• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, February 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ylvi Dibra i ka shkruar një letër shokut Ramiz Alia, me fjalë denigruese për ish-sekretarin e parë të Shkodrës, e shoqja solli nga Franca një kone dhe e ushqen me…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, shkurt 1990

“Heronjtë e Vigut’, nuk i vrau as populli, as Kapidani, siç shkruhet ndonjëherë në stilin e propagandës së djeshme, se një vrasje e tillë, për Mirditën, do të ishte e…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Hetuesi shkodran, një trupgjatë dhe i zi në fytyrë, na vuri para fotot e zhubrosura të Enverit e Ramizit, pasi na qëlloi nga një shuplakë, na tha; UDB-ja…” / Dëshmia e rrallë nga koha e diktaturës
“Kur katili më goditi me shkelma në protezën prej druri, iu drejtova: kjo këmbë nuk ndjen dhimbje, se…”/ Dëshmia e trishtë e organizatorit të demonstratës së 13 janarit ’90-të, në Shkodër
Raporti sekret i Drejtorit të Sigurimit, Feçor Shehu, për dy dramaturgët e njohur, Fadil Kraja dhe Naum Prifti: Dramat e tyre janë me përmbajtje armiqësore…
“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi…”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte
Relacioni sekret: “Gjovalin Papleka me sëpatë dhe Sokol Drrasati me dinamit, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe…”/ Letra për Xhelil Gjonin, në 13 dhjetor ’90-të, për “huliganët” e Shkodrës

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Më 14 shkurt 1990, Dega e Punëve të Brendshme Shkodër, dërgon një raport për Drejtorinë e Parë të Sigurimit të Shtetit (Degës së 8-të), në lidhje me letrat me “përmbajtje armiqësore”. Shqetësimi më i madh i Sigurimit të Shtetit, ishte më së shumti për uljen e reputacionit të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Për këtë arsye ka nisur puna me çdo kusht për gjetjen e tyre. Një urrejtje e madhe drejtohej mbi veprën e Enver Hoxhës, mbi pasuesin e tij Ramiz Alia dhe mbi Nexhmije Hoxhën. Kjo e fundit që mbante postin e kryetares së Frontit Demokratik të Shqipërisë, cilësohej si “Pantera e zezë”.

Për brezin e ri që nuk di ç’ka qenë Fronti Demokratik, po themi disa fjalë. Ishte një “organizatë” që udhëhiqej nga Partia e Punës (duke pasur brenda organizate masave, satelite të PPSH-së), si vijuese e Frontit Nacionalçlirimtar. Që prej vitit 1945, udhëhiqej nga sekretari i parë i PPSH-së. Fronti paraqitej i vetëm në të gjitha zgjedhjet dhe gjithmonë “fitonte”. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, Ramiz Alia ia dhuroi postin Nexhmije Hoxhës, më shumë për të rritur e përligjur pjesëmarrjen e saj në jetën publike të vendit.

Pikërisht për shkak të aleancës së fortë që Alia kishte me Nexhmije Hoxhën dhe për shkak të besnikërisë së tij për të vazhduar në “rrugën e Enverit”, edhe urrejtja popullore ishte e fortë. Edhe në rastet e tjera të trakteve të hedhura në qytete të tjera të vendit, “Pantera e zezë” është e pranishme si e akuzuar, çka tregon më së miri se ajo urrehej në mbarë vendin.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

Ministrisë së Punëve të Brendshme

Drejtorisë I

Degës VIII

Tiranë

Lënda: Për autorët e nxitësit e shkrimeve dhe letrave anonime të zbuluara në muajt janar–shkurt 1990 në rrethin e Shkodrës

Gjatë muajit janar–shkurt të vitit në rrethin e Shkodrës janë zbuluar këta autorë dhe nxitës të shkrimeve dhe letrave anonime me përmbajtje armiqësore.

Aldo Hajro Perizi, i vitlindjes 1962, lindur dhe banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër, me arsim të mesëm, me punë punëtor në Ndërmarrjen Zukth-Kashtës, i padënuar, i pamartuar.

I nxitur nga Klaudio Daka, ka shkruajtur më datë 14.01.19990, 12 copë fletushka me këtë përmbajtje armiqësore: “Vdekje Ramiz Alisë”, “Vdekje Nexhmije Hoxhës”, “Poshtë Pushteti Popullor”, “Poshtë Partia”, “Poshtë Komiteti Qendror i PPSH”, “Poshtë Stalini” “Jemi me Gorbaçovin”, “Jemi me Perestrojkën” etj., të cilat po këtë datë i ka hedhur në lagjen “Qemal Stafa” (prapa pastiçeri “Rinia”).

Këto fletushka me përmbajtje armiqësore, të shkruara nga Aldo Perizi, vërtetohen me aktin e ekspertimit grafik Nr. 23/1, datë 2.2.1990, deklaratë e Klaudio Dakës dhe të vetë Aldo Perizit. Aktualisht Aldo Perizi ndiqet në përpunim aktiv si autor i fletushkave armiqësore.

Klaudio Sandër Daka, i vitlindjes 1968, lindur dhe banues në Lagjen “Perlat Rexhepi” Shkodër, me arsim të mesëm, punëtor në fabrikën e duhan-cigareve, i martuar, i padënuar.

Nga materialet që disponohen del se me datën 14.01.1990, ka nxitur Aldo Perizin për të shkruar në copa letrash parulla me këtë përmbajtje armiqësore: “Vdekje Ramiz Alisë”, “Vdekje Nexhmije Hoxhës”, “Poshtë Pushteti Popullor”, “Poshtë Partia”, “Poshtë Komiteti Qendror i PPSH”, “Poshtë Stalini” “Jemi me Gorbaçovin”, “Jemi me Perestrojkën” etj., të cilat i ka marrë vetë Klaudio dhe së bashku me Aldo Perizin po më datë 14.01.1990 ora 20.00 i ka hedhur në Lagjen “Qemal Stafa” (prapa pastiçeri “Rinia”) Klaudio është i arrestuar për këtë aktivitet armiqësore.

Klaudio Daka implikon si nxitës në shkruajtjen e parullave armiqësore dajën e tij, Tonin Ndrek Demën, i vitlindjes 1960, me banim në qytetin e Shkodrës, me arsim të mesëm, i padënuar, i martuar. Tonini ndiqet në përpunim aktiv për veprimtari armiqësore dhe po punohet për dokumentimin e aktivitetit të tij për t’u arrestuar.

Hans Julian Benusi, i vitlindjes 1971, lindur dhe banues në Lagjen “Daniel Matlia” me arsim të mesëm jo të plotë, vazhdon vitin e dytë Industriale pa shkëputje nga puna, me punë elektroaut në ndërmarrjen e Bonifikimit, i padënuar, i pamartuar.

Më datën 2.2.1990 Hans Benusi ka hedhur në Ndërmarrjen e Bonifikimit një fletushkë me këtë përmbajtje armiqësore; “Poshtë Partia”, “Poshtë Familja Hoxha”, kjo vërtetohet me aktin e ekspertimit grafik nr. 29, datë 7.2.1990 si dhe nga deklaratat e Çesk Berishës dhe të vetë Hans Benusit.

Nga materialet që disponohen del se Çesk Vasel Berisha është i vitlindjes…lindur dhe banues në fshatin Gruda e Re me arsim të mesëm, me punë mekanik në Ndërmarrjen e Bonifikimit, i padënuar, i pamartuar. Ky është nxitës i Hans Benusit dhe që të dy ndiqen në përpunim, si autor të letrave me përmbajtje armiqësore.

Ylvi Shefqet Dibra, i vitlindjes 1927, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës, me arsim të mesëm me profesion stomatolog, në pension, i martuar, është anëtar i PPSH-së.

Më datën 13.02.1989, i ka shkruar një letër me përmbajtje armiqësore Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, ku ndër të tjera ka shkruar fjalë të ulëta denigruese për anëtarin e Byrosë Politike që ka qenë sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Shkodrës, duke shkruar: “Nuk e meriton që të jetë anëtar i Byrosë Politike.

Djalin e tij e ka dërguar në Francë për kurim, se i dhimbte veshi, e shoqja nga Parisi solli një kone që e ushqen me bërxolla … ka dhënë urdhër që t’i ndërtohet shtëpia e re veteranit të Luftës …”. Gjithashtu në letër ka shkruar edhe barsoleta me përmbajtje armiqësore.

Në bazë të aktit të ekspertimit grafik, Nr. 8, datë 13.01.1990, është vërtetuar se këtë letër e ka shkruar Ylvi Dibra dhe me miratim të sekretarit të Parë tët= Komitetit të Partisë së rrethit, Ylvi Dibra do të thirret e pyetet.

Frederik Rrok Ejlli, i vitlindjes 1978 (vjeç 12), lindur e banues në fshatin Juban të Shkodrës, nxënës në klasën e 5-të të shkollës 8 vjeçare Juban.

Më datën 22.01.1990 në fshatin Juban, nga Frederik Ejlli është hedhur një fletushkë me këtë përmbajtje armiqësore: “Poshtë Partia”, “Poshtë Ramiz Aliz”. “Nëse s’ban, do ta hekim komunizmin”.

Kjo fletushkë është vërtetuar që është shkruar dhe hedhur nga Frederik Ejlli, si nga akti i ekspertizës grafike, ashtu edhe nga vetë shpjegimet e tij, ku si nxitës në këtë veprimtari është i vëllai i tij, Nesti Rrok Ejlli, i vitlindjes 1971, me banim në Juban me arsim 8 vjeçar me punë në kooperativë.

Aktualisht po vazhdojnë veprimet operative për sqarimin e këtij problemi për të zbuluar nxitësin etj.

Disa nga parullat shkruara në traktet e hedhura në Shkodër në janar–shkurt 1990. / Memorie.al

“Poshtë partia”

“Poshtë socializmi”

“Poshtë Enver Hoxha”

“Liri demokraci”

“Poshtë pushtetit popullor, rroftë kapitalizmi”.

“Poshtë pantera e zezë”

“Poshtë Enver Hitleri”

“Poshtë komunizmi”

“Poshtë Ramiz Alia”.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Afër postës së Kozelit, na panë atë e bir nga Kamenica, Shabani dhe Esati, që si shpërblim për spiunllëkun e tyre, kërkonin nga Partia...”/ Dëshmia e rrallë tropojanit që vuajti 25 vjet në burgjet komuniste

Next Post

“Në vitet 1993-‘94, Ismail Kadare u bëri thirrje shqiptarëve që nga Franca, ashtu siç u kishte bërë thirrje gati njëqind vjet më parë Faik Konica, që...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

Artikuj të ngjashëm

“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

February 1, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

February 1, 2026
Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
Dossier

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!

January 31, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

January 31, 2026
“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
Dossier

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

January 29, 2026
“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi
Dossier

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

January 29, 2026
Next Post
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

“Në vitet 1993-‘94, Ismail Kadare u bëri thirrje shqiptarëve që nga Franca, ashtu siç u kishte bërë thirrje gati njëqind vjet më parë Faik Konica, që...”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme