• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, January 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me datën 11 dhe 14 janar 1990, rinia e qytetit të Shkodrës, të paisun me çekiçë e vegla të tjera, u tubuan rreth shtatores së Stalinit dhe…”/ Ditari i panjohur i Pjetër Mërnaçaj nga SHBA-ja, i arratisur në 1958

“Unë i thashë Nikës; pash t’madhin Zot, lene njat punë, se po t’ishte njashtu’ i kishin vra kahera k’ta komunistët e Shqipnisë, e jo ktu n’Detroit…”/ Mister i aksidentit të Nik Mërnaçaj, më 22 janar ’90-të
“Më 22 tetor 1958, Pjetër Mernjaçaj me 9 anëtarë të familjes tij, duke rrezikuar kokën para forcave të kufirit dhe Sigurimit të Shtetit, dolën në Jugosllavi…”/ Historia e panjohur e familjes antikomuniste nga Selca
“Unë i thashë Nikës; pash t’madhin Zot, lene njat punë, se po t’ishte njashtu’ i kishin vra kahera k’ta komunistët e Shqipnisë, e jo ktu n’Detroit…”/ Mister i aksidentit të Nik Mërnaçaj, më 22 janar ’90-të
“Pas mitingut të ambasadorit Pitarka në Detroit me emigrantët enveristë, ku pati dhe shkrehje armësh, ne u kthyem për në New York, por rrugës, na goditi…”/ Misteri i vdekjes së Nik Mërnaçajt, më 22 janar 1990
“Unë i thashë Nikës; pash t’madhin Zot, lene njat punë, se po t’ishte njashtu’ i kishin vra kahera k’ta komunistët e Shqipnisë, e jo ktu n’Detroit…”/ Mister i aksidentit të Nik Mërnaçaj, më 22 janar ’90-të
“Unë i thashë Nikës; pash t’madhin Zot, lene njat punë, se po t’ishte njashtu’ i kishin vra kahera k’ta komunistët e Shqipnisë, e jo ktu n’Detroit…”/ Mister i aksidentit të Nik Mërnaçaj, më 22 janar ’90-të
“Pas mitingut të ambasadorit Pitarka në Detroit me emigrantët enveristë, ku pati dhe shkrehje armësh, ne u kthyem për në New York, por rrugës, na goditi…”/ Misteri i vdekjes së Nik Mërnaçajt, më 22 janar 1990

Nga Prof. Gjon Frani Ivezaj

Pjesa e dytë

Memorie.al / Pjetër Nua Ujka Mernjaçaj, ka lindur më 7 tetor 1930, në lagjen “Pshtan” në Selcë të Kelmendit. Familja e tij, ka qenë e mëkuar tradicionalisht me ndjenja dhe frymë të thellë atdhetare gjatë shekujve. Ai fillon dhe mbaron shkollën 8-vjeçare në vendlindje dhe më pas, kur mbush 20 vjeç, shkon në shërbim ushtarak nga viti 1950-1952. Gjatë kohës që Pjetri, po kryente shërbimin ushtarak, ai mëson, se në vitin 1951, vëllain e tij Nikollën e kanë arrestuar dhe fut në burgun famëkeq të Shkodrës, ose sikurse njihet asokohe si Dega e Punëve të Brendshme (sot pronë e Kuvendit Francëskan dhe muze historik me qeli e burgje origjinale të kohës së diktaturës komunisto-ateiste, e cila vizitohet nga breza të ndryshëm, mbas viteve 1990, shënimi im Prof. Gj.F.I.).

                                                    Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi ai hyri në zyrën e tij të Komisionit të Planit të Shtetit, Kerenxhi e Lakrori dëgjuan krismat e pistoletës dhe menjëherë…”/ Misteri i eliminimit të Nako Spiros, në librin e studiuesit të njohur

“Më 22 tetor 1958, Pjetër Mernjaçaj me 9 anëtarë të familjes tij, duke rrezikuar kokën para forcave të kufirit dhe Sigurimit të Shtetit, dolën në Jugosllavi…”/ Historia e panjohur e familjes antikomuniste nga Selca

Pjetri, qysh i ri në Kelmend, sikurse kujtojnë shumë miq e shokë të tij, ka pas për zemër ndjenjat e zjarrta atdhetare, fliste me pasion dhe respekt për historinë e lavdishme të burrave të shquar të Kelmendit, heroizmin e tyre ndër shekuj, dëshirat e zjarrta për liri dhe pavarësi. Ai kishte dhe ka ende sot një dashuri të madhe për të parët e tij, familjen, nënën dhe babain, vëllezërit dhe të gjithë të afërmit e tjerë, të cilët mundi t’i takonte pas emigrimit të gjatë në SHBA-ës, kur demokracia vendoset në vendin e shqiponjave.

Pjetri, si aktivist i madh e i palodhur i çështjes shqiptare në SHBA-ës dhe posaçërisht në New York, mori pjesë aktive në shumë demonstrata antikomuniste, që organizoheshin para OKB-së dhe Shtëpisë së Bardhë në Washington, DC. Ai me shumë bashkatdhetarë të tij, kërkonte drejtësi dhe ndalimin e persekutimit të egër komunist kundër familjes së tij, Kelmendit, Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, lirinë fetare, lirinë dhe kthimin në shtëpitë e tyre të të gjithë personave, që padrejtësisht janë të syrgjynosur e keqtrajtuar nëpër kampet e internimit dhe burgjet e ferrit komunist.

Shqiptaro-amerikani i palodhur i çështjes kombëtare, Pjetër Marnjaçaj, kërkonte përmbysjen e sistemit të egër barbar komunist dhe vendosjen e demokracisë për atdheun e tij të vuajtur nga pushtimet e njëpasnjëshme të huaja dhe së fundi nga ripushtimi barbar, më i pashpirt komunist, që vriste dhe torturonte, masakronte dhe internonte shtetasit e vet më të mirë, për hir të ideve absurd proletare, të komunizmit dështak rus dhe më vonë atij kinez.

Për shumë dekada Shqipëria ndoqi një vijë të ashpër të komunizmit eksperimental, duke u izoluar nga e gjithë bota përparimtare dhe nga vetë vendet komuniste liberale, sikurse u bënë më vonë ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kushdo, që e ka njohur dhe e kujton sot veprimtarin e palodhur energjik Pjetër Mernjaçaj, tregon se ai përmes mesazheve në tubimet e shqiptarëve të SHBA-së, kërkonte që shqiptarët të jetojnë në paqe, prosperitet dhe të bashkuar pa dallim feje, krahine dhe ideje, brenda atdheut të lënë trashëgim nga të parët tanë iliro-arbërorët.

Ky bir kelmendas, që vjen nga një familje shumë e mirë e Malësisë së Madhe, gjithnjë kërkonte që në Shqipëri të vendoset sistemi përparimtar pluralist demokratik, me votë të lirë, për të gjithë shtresat e shoqërisë shqiptare, ku, populli të vendos vetë fatin e tij, përmes funksionimit të shumë partive politike, sipas modelit të në shumë vendeve perëndimore të botës së përparuar dhe kampionit të demokracisë, SHBA-së.

Ata në tubime antikomuniste i bënin thirrje qeverisë komuniste të “Tiranës së kuqe”, që të lejonte lirinë e fjalës, lirinë e besimit fetar, mbasi deri në vitet 1990, vendi përmes një Kushtetute ateiste, e kishte shpallur vendin si shtet ateist dhe persekutonte pamëshirë çdo klerik fetar dhe popullin, që të besonte në Zot.

Duke biseduar shpesh me aktivistin e palodhur të komunitetit shqiptaro-amerikan, zotin Pjetër Mernjaçaj, mëson se ai gjithnjë ka qenë i pandarë në shumë demonstrata antikomuniste para Misionit të Shqipërisë Komuniste të diktatorit Enver Hoxha në Manhattan, New York. Me qetësi dhe modesti, ai flet tubimet antikomuniste dhe të ofron për të parë nga afër dokumente, fjalime, fonde financiare, të mbledhura me zemër nga bashkë-atdhetarët, që e donin me gjithë shpirt vendlindjen e tyre, pa dallim feje, krahine ideje.

Atyre u vinte keq për mizorinë ku e kishte plandosur komunizmi vendin e shqiponjave, tregon se si organizoheshin shumë veprimtari me frymë patriotike dhe shumë nisma të tjera asokohe, kur Shqipëria e tij vuante persekutimin e gjatë dhe të egër komunist, prej shumë dekadash. Duke biseduar ngrohtësisht me mikun tim Pjetër Mernjaçajn, mëson shumë ngjarje dhe figura publike të rëndësishme në komunitetin tonë, tek lexon shënime dhe ditarin e pasur të demonstratave nacionaliste të komunitetit shqiptaro-amerikanë, për disa dekada në SHBA-ës, por më shumti në New York, Washington DC, etj.

Në disa takime të rëndësishme, ai ka mbajtur ligjërata me përmbajtje dhe frymë të thekshme atdhedashurie dhe antikomuniste, për të sensibilizuar opinionin amerikan, mediat, senatorët, kongresistët qeverinë dhe Presidentët e SHBA-së gjatë viteve të ndryshme. Ai ka hipur disa herë në podiumet e demonstratave antikomuniste të improvizuar dhe ka folur hapur para bashkë-atdhetarëve të vet. Kështu, në një tubim, që mban datën 9 shkurt 1990, ndër të tjera (sot mbas 35 vjetëve, duke lexuar kujtimet e tij të ruajtura me shumë kujdes në familje, shënimi im Gj.F.I.), shkruan:

“…Me datën 11 dhe 14 Kallnuer rinia e qytetit të Shkodrës, të pajisun me çekiçë e vegla të tjera, u tubuan rreth shtatores së Stalinit dhe hodhën rrota prej gome të biçikletave, duke thirrë të gjithë me zë të lartë: ‘Liri-Demokraci’!, ‘Poshtë diktatori Enver Hoxha’! ‘Enver-Hitler’!, ‘Poshtë komunizmi’! etj. Forcat e Policisë së Degës së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit famëkeq, menjëherë erdhën dhe filluan të rrihnin me shkopinj gome të rinjtë antikomunistë dhe arrestuan shumë prej të tyne.

Vllazën e motra!

Në nji kohë kur kampi socialist po djegin e shkatërrojnë vëllimet e fundit të librave me përralla të Marksit, Leninit e Stalinit, Qeveria e kuqe komuniste e Tiranës po mbush burgjet me gjenerata të reja shqiptare dhe po ndërton burgje të reja për të burgosun popullin shqiptar. Humben shpresat e parashikueme me vdekjen e xhelatit Enver Hoxha, se gjoja Ramiz Alia do të ndryshoj kurs karrocës komuniste, nga diktatura në demokraci, mbas 46-vjetëve…”!

I kudogjenduri, aktivisti i palodhur bashkë-atdhetari ynë Pjetër Mernjaçaj, është nisiatori dhe mbështetësi kryesor, për krijimin e Klubit Kulturorë kuptimplotë “At Gjergj Fishta”, me veprimtari në New York (957 McLeen Avenue, Yonkers, New York). Pjetri, së bashku me shumë shokë dhe miq të tjerë bashkatdhetarë, bëjnë fushata për grumbullimin e fondeve financiare për shpenzimet fillestare për ngritjen e Klubit Kulturorë “At Gjergj Fishta” në Yonkers, New York.

Qëllimit të mirë fisnik të zemrës së Pjetrit, iu përgjigjën edhe shumë miq të tij bashkatdhetarë, si: Zef Tomë Pepaj, Marash Marnjaçaj, Malot Malota, Luan Isufi, Zef Selca, Lek Gojcaj, Dedë Mark Dedaj, Paulin Mernjaçaj. Ata treguan bujarinë karakteristike fisnike shqiptare, për të kontribuar së bashku me punë vullnetare. Kështu, ata arritën të mbledhin fonde, për ngritjen e tribunës, pagesën, për zbukurimin e truallit, karriget, tavolinat, qiraja mujore etj.

Në një peticion drejtuar Presidentit George Bush, kur ai po garonte për tu bërë President i SHBA-së, Pjetri dhe “Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, përmes ish-kongresistit republikan Joe DioGuardi, kërkon, që Qeveria Amerikane të bënte presion në rrugë diplomatike, ndaj qeverisë shqiptare e Tiranës komuniste, e cila në mënyrë flagrante shkelte dhe persekutonte liritë dhe te drejtat e njeriut prej disa dekadash.

Por nga ana e tjetër, aty kërkohet, që Qeveria Amerikane dhe ai si President i SHBA-së ti kërkonte Qeverisë Jugosllave, të respektonte Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, për popullin martir të Kosovës, që po keqtrajtohet barbarisht nga makina ushtarake e pushtuesve serb. Pjetri, ruan me kujdes edhe një korrespondencë të pasur, që ka pasur me aktivistin e palodhur të çështjes shqiptare, ish kongresistin republikan Joseph J. DioGuardi (Mmber of Congress, 1985-1989).

Ai mbasi e falënderon z. GioGuardi për gjithçka, që ka bërë dhe po vijon pa u lodhur të kontribuoj për çështjen shqiptare, i kërkon bordit drejtues të “Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, që të kërkojnë të bëjnë të gjithë së bashku me shumë për çështjen e Kosovës, duke sensibilizuar mediat amerikane, që të shkruajnë për shtypjen dhe dhunën sistematike, që po bëhen hapur nga Qeveria e Serbisë.

Pjetri, në emër të Organizatës “Zani i Rinis Shqiptare në Mërgim” (Yonkers, New York, 957 McLeen Avenue), në një letër-mesazh, që i dërgon më 25 mars të vitit 1992, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Pjetër Arbnori, ndër të tjera, ai tregon se si komuniteti shqiptaro-amerikan, organizon tubime të rëndësishme, për ngritjen e flamurit kombëtar Shqiptar, përkrah flamurit amerikan. Në këto tubime të përbashkëta marrin pjesë edhe shumë zyrtarë të lartë të Bashkisë së Yonkers-it si dhe kongresistë dhe senator amerikan, që kanë kontribuar gjithnjë me zemër për çështjen shqiptare dhe atë të Kosovës në veçanti.

Pjetri, i kujton zotit Arbnori, se data 25 prilli, është dita që i kushtohet ngritjes së Flamurit Kombëtar Shqiptar në shenjë respektit dhe kujtimit të nipit të tij, Nikë Mernjaçaj, ceremoni e cila ka vite që po bëhet traditë, si një e drejtë ligjore e administratës së qytetit të Yonkers-it dhe për të gjithë gjeneratat e ardhshme shqiptare dhe amerikane.

Menjëherë mbas hapjes së Shqipërisë dhe rrëzimit të komunizmit, në vitet në vijim, Pjetri, sikurse shumë bashkatdhetarë të tjerë shqiptaro-amerikanë, ka patur shpesh ftesa, për të marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore dhe patriotike në vendlindje. Kështu, në një ftesë drejtuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Besa”, me qendër në Shkodër, me kryetar zotin Dashamir Uruçi, për nder të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me rastin e 80-vjetorit, Pjetër Mernjaçaj ftohet që të vizitoj Shqipërinë, së bashku me bashkatdhetarët e tjerë, si: Prof. Sami Repishti, Ekrem Bardha, Anthony Athanas, Prof. Peter Prifti, Prof. Eric Hamp. Ai i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese dhe kur kthehet nga vendlindja shkruan përshtypjet e tij për udhëtimin në Shqipëri dhe përjetimin e demokracinë e brishtë atje.

Në vazhdën e punës së pandërprerë atdhetare, në ndihmë të pakursyer ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan dhe për të rivlerësuar edhe më shumë figurat e rëndësishme të kombit shqiptar, Organizata “Zëri i Rinisë Shqiptare në Mërgim” (The Voice of Young Albanians in Exile), kolegjiumi i redaksisë së saj, si: Paulin Mernjaçaj, Halil Lita, Gjovalin Nikçi, Luan H. Gashi, Nikoll Pjetri, Pjetër Marnjaçaj dhe Vasel Camaj, të ndihmuar me këshillat e tyre të vlefshme edhe nga Dr. Hamdi Oruçi, Dom Rrok Mirdita (Shkëlqesia e Tij, Imzot Rrok Mirdita, ish-Argjipeshkëv Metroplit i Arqipeshkvisë Tiranë-Durrës), Dom Pjetër A. Popaj dhe ish-Kryetari i Këshillit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” zoti Tonin Mirakaj, riboton të plotë, pa asnjë ndryshim tekstin origjinal “Shqyptarët dhe të Drejtat e Tyne”, shkruar nga Poeti Kombëtar At Gjergj Fishta O.F.M. dhe mbajtur në gjuhën franceze në sallën e madhe të Universitetit Katolik në Paris, nga Shkëlqesia e Tij Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkëv i Lezhës./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 27 Janar 2026

Next Post

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet...”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

Artikuj të ngjashëm

“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Pasi ai hyri në zyrën e tij të Komisionit të Planit të Shtetit, Kerenxhi e Lakrori dëgjuan krismat e pistoletës dhe menjëherë…”/ Misteri i eliminimit të Nako Spiros, në librin e studiuesit të njohur

January 27, 2026
Dossier

“Më 22 tetor 1958, Pjetër Mernjaçaj me 9 anëtarë të familjes tij, duke rrezikuar kokën para forcave të kufirit dhe Sigurimit të Shtetit, dolën në Jugosllavi…”/ Historia e panjohur e familjes antikomuniste nga Selca

January 26, 2026
“Bullgaren, Janinën e dashur, nuk e ndihmuan dot as ‘dashuria’ e Shvarcit dhe e imja, e as lidhja fisnore e të shoqit me Spiro Kolekën…”/ Kujtimet e ish-gazetarit të Radio-Tiranës
Dossier

“Pas vitit 1961, mbi 50 gra ruse mbetën me bashkëshortët e tyre në Shqipëri, por shumica u burgosën si agjente sovjetike dhe…”/ Historia tragjike e grave ruse në regjimin komunist të Enver Hoxhës

January 24, 2026
“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes
Dossier

“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative…”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

January 24, 2026
“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees
Dossier

“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili…”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees

January 23, 2026
“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970
Dossier

“Nga era e fortë u shemb çatia e repartit në fshatin Risili, ku mbetën të vdekur ushtarët dhe oficerët…”/Zbulohen raportet sekrete për ciklonin apokaliptik që përfshiu Jugun e Shqipërisë, në prill 1970

January 23, 2026
Next Post
“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet...”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme