• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pas vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës, zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në Konferencën e Paqes…”/ Historia e panjohur e atdhetarit nga Çamëria

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Edhe pse një bashkëpunëtor i ngushtë i Sulltanit, Ismail Qemal Vlora ishte një nga politikanët e paktë të asaj kohe që trajtoi ‘çështjen armene’…”/ Ana e panjohur e Plakut të Vlorës në diplomacinë europiane
“Edhe pse Kryetari i Zyrës Politike’, Ugo Kapialbi, thirri Avni Rustemin dhe Sali Hallkokondin, për ruajtjen e qetësisë në qytet e fshatra, 28 nëntori i 1918-ës…”/ Historia e panjohur e atdhetarit vlonjat
“Kam frikë, se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri, se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e…”/ Letra e panjohur e Sotir Koleas, për Mit’hat Frashërin
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

Nga Nertila Hodo

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në jug perëndim të gadishullit të Ballkanit, gjatë brigjeve lindore të detit Jonë, nga liqeni i Butrintit dhe lumi Pavëlla, në veri dhe deri në gjirin e Artës në jug, shtrihet krahina me tipare të veçanta të peizazhit dhe që njihet me emrin Çamëri. Për shkak të pozitës gjeografike mjaftë të favorshme, pjesa më e madhe e të ardhurave të ekonomisë së kësaj krahine, kanë qenë gjithmonë nga dega e bujqësisë, duke i dhënë një zhvillim të dukshëm ekonomiko – shoqëror. Gjatë gjithë rrjedhave të historisë kjo krahinë është banuar nga popullsi autoktone shqiptare. Karakterin e thjeshtë shqiptar të kësaj treve e vërteton toponomastika dhe prezenca e gjallë e faktori njeri, shqiptarë në gjuhë, kulturë e zakone.

                                                     Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

Pse nuk u lejua Rasih Dino të merrte pjesë në Konferencën e Paqes si përfaqësues i Çamërisë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, u prit me gëzim nga gjithë popullsia shqiptare. Kuvendi kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemal bej Vlora, krahas shpalljes së pavarësisë, krijimit të një qeverie, zgjidhjen e një Senati, i cili “do të kontrollonte e ndihmonte qeverinë”, vendosi edhe për kompozimin e një delegacioni i cili do të bënte të mundur njohjen e pavarësisë së Shqipërisë në oborret e Fuqive të Mëdha.

Nga mesi i muajt dhjetor qeveria e Vlorës me të marr vesh lajmin e hapjes së afërt të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, shtroj të menjëhershme nevojën e dërgimit të një delegacioni, i cili do të përfaqësonte shtetin shqiptar në këtë konferencë. Rëndësia e këtij delegacioni duket në faktin se Ismail Qemali u bë gati që ta kryesonte vetë këtë delegacion. Pas këshillave të Italisë dhe Austro – Hungarisë, se largimi i tij do të qe me rrezik, edhe faktit se luftanijet e kryqtarët athino – fanariotë vërtiteshin para Vlorës, duke e bllokuar bregdetin shqiptar, ai u tërhoq. Në këto rrethana qeverisë së Vlorës, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të caktonte si delegatë të saj për në Londër disa personalitete që ndodheshin jashtë Shqipërisë. Qeveria e Vlorës caktoj delegacionin që do të mbronte interesat e Shqipërisë në këtë Konferencë. Delegacioni përbëhej nga Filip Noga, Mehmet Konica, Sotir Kolea, dhe do të kryesohej nga Rasih Dino.

Rasih Dino (1875 – 1926) u caktua kryetar i delegacionit për një sërë arsyesh. Si i biri i Abedin Pashë Dinos, ish ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane, Rasih Dino gëzonte një emër të mirë dhe i përkiste një prej familjeve më të njohura për nga traditat kombëtare. Pavarësisht këtyre, për ta ngarkuar në një mision kaq të rëndësishëm, qeveria e Vlorës duhet të jetë nisur edhe nga vetë veprimtaria patriotike e tij. Rasih Dino ka luajtur një rol të rëndësishëm në veprimtarin patriotike të “Klubit të Filatit” si dhe në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.

“Klubi i Filatit” u krijua më 20 shtator 1908. Ai ishte një nga Klubet e para që u hapën pas shpalljes së Kushtetutës Xhonturke. Rasih Dinua ishte një nga të 130 anëtarët që ky klub kishte në fillim. “Klubi i Filatit” nuk përfaqësohej nga asnjë anëtarë i komunitetit xhonturk, duke siguruar një pavarësi më të madhe. Ky klub u krijua si një vatër bashkimi dhe lufte, ishte vatër e arsimit dhe kulturës. Rasih Dinua në këtë periudhë shquhet edhe për përpjekjet që ai bën për përhapjen e arsimit e shkollave në gjuhën shqipe. Duke financuar një pjesë të madhe të shpenzimeve të “Klubit të Filatit”, të cilat përdoreshin për pagimin e mësuesve që jepnim mësim, blerjen e teksteve shkollore, hapjen e shkollave dhe daljen e gazetës “Zgjimi i Shqipërisë”.

Në fund të muajt nëntor të 1912, Rasih Dino në marrëveshje me Ismail Qemalin u vendos në Paris. Ai u ngarkua nga vetë Ismail Qemali që të qe vëzhgues në rrugë jo zyrtare i qeverisë së Vlorës dhe të ndiqte nga afër zhvillimin diplomatik të çështjes shqiptare në Evropë. Gjatë gjithë muajt dhjetor, Rasih Dino informonte nga Parisi herë pas here Ismail Qemalin, mbi deklarata që personalitetet e qeverive të Fuqive të Mëdha bënin mbi çështjen shqiptare. Më 23 dhjetor 1912, Rasih Dino lajmërohet me kabllogram nga Vlora që të nisej për në Londër. Ai udhëzohej nga Ismail Qemali që duhej të njoftonte telegrafisht Sotir Kolean që ndodhej në Brindisi, Mehmet Konicën e Filip Nogën, që ndodheshin në Vjenë, të shkonin në Londër, ku do të përfaqësonin shtetin Shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Ismail Qemali theksonte se do t’i prezantonte telegrafisht delegatët te ministri i Jashtëm i Anglisë, Edward Grej, që do të ishte edhe kryetar i komisionit.

Në fund të muajt dhjetor delegacioni mbërriti në Londër. Ky delegacion përbëhej vetëm nga tre anëtarë, Rasih Dino që do të qe dhe kryetar i delegacionit, Filip Noga e Mehmet Konica. Në Konferencën e Londrës edhe pse çështja shqiptare do të zinte një vend të rëndësishëm, qeveria e Vlorës nuk qe ftuar zyrtarisht që të merrte pjesë në të. Shqipëria edhe një herë tjetër u gjend në pozita inferiore kundrejt fqinjëve, duke iu mohuar e drejta e përfaqësimit në forumet e larta të diplomacisë evropiane. Në një situatë të tillë delikate detyra e delegacionit shqiptar qe edhe më e vështirë.

Konferenca e Ambasadorëve i nisi punimet më 17 dhjetor të 1912, në qytetin e Londrës. Në këtë konferencë merrnin pjesë përfaqësuesit e Francës, Rusisë, Gjermanisë, Italisë, Austro – Hungarisë e Britanisë. Suksesi më i madh i delegacionit shqiptar qe paraqitja e një memorandumi më 2 janar 1913 Konferencës së Ambasadorëve. Këtë memorandum në emër të qeverisë shqiptare e lexoj Rasih Dino si kryetar i delegacionit. Në këtë memorandum shpreheshin pikëpamjet e qeverisë së Vlorës si dhe vinte në dijeni për kërkesat e ligjshme të saj: “…populli shqiptar formon grupimin etnik më kompakt, më homogjenë e më të rëndësishëm të gadishullit të Ballkanit.

Prejardhja dhe gjuha e tij, zakonet, karakteri e dallojnë atë nga racat fqinje dhe i japin atij individualitet të veçantë falë të cilit ka ditur ti bëj ballë asimilimit…”. Me një gojëtari dhe vendosmëri të rrallë, Rasih Dino mbrojti çështjen kombëtare shqiptare në Konferencën e Londrës, duke shprehur pikëpamjet e qeverisë së Vlorës lidhur me kufijtë e shtetit Shqiptar: “Kufijtë duhen ndjekur duke shënuar një vijë ndarëse duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht, me gjithë rrethinat përkatëse, qytetin e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit deri në Mecovë duke ruajtur kufijtë deri në Prevezë…”!

Ky memorandum i paraqitur nga Rasih Dino, argumentonte në bazë të faktorëve etnik, gjeografikë e historikë vërtetësinë e kërkesave, të paraqitura nga ky i fundit në konferencë. Ky memorandum u plotësua edhe me një shtojcë më datën 25 janar 1913. Kjo shtojcë përbëhej nga të dhëna statistikore për popullsinë kufitare të Shqipërisë së veriut, të lindjes e jugut. Konferenca e Ambasadorëve i përfundoj punimet duke marr vendime në dëm të çështjes shqiptare. Në këtë Konferencë Shqipëria u bë shtet, por u regjua në një të katërtën e madhësisë së vetë natyrore.

Rasih Dino nuk qëndroj në Londër deri në përfundim të konferencës, ka të ngjarë që nga fundi i muajit mars të jetë larguar, pasi prej kësaj kohe nuk përmendet më në raportet që vinin nga Londra. Edhe pse Rasih Dino nuk qëndroj deri në fund të konferencës, ai përfaqësoj me dinjitet qeverinë e Vlorës dhe mbroj me vendosmëri çështjen kombëtare, duke treguar se i përkiste një rangu të lartë diplomatësh shqiptar. Veprimtaria diplomatike e Rasih Dinos në mbrojtje të çështje kombëtare, nuk përfundon me kaq.

Pas largimit të tij nga Konferenca e Londrës, Rasih Dino vazhdoi veprimtarinë e tij në mbrojti të çështjes kombëtare nëpër qytetet e ndryshme të Evropës, duke marr pjesë në organizimet që shqiptarët e diasporës bënin në mbrojtje të Shqipërisë. Veprimtaria e pa ndalur në mbrojtje të çështjes kombëtare e Rasih Dinos bënë që ai të shquhej si një nga personalitetet shqiptare më aktive në diasporë. Kjo veprimtari aktive dhe pjesëmarrja e tij e mëparshme në delegacionin e Konferencës së Londrës 1913 bënë që të caktohej nga Shoqëria “Çamëria” në Amerikë si përfaqësues i popullsisë çame në Konferencën e Paqes së Parisit 1919.

Pas Luftës së Parë Botërore, për të përfunduar traktatet e paqes me vendet e mundura dhe për rregullimin e interesave të tyre pasluftës, fuqitë fituese organizuan Konferencën e Parisit, e cila u hap në Paris, më 18 janar 1919. Nga kjo konferencë qenë drejtuar shpresat e mijëra shqiptarëve të cilët ishin shkëputur padrejtësisht nga trungu amtar në Konferencën e Londrës. Do të ishte konferenca e Paqes që do të caktonte fatin e mëtejshëm të Shqipërisë. Në këtë konferencë qeveria shqiptare do të përfaqësohej me një delegacion zyrtar, i cili do të ndiqte nga afër punimet e konferencës. Delegacioni do të përbëhej nga Turhan Pasha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Konicën, Mit’hat Frashërin, Mihal Turtullin, Luigj Bumçi dhe Mustafa Përmeti.

Me të marr vesh lajmin e hapjes së konferencës, shqiptarët çamë në Amerikë ishin të mendimit se në Konferencën e Parisit duhet të ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i krahinës së Çamërisë, i cili do të përfaqësonte popullsinë e kësaj krahine, që në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913, i kishte kaluar padrejtësisht shtetit grek. Përfaqësuesi i kësaj krahine do të tregonte për vuajtjet dhe poshtërsitë që shteti grek po kryente kundrejt kësaj popullsie të pafajshme. Si fillim komuniteti shqiptar në Amerikë, vendosi që në Konferencën e Paqes përfaqësuesi i krahinës së Çamërisë të qe Ismail Qemali.

Plaku i Vlorës pasi mori vesh lajmin u nisë me vendosmëri “të parashtronte në Konferencë kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve”, por fatkeqësisht gjatë rrugës, në Peruxhia të Italisë, ai pësoj një hemorragji dhe vdiq atje më 26 janar 1919. Me të marrë vesh lajmin e vdekjes së Ismail Qemalit, popullsia çame e kolonive të Amerikës zgjodhi Rasih bej Dinon, si përfaqësues të tyre në këtë Konferencë, që në atë kohë po qëndronte në Luzanë të Zvicrës.

Zgjedhja e Rasih Dinos si përfaqësues i krahinës së Çamërisë, duhet të jetë bërë jo vetëm duke u nisur nga veprimtaria e tij patriotike në këtë krahinë dhe pjesëmarrja e tij në krye të delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve, por mbi të gjitha nga qenia çam i tij, duke qenë kështu njeriu më i përshtatshëm për të bërë të ditur në këtë konferencë vuajtjet e popullsisë çame. Planet për pjesëmarrjen e Rasih Dinos në Konferencën e Paqes, duket se do të përballeshin me pengesa. Këto pengesa vinin nga qeveria franceze dhe ajo italiane.

Asnjë nga këto dy qeveri nuk qe e interesuar që në këtë konferencë të shtrohej për diskutim çështja çame. Qeveria italiane e shprehu hapur qëndrimin e saj, se nuk qe dakord për të marr pjesë në Konferencë përfaqësuesi i krahinës së Çamërisë, duke i nxjerrë vështirësi Rasih Dinos për të hyrë në kufirin italian. Me të marr vesh qëndrimin e qeverisë italiane kundrejt përfaqësuesit të caktuar prej tyre, Shoqëria e Çamërisë i dërgoi kryetarit të delegacionit italian në Paris një telegram ku i lutej që të mos pengohej përfaqësuesi i Çamërisë për të shkuar në Paris, me qëllim parashtrimin e zgjidhjes së çështjes çame në Konferencën e Paqes.

Shoqëria “Çamëria” shpresonte që lutjet e saj për lejimin e pjesëmarrjes së Rasih Dinos në Konferencë do të merreshin parasysh. Duke shpresuar se Rasih Dino do të lejohej të merrte pjesë në Konferencë, Shoqëria “Çamëria” organizoi një mbledhje në të cilën i bëri thirrje popullsisë çame, që ndodhej në Amerikë, të ndihmonin me të holla Rasih Dinon për të bërë të mundur vajtjen e tij në Paris. Për fat të keq të gjitha përpjekjet e Shoqërisë nuk gjetën mbështetje te zonja Evropë. Rasih Dinos nuk po i jepej leja për të shkuar në Francë, në këto kushte me porosi të vetë atij, Shoqëria “Çamëria” caktoi si përfaqësues të popullsisë së Çamërisë, Fuat bej Dibrën dhe Mihal Turtullin, të cilët ndodheshin në Paris Qeveria Shqiptare ankesat e veta për vuajtjet e popullsisë shqiptare në “Çamëri”, ua transmetonte edhe qeverive ndërkombëtare.

Një ndër diplomatët shqiptar më aktivë lidhur me këtë çështje, ishte diplomati çam Xhemil Dino. Si ministër Fuqiplotë i Legatës shqiptare në Paris, ai informonte qeverinë shqiptare për çdo takim të tij që lidhej me fatin e popullsisë çame në Greqi. Në raportin e dërguar më 30 nëntor 1923 nga Parisi, ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, Pandeli Evangjelit, ai e informonte për përçapjet e tij pranë Parlamentit dhe Qeverisë franceze, për mbrojtjen e pakicës shqiptare në Greqi. Në një letër njoftim tjetër, të datës 4 dhjetor 1923 po nga Parisi, drejtuar këtë herë kryetarit të Këshillit të Ministrave, Ahmet Zogut, e informonte për përpjekjet kolektive të Fuqive të Mëdha pranë qeverisë greke, por që nuk rezultuan të suksesshme pasi Ministri i Anglisë në Athinë, s’i kishte marrë udhëzimet nga qeveria e tij.

Në raportin e datës 1 prill 1924, pasi informon ministrin e Punëve të Jashtme në Tiranë, Iljaz Vrionin, rreth takimit të tij me Clinchantin, nëndrejtor për Azinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme francez dhe me Bargetonin, eksperti i parë francez në Konferencën e Lozanës, Xhemil Dino, e vinte në dijeni për propozimin e këtyre të fundit: “…meqë Lidhja e Kombeve ishte e pafuqishme për të sheshuar mosmarrëveshjet në favor të Shqipërisë, me qëllim që të mënjanohej çdo fërkim, të hyj në bisedime me qeverinë e Athinës, për një këmbim të detyruar ndërmjet myslimanëve shqiptarë të Greqisë dhe greqishtfolësve të Shqipërisë…”! Nga ky raport kuptohen jo vetëm përpjekjet e qeverisë shqiptare për ndalimin e shpërnguljes së detyrueshme të popullsisë çame për në Turqi, por edhe angazhimi i qeverive ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje, edhe pse jo ajo e duhura.

Pavarësisht premtimeve e deklaratave të qeverisë greke për mospërfshirjen e popullsisë çame myslimane në shpërnguljet, shpronësimin dhe zhvendosjen e tyre për në Anadoll, ajo nuk vepronte kështu. Nisur nga kjo, Ali Dino më 7 qershor 1924, nga Athina i dërgon Widdingut, kryetar i Komisionit Mikst, një raport të hollësishëm mbi kriteret bazë për përcaktimin e kombësisë së banorëve të Çamërisë. Duke u mbështetur mbi kriteret bazë që janë si raca, feja, ndërgjegjja kombëtare, gjuha, doket e zakonet, etj., për përcaktimin e kombësisë së një popullsie, ai bën një arsyetim mjaft të qartë e të saktë ku vërteton me fakte historike e shkencore kombësinë shqiptare të popullsisë çame në Greqi dhe mos ekzistencën e asnjë lidhjeje të saj me kombësinë turke, duke e përjashtuar atë përfundimisht nga shpërnguljet për në Anadoll.

Pavarësisht protestave që vinin si nga përfaqësues të popullsisë çame, edhe nga qeveria e diplomatët shqiptar nëpër Evropë, qarqet qeveritare greke nuk reshtën së vepruari kundër kësaj popullsie. Duke rënë në ujdi me palën turke, Ankaraja, e cila në shtator të 1924 ishte deklaruar kundër vendosjes së çamëve në Turqi, nën presionin e Athinës u thye, dhe në 6 korrik 1925, i deklaroi qeverisë greke se pranonte t’i vendoste 5000 çamë në Turqi. Qeveria greke me këtë marrëveshje pranonte hapur se shkëmbimi do të kryhej me popullsinë çame me nënshtetësi greke. Në mars të vitit 1926, qeveria greke deklaroi zyrtarisht se shkëmbimi i popullsisë myslimane kishte përfunduar, dhe çamët myslimanë të Greqisë do të konsideroheshin shqiptarë. Edhe pse zyrtarisht ky shkëmbim i popullsisë kishte përfunduar, qeveria greke vazhdonte të përdorte një sërë masash shtrënguese ndaj kësaj popullsie.

Rekrutët shqiptarë, që ndodheshin në shërbim ushtarak, përdoreshin si robër lufte. Në Çamëri funksiononin formalisht vetëm shkollat greke, duke mos lejuar hapjen e asnjë shkolle shqipe deri në 1937. Anëtarët e komunave e të bashkive emëroheshin nga pushteti qendror dhe pjesa më dërmuese e tyre ishin grekë. Çamët e përjashtuar nga shkëmbimi nuk qenë të lirë të dispononin pasuritë e tyre. Nuk lejohej literatura shqiptare si dhe pjesëmarrja e kësaj popullsie në jetën publike. Kjo gjendje kaq e rëndë e popullsisë shqiptare në Çamëri vazhdoi të ishte e tensionuar deri në vitin 1940.

Gjatë kësaj periudhe një rol të rëndësishëm në “njohjen” e kësaj politike ekspansioniste që shteti grek ndiqte, kanë luajtur edhe anëtarët e Familjes Dino, të cilët me përkushtim e vendosmëri kanë luftuar me anë të diplomacisë që të gjendej zgjidhja më e përshtatshme për popullsinë çame. Për veprimtarinë e tij në mbrojtje të kësaj popullsie nga dhuna dhe terrori i ushtruar prej autoriteteve greke, Ali Dino do të etiketohej nga qarqet qeveritare greke si një propagandist i politikës shqiptare.

Përcaktime negative për figurën e Ali Dinos, nuk ka vetëm nga qeveria greke, por edhe nga disa personalitete shqiptare. Kështu në një kërkesë që Lec Kurti, i ngarkuar me punë në delegatën shqiptare në Athinë, i dërgon qeverisë shqiptare më 12 korrik 1929, për mbështetje financiare të delegacionit çam që do të shkonte në Gjenevë, shprehej se qe kundër përfshirjes së Ali Dinos në këtë delegacion, pasi ai shpesh herë qe shprehur kundër figurës së Mbretit shqiptar dhe për kombësi të tij, ai shfaqte gjithmonë atë turke, kështu grekët në takimin e Gjenevës do të kishin një mbështetje, që vinte nga kryetari i delegacionit të Çamërisë.

Pavarësisht nga etiketimet jo atdhetare që qarqet greke e disa qarqe shqiptare i kanë bërë figurës së Ali Dinos, me veprimtarinë e tij diplomatike ai tregon se qe një mbrojtës i të drejtave të popullsisë çame, duke e kryer këtë jo vetëm në parlamentin grek, por edhe jashtë tij. Një politikë e tillë ndiqej për të futur përçarjen popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe veçanti ndaj intelektualëve e patriotëve, siç qe edhe Ali Dino. /Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 04 Shkurt 2026

Next Post

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe...”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

Artikuj të ngjashëm

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist
Dossier

“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist

February 4, 2026
“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut
Dossier

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

February 3, 2026
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Dossier

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

February 2, 2026
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri
Dossier

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

February 3, 2026
“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

February 1, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

February 3, 2026
Next Post
“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

“Në tentativë për të nxjerrë njeri tjetrin, u helmuan 10 punëtorë, por veç brigadierit, vdiqën edhe...”/ Zbulohet dokumenti sekret i 11 qershorit 1979, për vdekjen 6 punonjësve të Metalurgjikut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme