• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës

“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Mëhill Doçi, në kundërshtim me zinë e Mirditës, do t’i drejtohej komandantit të operacionit, Mehmet Shehut, që ta lejonte të merrte pjesë në ekzekutimin e 14 të arrestuarve…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953

Nga Ndue Oroshi

Memorie.al / Shpeshherë tradita jonë popullore ka folur dhe treguar në mënyrë reale për ngjarjet që kanë ndodhur brenda kombit tonë. Kjo traditë popullore e trashëguar brez pas brezi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në orientimin e drejt kombëtar. Dhe pikërisht këto vargje të këngës popullore Mirditase,“Mos të na shajnë kto male tjera/Se Mirdita kjo e mjera/Se Mirdita kjo e Shkreta/Strukë ndër ferra e ndër kepa/Me pushkë n‘dorë i ka shkue jeta/E kanë njoftë sulltana e mbreta/Me Gjon Markun për sa të jet jeta”/, tregon shumë qartë se, sa ishte rrënjosur thellë në palcën dhe gjenin kombëtar tradita shekullore, traditë e cila ishte udhëhequr nga Dera zëmadhe e Kapedanve të Mirditës, që nga Pal Dukagjini e deri në ditët e sotme. Vazhdues i kësaj tradite shekullore për ta mbrojtur nderin e nëpërkëmbur kombëtar është dhe djali i tretë i Kapidan Gjon Marka Gjonit, Kapidan Llesh Gjon Marku.

Kapidan Llesh Gjon Marku ra heroikisht në moshën 28 vjeçare, por edhe pse i ri, ai për një vit e tre muaj pas rrënjës heroike të Kapidan Mark Gjon Markut, e udhheqi luftën për Shqipërinë Etnike të bashkuar dhe Demokratike.

JETËSHKRIM I SHKURTËR I KAPIDAN LLESH GJON MARKUT

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica

Kapidan Llesh Gjon Marku djali i tretë i Kapidan Gjon Marka Gjonit, ka lindur në vitin 1919 në Grykë të Oroshit. Shkollën fillore (pesë klasë) i ka kryer në Konviktin “Mirdita”. Prej andej ka vazhduar shkollimin në gjimnazin e shtetit deri në përfundimin e klasës së pestë në Gjimnaz. Në vitin 1937, bashkë me vëllain, kapidan Ndue Gjon Markun, është dërguar në Vjenë në shkollën e njohur Teresianum, ku ka kryer maturën. Në vitin 1940 dërgohet në Itali në Universitetin e Firences dhe aty regjistrohet në fakultetin e drejtësisë. Prej vitit 1943, jetoi pranë vëllait, Kapidan Mark Gjon Markut, në Tiranë, tue përforcue eksperiencën sociale e politike.

Në Shkodër ka krijue një rreth të gjerë, me rininë e qytetit, ku ishte i mirëpritur e i respektueshëm. Cilësitë e tija shoqnore kishin vu në dukje karakterin e tij, sjelljet bujare, e respektin reciprok me gjithkënd. I urtë por energjik, i matun në shprehje por i arsyeshëm, i kujdesshëm në veshje sa me u dallue prej të gjithëve. Në Mirditë, n’Orosh e për verë Nenshejt, (Mali Shejtit), atlet, se ishte tue bredhë nëpër livadhet e atyshme si një shpend mali. Tërhiqte vërejtjen e të gjithëve për shkathtësi fizike, dhe të gjithë e dojshin, e afrojshin e u kënaqëshin në prezencën e tij. Gojëtarë i mirë, i qeshun dhe i ambël në shprehje, e tregues ngjarjesh, kishte terhjekë simpatinë e të gjithëve.

Lleshi ka qenë prototipi i vërtetë i Mirditorit. Gjithmonë pranë vëllait Kapidan Mark Gjon Markut, në Tiranë tue takue e tue njofte personalitete politike, aq sa me krijue personalitetin e vetë, e me qenë gati me diskutue çdo problem, e me përforcue eksperiencën sociale e politike. I ngjeshun me rregullat tradicionale të derës së tij. Qysh në fillim të vjetit 1943, ishte vu në dukje si antikomunist, dhe priste kohën me hi në aksion kundra tyne. Në nanduer të vitit 1944, kurë kapidan Dr. Mark Gjon Marku muer malet, e atje me krijue qëndresën kombëtare, Lleshi u bashkue bashkë me të, vendosi me përballue çdo vështirësi të malit, e me vendosmëri mos me ra gjallë, me pushkë në dorë komunistavet gjakatarë e antikombëtarë me Enver Hoxhën në krye.

Me luftartë e Lirisë, bashkëjetonte në harmoni absolute, dhe e nxiste me qindrue, njëherit kërkonte me ju largue mërzinë, që i kapte për familjet e internume, ndër fusha internimi, zona kënetash malarike, ku jua thithshin gjakun ushunjëzat e zeza. Bashkë me to edhe familja e tij (e Kapidan Gjon Marka Gjonit). Fjalët e tij të zjarrta, shprehjet kuptimplote, arsyetimi i tij logjik bazue në fakte konkrete, të sundimit komunist shkaktojshin një mjerim të madh në zemrat e luftëtarëvet, por njëherit i entuziazmoheshin, i fuqizojshin e i trimnojshin me qëndrue burra mbi burra, edhe pse ju folte një bashkëluftëtar i shquem, një person vuajtjesh e mjerimi, një fisnik i derës së Gjomarkut dhe i Mirditës.

Koha kalonte me vrull stinët e motmotit, perëndojshin njëra mbas tjetrës si drita n’agim e në perëndim. Nata e dita u ndrrojshinë me një shpejtësi të rrufeshme, pa u lanë kohë luftëtarve të lirisë për pushim. Një jetë me të vërtetë mizore. Gjatë sundimit gjakatar të regjimit komunist me Enver Hoxhën në krye, Mirdita ka qenë bërë shesh persekutimesh, e mjerimi katastrofal, aq sa më tepër se 300 familje kanë qenë shpërngulë e dërgue në burgje e fusha përqendrimi në jugë të Shqipërisë, në kampin famëkeq të Tepelenës, ku kanë dek pleq e plaka, deri fëmijët në gji të nanës. Për të tregue një trishtim të tillë, populli i Mirditës, ashtë shprehë kështu: mos të vuftë i ligu përfundi, se s’len gja pa ba.

Në Mirditë kundër luftëtarëve të lirisë, 10.000 komunistë besnikë të regjimit, ishin në qarkullim ditë e natë me kapë gjallë së paku një luftëtar lirie, por s’ja kanë dalë, sepse:Besa e dhanun mos me u dorëzue gjallë me pushkë në dorë, e ka dhanë frytin e vet:me lumnue me një plumb në ballë, por: mos me u koritë. Të stervitun me jetën e malit, të strukun ndër ferra e kepa, e tue kalue nëpër shtigje të verbëta, luftëtarë e Lirisë, endeshin kahmos nëpër Mirditë. E me të gjitha ato kontrollime ata u priteshin e u përcjellshin me përzemërsi prej popullit.

Kjo fuqi morale, kjo bujari tradicionale, këto virtyte shekullore, bazue në besë, nderë e burrni, kanë përtërij me hove të mrekullueshme historinë e Mirditës, nëpër të cilën do të ecin me kreni kombëtare gjeneracionet e reja–pasardhësit e tyne. Me vrasjen e Kapidan Mark Gjomarkut me 14 qershuer 1946, në moshën 33 vjeçare, luftëtarët e lirisë iu ngjeshën Kapidan Llesh Gjon Markut, i cili tue u përshkrue nëpër vështirësitë mbi– njerëzore, të malit. Orvatej me mbajt lidhjet e, ata me i nxitë me qëndrue. Fjalët e tija të zjarrta, shprehjet e flakta, vendosmëria me qëndrue, shpirti i sakrificës, me përballue çdo sulm të komunistave anmiqë të tërbuem t‘popullit e të kombit, kishin ndezë zemrat e popullit i cili në te kishte vjerrë shpresën e lirisë.

Mjerisht, derisa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, befasisht rrethohet me 9 gusht të vitit 1947, në Munegj plasë pushka. Për gjashtë orë lufton me ashpërsi, por aty mbet. Ishte në moshën 28 vjeçare. Me te u vranë djali i shpisë së Gerës, që e kishte në mbrojtje, dhe Tunë Nikolli prej Oroshi. Ky lajm i zi trishtoj zemëratë e gjithkujt. Një re e zezë u nda në qiellin e kulluet të Mirditës, e populli vajtoj Kapidanin e ri, por nuk u ligshtue. Mirdita, kalaja e qendrës kombëtare, llogor i fortë mbi shkambijë të malit ku ishin ngujue luftëtarët e lirisë, me në krye me Kapidanatë e tyne, Mark Gjomarku, me vëllain Llesh Gjon Markun, fuqizonte shpirtin e sakrificës të popullit, me përballue me nderë çdo furi të bishës s’eger pan-sllaviste.

Me i tregue botës mbarë vlerat e pashërueshme morale e tradicionale, e trimninë, fakt historikë me u shkrijë, por: mos me u koritë, siç e dëshmon vrasja e djalit të shpisë Gerës, që dha jetën në llogore me Kapidanin e vetë. Ky fakt i mrekullueshme historik dëshmon lumninë, krenarinë e popullit të Mirditës, e jo vepra bastarde e pjella e huptë e atyne që me aq furi bishës së egër, lëshohen turr kundër 14 nacionalistëve të dekun, në Qafë te Valmerit, me u dhanë plumbin e fundit në ballë. Por Mirdita e para votra shqiptare, themel kullashë të ngulunë mbi curra, që thehet por s’perkulet, fushë pjellore virtytesh të pastra, krenare e me ballë haptë do të ecë ndër motmote para historisë, në gjurmët e kapidanave, Mark Gjomarku e Llesh Gjomarku, që u shkrinë në lulen e moshës së tyne me popullin e për popullin e Mirditës.

Ndërsa atdhetari dhe studiuesi Eugen Shehu, në një shkrim me titull “LIDHJA KOMBËTARE E MALEVE. DUHET RI THIRRUR SËRISH” rënjen heroike të Kapidan Llesh Gjon Markut dhe qëndresën e tij do ta përshkruaj si vijon: – “Vdekja trimërore e princit të Mirditës Kapidan Mark Gjon Markut, u përcoll me dhimbje jo vetëm në radhët e guerilëve nacionalistë, por në krejt trevat veriore shqiptare. Ndonëse trupin e tij komunistët e zhdukën, të irrituar sërish, populli i Mirditës sipas zakoneve të vendit, u vesh në zi. Ndërkaq, kryesia e “Lidhjes Kombëtare të Maleve” vendos në udhëheqje të saj vëllanë e princit të Mirditës, Llesh Gjonmarkajn. Nga ana e tij, Lleshi u përpoq që në fillim të mbante të ngritur idenë e kryengritjes së përgjithshme antikomuniste, por tashmë kjo lëvizje guerile antikomuniste kish humbur ideatorin e vet të madh, Markun.

Ndërkohë që kryengritja po afrohej, në rrethe të Mirditës dhe Shkodrës u bënë terrore të papara ndaj popullsisë së pafajshme. Në xhepin e brendshëm të jelekut, të një nacionalisti të vrarë, organet e Sigurimit komunist, gjetën një qarkore të firmosur nga Llesh Gjonmarkaj, me ç’rast zbulohej edhe plani i kryengritjes së përgjithshme. Menjëherë nga Tirana kanë shkuar në Mirditë dy brigada të tjera me nacionalçlirimtarë, duke u derdhur të unshëm ndaj gjakut të popullit të atjeshëm, kinse po strehonte Llesh Gjonmarkajn. Dokumente të shumta vërtetojnë se kapja e Llesh Gjonmarkajt, ka qenë një ëndërr e brigadave gjakatare komuniste dhe shtabeve vrastare të Tiranës sllavobollshevike, ngase për te interesoheshin deri në Beograd.

Klika e Titos, nuk do të harronte se si rreshtat e nacionalistëve trima të Gjonmarkajve, iu vunë tytat e armëve Miladinit e Dushanëve. Llesh Gjonamarkaj, dimrin e egër 1946-1947 e kaloi në shkrepat e Mirditës dhe të Lurës, ku me gjithë reprezaljet, komunistët nuk kishin mundur të futeshin dot. Në qershorin e vitit 1947, për arsye se donte të organizonte guerilët e “Lidhjes Kombëtare të Maleve”, ai zbret deri në Laç, 40 kilometra larg Tiranës. Por këtu terreni për veprim ka qenë tejet i vështirë. Të ashtuquajturat Brigada të Mbrojtjes së Popullit, kishin në përbërjen e shtabeve të tyre pos mjeteve lëvizëse moderne të kohës, edhe këshilltarë jugosllav.

Baza e Kapidan Llesh Gjonmarkajt këtu zbulohet dhe vetëm pas një trimërie të të zotit të shtëpisë, prijësi nacionalist mund të largohet, në përpjekje me armë. Pas kësaj, në ndjekje të Llesh Gjonmarkajt, vihet një batalion i tërë ushtarësh dhe oficerësh të nacionalçlirimtarëve. Në natën e 9 gushtit të vitit 1947, këto forca, në bashkëpunim me një anëtar Këshilli Nacionalçlirimtar të Gëziqit, në Mirditë, e rrethojnë Llesh Gjonmarkajn, vet i tretë.

Të tmerruar se mos u ikte Batalioni i Ndjekjes kërkoi të kapin të gjallë prijësin e “Lidhjes së Maleve”. Thirrjes tradhtare për t’u dorëzuar, Lleshi iu përgjigj me këngën e pushkës atdhetare. Mbas disa ore luftimi të paparë, jep shpirt në fushën e nderit edhe trimi, atdhetari dhe antikomunisti nacionalist, i familjes së Gjonmarkajve. Një tjetër humbje e madhe do ta kaplonte rezistencën antikomuniste shqiptare. Ajo po kalonte momentet e veta më të vështira”, përfundon studiuesi Eugen Shehu. Kapidan Llesh Gjon Marku me një përkushtim të madh ra në altarin e lirisë, për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike.

Ai është njëri ndër pishtarët e lirisë i cili shqiptarët i shihte të orientuar drejt Perëndimit, Shqipërinë e shihte një zonjë të bukur e të rëndë, ndërsa vendlindjen, Mirditën, si qendër e Shqipërisë Etnike, pasi që për 500 vjet kjo krahinë ishte e veçuar se, në çdo kohë dhe në çdo shekull i rroki armët e lirisë për t‘i dalë zot tokës e dheut, të rinjve e pleqve, fëmijëve e grave, për të mos rënë në duar të sundimtarëve aziatikë e karpatian e më vonë edhe kundër djajve të kuqë që kishin filluar t‘i masakronin vëllezërit e gjuhës dhe të gjakut, me të vetmin qëllim, se janë kundër yllit komunist dhe se janë njerëz të zotit dhe nuk duanë të kenë punë me djallin.

Është koha e fundit që këta atdhetarë të Shqipërisë Etnike, nga të gjitha viset etnike shqiptare, t’ju jepet epiteti i merituar; “Hero i Kombit”. Ndërsa Mirdita kreshnike, vend i nderit e besës dhe burrnisë, duhet të këndellet dhe t‘i vendosë në vendin e merituar heronjtë e kombit, Kapidan Dr. Mark Gjon Marku dhe kapidan Llesh Gjon Marku, si dhe shumë luftëtarë tjerë që u flijuan për Mirditën e Shqipërinë. U flijuan për Shqiptarinë më të vetmin qëllim, që Shqipëria të orientohet drejt vlerave dhe kulturave perëndimore dhe jo atyre lindore e aziatike, siç punuan një pjesë shqipfolësve komunistë, ku fatkeqësisht pjella tyre e keqe e djallit po mundohet t‘i rehabilitoj “djajtë e kuq”.

Ndërsa djemtë e Shqipërisë Etnike t‘i lenë sërish në harresë. Por kohërat kanë ndryshuar dhe tash po vije koha e djemve të kombit, po vije koha e Kapidan Dr Mark Gjon Markut e Kapidan Llesh Gjon Markut, të cilët ishin mbrojtës të trashëgimisë shekullore të nderit, besës e burrnisë, duke i begatuar këto vlera të mirëfillta kombëtare, me ecuritë e vlerave moderne perëndimore, vlera të cilat i kishin  studiuar gjatë studimeve nëpër universitet e shteteve  perëndimore./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 26 Maj 2026

Next Post

“’Dantellat’ është filmi i parë i realizuar nga regjisori i njohur Sergei Jutkeviç, në vitin 1928, ku propaganda sovietike synon të tregojë se liria e shprehjes...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Personazh

“Pas 6 muajve në tortura, Prokurori shpirtzi, kapiten Xh. S. në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion e propagandë dhe si agjente të anglo-amerikanëve…”/ Historia tragjike e tre motrave Lepenica

May 22, 2026
“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica
Personazh

“Kur isha me punë në Drashovicë, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje…”/ Dëshmia e Afërdita Lepenica

May 23, 2026
“Shadije Bogdo nga Libohova e diplomuar në ‘Robert Kolezh’, formoi Shoqatën ‘Shqiptarka’, propozoi hapjen e Institutit ‘Nëna Mbretëreshë’ më 1924…”/ Historia e panjohur e intelektuales së famshme
Personazh

“Mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që shoqërojnë fëmijët në Brindzi, kanë ndjenja anti-italiane dhe…”/ Historia tragjike e tre motrave vlonjate që u persekutuan nga fashistët dhe komunistët

May 22, 2026
“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është …”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?
Personazh

“Gjuha që përdor Fishta është gegërishtja më e egër dhe më e zorshmja për t’u kuptuar, një gegërishte që s’është …”/ Si u kryqëzua poeti i famshëm nga Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve?

May 20, 2026
“Ç’ka po t’lypet adresa, or tëj?! Hiç mos pyt për vendin, e di Partija ku i ngre burgjet dhe varret! Baj d’nimin që t’kan dhanë e mos bëzaj! More vesht’? – ulërinin policët dhe…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Personazh

“Kur e kundërshtova për një projekt për disa punime gjeologjike në një zonë strategjike ushtarake, Mehmet Shehu më tha; do të var këtu në tunel…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjeologji-minierave

May 20, 2026
“Më 25 prill 1951, Forcat e Ndjekjes dhe Sigurimi i Shtetit na rrethuan shtëpinë, vranë katër veta, dy miq nga Mnela, babën tim, dhe halla 23 vjeçe, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik
Personazh

“Më 25 prill 1951, Forcat e Ndjekjes dhe Sigurimi i Shtetit na rrethuan shtëpinë, vranë katër veta, dy miq nga Mnela, babën tim, dhe halla 23 vjeçe, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik

May 16, 2026
Next Post
“’Dantellat’ është filmi i parë i realizuar nga regjisori i njohur Sergei Jutkeviç, në vitin 1928, ku propaganda sovietike synon të tregojë se liria e shprehjes…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“’Dantellat’ është filmi i parë i realizuar nga regjisori i njohur Sergei Jutkeviç, në vitin 1928, ku propaganda sovietike synon të tregojë se liria e shprehjes...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme