• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist
“Ksenofon Nushi në Romë, i dha Fosco Dinuccit 25 mijë USD, Nos Qosja në Paris, i dha 39 mijë USD Francois Marty, për…”/ Zbulohen dokumentet për miliona dollarë, që jepeshin me firmën e Enver Hoxhës
“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist
“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist
“Nga mishi dhe gjeli i detit me tollon, tavat në furrë e, dezhurni në ndërmarrje, te festa në lokale, si; ‘Dajti’, ‘Adriatiku’ dhe ‘Bllokun’ e udhëheqjes …”/ Peripecitë e festës së vitit të ri, në socializëm?!
“Te ‘Dajti’, ku vrojtonin kalecat, Zyd Aga e Gani Kodra, djali simpatik i ambasadorit polak, një vajzë e legatës italiane dhe një bukuroshe turke, po…”/ Dëshmia e rrallë për Tiranën mondane të viteve ’60-të
“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

Nga Elda Keçi Novelli

Memorie.al / Edhe nëse një fotografi mund të thotë njëmijë fjalë, fotografitë e vjetra kanë një vlerë shumë më të madhe. Një foto historike mund të na kthejë mbrapsht në një kohë apo në një vend tjetër, duke na ndihmuar të relacionohemi me një moment të caktuar, që përndryshe do të ishte e vështirë për t’u imagjinuar. Në këtë shkrim kam përfshirë disa foto që mendoj se ia vlen, pasi tregojnë një histori domethënëse për të cilën meriton të jetë e shkruar diçka. Bëhet fjalë për orkestrën e Hotel “Dajtit” në Tiranë. Nëse shëtit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, do të hasësh një ndërtesë që dikur, deri nga vitet ’90-të, mbante emrin Hotel “Dajti”.

I ndërtuar sipas projektit italian në vitet 1939–1941, ashtu si të gjitha ndërtimet italiane që u bënë në atë kohë, sikurse edhe ky hotel, kishin për të sjellë “Rilindjen e Shqipërisë” siç shkruhet dhe në librin e autorit Vilihard Koleger (1910 – 1943) “Albanien’s Wiedergehurt”. Edhe kjo godinë në kuadër të ndërtimeve të arkitekturës italiane, bënte pjesë në konfigurimin e shëmbëlltyrës së fashizmit, formën e sëpatës eliktare.

Pavarësisht asaj çka përfaqëson fashizmi si ideologji, vitet 1939 – 1940, përsa i përket ndërtimeve, përbëjnë periudhën më të ndritur të Tiranës, pasi aty nis të ndërtohet një kryeqytet modern. Siç dihet që bulevardi i Tiranës është i lidhur me emrat e mëdhenj të urbanistikës, arkitekturës italiane, shqiptare e austriake, duke filluar që nga gjysma e parë e shekullit XX-të.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

“Pas vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës, zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes…”/ Historia e panjohur e atdhetarit nga Çamëria

Shkëlqimin evropian e stilin madhështor neoklasik të ndërtesave, ia dha arkitekti italian, inxhinieri, urbanisti Gherardo Bosio, i cili ka lënë gjurmë edhe në vende të tjera të botës, e projektoi edhe Hotel “Dajtin”, një nga hotelet më moderne në Ballkan, një nga hotelet e hershme e luksoze të Tiranës së asaj kohe. Një nga simbolet e turizmit shqiptar, aty ku ishte ndalesa kryesore e të huajve, që vizitonin Shqipërinë, pikë referimi ashtu siç ishte edhe Sahati për vendasit. Sot është godinë e Bankës së Shqipërisë, duke ruajtur vlerat arkitekturore të saj.

Përfundimi i ndërtimit dhe inaugurimi i bë në fund të vitit 1942. Me një hapësirë sipërfaqeje të përgjithshme prej 8760 metra katror, 85 dhoma e ambiente për konferenca, rrethuar me një ambient gjelbërimi përreth, kompozuar nga Pietro Porcinaio, një nga specialistët më të mirë në luleshtarinë italiane e botërore të kohës, i cili mori si detyrë të parë të tij pas studimeve për agronomi në Universitetin e Romës “La Sapienza”, gjelbërimin e rrugës kryesore të kryeqytetit e, kështu edhe mjediset e ish hotelit me pemë të veçanta, që përkonin shumë mirë me klimën e qytetit.

Ishin fidanë që teknikisht quhen “cedrus libani” (cedri libanez). Me këtë pemë është ndërtuar nga Solomoni edhe Tempulli i Jeruzalemit, sipas legjendës që e gjejmë në Bibël, në besimin kristian, por edhe në Kuran, pra edhe sipas besimit muhamedian, kjo pemë është quajtur simbol i drejtësisë. Në planimetrinë e tij në formën e shkronjës L, në katin e parë, vendin kryesor në kompozim e zinte holli i madh, i bukur plot dritë, i lartë dhe impresionues, me shandanët madhështorë të kristaltë.

Më pas vinte Bar-Kafe dhe dy salla restorantesh me kapacitete të ndryshme. Ky hotel me një mjedis madhështor, sallat e mëdha e luksoze, holli – sallon modern, restoranti që ofronte një gatim shumë të mirë e cilësor e, ky ambient krijonte një mundësi të madhe me të cilin prezantohej shteti shqiptar, por edhe qëndrim i personaliteteve të huaja e vendase, por edhe dëfrimi për intelektualë e jo vetëm, vendas (deri aty nga vitet 1965) e të huaj e, për më më tepër se 250 persona gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri dhe ambienti zbukurohej me dy pemë të larta, njëra në hollin kryesor dhe tjetra në sallën e madhe ku edhe vallëzohej.

Nga holli nëpërmjet shkallëve mund të shkohej në katin e poshtëm, tek Taverna. Fillimisht kur u hap Hotel “Dajti” pas luftës, në vitin 1946, të parët muzikantë saksofonistë shqiptarë në Tiranë, madje dhe në Shqipëri, ishin Zef Gruda, Muharrem Murthi me saks tenor e, Sazan Selmani. Sigurisht orkestra ishte më e kompletuar më pas dhe me instrumentistë të tjerë, siç e dëshmon dhe foto e vitit 1946, nga e majta në të djathtë, me violinë Muharrem Tare (i njohur me emrin Nella), me mandolinë, Skënder Reka, Rrem Bilbili me saks, e fizarmonikë Muharrem Murthi.

Më pas në formacion bënte pjesë Mustafa Zyberi me klarinetë (babai i këngëtares Fatma Zyberi), Mehmet Ruri luante në bateri, ndërsa fizarmonikë e piano Skënder Reka (bashkëshorti i këngëtares së njohur, ikonë e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme, Fitnete Rexha).

Pas largimit të fizarmonicistit e pianistit Skënder Reka, bëjnë pjesë në këtë orkestër vëllezërit pianistë, Alqi Kareco e Aleko Kareco, Viktor Filja në fizarmonikë (djali i pianistit e drejtuesit të Orkestrës Frymore të Strehës Varfnore në Tiranë, Prof. Luigj Filaj), e më vonë pianisti i talentuar shkodran, Nino Saraçi (për të cilin flitet pak) dhe në fizarmonikë, Alfred Rrapushi, me sax alt, Syrri Rroi, i cili më vonë me kalimin e viteve mori titullin profesor e, dirigjent i Bandës së qytetit të Tiranës.

Nuk mund të mos përmendim kontrabandistin Tonin Shala, violinistët Nazmi Maloku e Naxhi Berati, Serafin Prosi – fizarmonicist, Obeistin Zef Gruda, mjeshtër i muzikës shqiptare, i cili nga viti 1951, u cilësua si anti-stalinist e për këtë u dënua me dhjetë vjet burg. Pasi mbaroi dënimin, me shumë përpjekje e talentin e tij, u caktua drejtues i Orkestrës së Estradës Profesioniste të qytetit të Kukësit.

Dua të ndalem te pianisti shkodran, Nino Saraçi, i cili punonte në darkë në Hotel “Dajti” dhe paradite pianist që shoqëronte këngëtarët për përgatitjen e tyre në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Rreth vitit 1973, organet drejtuese e larguan nga Hotel “Dajti”, për arsye të pikëpamjeve muzikore perëndimore. Përbërësit e orkestrës edhe zëvendësoheshin për shkak të impenjimeve të tyre.

Ky formacion orkestral me drejtues artistik saksofonistin Muharrem Murthi, violinistin Muharrem Tare, mandolinë, fizarmonikë, piano Skënder Reka, saksofonisti Sazan Selmani, fillimisht punonte te lokali Parku “Rinia”, nga ora 20.00 – 24.00, pasi ishte degë e hotel “Dajti”-t, e më pas shkonin të punonin në hotel “Dajti”- nga ora 24.00 e, deri në orët e mëngjesit. Lokali te Parku “Rinia” aty nga viti 1960 mori emrin “Taiëan” dhe kaloi si degë e NTSHUS (Ndërmarrja Tregtare Shtetërore e Ushqimit Social).

E pikërisht në ambientet e Tavernës me një akustikë të përsosur, një ambient shumë aktiv për jetën e natës, dëgjohej muzika e bukur e orkestrës, me drejtues orkestre saksofonistin tiranas (tironas) Muharrem Murthi, (i njohur me emrin Mario, në ambientin muzikor në Itali apo “Ustai” siç njihej në ambientin e artit në Shqipëri, pasi kishte dhunti të studionte e të luante me disa vegla muzikore, si: saks tenor e alt, trombë, fizarmonikë, piano, bateri, klarinetë, oboe).

Ky muzikant profesionist, që ishte i punësuar si saksofonist me recital dhe në Estradën e Shtetit, me orkestrën e tij prej muzikantësh me një përgatitje muzikore të shkëlqyeshme e, me repertor të muzikës së lehtë të huaj kryesisht, luanin me partitura (siç e tregojnë dhe fotot) e kërcehej twist deri në orët e para të mëngjesit, në hotel “Dajti”.

Nga vitet ’55 Lin Syla, këngëtar shkodran, talent i këngëve italiane, pasi njihte edhe gjuhën, por edhe më vonë për disa herë këngëtarja Vaçe Zela me zërin e saj kumbues e me tingujt e këngëve italiane apo franceze, bënin për vete të pranishmit. Do të përmendja këtu edhe znj. Carmont, bashkëshortja e ish-diplomatit francez, Sekretarit të Parë të Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila me elegancën që shfaqej dhe në kërcim, veshjet moderne të asaj kohe, i jepte ambientit një atmosferë perëndimore akoma më tërheqëse.

Periudhë kjo që përkonte me ndryshimet e mëdha sociale e të reflektimit edhe në fushën muzikore (vitet ’60 -’70). Ky realitet i orkestrës, ishte deri në vitet 1967-1969. Me kalimin e viteve, edhe përbërja e orkestrës ndryshoi. Pas daljes në pension të drejtuesit të orkestrës, saksofonistit Muharrem Murthi, i cili iu përkushtua muzikës, instrumentit frymor, institucionit të Hotel “Dajti”-t, miqve e kolegëve të artit, për t’i mësuar e për t’i dhënë mundësi për të punuar në këtë ambient sa të bukur, por edhe aq kërkues, deri në fund.

Nga viti 1965 deri në vitin 1989, u drejtua nga një tjetër saksofonist shumë i zoti, pasi ishte nxënës në vite i Muharrem Murthit, një djalë tiranas (tironas), Nazmi Keçi, i cili më pas u martua me vajzën e Muharrem Murthit, Suzanën. Formimi i orkestrës pësoi ndryshime dhe ishte e formuar kështu: Nazmi Keçi me saksofon tenor e alt, Alfred Marenga në bateri (bashkëshorti i këngëtares Vera Dervishi).

Pas largimit të Alfred Marengës nga Hotel “Dajti”, me detyrën e muzikantit në Estradën e Shtetit, vendin e tij në bateri e mori Muharrem Dauti, (i njohur me emrin “Xheku”) dhe në fizarmonikë Bashkim Alimerko (i njohur me emrin “Bake”).

Nuk mund të mos përmendim në formacion edhe mjeshtrin e njohur në violinë, Et’hem Lela, që ishte shpesh i pranishëm në këtë formacion, pasi ishte shumë i zoti në interpretimin e çardeve hungareze. Pas tij në këtë orkestër merrte pjesë edhe mjeshtri i njohur sot, Fatmir Lela, në kitarë e në mandolinë. Por ajo që dua të theksoj se të dy brezat e orkestrës së Hotel “Dajti”-t, kishin një përgatitje e një performancë mjaft të mirë.

Luanin me partitura e kishin një repertor të gjerë me muzikë të huaj, kryesisht perëndimore italiane, franceze, greke, amerikane, por edhe muzikë nga vendet e Lindjes, si: ruse, polake apo çarde hungareze, pasi çdo i huaj do mbetej i kënaqur. Por jo vetëm të huajt, sepse deri nga vitet ’60-të, taverna e hotel “Dajti”-t frekuentohej dhe nga shqiptarë, ishte hyrje e lirë për qytetarët, sigurisht frekuentohej nga intelektualë apo dhe artdashës të muzikës.

Ishte një brez artistësh që punonin me pasion dhe arti nuk ishte përfitim. Ishin artistë që kalonin më tepër orë në punë, sesa në shtëpi, sepse e konsideronin ambientin e punës si shtëpinë e tyre, ku ndiheshin mirë dhe kishin kënaqësi, jo parash, por për pasionin dhe përkushtimin ndaj punës. Çdo ditë në orën 10.00, orkestra bënte prova në Tavernë. Orkestra e Hotel “Dajtit” ka pasur në tërë jetëgjatësinë e saj, muzikantë e artistë, të cilët kanë mbetur në historinë artistike të tyre, unikë.

Edhe pse ambienti ishte i survejuar, edhe orkestra paraqiste programin e pjesëve të huaja, që do luante në darkë, madje kur thonë atë shprehjen: “Edhe muret kishin veshë”, por kishte dhe nga ato njerëz me buon sens, në kuptimin e mirë të fjalës. Tiranës nuk i mungonin hotelet, ambientet sociale e kulturore apo bar-kafetë, si p.sh.: “Kursal”-i, “Internacional”-, “Vollga”, lokali te Lidhja e Shkrimtarëve, pranë Teatrit Popullor, në Shtëpinë e Oficerëve, “Kafe Flora”, Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi” etj., por hijen, emrin dhe sharmin që gjeje në Hotel “Dajti”, nuk e zëvendëson as sot, askush!

Atmosfera rafinuese e evidentuar nga ndriçimi sugjestiv, nga shkallët e mermerta, tapetat e kuq, ambienti me parket, piktura artistësh, jepnin një imazh magjik. Të shijoje kafenë apo të darkoje në ambientet e këtij hoteli, ishte një mbresë e veçantë, ishte privilegj. Dikush e ka cilësuar si memoria historike e Tiranës, e ashtu është, por nuk duhet harruar./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe...”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

Artikuj të ngjashëm

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut
Dossier

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

February 3, 2026
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Dossier

“Pas vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës, zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes…”/ Historia e panjohur e atdhetarit nga Çamëria

February 4, 2026
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Dossier

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

February 2, 2026
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
Dossier

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

February 3, 2026
“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

February 1, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

February 3, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme