• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, October 2, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kryengritja e Fierit, pavarësisht trajtimit të kësaj ngjarjeje sipas një këndvështrimi të njëanshëm, karakteristikë e botimeve të periudhës së komunizmit, ishte një…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Fotografi me pamje nga Fieri
“Kryengritja e Fierit, pavarësisht trajtimit të kësaj ngjarjeje sipas një këndvështrimi të njëanshëm, karakteristikë e botimeve të periudhës së komunizmit, ishte një…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Kryengritja e Fierit, pavarësisht trajtimit të kësaj ngjarjeje sipas një këndvështrimi të njëanshëm, karakteristikë e botimeve të periudhës së komunizmit, ishte një…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
“Ndonëse ai nuk e pranoi akuzën dhe megjithëse tre dëshmitarët: Kaliopi Prifti, Nuçi Naumi dhe Ilia Gjino, dëshmuan se Gjergj Bubanin e njihnin si…”/ Refleksionet mbi Gjyqin Special të 1945-ës
“Në momentet e fundit, kur toga e pushkatimit ishte gati për zjarr mbi 12 të dënuarit me vdekje, major Murat Basha tha…”/ Historia tragjike e besnikut të Mbretit Zog
“Atentati ndaj Mbretit Zog ishte pjesë e nji komplloti t’organizuem nga refugjatët shqiptarë në Jugosllavi, …”/ Shtypi botëror për ngjarjen në Vjenë më 20 shkurt 1931
“Kryengritja e Fierit, pavarësisht trajtimit të kësaj ngjarjeje sipas një këndvështrimi të njëanshëm, karakteristikë e botimeve të periudhës së komunizmit, ishte një…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Nga Ilirjan Gjika

Pjesa e parë

Memorie.al / Në periudhën midis dy luftërave botërore, të gjitha vendet e Ballkanit u karakterizuan nga paqëndrueshmëria politike dhe lufta për pushtet midis grupeve të ndryshme. Kështu në Greqi, ndodhi konflikti i ashpër midis republikanëve dhe monarkistëve, që vazhdoi për më shumë se një dekadë. Nga ana tjetër Jugosllavia, njohu përplasjet ndëretnike midis grupit serb dhe atij kroato-slloven. Bullgaria dhe Rumania, patën përballje midis të majtës dhe të djathtës. Ndërsa në Shqipëri, situata paraqitej paksa ndryshe. Pas paqëndrueshmërisë politike të viteve 1920-1924, gjatë së cilës u ndërruan 12 qeveri, si dhe Kryengritjes së Qershorit 1924, u vendos së fundmi stabiliteti politik.  Ai vijoi përgjatë viteve 1925-1939, kohë që njihet nga historia jonë si, periudha e drejtimit politik të Ahmet Zogut. Në këtë etapë për herë të parë në jetën e tij u bë edhe konsolidimi i shtetit shqiptar.

Duke u bazuar te këto zhvillime, historianët theksojnë se, fillimisht si president dhe më pas si Mbret, Zogu, u përpoq t’i jepte vendit rend, qetësi dhe stabilitet. Arritje të rëndësishme u bënë në shumë fusha, ku shteti shqiptar kishte: monedhën e tij, pushtet gjyqësor, legjislacion bashkëkohor, administratë efektive, arsim fillor falas, lëvizje të lirë brenda dhe jashtë vendit, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kryeministri, ka dy ministra të tijët; tani ka gjithë shtetin në dorë; Hysni Kapon e urrente, u grindën në sy të shoferit dhe e zbriti…”! / Zbulohet dokumenti Sigurimit, korrik ’81, që alarmoi e tërboi Enverin

“Babai Shefqeti, më tregonte, se Enver Hoxha qëndronte me muaj në shtëpinë tonë në Labinot dhe flinte pikërisht në dyshekun e tij, por pas luftës…” / Dëshmia e rrallë se si u persekutua familja Baholli  

Gjithashtu Shqipëria e asaj kohe kishte një orientim perëndimor, ku garantohej e drejta e jetës, pronës, barazia përpara ligjit, e drejta e besimit fetar, etj. Ndërkohë ekzistonin edhe probleme të tilla si: mungesa e pluralizmit politik, demokracisë, censura mbi shtypin apo përndjekja e kundërshtarëve të regjimit.

Por në aspektin ekonomik mungonin strategjitë e qeverive për zhvillimin e mirëfilltë të ekonomisë, ku disa probleme kryesore ishin ai i tokës, i prodhimit të drithërave, përhapja e fajdesë dhe një prapambetje e përgjithshme. Këtyre problemeve i shtohej edhe ekzistenca e një opozite politike jashtë dhe brenda vendit. Ajo zhvillonte jo vetëm një propagandë ta fuqishme kundër regjimit në emigracion, por ndërmerrte herë pas here dhe veprime të armatosura.

Të tilla ishin atentati ndaj Zogut në Vjenë (1931), komploti i “Organizatës së Fshehtë” të Vlorës (1931-‘32), “Kryengritja e Fierit” (1935), si dhe “Lëvizja e Delvinës” e vitit 1937. Gjithsesi të gjitha këto veprime nuk e kërcënuan seriozisht stabilitetin politik, megjithëse e rrezikuan ndjeshëm regjimin e kohës. E tillë ishte edhe Kryengritja e Fierit, e 14 gushtit të vitit 1935, e cila ishte përpjekja më serioze për rrëzimin e regjimit politik.

2

Në pranverën e vitit 1934, në Tiranë, u formua “Organizata e Fshehtë”, e cila ngriti degët e saj në disa qytete të vendit. Ajo përfaqësonte njerëz me formim të ndryshëm politik, të cilët vinin nga shtresa të ndryshme shoqërore si: ushtarakë, ish- ushtarakë, nëpunës, tregtarë, pronarë të mëdhenj tokash, intelektualë, mësues, të rinj me prirje revolucionare, etj. Të gjithë këta persona kishin bindje të ndryshme politike, të tilla si republikane, nacionaliste apo komuniste.

Një pjesë e madhe e tyre ishin njerëz që ishin prekur nga reformat shtetërore të ndërmarra nga regjimi i Zogut dhe kërkonin përmbysje të tij dhe shpalljen e republikës. “Si president i republikës së re (Monarkinë, pjesëtarët e komplotit përgatiteshin për ta eliminuar), ishte vendosur të vihej Nuredim Vlora, përfaqësues i një prej familjeve të parisë shqiptare…”, thekson për qëllimet e “Organizatës së Fshehtë”, historiania ruse Nina Smirnova (Smirnova N., 2004: 185-186).

Ndërsa, pjesa tjetër e organizatës kërkonte që pasi të merrte pushtetin t’i imponohej Mbretit, që të shpallte pluralizmin politik dhe të largonte ndikimin italian nga Shqipëria. “Organizata e Fshehtë” drejtohej nga Ali Shefqet Shkupi, ish- oficer i lartë i nxjerrë në lirim dhe kishte vendosur të realizonte një kryengritje, duke u bazuar te një grusht shteti që do të ndërmerrej nga segmente të ushtrisë, i cili do të kombinohej edhe me veprime kryengritëse të forcave civile.

Për këtë qëllim, organizata, ngriti degët e saj në disa qytete dhe krahina të vendit si: Tiranë, Durrës, Shijak, Elbasan, Peqin, Berat, Lushnje, Fier, Mallakastër dhe Skrapar. E ndërsa ajo bënte përgatitjet, strukturat e specializuara të shtetit, ranë në gjurmët e saj, gjë që e nguti organizatën ta niste kryengritjen përpara kohe (Belegu M., 1987: fq. 82-85).

Në këtë mënyrë ajo nuk e organizoi si duhet kryengritjen, duke e shpërthyer atë vetëm në Fier dhe Skrapar. Por le të kthehemi tek Fieri, në të cilin funksiononte dega lokale e “Organizatës së Fshehtë”. Autori Mentar Belegu, te libri i tij “Kryengritja Antizogiste e Fierit”, pavarësisht trajtimit të kësaj ngjarjeje sipas një këndvështrimi të njëanshëm, karakteristikë e botimeve të periudhës së komunizmit, na jep këto të dhëna.

Sipas tij, grupi i Fierit, përbëhej nga Hekuran Maneku, Mustafa Kaçaçi, Zenel Hekali, Musa Kranja, Dervish Hekali, Jashar e Namik Cakrani, Abdurrahman Zelka dhe Xhevahir Abazi (Belegu M., 1987: fq. 72, 75). Por ndryshe nga degët e tjera të “Organizatës së Fshehtë”, ky grup ju vu punës, duke ngritur strukturat përkatëse dhe rekrutuar njerëzit për kryengritjen e armatosur (Emiri H., 2001: 165: 168-169).

Në bazë të punës së zhvilluar dhe organizimit të mirë, ai ishte i pari që nisi revoltën, duke dhënë sinjalin e kryengritjes. Për këtë qëllim e mërkura e 14 gushtit, ishte një ditë optimale, pasi në Fier zhvillohej pazari lokal dhe grumbullimi i njerëzve nuk do të binte në sy.

Nga dëshmitë që kanë lënë disa nga protagonistët pjesëmarrës në këtë ngjarje, kryengritja, u drejtua nga nëntoger Musa Kranja, zëvendëskomandant i xhandarmërisë së Fierit. Ato së bashku me të dhëna të tjera të hollësishme rreth kësaj ngjarjeje të pjesëmarrësve Jakov Milaj, Ramiz Omari apo Xhevahir Abazi (Arapi), i gjejmë në librin e autorit Hysen Emiri: “Historia e Fierit”, botuar në vitin 2001.

Sipas tyre, në orën 14.30, Kranja, mblodhi njerëzit e grumbulluar së bashku me 11 xhandarët e postës së Fierit dhe hapi depon ushtarake të garnizonit, duke shpërndarë armët që ndodheshin aty. Sipas kujtimeve të Ramiz Omarit, me to u armatosën civilët e ardhur nga fshatrat e Fierit dhe Mallakastrës (Emir H., 2001: 185-186).

Më pas veprimet vijuan me arrestimin e nënprefektit Hasan Lame, i cili sapo ishte informuar dhe po përgatitej për t’u nisur që të informonte Tiranën. Arrestimi i tij u bë nga Musa Kranja, në ambientet e godinës së nënprefekturës (Emir H, 2001: 168). Duke cituar Dr. Jakov Milajn, H. Emiri, shkruan se; kryengritësit morën masat e para duke shpallur shtetrrethimin. U ndalua dalja e makinave jashtë qytetit, u ndërprenë lidhjet telefonike dhe telegrafike me qytetet e tjera.

Veprime të mëtejshme për të marrë autoritetin, ishin edhe mbledhja në nënprefekturë ku u krijua Komisionit Administrativ i drejtuar nga Spiro Papa. Për të drejtuar bashkinë u zgjodh drejtues Ramiz Omari, kurse komandat i vendit, u caktua Hekuran Maneku, i cili krijoi patrullat që do të ruanin qetësinë dhe rendin. Pas këtyre veprimeve filloi në sheshin përpara bashkisë mitingu.

“Në ballkon të bashkisë doli komisioni administrativ, Musa Kranja dhe pas tij folën Kost Çekrezi (i ardhur para dy ditësh me Musain nga Tirana), Zenel Hekali dhe të tjerë”, thekson Jakov Milaj rreth këtij zhvillimi (Emiri H., 2001: fq. 153-190). Kost Çekrezi njoftoi pjesëmarrësit se në Tiranë pushteti i Zogut kishte rënë dhe se qeveria e re e kishte dërguar atë në Fier, si përfaqësues të saj.

Ndërkohë në këtë moment mbërriti me makinën e tij gjenerali Leon De Gilardi, figura e tretë e hierarkisë ushtarake shqiptare. Gjenerali u ndodh rastësisht dhe ndaloi automobilin të shihte se ç’po ndodhte (Fischer. J. B., fq. 255). Ai po udhëtonte nga Berati për në Fier me destinacion Apoloninë, ku ishte ftuar nga arkeologu Leon Rei, drejtues i misionit arkeologjik francez.

“Gjenerali ishte rrugës për në Apoloni, ku e prisja për drekë dhe unë u habita kur mora vesh lajmin e vrasjes të nesërmen në mëngjes”. Kështu shkruan Leon Rei në ditarin e tij, për vrasjen e gjeneral Gilardit atë ditë të 14 gushtit 1935 (Rei L, 2012: 98). I shoqëruar nga shoferi, gjenerali, ndaloi përpara turmës, e cila e ekzaltuar ishte mbledhur në manifestimin ku po shpallej kryengritja dhe rrëzimi i Monarkisë.

Në momentin kur makina ndaloi, përpara saj u shfaqën dy xhandarë: Xhevahir Abazi dhe Myrteza Dajlani. Gilardi i cili ishte Inspektor i Përgjithshëm i Ushtrisë, replikoi shpejt me ta dhe në momentin kur nisi të dilte nga makina, u vra nga Xhevahir Abazi. Këtë fakt e ka pohuar edhe vetë autori, Xhevahir Abazi, si dhe disa nga pjesëmarrësit në kujtimet e tyre.

“I bëra thirrje që të dorëzohej, por ai nuk ju bind fjalës dhe më në fund më tha: ‘Jam gjeneral Gjilardi’. Në kohën, kur ai donte të dilte nga e majta e veturës, u godit për vdekje”. Kështu i ka dëshmuar në gusht të vitit 1975, Xhevahir Abazi (Spathara), shkrimtarit dhe studiuesit Hysen Emiri, rreth kësaj ngjarje (Emiri H., fq. 2001: 189).

Ndërkohë që në mbrëmjen e asaj dite, kryengritësit rreth 200-250 veta, pasi pritën pa rezultat kryengritësit e Vlorës, që duhet të vinin sipas planit të organizatës, marshuan drejt Lushnjes. Sipas konspiracionit ata do të takoheshin në hyrje të saj me kryengritësit e tjerë, që do të vinin prej Beratit dhe Skraparit.

Pasi mbërritën aty në orën 22.00, ata u takuan vetëm me kryengritësit e Karbunarës, të drejtuar nga Taullah Sinani. Së bashku, pas një ore tentuan të futeshin në Lushnje, për ndeshën në qëndresën e xhandarmërisë lokale, e cila menjëherë i goditi me armë (Belegu M., 1987: fq. 101). Të dy palët patën një shkëmbim zjarri që nuk shkaktoi të vrarë.

Të dëshpëruar nga qëndresa e forcave qeveritare, kryengritësit u tërhoqën me panik, duke u shpërndarë në drejtim te Fierit. Tërheqja u bë me pështjellim të plotë dhe pa qëllim rigrupimi. Sipas kujtimeve të Xhevahir Abazit (Spathara), krerët e kryengritjes u kthyen në Fier.

Këtu, pasi u veshën civilë, u nisën drejt Karavastasë, ku gjetën një benzinatë italiane. Duke mashtruar pronarin se do të shkonin në Durrës, dolën në det të hapur dhe pas disa miljesh, morën drejtimin për në Itali (Emiri H., fq. 2001:190).

Ndërsa Tafil Boletini i cili të nesërmen e kryengritjes në datën 15 gusht 1935, nisi detyrën e nënprefektit në Lushnje, në librin e tij “Kujtime”, tregon për Musa Kranjën dhe Kostë Çekrezin, se: “Pasi hipin, me kobure në dorë, dashtë e pa dashtë, e detyrojnë kapitenin me u nisë për Itali”. (Boletini T., 2003: fq. 412). Grupi që u arratis përbëhej nga Musa Kranja, Kost Çekrezi dhe Zenel Hekali, të shoqëruar edhe nga Arshi Shehu, dhe Xhevahir Arapi.

Në Karavasta ata hipën në motobarkën italiane “Due Fratelli”, të drejtuar nga kapiteni Ranjo Nikolo dhe nëpërmjet saj mbërritën në Bari (Belegu M., Fq. 118). Këtu ata pasi qëndruan për tre muaj u liruan duke marrë statusin e emigrantit politik. Ndërkohë lajmi kishte mbërritur në kryeqytet dhe qeveria mori masa të shpejta ushtarake. Menjëherë u nisën kundër kryengritësve dy batalione nga Tirana dhe Elbasani.

Me të mbërritur në Lushnje, trupat ushtarake, panë se gjendja ishte e qetë ndaj morën drejtimin duke marshuar drejt Fierit, ku ishte qendra e rebelimit. Aty, këto forca mbërritën në mëngjesin e datës 15 gusht, pa hasur asnjë lloj rezistence (Fischer J. Bernd, 2004: fq. 255). Ndërsa qendra tjetër e kryengritjes do të ishte Skrapari, protagonisti kryesor i drejtimit të së cilës u bë Riza Cerova.

Pas 11 vjetësh emigracioni politik (1924-1935), ai do të kthehej në Shqipëri në 6 prill 1935 (Nishova M., 1971: fq. 90-91). Autoritetet e Ministrisë së Brendshme e lejuan Riza Cerovën të vendosej fillimisht në Elbasan dhe më pas në Tiranë, ku shumë shpejt do të binte në kontakt me krerët e Organizatës së Fshehtë. Fillimisht u planifikua që ai do të kryente disa funksione drejtuese, por i përgjuar nga autoritetet, Cerova, do të largohej për të drejtuar këtë lëvizje në Skrapar. / Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme.../!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

Next Post

“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë...”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Armiqtë e Partisë dhe të popullit, Balluku, Dume, Çako, dhe Parllaku, nëpërmjet organizmave të shtetit jugosllav, sovjetik e, Traktatit të Varshavës…”/ Zbulohet akt-akuza e Aranit Çelës, që çoi në plumb tre gjeneralët
Dossier

“Kryeministri, ka dy ministra të tijët; tani ka gjithë shtetin në dorë; Hysni Kapon e urrente, u grindën në sy të shoferit dhe e zbriti…”! / Zbulohet dokumenti Sigurimit, korrik ’81, që alarmoi e tërboi Enverin

October 2, 2025
“Enver Hoxha u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i PKSh-së, në Labinot të Elbasanit, në mars ’43, pasi e propozoi…”/ Dëshmia e rrallë e Naxhije Dume Kerenxhit, ish-ministrja e parë në ’44-ën
Dossier

“Babai Shefqeti, më tregonte, se Enver Hoxha qëndronte me muaj në shtëpinë tonë në Labinot dhe flinte pikërisht në dyshekun e tij, por pas luftës…” / Dëshmia e rrallë se si u persekutua familja Baholli  

October 2, 2025
“Hekuran Maneku, një nga më aktivët kundër Mbretit Zog, që vrau gjeneral Gilardin dhe u dënua me vdekje, para pushkatimit, gjeti një gozhdë në qeli….”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Fierit, gusht 1936
Dossier

“Hekuran Maneku, një nga më aktivët kundër Mbretit Zog, që vrau gjeneral Gilardin dhe u dënua me vdekje, para pushkatimit, gjeti një gozhdë në qeli….”/ Ana e panjohur e Kryengritjes së Fierit, gusht 1936

October 1, 2025
“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi
Dossier

“Në 1952, i ndihmuar nga vëllai i tij, Tafili, merr me vete të shoqen e Ismail Balliut, me dy vajzat, që kërkonin të largoheshin dhe arratiset në Jugosllavi, ku…”/ Historia e panjohur e Hamit Lukës nga Funarësi

October 2, 2025
“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s   
Dossier

“Aty në burgun e Zenicës, UDB-ja jugosllave dhe aparati shovinist, kishin ngritur mbi mua një akuzë të fabrikuar, me dëshmi të rreme…/!  Dëshmia e ish-zyrtarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 29, 2025
“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut
Dossier

“Kur shefi i Shtatmadhorisë, Petrit Dume që ishte për inspektim te reparti i xhenjos, i tha ushtar Estref Hasanit; babai yt më ka vrarë vëllanë, – ai, pa iu trembur syri, ia kthehu…”/ Dëshmia e rrallë e Haxhi Balliut

October 1, 2025
Next Post
“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë…”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm

“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë...”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme