• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, November 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në kooperativën e Oroshit ngordhën 92 keca dhe u dërguan në kampin e Spaçit, pasi…”! / Zbulohet dokumenti sekret i 2 dhjetorit ‘76, kur të burgosurve politikë u jepej mish i infektuar nga sëmundjet!

“Të pajisemi me gurë, tulla, me hunj dhe leva, të mësyjmë vendrojet, të armatosemi e të nisim kryengritjen, – propozoi vlonjati Murat Marta, por Feti Kumaraku…”/ Historia e panjohur e Revoltës së Spaçit
“Në kooperativën e Oroshit ngordhën 92 keca dhe u dërguan në kampin e Spaçit, pasi…”! / Zbulohet dokumenti sekret i 2 dhjetorit ‘76, kur të burgosurve politikë u jepej mish i infektuar nga sëmundjet!
“Kur komandanti kampit, Çelo Arëza, e urdhëroi të lidhte një plak, kapter Mark ‘gjigandi’, iu kthye me fjalët që rrallë ndonjë xhelat i ka nxjerrë nga goja…”/ Historia e rrallë në burgun e Repsit
“Kur Pal Zefi, tha; ‘a ka mbet ndonjë shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit’, Pavllo Popa dhe Paulin Vata…”/ Refleksionet e gazetarit, në përvjetorin e Revoltës së Spaçit
“Edhe sot, dyzet e pesë vjet pas asaj ngjarje, s’e shpjegoj dot, misterin e pranisë së ushtarakut madhor, S.M., që në momentin e parë kur filloi revolta e Spaçit, pasi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Memorie.al

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al/ Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, me qindra dhe mijëra të burgosur politikë që vuanin dënimet në kampet dhe burgjet e ndodhura në disa rrethe të ndryshme të vendit, nga jugu në veri, përveç mungesës së të drejtave dhe lirive themelore më elementare të jetës së njeriut, u nënshtroheshin edhe kushteve çnjerëzore të punës e jetesës, ku një nga çështjet kryesore ishte ai u mungesës së ushqimit, apo cilësisë së dobët të tij, gjë e cila bënte që të dënuarit politikë (por dhe ata për faje ordinere), të arrinin deri në kufijtë e urisë!

Kjo gjë veç të tjerash është e njohur tashmë, edhe nga dëshmitë e kujtimet e dhjetëra ish-të dënuarve politikë, të cilat menjëherë pas shembjes së komunizmit në fillimin e viteve ’90-të, në shkrimet apo librat e tyre, si dhe emisione të ndryshme televizive, kanë treguar dëshmi rrëqethëse për sa i përket aspektit të urisë në kampe dhe burgje, kryesisht atyre të punës së detyruar dhe të internimit.

Siç kanë qenë: Vloçishti dhe Orman-Pojani që u hapën menjëherë pas mbarimit të luftës për tharjen e Kënetës së Maliqit në fushën e Devollit, ku të dënuarit detyroheshin të hanin edhe barishte, për të shuar sadopak urinë. Kjo gjë, pra uria permanente, vazhdoi edhe më pas në kampin e internimit të Tepelenës, në Urën Vajgurore, Kamza, Porto-Palermo, Ura e Bonës (Peqin-Elbasan), Kuçi, Bedeni, Thumana, e deri tek kampi i Rubikut, Repsit, Spaçit, Qafa e Barit, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

Ndërsa historitë e këtyre kampeve të punës së detyruar dhe jo vetëm, tashmë janë të njohura prej dëshmive të ish-të burgosurve politikë që kanë vuajtur vite të gjata dënimi aty, në këtë shkrim po publikojmë një dokument arkivor të rrallë me siglën “Sekret” (tashmë i de-klasifikuar), që i përket vitit 1976, ku nga vetë regjimi komunist (Ministria e Punëve të Brendshme), bëhet e ditur se si trajtoheshin të burgosurit politikë në ato vite, përsa i përket problemit të ushqimit, duke iu dhënë atyre për ushqim, mishin e bagëtive që sëmureshin dhe ngordhin për shkaqe të ndryshme. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti në fjalë i cili publikohet për herë të parë dhe me faksimilen përkatëse, nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR SEKRET ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË 3 DHJETOR 1976, FIRMOSUR NGA OFICERI DREJTIMIT PILO SHANTO

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                              S E K R E T                                            

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                            Ekzemplar Nr. 3                               

DEGA E PËRGJITHSHME                                                             Tiranë, më 2,12.1076

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 283

                                                               R R Ë S H E N I

Më 29 dhe 30.11.1976, në kooperativën bujqësore Orosh, sektori Mashterkorit, ngordhën 13 keca dhe 92 të tjerë u dërguan në repartin 303 në Spaç, për therje të sforcuar, pasi nuk kishte mundësi shpëtimi. Grupi operativ konstatoi se, nga trajtimi i keq i tyre, mbi 70 % e tufës është dobësuar dhe pesha mesatare e çdo keci, është 3.5 kg. Ky trajtim ka filluar qysh nga shkëputja e tufës nga qumështi, duke kaluar në bronkopneumoni. Çështja ndiqet./ Memorie.al

               KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME

                                  PILO SHANTO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në janar 1962, mbi qiellin e Tyringenit në Gjermaninë Lindore, u panë disa fletushka me mbishkrimin; nga P. P. e Shqipërisë, që bënin thirrje për...”/ Historia e panjohur që implikoi Tiranën zyrtare dhe Enver Hoxhën

Next Post

“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë...”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”

Artikuj të ngjashëm

“Të dhjetë kufomat në katedrën e Anatomisë të fakultetit Mjekësisë, që ishin me vrimat e plumbave në kokë, u vërtetua se u përkisnin…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore
Dossier

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

November 12, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 12, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

November 13, 2026
“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
Dossier

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

November 12, 2026
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
Dossier

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

November 10, 2026
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!
Dossier

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

November 9, 2026
Next Post
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”

“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë...”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme