• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, May 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e tretë

                                         NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET

                                                            PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“’Më shikoi në mënyrën sesi një burrë shikon një grua’ – do të tregonte më pas Merlin Monro, e cila reagoi ndaj shikimit të Hrushovit…”/ Ana e panjohur e vizitës së kreut të Kremlinit në SHBA-ës, shtator ‘59

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.                    

                                                    Vijon nga numri kaluar

Berliner Lokal-Anzeiger, i kushton vëmendje pranisë së Hitlerit në këtë ceremoni dhe hapjes së Seancës me këngën Festa heroike, pjesë e përmbledhjes me poezi të Gerhard Schumanit. Aty nënvizohet: “në nder të luftës dhe të sakrificës së ushtarëve të Adolf Hitlerit dhe të fitores së tyre përfundimtare”. Më tej artikulli vazhdon: “Flamujt janë shpalosur, është shpallur fitorja e Lëvizjes. Fill pas heshtjes së fanfarave Doktor Gëbelsi merr fjalën. Ai flet për realizimet e krijuesve shpirtërorë…! Adolf Hitleri qëndron ende një gjysëm ore në opera pastaj, i brohoritur nga turma, ai bën një marshim triumfal përgjatë kryeqytetit të Gjermanisë Nacional-socialiste”.

Në letërsinë gjermane naziste apo pro-naziste, përgjithësisht Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, para të cilit të gjithë duhet të përgjunjen, të binden verbërisht, duke i besuar të ardhmen, jetën dhe vdekjen. Partia Naziste është njëlloj kishe e re, në altarin e së cilës qëndron Hitleri, shpëtimtar i padiskutueshëm i Gjermanisë, i popullit gjerman, e vetmja shpresë e tij, e ëndrrës së tij të shkelur! E gjithë ekzistenca e një kombi, fatet e tij, janë të lidhura me të, përfaqësohen, simbolizohen, mishërohen tek ai! Popullit, veçanërisht rinisë, i kërkohet të praktikojë njëlloj “fides”, d.m.th. besnikëri dhe nënshtrim ndaj këtij sovrani të ri.

Kështu në librin e saj Het verborgen licht in het leven van Jacob Boehme (Drita e fshehur në jetën e Jakob Boehme) si edhe në mjaft tregime të saj, autorja, Edith Mikeleitis, bën thirrje për një përkushtim të plotë ndaj Fuhrerit, sipas shembullit të Jakob Boehme ndaj Zotit. Boehme njihet si një filozof mesjetar, vepra e të cilit qëndron midis metafizikës, mistikes dhe alkimisë. Nga kjo linjë përshkohet jo vetëm proza apo poezia gjermane e kohës, por edhe botime të tjera të karaktereve nga më të ndryshmet.

Në një broshurë propagandistike të Shtëpisë Botuese “H. Hillger”, të vitit 1942, titulluar Dich ruft die SS (SS thërret) në të njëjtën frymë, në faqen 18 i jepet lexuesit edhe betimi i rekrutëve të rinj si më poshtë: “Ty Adolf Hitler, Fuhrer dhe Kancelar i Rajhut, unë të betohem të jem besnik dhe trim. Unë të premtoj solemnisht ty dhe të gjithë atyre që ti do të vendosësh si eprorë të mi hierarkikë, bindje deri në vdekje. Qofsha i mallkuar nëse do të thyej këtë betim”!

Përpos figurës së Hitlerit, mjaft romancierë, poetë, ideologë, historianë etj., gjermanë të kohës, ia kushtojnë krijimtarinë e tyre Partisë Nacional-socialiste. Ata shërbejnë si propagandues të saj, si ithtarë fanatikë që, të ndërgjegjshëm apo jo, synojnë të instrumentalizojnë masën shumëmilionëshe të lexuesve, ta mobilizojnë këtë masë në batalionet, brigadat, armatat e Wehrmachtit nazist, ta formatojnë atë thjesht si një mjet servil të pushtetit. Këta Arbeiter der Stirn (Punonjës të Shpirtit), ushqejnë lexuesin me një botë të paqenë, një botë fantazmë, që duhet pranuar si e qenë. Ata helmojnë mendimin dhe ndërgjegjen e tij, duke ushtruar njëlloj hipnoze ideologjike, duke e fanatizuar atë.

Curt Rosteni, tepër prodhues, boton në vitin 1933 edhe Das ABC der Nationalsozialismus (ABC e Nacional-socializmit) një libër egërsisht kundër-hebre, që u ribotua edhe dy herë të tjera brenda një kohe tepër të shkurtër. Po në vitin 1933, ai boton dhe Geschichte der nationalsozialistischen revolution (Historia e Revolucionit Nacionalsocialist). Në vazhdim, një vit më pas, nga i njëjti autor, kemi edhe Und ihr habt doch gesiegt (Dhe ti megjithatë fitove) kushtuar puçit të dështuar ushtarak të Hitlerit në Bavari në vitin 1923. Werner von Langsdorffi është një tjetër autor që shkel në këtë asfalt të zi. Duke filluar nga viti 1930, Langsdorff boton novela dhe romane nën pseudonimin Thor Goote. Njihet trilogjia e romaneve autobiografike, midis të cilave “Heb die Flagge”! (Ngrini Lart Flamurin!) botuar në Berlin në vitin 1933.

Në këtë trilogji ai trajton një nga temat klasike të letërsisë naziste: të bëhesh Nacionalsocialist. Goote, apo Langsdorffi, adhuron deri në ekstrem “shpirtin e frontit” të Luftës I-rë Botërore. Në Heb die Flagge!, një roman prej 417 faqesh, heroi i romanit, i quajtur Helmut, tregon se si nacional-socializmi do ta çojë Gjemaninë drejt një të ardhmeje të paparë. Ideja qendrore e romanit shprehet në një letër, që Helmut merr nga Conradi, një shok i tij i frontit të Luftës I-rë Botërore.

Në këtë letër, midis të tjerave, shkruhet: “I dashur Helmut,… Unë prej disa kohësh jam anëtar i Partisë Nacional-socialiste Gjermane dhe mendoj se edhe ti duhet të anëtarësohesh, nëse nuk e ke bërë këtë deri më tani. Se ç’kërkon Partia, ti me siguri e di, dhe ne kemi nevojë për njerëz, që janë të gatshëm t’i kushtohen me gjithë shpirt çështjes sonë…! Është e qartë për mua se ti nuk je i majtë! Unë nuk mendoj, gjithashtu, se ti e ke lënë veten të biesh në rehatinë e centristëve! Kështu që ti nuk mund të jesh tjetër përpos se një i djathtë, që i bashkohet një Partie ku nuk shikohet gjithnjë me nostalgji drejt së kaluarës pa dëshmuar, në asnjë rast, forcë dhe kuraje për të ndërtuar një Gjermani me të vërtetë të re! Kështu që nuk të 14 mbetet tjetër veçse Partia Nacional-socialiste Gjermane”.

Vëllimi i tretë i trilogjisë, Heb die Flagge, mbaron me Hitlerin në një manifestim nazist të vitit 1932 dhe me mendimin se “marrja e pushtetit”, është një problem urgjent. Sigurisht që himnet për Hitlerin dhe Partinë Naziste nuk përfundojnë me autorët e sipërpërmendur dhe citimet nga prodhimtaria e tyre. Për të krijuar një ide më të përgjithshme kujtojmë se në vitin 1938, shërbimet e Alfred Rosenbergut, që njihet si “kryeideologu i Hitlerit”, kanë botuar një bibliografie të titulluar Vierhundert Bücher für nationalsozialistiche Büchereien (Katërqind libra për libraritë Nacionalsocialiste). Mbi rolin dhe shërbimet e letërsisë naziste, mund të përmenden edhe disa anëtarë të Akademisë Gjermane të Letrave. Midis tyre mund të veçojmë Werner Beumelburgun, i njohur si autor i romanit historik dhe luftarak, partizan fanatik i “revolucionit nacional”.

Po kështu mund të veçojmë edhe një tjetër anëtar të Akademisë Gjermane të Letrave: Hans Friedrich Blunckun, president i Dhomës Letrare të Rajhut nga viti 1933 deri në vitin 1945, përfaqësuesi më në zë i “rilindjes nordike”. Në hapësirën midis viteve 1933 dhe 1944, ai ka botuar 97 libra dhe 100 tregime në Völkischer Observer dhe në Krakauer Zeitung. Për devotshmërinë dhe shërbimet e tij, Hitleri e futi Blunckun në listën e shkrimtarëve të rëndësishëm, të madhërishëm, në Gottbegnaden-Liste (Lista e Shenjtë). Në vazhdim mund të përmendet edhe Hanns Johst, funksionar i lartë SS, shkrimtar, dramaturg. Drama e tij Schlageter, kushtuar Adolf Hitlerit, përfunduar në një përvjetor të ditëlindjes së tij, është një nga pjesët kult të Rajhut të Tretë. Schlageter është vënë në skenë në teatrot e mbi 1000 qyteteve gjermane.

Dedikimi i Johstit: “Adolf Hitlerit me një adhurim manjetik dhe me një besnikëri të pathyeshme”, njëlloj si dhe përmbajtja e dramës së tij, tërhoqi vëmendjen e kreut të nacional-socializmit gjerman, Hitlerit. Ndërmjet shkrimtarëve më në zë në Gjermaninë hitleriane, bën pjesë Wilhelm Schäferi, autor, midis shumë të tjerave, i Dreizehn Bücher der deutschen Seele (Trembëdhjetë libra të shpirtit gjerman) botuar disa herë. Schäferi është njëri prej shkrimtarëve të pëlqyer nga Hitleri dhe si pasojë, duke nisur nga viti 1944, bën pjesë në Gottbegnadeten-Liste (Listën e Shenjtë) të shkrimtarëve të Rajhut të Tretë. Në zë për kohën kanë qenë edhe Emil Straussi, Will Vesperi Adolf Bartelsi, poeti i rinisë hitleriane Hans Baumanni, etj.

Shkrimtarët, dramaturgët, poetët nazistë dhe në shërbim të nazizmit, shkruan dhe botuan vepra të cilat, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë në qendër të krijimtarisë së tyre kultin e racës gjermane ose nordike, ariane, luftën, frontin, miqësinë apo shoqërinë e kalitur në llogore, cilësitë e jashtëzakonshme luftarake të popullit gjerman, sakrificën dhe vetëmohimin për tokën gjermane, kultin e shefit, bindjen e padiskutueshme ndaj tij. Qëllimi i tyre, i deklaruar ose jo, është përgatitja e popullsisë për luftë.

Mund të përmendet në këtë aradhë edhe Albert Friehe, një militant politik racist i Partisë Nacional-socialiste dhe autor i shumë librave mbi higjienën racore. Në vitin 1934 ai boton broshurën Was musß der Nationalsozialist von der Vererbung wissen? Die Grundlagen der Vererbung und ihre Bedeutung für Mensch, Volk und Staat (Çka duhet të dijë çdo Nacionalsocialist mbi trashëgiminë. Bazat e trashëgimisë dhe rëndësia e saj për njerëzit, popullin dhe shtetin).

Ai njihet edhe për ekspozitën Erbgut und Rasse im deutschen Volk (Trashëgimia dhe raca tek populli gjerman) hapur në Bückeburg në vitin 1936. Autori i mëshon fort idesë, sipas së cilës, disa njerëz nuk kanë asnjë vlerë dhe, për pasojë, nuk kanë edhe përse të jetojnë. Kështu, në faqen 45 të broshurës së përmendur, ai bën thirrje për të shumëfishuar sterilizimin e atyre që i cilëson si anormalë, debilë, të çmendur, alkoolik, të prostitutave dhe të atyre që janë dënuar një ose disa herë nga drejtësia.

Në të njëjtën kohë ai shtron si domosdoshmëri rritjen e lindshmërisë në Bashkësinë racore popullore gjermanike, gjë që, sipas tij, lidhet me përmirësimin e racës, trashëgiminë e saj, me krijimin e njerëzve të famshëm, të veçantë, superiorë në të gjitha fushat, pra edhe me hegjemoninë e racës gjermane mbi popujt e tjerë.

Sipas autorit, nëse gjermanët do të ishin kufizuar me dy lindje për familje, ata nuk do të kishin patur as Franc Shubertin, fëmija i dymbëdhjetë i familjes së tij me katërmbëdhjetë fëmijë, nuk do të kishin patur as Johan Sebastian Bahun, fëmija i tetë në një familje me dymbëdhjetë fëmijë, as Richard Vagnerin, fëmija i fundit i një familje me nëntë fëmijë, as mareshalin dhe gjeneralin e famshëm prusian, Gebhard Leberecht von Blücherin, që fitoi mbi Bonapartin në betejën e Vaterlosë dhe që ishte fëmija i fundit në familjen e tij prej shtatë fëmijësh. Po kështu përmenden prej tij edhe Amadeus Mozarti, fëmija i fundit i një familje me shtatë fëmijë, Bernd Heinrich Wilhelm von Kleisti ose siç njihet; Heinrich von Kleist, gjeniu i artit dramatik, më origjinali i epokës romantike gjermane, fëmija i fundit i një familje me pesë fëmijë.

Kleisti njihet, përpos të tjerave, për faktin se në fazën e fundit, prodhimtaria tragjike e tij ishte në raport të drejtpërdrejtë me rizgjimin apo ringjalljen kombëtare dhe heroizmin gjermanik. Në parantezë mund të themi se ideologët nazistë dhe, pas tyre, disa shkrimtarë nazistë apo në shërbim të nazizmit, i kanë kushtuar kujdes të veçantë krijimit të familjeve të mëdha gjermane dhe rolit të gruas në këtë proces. Joseph Gëbelsi, p.sh., në romanin e tij Michael, botuar 17 herë, në faqet 41-42 shkruan: “Detyra e gruas është të jetë e bukur dhe të bëjë fëmijë…! Unë i urrej ato femra grindavece, që përzihen gjithandej pa kuptuar vetë asgjë. Ato, në shumicë, nuk njohin detyrën e tyre kryesore: të rritin fëmijë”. Është kjo në logjikën e parapërgatitjes së luftës dhe, më pas të vetë luftës.

Fëmijtë e shumtë, të mbrujtur me ideologjinë raciste të “higjienës racore”, janë trupa për t’u hedhur në front, për të masakruar dhe terrorizuar popujt e vlerësuar si inferiorë në Europë, në kolonitë dhe gjetkë. Të tjerë autorë të kohës qëndrojnë, gjithashtu, në trajtimin e “higjienës racore”, shpjegojnë se një përzierje a vazhdueshme racore, një neglizhencë e madhe e parimeve të vendosura nga natyra lidhur me pastërtinë racore, mosrespektimi i ligjit të gjakut, kanë bërë që raca gjermanike, e cila dikur ka sunduar një pjesë të botës, të shkojë drejt rënies. Sipas tyre, i takon popullit gjerman, racës teutone, që nëpërmjet një lufte pastruese t’i kthejë botës cilësitë e humbura, ta çojë Europën drejt të nesërmes së gëzuar, ta “deçifutizojë” atë.

Mund të thuhet se e gjithë prodhimtaria letrare e autorëve nacional-socialistë të Rajhut të Tretë ka për bosht përkatësinë e popullit gjerman si popull i zgjedhur, i thirrur për të shpëtuar apo rilindur jo vetëm Gjermaninë, por tërë njerëzimin. Ajo kërkon të rrënjosë si të natyrshme idenë e rrezikshme se populli gjerman, si racë e pastër, për rrjedhojë edhe superiore, është ushtar i bindur e i pathyeshëm i këtij misioni të shenjtë. Martin Staemmleri, bashkëbotues i revistës Volk und Rasse (Popull dhe Racë) është ndër më prodhuesit në këtë fushë.

Mund të përmendim disa botime të tij, si p.sh. Grundtatsachen der Rassenkunde und Der Rassengedanke des Nationalsozialismus (Fakte thelmelore të studimeve racore dhe mendimi racor i nacional-socializmit) 1936; Rassenpfleg und Schule (Mbrojtja e racës dhe shkolla) 1936; Die Auslese im Erbstrom des Volkes (Përzgjedhje në rrjedhën trashëguese të popullit)1939; Rassenpflege im völkischen Staat (Mbrojtja e racës në shtetin nacional) 1939; Deutsche Rassenpflege (Kujdesi i racës gjermane) 1942.

Autorin e shqetëson gjendja e papëlqyeshme, në të cilën gjendet populli gjerman, si pasojë e moskujdesit të tij ndaj problemit racor. Ai analizon ligjet e trashëgimisë, të seleksionimit natyral, për të arritur në përfundimin e domosdoshmërisë së asgjësimit të racave inferiore dhe vendosjen e një ligjshmërie racore. Për respektimin e rreptë të saj duhet kujdesur administrata shtetërore dhe bazat e saj, gjithnjë sipas Staemmlerit, duhen mësuar që në bangat e shkollës. Vetëm kështu, profetizon Staemmleri, “revolucioni nacional” do të jetë i suksesshëm. Të tjerë si Hans Reyhingu dhe Christian Jensseni, në botimin e tyre Die Deutsche Glocke, (Këmbana gjermane) një antalogji apo përmbledhje tekstesh të autorëve klasikë dhe nazistë, ekzaltojnë “shpirtin racor popullor gjerman”.

Janë të shumta në këto vite botimet, që u kushtohen rrënjëve të vendlindjes, kultit të të parëve, rindërtimit të së kaluarës si çelës i sigurtë i së ardhmes. Përgjithësisht ato përshkohen nga një frymë pseudo-romantike apo romantike regresive, jo racionale, nga misteri dhe popullzimi, vitalizmi gjermanik ndër shekuj. Autorët gjermanë të kohës, në mbështetje aktive të politikës naziste, të ideve dhe praktikave raciste, elitiste, idealizojnë dhe qiellizojnë fshatin dhe fshatarësinë si ruajtëse e racës dhe traditave popullore, besnike e vlerave të popullit gjerman. Ata e trajtojnë fshatarin si “hero i përjetshëm”. Hans Reyhingu ka botuar në këtë frymë trilogjinë prej 1.200 faqesh, Der Tausendjährige Acker (Fusha mijëvjeçare) kushtuar jetës së fshatarësisë.

Autori hyjnizon rrënjët gjermane të shtrira thellë në fshatin gjerman. Ai e sheh qytetërimin modern si ndotje, që rrezikon gjakun e pastër gjerman. Nëpërmjet personazheve të trilogjisë së tij, në faqen 605 të saj, Hans Reyhingu shprehet: “Edhe në mijëra vitet e ardhshme…ne do të kemi, pa asnjë rezervë, besim në fushën tonë…në këtë fushë, që Zoti na e ka dhuruar si strehë të ekzistencës tonë, si një tabelë ku shkruajmë emrin tonë nga brezi në brez..! Ajo është kuadri dhe hapësira, ku realizohet fati ynë. Vetëm duke u nisur nga ky realitet konkret, nga kjo hapësirë e përcaktuar, ne do të gjejmë rrugën tonë drejt Bashkësisë racore, Rajhut dhe Zotit”./ Memorie.al

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“’Më shikoi në mënyrën sesi një burrë shikon një grua’ - do të tregonte më pas Merlin Monro, e cila reagoi ndaj shikimit të Hrushovit...”/ Ana e panjohur e vizitës së kreut të Kremlinit në SHBA-ës, shtator ‘59

Next Post

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg...”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

Artikuj të ngjashëm

“’Më shikoi në mënyrën sesi një burrë shikon një grua’ – do të tregonte më pas Merlin Monro, e cila reagoi ndaj shikimit të Hrushovit…”/ Ana e panjohur e vizitës së kreut të Kremlinit në SHBA-ës, shtator ‘59
Dossier

“’Më shikoi në mënyrën sesi një burrë shikon një grua’ – do të tregonte më pas Merlin Monro, e cila reagoi ndaj shikimit të Hrushovit…”/ Ana e panjohur e vizitës së kreut të Kremlinit në SHBA-ës, shtator ‘59

May 5, 2026
“Në korrik 1944, në Shqipërinë e Veriut u zhvilluan luftime të ashpra, mes Divizionit SS ‘Skanderbeg’ dhe forcave komuniste, ku …” / Ditarët e oficerit të lartë gjerman, Helmuth Greiner, 1943-1944
Dossier

“Në qoftë se nuk i përgjigji kësaj thirrje për t’u regjistruar ne bataljona partizane, ju sekuestrohen pasuria, dhe ju digjet shtëpia që kini në Terovë…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i shtatorit 1944

May 5, 2026
“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
Dossier

“Shkrimtari dhe poeti Alfons Paqueti i arrestuar dhe burgosur nga Gestapo në vitin 1935, vdes në 1944, kurse arkitektë, poetë, profesorë, etj.,..“/Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959
Dossier

“Studioja e televizionit u mbush me policë civilë, amerikanë dhe sovjetikë, që kontrolluan dhe banjat e burrave e të grave, kurse ushqimin…”/ Ana e panjohur e vizitës së Hrushovit në SHBA-ës, shtator 1959

May 5, 2026
“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova
Dossier

“Më 10 maj 1933, në sheshin e Operës së Berlinit, në prani të mbi 70.000 vetëve të eksituar, u hodhën në flakë më se 25.000 libra, të mbi 400 autorëve…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit të njohur Bashkim Trenova

May 5, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Dossier

“Shumica e fshatrave afër rrugës kryesore Leskovik-Korçë ishin me Ballin Kombëtar dhe ishin djegur tashmë nga italianët e gjermanët, për shkak se partizanët….”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 3, 2026
Next Post
“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg...”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme