letër për të.

Majori Maclein ishte i kënaqur me përmbajtjen e letrës. Ata u takuan me Abaz Ermenjin në fund të muajit maj pranë fshatit Përrenjas. Misioni Ushtarak Britanik filloi të furnizojë njerëzit e Ermenjit me armë dhe municione, si dhe instruksione e porosi teknike operacionale. Në qershor të vitit 1943, ata u takuan serish me majorin Maclein, i cili kërkoi që të dyja grupet të bashkohen në një front të përbashkët dhe nën një komandë. Ermenji pranoi një koalicion të tillë, me kusht që bashkëpunim të ishte vetëm në fushën ushtarake.

Në fillim të gushtit 1943, Abaz Ermenji me çetën e tij po përgatiste një sulm mbi një bazë nafte në Kuçovë. Në këtë kohë, pranë tij erdhi majori Neel, i dërguar nga Maclein, që sipas marrëveshjes, të kombinonte operacionin ushtarakisht dhe për ndonjë koordinim të mëtejshëm me forcat partizane përreth. Për këtë Ermenji mori porosi nga Maclein, që të shtynte sulmin dhe të kryente më parë një takim koordinues të përbashkët, me përfaqësuesit e partizanëve në prani të majorit Neel. Takimi u bënë fshatin Bogdan natën e 9 dhe 10 gushtit 1943. Komunistët nisen të diskutonin jo për organizimin e sulmit, por për politikën dhe të ardhmen e pushtetit e, propozuan që sulmin ta shtynin ose ta anulonin, me pretekstin se kishin shumë pak forca. Ata mendonin se meritat e këtij aksioni, do t’i merrte Balli Kombëtar.

Ermenji e humbi durimin dhe vendosi që të sulmoj kur forcat partizane e lanë atë vetëm. Ai nisi sulmin me forca të shumta që arrinin në gati tre mijë njerëz. Por armiku në numër e armatim ishte më superior, ndaj forcat u tërhoqën, duke lënë 50 të vrarë. Ky aksion, u përgëzua në një letër të posaçme të Maclein, ku cilësohej e miratohej sulmi dhe trimërinë e njerëzve të Ermenjit. Ai mori premtimin nga majori britanik, se më shumë ndihma dhe municion e armë, do të vinin për të. Po ashtu dhe te libri Julian Amerit, “Bijtë e Shqipes”, jepen disa fakte, për aksionet e suksesshme kundër autokolonave gjermane, organizuar nga Abaz Ermenji. Britanikë e kishin si parim që të furnizonin me armë, municione e ushqime, ata që luftonin armikun, çka vërteton faktikisht edhe aksionet rezultateve të Abaz Ermenjit.

Në Gusht të vitit 1943, u mbajt takimi i përbashkët historik midis përfaqësuesve të Ballit Kombëtar dhe të Frontit Nacionalçlirimtar në Mukje, (ku Abaz Ermenji, i angazhuar me aksione luftarake, nuk mori pjesë). Siç dihet në Mukje nga palët u arrit dhe një marrëveshje në lidhje me operacionet ushtarake të përbashkëta, si dhe për Kosovën e pushtetin e ardhshëm, por kjo marrëveshje, e miratuar nga përfaqësuesit komunist dhe e mirëpritur me entuziazëm nga populli shqiptar, nën presionin Jugosllav, u refuzua nga Enver Hoxha. Në Shtator të 1943-shit, me kapitullimin e Italisë fashiste, grupet e rezistencës, si ato të drejtuarat nga Ermenji dhe partizanët, hynë në Berat. Gjermanët erdhën më pas dhe pushtojnë qytetin, duke kërkuar që ata të largohen. Abaz Ermenji vendosi që të luftohej dhe t’u behej rezistencë, pikërisht në fshatin Kousitin. Komunistët sërish nuk bënë asnjë lëvizje, mandej u duhej të dënonin “kompromisin” e përfaqësuesit tyre, Gjin Marku.

Në muajin tetor komunistët e sulmuan formacionin e Abaz Ermenjit, duke e detyruar të largohet nga rrethi i Berati. Gjate evakuimit, ai u takua me majorin Maclein dhe kapitenin Smajl ku u shprehu zhgënjim për të gjithë situatën e ndodhur. Gjatë këtij takimi Ermenji, denoncoi edhe një letër të Partisë Komuniste, pas Konferencës së Dytë të Labinotit, e cila instruktonte të gjithë anëtaret e vet, që; “t’i luftonin kudo Ballistët”. Ndonëse britanikët e kërkuan letrën, para se të niseshin për në Itali, Ermenji, në përpjekjet e fundit për bashkim, refuzoi që t’ua jepte atë. Ai qëndroi në male dhe tentoi të riorganizojë forcat e tij, por gjithnjë nën shqetësimin e gjermaneve, tashmë dhe të komunisteve, derisa u detyrua të pezulloi përkohësisht intensitetin, në operacionet e tij ushtarake.

Gjatë dimrit 1943-1944, Ermenji ishte komplet jashtë çdo mundësie për ndihmë e bashkëveprim, dhe nisi të humbiste shumë nga njerëzit e tij, të cilët nuk kishin tjetër alternativ dhe rrugë shpëtimi, ndaj, ose dezertonin e largoheshin për në shtëpi, ose shkonin me partizanët. Grupi i tij filloi të shpërbëhet dhe vetëm pak besnikë qëndruan pranë tij. Si konkluzion: Ermenji drejton një varg luftimesh kundër forcave italiane e gjermane, në mënyrë të veçantë, në Skrapar, Kuçovë, Mallakastër, Berat e Pogradec…! Janë të shumta dokumentet e huaja dhe shqiptare, që na bëjnë me dije rreth këtyre luftërave, të cilat pavarësisht pse u anashkaluan nga historiografia komuniste 50-vjeçare, krahas luftërave të çetave dhe brigadave partizane, kanë hyrë dhe bëjnë pjesë në fondin e artë të luftërave të popullit tonë ndaj pushtuesve të huaj.

Në maj të vitit 1944, Abaz Ermenji, midis dy zjarresh, i lodhur, i dëshpëruar dhe pa rrugëdalje, u takua edhe një herë me grupin e kapitenit britanik Hand, i cili po përgatitej për t’u larguar në Itali. Kapiteni britanik, pa që rrugët drejt bregdetit ishin të ruajtura mirë nga forcat e Ermenjit dhe vendosi të qëndrojë me të dhe të dëgjojë e të njohë situatën e vështirë në të cilën ndodhej Ermenji. Nevojat për ndihma jetike ushtarake, ja dha atij, në një letër për Maclein. (Në këtë kohë Maclein ndodhej jashtë Tiranës, me grupin e Abaz Kupit). Ai në përgjigje, i komunikoi kapitenit Hands, që të largohet i qetë për në Itali, se për forcat e Abaz Ermenjit, do vinin shpejt ndihmat e nevojshme ushtarake. Kapiteni u largua në Itali, me një letër tjetër kërkesash të Ermenjit, me porosinë që ajo t’u dorëzohej autoriteteve të larta britanike.

Në shtator të vitit 1944, Ermenji u takua me 3 oficerët britanike Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar fuqimisht gjermanët. Me tërheqjen e trupave gjermane në nëntor 1944, u nisën për në Itali edhe oficerët britanik. Gjate largimit të Maclein, Ermenji mori njoftimin se, me përfundimin e luftës, asnjë grup rezistence nuk do të mbështetej më me ndihma. Në këto kushte, ai i shpërndau njerëzit e tij, pasi i pa të panevojshme njësitë ushtarake të organizuara, se armiku u largua dhe nuk kishte ç’të bëhej më, veçse të hyje në një luftë vëllavrasëse dhe civile. Abaz Ermenji, pati mundësi të largohej me Abaz Kupin për në Itali, por qëndroi në Shqipëri, me ëndrrën e tij të përjetshme, për të formuar grupin “Lëvizja Liberale Demokratike”, i cili do të vepronte jashtë Frontit Nacionalçlirimtar, me shpresën e pluralizmit politik, si në demokracitë perëndimore.

Abaz Ermenji, nga dhjetori 1944 e, deri në tetor 1945, punoi shumë për krijimin e një partie të fortë opozitare, si dhe për rikthimin e Shqipërisë në një regjim demokratik. Por, me sa duket ai i kishte bërë hesapet thjesht si ëndërrimtar. Qëndrimi komunist ishte i fortë e deri asgjësues, sa opozita konsiderohej një krim politik, fare e papranueshëm. Duke parë edhe se nga aleatët nuk kishte më asnjë mbështetje financiare, morale e politike, Abaz Ermenji, vendosi që të largohej nga vendi jashtë kufijve, në kërkim të rrugëve të reja. Abaz Ermenji historian, i analizon dhe i shpjegon kështu shkaqet e dështimit të Ballit Kombëtar: “E vërteta është që Balli Kombëtar, ndonëse si numër kishte shumicën e madhe të fshatarësisë dhe të shkollarëve, si forcë luftuese, u pa qysh në fillim se ishte i një shkalle më të ulët organizative dhe me një Parti të dobët, pa disipline e autoritet dhe me të gjitha të metat e natyrës njerëzore, ose të mendësisë së veçantë të shqiptarit.

Ndërsa komunistët përgatitën më parë kuadrat e disiplinuara në djalërinë qytetare dhe mandej mblodhën ndër to fshatarësinë, Balli Kombëtar, e nisi punën nga fshatrat, për të pasur numrin sa më të madh dhe kuadrat e çetave, ose të fuqive të armatosura të tij, qëndruan fshatarë gjer në fund. Këto nuk kishin as shkathtësinë, as bindjen, as disiplinën e kuadrove të fanatizuara dhe djaloshare komuniste. Djalëria e Ballit Kombëtar nuk u fut në fshat dhe nuk luajti as një rol në drejtimin e masave fshatare. Në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste dhe te kuadrat e larta të asaj, kishte një pikëpamje, një mendim, një vendim. Ata që mendonin ndryshe, qëroheshin shpejt, kurse Balli Kombëtar, mbeti gjer në fund, një marrëveshje ndërmjet njerëzish, me pikëpamje e interesa të ndryshme dhe shpeshherë të kundërta.

Ballit Kombëtar, nuk i erdhi asnjë ndihmë nga të ashtuquajturit nacionalistë të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në dukje, këta linin të kuptohej, ose edhe e thoshin vetë, se e bënin me qëllim, që ballistë e komunistë, të hanin kokat njëri me tjetrin, për t’iu mbetur më në fund fuqia këtyre…! Abaz Ermenji, kaloi kufirin grek, më 26 tetor 1945, me 18 mbështetës të tij. Në Greqi ai u arrestua nga autoritetet greke dhe u internua në kampin e Gladstone të Selanikut, ku qëndroi për më shumë se gjashtë muaj i burgosur, i dyshuar si bashkëpunëtor i gjermanëve. Ermenji u mor në pyetje nga oficeret britanikë, lejtenant Young, i cili më pas e përcolli dëshminë tek autoritetet më të larta. Ermenji deklaroi dhe vërtetoi se nuk kishte bashkëpunuar me gjermanët, mandej se kishte luftuar e derdhur gjak, kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë, për lirinë e vendit të tij, për çka ai u gjykua nga britanikët dhe u la i lirë.

Që nga nëntori i vitit 1944 e deri në pranverën e vitit 1946, Ermenji, përkrah vëllezërve Kazazi, Muharrem Bajraktari, Hysni Dema dhe krerëve të tjerë nacionalistë të Kosovës dhe trevat e Maqedonisë Shqiptare, do të ndërhynte disa herë brenda kufirit shqiptar dhe do zhvillonte një varg aksionesh, duke rrëfyer përveç anti-komunizmit të tij dhe cilësi të tjera, si prijës ushtarak. Pushka e tij do të ndihej në Postribë, Çermë, në Malësi të Madhe, Golaj, në Orosh dhe Bajzë, ndërkohë që Qeveria e Tiranës e pati shpallur kriminel lufte dhe i kishte burgosur të atin. Më pas, kur lufta e prijësve nacionalistë në Shqipëri u bë krejt e pamundur, profesor Ermenji largohet përfundimisht nga atdheu, i bindur në vetëdijen e tij, se nuk do të ndalte kurrë të ndihmojë kombin e vet, për të zhdukur komunizmin, në zëvendësim të pluralizmit dhe demokracisë. Vendoset në Paris, ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë”, i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist, si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas përmbysjes së pushtetit komunist dhe vendosjes së pluralizmit, Abaz Ermenjit, ju rikthye mundësia e rikrijimit, me principe edhe  më të përparuara të Ballit Kombëtar në Shqipëri dhe kjo  qysh në vitin 1991. Ai, i rikthehet politikës dhe zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi, në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, me gjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve, nëpërmjet një serie takimesh e konferencash, në të gjithë Shqipërinë. Profesor Abaz Ermenji dekorohet nga SHBA-ja me dekoratën e lartë “Ajzenhauer”, me motivacionin; “Luftëtar i shquar në luftën kundër komunizmit”.

Përfundimisht mund të themi se profesor Abaz Ermenji, si antikomunist i vendosur, ka qenë njëkohësisht mbrojtës i flaktë i çështjes shqiptare dhe për më tej i kombit shqiptar, në kufijtë etnik. Ai, ka pasur si motiv kryesor për të vendosur mbi partitë, Shqiptarinë, duke luftuar në disa beteja, mandej dhe në front të përbashkët me partizanët, kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë. Përpjekjet e tij antikomuniste, nuk kanë reshtur deri sa vdiq. Me artikuj të shumtë, të botuar tek gazetat “Flamuri”, “Balli i Kombit”, tek përmbledhja “Albania” etj., për çka synon dhe vepra e tij studimore; “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë”, një apologji madhështore shqiptare.

Abaz Ermenji vdiq, në datën 10 mars 2003 në Paris, Francë, si atdhetar, nacionalist dhe antikomunist i vendosur, si i tillë për mos t’u harruar kurrë nga pasuesit dhe simpatizantët e tij dhe u përcoll për në banesën e fundit në 14 mars 2003, me një ceremoni madhështore, në kryeqytetin e vendit të vet, Tiranë.

Vendlindja; Ermenj, Skrapar.

Datëlindja: 12.12.1913.

Arsimi: fillor në Berat, i lartë në Faculte de Lettres, Sorbonnes, Paris 1934-1938.

Profesioni: Profesor Historie.

Aktiviteti profesional: 1938-1939, Profesor në Liceun e Korçës në 1939, në “Normalen” Elbasanit.

Aktiviteti politik: 1939 organizator i rinisë së Liceut të Korçës kundër pushtimit italian.

1939-1941, internim në Ventoten nga italianët.

1941, anëtar i Ballit Kombëtar.

1943, anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar.

1948, anëtar i Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” krijuar nga Mid’hat Frashëri në mërgim më 26 gusht 1949.

1955, një nga organizatorët e “Lidhjes kosovare”.

10 mars 1957, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” deri në vitin 1992.

1992 deri në dhjetor 2002 kryetar i Ballit Kombëtar.

Anëtar i “Lëvizjes Evropiane” dhe pjesëmarrës në të gjitha kongreset e saj.

BOTIMET:

1968, “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”.

Një studim mbi historinë e Shqipërisë, botimi i parë Romë, Itali dhe botimi i dytë Tiranë.

Kultura dhe morali kombëtar. Autor i shumë artikujve dhe shkrimeve mbi Shqipërinë dhe çështjen shqiptare te gazeta “Flamuri”, “Le Monde”, “Përmbledhja” , “Albania”, “Balli i Kombit”, etj.

Nderuar me Dekoratën “Ajzenhauer” si luftëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Alizoti më tha; ti je nga fshati i Ismail Golëmit, e kam pasur mik, ishte burrë i zgjuar’, hej bela thashë me vete, ai është pushkatuar nga Partia...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit dhe publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Në mbledhjen e zhvilluar në bashkinë e Korçës, u formua Komiteti i ‘Shpëtimit Publik’ me kryetar Fazlli Frashëri, sekretar Selman Riza dhe Masar Shehu…”/ Historia e panjohur e profesorit nga Kosova
Personazh

“Në mbledhjen e zhvilluar në bashkinë e Korçës, u formua Komiteti i ‘Shpëtimit Publik’ me kryetar Fazlli Frashëri, sekretar Selman Riza dhe Masar Shehu…”/ Historia e panjohur e profesorit nga Kosova

February 28, 2026
“Aziz Biçaku u detyrua ta vriste Rexhep H., pasi ai u lidh me Forcat e Ndjekjes dhe Sigurimin, ndiqte grupet anti-komuniste, prandaj e shpallën ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe…”/ Refleksionet e studiuesit Ali Buzra
Personazh

“Gjatë arratisjes, mbeti i vrarë shoku ynë Esat Dine, kurse udhëheqësi i grupit tonë, Selim Haxhija, u dorëzua, sepse ai ishte i futur nga Sigurimi i Shtetit…”/ Dëshmia e rrallë e Jonuz Ndreut, nga SHBA-ës

February 27, 2026
“Rreth ‘Ballit Kombëtar’, ndënë urdhërat e tij vrapoi lulja e djalërisë, në pjesë e saj u-korr duke mprojtur traditën e shqipes, të tjerët u…”/ Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949
Personazh

“Rreth ‘Ballit Kombëtar’, ndënë urdhërat e tij vrapoi lulja e djalërisë, në pjesë e saj u-korr duke mprojtur traditën e shqipes, të tjerët u…”/ Fjala e Prof. Abaz Ermenjit, te funerali i Mid’hat Frashërit, New York 1949

February 26, 2026
“Vangjel Zhapa dhe bamirës të tjerë si Apostol Arsaqi, Georges e Simon Sina nga Përmeti, Jani Banga nga Korça dhe Jani Dhima nga Himara, financuan…”/ Historia e panjohur e filantropëve shqiptarë në Greqi
Personazh

“Vangjel Zhapa dhe bamirës të tjerë si Apostol Arsaqi, Georges e Simon Sina nga Përmeti, Jani Banga nga Korça dhe Jani Dhima nga Himara, financuan…”/ Historia e panjohur e filantropëve shqiptarë në Greqi

February 25, 2026
“Petro Marko tregonte se gjatë një takimi për t’u pajtuar me komunistët, Mit’had Frashëri i tha; shko pyeti shokët e tu, nëse duan bashkimin me Kosovën, apo…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar
Personazh

“Petro Marko tregonte se gjatë një takimi për t’u pajtuar me komunistët, Mit’had Frashëri i tha; shko pyeti shokët e tu, nëse duan bashkimin me Kosovën, apo…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar

February 22, 2026
“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës
Personazh

“Migjeni arësyetonte sikur t’i kishte pas njohur predikimet e mendimtarëve ekzistencialistë të pas Luftës së Dytë Botërore, filozofinë e absurditetit…”/ Refleksionet e profesorit të njohur të estetikës

February 20, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme