• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, January 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 30 dhjetor, në luftimet në afërsi të Krujës midis vullnetarëve esatistë dhe atyre haxhiqamilistë, fuqitë e Esatit shpartallohen…”/ Ana e panjohur e “vitit të brishtë” 1914

Atentatet e bujshme ndaj politikanëve të lartë shqiptarë jashtë vendit, ku vetëm Enveri, nuk u rrezikua kurrë,…?!
“Në gjyqin e Koci Xoxes, përveç rastit të avokat Myzafer Pipa, që pasi e torturuan me hekur të skuqur e hodhën nga shkallët, u fol dhe për Koço Kotën…”/  Si e mbytën në Burrel, ish-kryeministrin e Mbretit Zog
“Komandanti i ‘Batalionit Shëtitës’ që neutralizoi kryengritjet antiqeveritare dhe, vdiq duke peshkuar.…”/ Historia e dhimbshme e majorit besnik të Zogut
“Në Shkodër takuam Koliqin, një zotëri shumë i arsimuar, që flet perfekt frëngjisht, shkruan romane e novela dhe ka…”/ Libri suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën
”Kur Princ Widi zbriti nga vaporri në portin mjeran të Durrësit, ’i’u kujtua aristokracia europiane ku burrat mbanin bastun, kurse këtu mbanin…”/ Libri i suedezit për Shqipërinë
“Komandanti i ‘Batalionit Shëtitës’ që neutralizoi kryengritjet antiqeveritare dhe, vdiq duke peshkuar.…”/ Historia e dhimbshme e majorit besnik të Zogut
Zalo Prodani, patrioti kolonjar që luftoi kundra grekëve dhe u vra nga shqiptarët në “vitin e mbrapshtë” 1914/ Historia e panjohur e shkruar nga i biri, ish-prefekt i Monarkisë

Nga Harallamb Kota

Memorie.al / Diplomacia evropiane luante me kartën shqiptare, për të realizuar marrëveshje të fshehta në kurriz të popullit shqiptar. Duke qenë se kapedanët shqiptarë, Çerçiz Topulli, Isa Boletini, Ded Gjo Luli, Ahmet Zogu, Sali Butka, Namik Delvina, Themistokli Gërmenji e të tjerë, ishin lidhur me Austro-Hungarinë, kundërshtarët e saj, Franca dhe Italia, vendosën të riaktivizojnë, Esat Pashë Toptanin. Në datën 20 gusht 1914, filloi zyrtarisht Lufta e Parë Botërore, që do ta kthente sërish truallin shqiptar në një shesh beteje, midis fuqive ndërluftuese që përfaqësonin Antantën dhe Bllokun Qendror. Në fund të gushtit, bandat greke, me rreth 300 vetë, hynë në Berat. Ndërkohë, forcat rebele shqiptaro-pro turke, e kishin shtrirë zotërimin e tyre midis lumenjve. Mat e Vjosë.

Në kushtet e lindura pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, rebelët hynë në bisedime me disa krerë shqiptarë, që kishin qenë në krah të Viedit. Me ta u bashkuan edhe Mehmet pashë Dërralla dhe Ibrahim Temo etj. Ndërsa Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini, nuk pranuan dhe i qëndruan besnikë Mbretit. Princi bëri përpjekje për të hyrë në bisedime me rebelët, por nuk arriti në asnjë marrëveshje me krerët e tyre.

Për të gjetur rrugëdalje, Mbreti ngarkoi kryeministrin që të vizitonte kryeqytetet evropiane dhe të siguronte prej tyre ndihmë ushtarake. Turhan Pasha u kthye pa marrë asnjë premtim. Ditën që rebelët iu drejtuan Vlorës, pashai Toptanas niset nga Napoli dhe shkon në Paris, ku merret vesh me qeverinë franceze për të hyrë në luftë kundër aleancës së shteteve të “Boshtit”. Për realizimin e misionit të ngarkuar, Esati nga Parisi shkon në Athinë, ku merret vesh edhe me qeverinë greke.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85

“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985

Më pas kalon në Serbi, ku takohet me Pashiçin. Gjatë qëndrimit në Serbi, Esat Toptani lidhi marrëveshje me Pashiçin dhe me armiqtë e Shqipërisë, duke mbyllur ciklin e pazareve të fshehta në dëm të Shqipërisë, në bazë të të cilave kishte siguruar ndihmën e qeverive në fjalë për të ardhur në pushtet. Për të vënë në jetë planet e tij, Esat pasha largohet nga Serbia dhe shkon në Selanik, në pritje të urdhrave për të hyrë në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës. Në fund të gushtit, rebelët u përgatitën të sulmonin Vlorën, por banorët e saj kërkuan të shmangnin luftën.

Për këtë qëllim dërguan një delegacion, i cili u takua më 31 gusht me krerët e tyre në Cakran. Pas dështimit të bisedimeve midis palëve, më 30 gusht trupat kryengritëse, të udhëhequra nga Mustafa Ndroqi, Osman Bali dhe Dervish Biçakçiu, duke kaluar nëpër Myzeqe, hynë në Vlorë më 1 shtator 1914.

Mustafa Ndroqi, kryetari i “Komitetit të Përgjithshëm Rebel”, pasi forcat ushtarake rebele, të inkurajuara nga segmente xhonturkiste, fuqi ushtarake greke dhe agjentë italianë, pushtuan Vlorën, kryeqytetin shqiptar të Pavarësisë, në prani të besimtarëve muhamedanë të ulur në gjunjë e të thyer mesit, “uli flamurin shqiptar dhe ngriti flamurin osman”. Me gjestin e një dallkauku anadollak, deklaroi kërkesën e krerëve rebelë: 1- Largimin e Princit evropian. 2- Caktimin e një Princi osman për në fronin shqiptar. Pas rënies së Vlorës, situata politiko-ushtarake ishte tërësisht në dorën e rebelëve.

Largimi i Ismail Qemalit, Vidit dhe At Nolit

Më 1 shtator 1914, “Komiteti i Shpëtimit Publik” u shpërnda. Në kushtet e pushtimit të Vlorës nga trupat ushtarake rebele, Ismail Qemali u largua nga Vlora. Trupat luftarake të rebelëve rrethuan Durrësin. Me largimin e misionit ushtarak holandez, pushteti i brishtë i Vied-it, u dobësua edhe më shumë. Për të forcuar pozitat e tij ndaj rebelëve, Princi iu drejtua Vjenës për ndihmë, e cila si kusht i kërkoi t’i shpallte luftë Serbisë.

Vied-i nuk i pranoi kushtet për luftë, si pasojë humbi mbështetjen e Vjenës. Më 3 shtator 1914, Princ Vidi u detyrua të largohet nga Froni dhe nga Shqipëria. Në situatat e krijuara, pas largimit të Princ Vidit, At Theofan Noli, largohet nga Durrësi dhe kthehet në Boston. Me t’u kthyer në Amerikë, Fan Noli nga Prift u ndje politikan dhe për ta realizuar këtë mision, Federatën Pan-shqiptare “Vatra” që e kryesonte, e shndërroi në “Qeveri në Mërgim”.

Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin “Testamenti i Aleksandrit të Madh”, (Gazeta ‘Nacional’ 15-22 dhjetor 2013) “Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbret i maqedonasve, mishërimi i monarkisë, krijues i Perandorisë Pirease, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe Hënës, triumfues mbi mbretërinë e Persëve dhe Medëve, zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve ilirikë, të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e, deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë: Atleti, Logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

Dr. Koço Kota: Në Shkodër në kryeqendrën e Veriut

Po atë ditë që u largua Mbreti, një pjesë e patriotëve shqiptarë emigruan jashtë Shqipërisë. Dy korçarët e zëshëm, Pandeli Çale dhe Pandeli Evangjeli shkuan në Bukuresht në kryeqytetin e Rumanisë, ndërsa dr. Koço Kota shkoi në Shkodër. Me të shkelur tokën shkodrane, ndjeu emocionet e legjendave. Në vitin 326 para Krishtit, Aleksandri i Madh pati lënë testamentin e tij popullit Ilirik të Shkodrës.

Testamenti i shkruar nga njeriu më i fuqishëm i botës së asaj kohe, nuk u respektua nga asnjë fuqi pasardhëse. Iliria u sundua fillimisht nga romakët, e më pas nga bizantinët, sllavët, turqit dhe grekët. Tashmë, qyteti i Shkodrës me krahinat e tij, dikur lavdia e historisë botërore dhe e Ilirisë, ishte vënë nën administrimin e Fuqive Ndërkombëtare, qysh kur kufijtë e shtetit shqiptar u vendosën në 11 gusht 1913, nga Konferenca e Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër.

“Vatrani” dhe bashkëthemeluesi i organizatës politike “Krahu Kombëtar”, bariste rrugëve me pluhur të qytetit, ku lëvizte i heshtur e i poshtëruar populli i Mbretëreshës Teuta. Kishte ardhur të takonte vëllezërit shqiptarë të Shkodrës dhe të Kosovës, për të krijuar organizatën “Krahu Kombëtar” për Shkodrën dhe Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Për realizimin e këtij misioni, më 4 shtator 1914 erdhën në Shkodër Sejfi Vllamasi me Sotir Pecin, bashkë me disa anëtarë të tjerë të “Krahut Kombëtar”.

Dy vatranët, Peçi dhe Kotta, në bashkëveprim me Sejfi Vllamasin dhe me shumë shqiptarë shkodranë e kosovarë, krijuan organizatën politike “Krahu Kombëtar” për Shkodrën. Referuar prej studiuesit Eugen Shehu, Koço Kota në qytetin e Shkodrës nisi menjëherë përpjekjet për kryerjen e reformave të mëdha arsimore. Këtu mirëpritet nga Terenc Toçi, Sali Gjuka e atdhetarë të tjerë shkodranë, të cilët shihnin te djaloshi nga Korça, jo vetëm aftësinë organizuese në rrafshin e arsimit, por sidomos prushin e pashuar të shqiptarizmës së tij.

Marela Guga “Prefektura e Beratit” 1920-1939

“Akt i turpshëm dhe brutal, ishte ai i Trush Beçit dhe një grupi fanatikësh të ardhur nga Lushnja, që rrahën për vdekje dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë patriotin Babë Dudë Karbunara. Në shumë fshatra rebelët dogjën shtëpitë e nacionalistëve që kishin ndihmuar qeverinë dhe grabitën ato të braktisura. Më 27 shtator 1914, me lejen e këshillit kryengritës, u krijua një komision qytetar nën kryesinë e Dr. Dhimitër Kajana, Shyqyri Fuga e Arshin Perisnaka, për t’i ndalur “vorio-epirotët” drejt Beratit.

Kur komisioni e këshilli po prisnin përgjigjen nga qendra, u avitën “vorio-epirotët” nga lagjja Vakëf, të cilët morën dy drejtime: një pjesë në Kala për të ngritur flamurin grek dhe pjesa tjetër drejt zyrave të prefekturës. Në Kala “vorio-epirotët” qëlluan me thikë Zejnel Starafickën, emigrantin çam të kthyer nga Greqia, që kulloste bagëtitë në sheshin e Kalasë dhe e hodhën nga muri. Andartët grekë….të drejtuar nga Leontakanaqis, nisën të tërhiqen.

Gjatë tërheqjes ata masakruan në Lapardha tetë burra, të cilët i therën një e nga një. Pas largimit të “vorio-epirotëve” nga Berati, kryengritësit rebelë filluan plaçkitjet. Familjet e krishtera u strehuan nga frika në ato Myslimane. Po në maj të vitit 1915, ekzekutohet para burgut në Berat Baki Gjebrea, ndërsa Ismail Klosi në të dalë të Beratit, ekzekutohet. Po atë ditë, Musa Qazimi dënon me varje doktor Dhimitër Kajanën, me akuzën e bashkëpunëtorit me “vorio-epirotët”

Rebelët pushtojnë Durrësin

Në Durrës KNK-ja (Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve), hyri përsëri në bisedime me kryengritësit për të ardhmen e pushtetit. Por rebelët nuk kishin ndryshuar nga qëllimet e tyre dhe u paraqitën me një program ku kërkonin “Pavarësinë” e Shqipërisë dhe mosnjohjen e rolit të KNK-së. Mustafa Ndroqi, në një intervistë që i dha gazetës italiane “Il Messaggero” më 3 shtator 1914, theksonte: “Flamuri turk është simbol i Këshillit të Përgjithshëm”. Pa u tharë boja në letër, dy mijë rebelë, në datën 5 shtator 1914, hynë në kryeqytetin e vendit, në Durrës. Musa Qazimi hyri në Pallatin Mbretëror dhe ngriti flamurin osman.

Kryengritësit dëbuan administratën e Princ Vidit dhe ngritën këshillat e tyre, duke zotëruar administrimin e qytetit e të fshatit. Këshillat e qyteteve dhe fshatrave vareshin nga Këshilli i Përgjithshëm i Kryengritjes. Përfaqësitë diplomatike të Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, u larguan nga Shqipëria. Në Durrës, më 23 shtator 1914, Këshilli i Përgjithshëm i Kryengritësve me kryetar Mustafa Ndroqin e nënkryetar Musa Qazimin, i vendosur me seli në Pallatin Mbretëror, ku tashmë ishte hequr flamuri shqiptar dhe valëvitej flamuri osman, kërkoi marrjen e disa masave:

1 – Hyrjen e vendit përsëri në Perandorinë Osmane;
2 – Votimin e një deklarate të hartuar nga Musa Qazimi që theksonte “karakterin osman” të shqiptarëve;
3 – Dërgimin e një delegacioni në Stamboll të kryesuar nga Haxhi Aliu për caktimin e një Princi Osman. Esat Pasha qëndroi tri ditë në shtëpinë e Zogut dhe u largua.

Sejfi Vllamasi “Ballafaqime Politike në Shqipëri”

Dibrani i kërkoi Matjanit pjesëmarrje, por Zogu iu përgjigj: “Or, dajë, mbasi i je nisur kësaj pune, unë po ngre duart dhe po them, Ishallah! Kur të marr vesh se ia ke mbërritë qëllimit, do të them mashalla”. Me forca të shumta dibrane dhe i përkrahur nga Xhelal Zogu me 1000 matjanë, pas shumë peripecish, pritash dhe kundërshtimesh nga malësorët e Tiranës, u fut në Tiranë pa pushkë. Pas tri ditësh u largua nga Tirana dhe i drejtoi forcat vullnetare drejt Durrësit. Këshilli i Përgjithshëm i Durrësit (i vetëquajtur senat), i mbledhur në shtëpinë e z. Bumçi me krerë të bindur ndaj Esatit, nën kërcënimin e fuqive.

Esat Pashë Toptani: Pazaret me Beogradin dhe Athinën

Esat Pashë Toptani, pasi siguroi përkrahjen e qeverisë greke dhe të kryeministrit serb Pashiç, me ndërmjetësinë e prefektit serb të Dibrës, Jusuf Dohoçishti, i cili kishte organizuar një qeveri autonome, erdhi në qytetin e Dibrës. Në marrëveshje me parinë e atyre anëve dhe me përkrahjen e Xhelal Zogut, formoi një fuqi përmbi 3000 vetash. Krerët i pagoi sipas pozitave që kishin, ndërsa vullnetarëve u dha nga dy napolona. Gjatë marshimit nga Dibra në Tiranë, u ndesh me fuqi të armatosura vendore, të cilat drejtoheshin nga krerë vendorë kundërshtarë të tij. Sidoqoftë, me fuqitë e shumta që kishte, hyri në Tiranë nga shkalla e Tujanit.

Mbas disa ditësh, fuqitë ushtarake Esatiste marshuan nga Tirana në Durrës, ku u ndeshën te hani i Man Picarit, me një fuqi të madhe rebele të komanduar nga Man Picari, të cilën e shtypi dhe e shpartalloi. Me dinakërinë e tij të zakonshme, mundi të bindë parinë e Shijakut për bashkëpunim dhe hyri në qytet pa luftë. Pas një lufte vëllavrasëse, më 2 tetor 1914, ku u ndesh në pritat e ngritura nga banorët vendas të përforcuar me vullnetarë shijakas dhe kavajas, nënshtroi Rushbullin. Më 3 tetor 1914, Esat Pashë Toptani rikthehet në Durrës, duke treguar haptazi karakterin e tij “mashtrues”.

Ai kishte deklaruar më parë heqjen dorë nga synimet e tij politike. Këshilli i Përgjithshëm i Durrësit, i mbledhur në shtëpinë e Z. Bumçit me krerë të bindur ndaj Esatit, nën kërcënimin e fuqive dibrane, u fut në Pallatin e Asamblesë dhe u detyrua ta zgjedhë Esatin kryeministër dhe komandant të përgjithshëm të ushtrisë.

Pasi dekretoi qeverinë, kryeministri Toptani, pa humbur kohë, formoi gjyqin politik me kryetar Xhelal Zogun, prokuror Ilia Llavdën dhe hetues Hysen Myshqeta. Në zbatim të marrëveshjes së lidhur me qeverinë franceze, Esat Toptani i shpalli luftë Austrisë. Pashai dibran i përkrahur nga qeveritë e Bllokut të Antantës, ndjehej tepër i sigurt dhe e shtriu sundimin edhe matanë Shkumbinit, deri në Berat.

Pa humbur kohë, shpërndau këshillin e qytetit të Durrësit, vendosi në krye të prefekturës Tofik Mandiqin, ndërsa në administratë vuri njerëzit e tij më të besuar. Edhe në qytetet e tjera ku shtriu pushtetin, shpalli shpërndarjen e organeve revolucionare (rebele) dhe emëroi prefektët e rinj të vendit. Organizimin e strukturave të pushtetit, Esati e bënte për të goditur kundërshtarët dhe armiqtë politikë. Më 17 tetor 1914, Esati urdhëron arrestimin e Qamil Haxhifejzës, të cilin e konsideronte armikun kryesor.

Për të dobësuar fuqinë ekonomike të kundërshtarëve politikë, “Qeveria Toptani” më 21 tetor 1914 shpalli Reformën Agrare dhe menjëherë nxori urdhrin, që konfiskonte rreth 50 persona të pasur, si; Vlorat, Toptanët, Biçakçitë, Vrionët, Cakranët, etj. Ndërsa për ta paraqitur veten si reformator dhe qeverinë të angazhuar në punë, propagandoi disa masa ekonomike, sociale dhe territoriale. Qeveria e Esat Pashës, ishte implikuar në marrëveshje të fshehta me fqinjët. Esat Toptani gënjeu pa pikën e drojës kur urdhëroi:

1 – Të kundërveprojmë ndaj pushtimit grek të Shqipërisë së Jugut, pas shpalljes greke të 27 tetorit 1914 (nuk bëri asnjë kundërveprim).
2 – Të hartohen listat për të plagosurit në luftën e Shkodrës dhe në kryengritjen kundër Vidit (nuk u hartua asnjë listë),
3 – Të fillojë puna për hartimin e regjistrave kadastralë të djegur nga kryengritësit (nuk u hartua asnjë regjistër për të dëmtuarit).

Lidhur me problemet e arsimimit të shqiptarëve, Esat Toptani shfaqi premisat e një turko mani. Për këtë qëllim, hoqi nga qarkullimi abetaren e njësuar në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908, pezulloi shkrimin me germa latine dhe lejoi botimin e abetares së Hafiz Ali Korçës. Kundër këtyre reformave antikombëtare, organizata “Krahu Kombëtar”, e përbërë nga elementët më patriotë të atyre viteve, midis të cilëve dalloheshin dy “Vatranët” Sotir Peci dhe Koço Kota, ndërmori një fushatë të gjerë propagandistike për t’ia çjerrë maskën Kryeministrit Toptani dhe organizoi njerëzit në disa protesta spontane.

Më 3 nëntor 1914, Turqia hyri në luftë përkrah fuqive qendrore dhe i shpalli luftë qeverisë Toptani. I akuzuar si tradhtar, pasi mbante ende gradimin perandorak gjeneral i ushtrisë osmane, gjyqi ushtarak osman e, dënon me vdekje. Tashmë si turkofilët ashtu edhe xhonturqit, u kthyen kundër Esatit. Për ta shuar kundërshtinë e tyre, Esati urdhëroi arrestimin e shumë kundërshtarëve, midis të cilëve Musa Qazimin dhe Haxhi Qamilin, të cilët më pas i la të lirë.

Qeveria e Esat Pashës, mbështetej në disa bejlerë, në fuqinë dibrane dhe nga qeveritë greke, serbe, malazeze, italiane dhe franceze. Situata ndryshoi përsëri në disfavor të Esatit. Krerët turkofilë dhe xhonturkistë u bashkuan me Haxhi Qamilin dhe më 6 nëntor 1914, vendosën për ta luftuar Esatin dhe e rrethuan në Durrës. Haxhi Qamili me shokët e tij, u deklaruan jo vetëm kundra Esat Pashës, por edhe kundra bejlerëve, austriakëve e xhonturqve.

Rebelët e Shqipërisë së Mesme, që bashkëpunuan me Esatin për të larguar Vidin dhe e mbështetën për t’u rikthyer në Durrës dhe e caktuan Kryeministër, ishin zhgënjyer prej tij dhe u organizuan sërishmi për të kapur pozitat e humbura. Më 23 nëntor 1914, fshatarët kryengritës nisën rrëzimin e pushtetit të Esat Toptanit. Italia që kishte dërguar në Vlorë një mision humanitar i përbërë nga oficerë, mjekë, ushtarakë dhe reparte marine ushtarake, duke parë fitoret e para të ushtrive austriake kundër Serbisë dhe duke dyshuar se ato mund të mbërrinin përpara saj në Vlorë, u shpejtua ta okupojë vetë dhe më 24 dhjetor 1914 hyri në Vlorë. Komanda italiane, uli flamurin turk, ngriti flamurin shqiptar e atë italian dhe liroi të burgosurit politik.

Rebelët, pasi zbrazën me shpejtësi Vlorën u larguan përtej Vjosës. E rrethuar nga kryengritësit, qeveria Toptani kërkoi ndihmën e mbështetësve të tij dibranë dhe të qeverive aleate. Aleatët e jashtëm të Esatit, për t’i mbajtur rebelët nën presion, kryenin sulme të vazhdueshme në të gjitha territoret e kontrolluara prej kryengritësve. Italianët nga ana e Vjosës, grekët me bandat epirote nga ana e Beratit dhe serbët nga ana e Pogradecit. Në datat 29-30 dhjetor 1914, në luftimet e zhvilluara në afërsi të Krujës midis vullnetarëve esatistë dhe atyre haxhiqamilistë, fuqitë e pashait shpartallohen.

Esat Toptani shpëton për mrekulli dhe me një barkë të Maliq Gjylit, me 200 dibranë kthehet përsëri në Durrës. Me hyrjen e Turqisë në luftë kundër Antantës, xhonturqit filluan të ndjekin një politikë pro austriake dhe dërguan komisione në Shqipëri, për të këshilluar kryengritësit që të kërkonin një “Shqipëri më Vehte” dhe të njihnin Vidin si Mbret. Në kushtet e një lufte të re vëllavrasëse, situatat u keqësuan në kufirin verior, ku ushtritë malazeze dhe serbe kërcënonin trojet shqiptare dhe ishin rreshtuar për t’i pushtuar ato. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Janar 2026

Next Post

“Familja Gjika, me origjinë nga Përmeti, emigroi në Vllahi dhe e sundoi atë për disa breza radhazi, që nga viti 1660, duke e bërë...”/ Historia e panjohur e familjes së famëshme shqiptare që la emër të madh

Artikuj të ngjashëm

“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85
Dossier

“Në Kukës, nga orteku vdiqën 7 veta, 16 të plagosur rëndë, një fëmijë s’gjendet, në Pukë 3 të vdekur, 5 rëndë, 11 s’gjinden, në Lushnja 2380 ha e përmbytur, Durrësi s’ka probleme…”/ Dokumenti sekret i 11 janarit ‘85

January 13, 2026
“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985
Dossier

“Temperatura, – 25 gradë, dëbora 2 deri 3 m., dhjetra të vdekur nga orteqet, mijra ha toka dhe shtëpi banimi të përmbytura…”/ Zbulohet dokumenti sekret për motin e keq që “gjunjëzoi” Shqipërinë, 7-15 janar 1985

January 12, 2026
Dëshmia e të birit: “Babai im, ish-kryebashkiak i Durrësit, organizoi Kongresin në Lushnje, por u internua nga italianët dhe u burgos nga komunistët…”
Dossier

“Amet Beu e mbërtheu oficernë për fyti dhe nxjerr një kamë, që j’a vë më grykë italianit…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarsisë, për Ahmet Zogun, që mbrojti qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes

January 11, 2026
“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
Dossier

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

January 12, 2026
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

January 11, 2026
“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë
Dossier

“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë

January 11, 2026
Next Post
“Familja Gjika, me origjinë nga Përmeti, emigroi në Vllahi dhe e sundoi atë për disa breza radhazi, që nga viti 1660, duke e bërë…”/ Historia e panjohur e familjes së famëshme shqiptare që la emër të madh

“Familja Gjika, me origjinë nga Përmeti, emigroi në Vllahi dhe e sundoi atë për disa breza radhazi, që nga viti 1660, duke e bërë...”/ Historia e panjohur e familjes së famëshme shqiptare që la emër të madh

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme