• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Todi Thanasi ishte mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit dhe për të realizuar rolet, ai studionte më parë…”/ Historia e aktorit e regjisorit që iku i ri, por la gjurmë në teatrin e Durrësit dhe në kinematografi

Memorie.al / Në vitet e para të pas luftës, atëherë kur pak kush e kishte mendjen për shfaqje teatrore dhe jetë kulturore, disa të rinj durrsakë, ngritën në këmbë grupet amatoriale të qytetit. Në moshë fare të re dhe pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, po vetëm me dëshirën e mirë dhe pasionin për interpretimin aktorial apo të kënduarit, ata i dhanë jetë shumë shfaqjeve të vëna në atë kohë në skenë, në ish-kinemanë “14 Nëntori”, sot Pallati i Kulturës.  Në vitet 1947-’52, u përgatitën 36 premiera shfaqjesh të ndryshme, ndërkohë që viti 1953, shënoi vitin e krijimit të trupës profesioniste të teatrit të Durrësit. Ndërmjet shumë të rinjve që në atë kohë nisën të personalizoheshin me rolet e dramaturgjisë shqiptare dhe asaj të huaj, kryesisht sovjetike dhe kineze, si Nikolin dhe Meropi Xhoja, Teodor Rupi, Spiro dhe Vera Urumi, Vangjel Heba, Lufti Hoxha etj., spikat edhe emri i Todi Thanasit.  

I biri i tij, Gjergji, kur kujton rrëfimet e të atit për ato vite të para të angazhimeve skenike, tregon se Todi, i ishte futur rrugës së artit, nga pasioni që kishte për të interpretuar pjesë të ndryshme letrare. Pastaj në ato vite artisti kishte një status të privilegjuar dhe të rinjtë e shihnin si një hobi, që shumë shpejt u kthye në profesion.

Pas krijimit të trupës profesioniste, aktorët amatorë nisën të arsimoheshin. Disa prej tyre u dërguan për studime në ish-Bashkimin Sovjetik, ndërsa të tjerët ndoqën Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Vetëm vite më vonë, pas hapjes së Institutit të Lartë të Arteve, artistët vazhduan studimet e larta në vendin tonë. Si një ndër të parët artistë të grupeve amatore të qytetit të Durrësit, Todi u bë menjëherë pjesë e trupës profesioniste, të teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Me komedinë “Prefekti”, një nga pjesët më shumë të interpretuara të repertorit të grupeve amatoriale dhe më pas trupës profesioniste, Todi ka udhëtuar nëpër shumë kantiere ndërtimi, reparte ushtarake, kooperativa e hidrocentrale, në mbarë vendin. Së bashku me mikun e tij, Nikolin Xhoja, që luante rolin e prefektit, Todi ka krijuar në këtë komedi, një personazh shumë interesant, atë të shërbëtorit “Lija”, duke krijuar kështu një dyshe që është duartrokitur kudo.

Gjithashtu mund të lexoni

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

Ndërkohë nga adhuruesit e teatrit të atyre viteve, Todi kujtohet nga personazhi i “Sokratit”, emigrantit nga Amerika, në dramën “Mulliri i Kostë Bardhit”. Regjisor i kësaj pjese ka qenë i mirënjohuri Pandi Stillu, regjisori më i preferuar i Todit, siç rrëfen djali i tij, Gjergji. “Todi ka ditur gjithnjë t’i përshtatë personazhet e pjesëve ku ka interpretuar me tiparet dhe psikologjinë e banorëve vendas.

Kjo ka qenë si të thuash një përthyerje mjaft mjeshtërore e shumë veprave të huaja, personazhet e të cilave mund të mbeteshin hermetikë, po të mos kalonin nën prizmin e një adoptimi artistik, drejt realitetit shqiptar”,- shprehet gazetari Mark Brunga, që e ka njohur aktorin durrsak nga afër.

Pjesët teatrore

Në vitet ’60-të, në teatrin e Durrësit u bënë investime mjaft të rëndësishme. U fut teknologjia gjermano lindore, aparaturat ishin mjaft cilësore, skena ishte e rrotullueshme, ndërkohë që një pjesë e mirë e trupës, tashmë kishte mbaruar studimet jashtë vendit ose në Tiranë, kështu që dhe niveli i interpretimit artistik dhe ai regjisorial ishin përmirësuar ndjeshëm.

Megjithëse pjesa më e madhe e repertorit të teatrit, përbëhej nga dramaturgjia sovjetike apo ajo kineze, nuk munguan të viheshin në skenë edhe vepra të Shekspirit, Molierit, Korneit, Millerit etj. Në ato vite, megjithëse niveli i indoktrinimit të popullatës drejt parimeve të marksizëm-leninizmit, diktaturës së proletariatit, luftës së klasave dhe recetave të revolucionit te madh kulturor kinez ishte shumë i lartë, u realizuan shfaqje mjaft cilësore dhe publiku durrsak u njoh krahas veprave të autorëve sovjetikë apo kinezë, edhe me disa nga pjesët më të mira të klasikëve botërorë.

Kjo gjë nuk vazhdoi për një kohë të gjatë pasi në vitin 1966 mbas kongresit të V-të të PPSh-së, u spastrua repertori i teatrit nga drama e komedi të huaja me përjashtim të atyre kineze. Todi Thanasi ka interpretuar një numër të konsiderueshëm shfaqjesh teatrore, të dramaturgëve sovjetikë apo atyre kinezë. Përmendim këtu pjesët; “Ishulli i paqes”, komedia “Një ditë pushime”, dramat “Nderi i familjes”, “Era e lirë”, “Martesa e Gogolit”, rolin e shokut Pin, në dramën “Brezi i ri”, i autorit kinez Y Çen etj.

Në të njëjtën kohë ai ka interpretuar role të ndryshme në pjesët e dramaturgëve shqiptarë, si “Dasma e madhe” e Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit”, e Sulejman Pitarkës në rolin e Vehapit, “Fejesa me ngatërresë”, e Sami Vaqarrit, “Prapa lumenjve”, me regji të Sokrat Mios, “U mbyt gjemia”, me regji të Gjergj Vlashit etj. Krahas karrierës në teatrin profesionist të Durrësit, Todi Thanasi ka interpretuar role të ndryshëm në disa nga prodhimet kinematografike të Kinostudios “Shqipëria e Re””. Këtu përmendim filmat “Vitet e para”, “Plagë të vjetra”, “Komisari i dritës”, “Balonat” etj.

Miqësia me Nikolin Xhojën dhe Gjergj Vlashin

Numri mjaft i madh i shfaqjeve teatrore qe viheshin në skenë, i miqësonte aktorët e trupës që kalonin nën shoqërinë e njëri tjetrit shumë orë provash, apo orë në udhëtim drejt kantiereve dhe ndërmarrjeve të atdheut socialist, ku do të interpretonin shfaqjen e radhës. Por miqësia e lindur në skenë, vazhdonte edhe tej mureve dhe sallës së teatrit.

Megjithëse ishte i vogël në atë kohë, Gjergj Thanasi kujton takimet e shpeshta që i ati, Todi, bënte me disa nga emrat më të njohur të skenës durrsake, si aktorët Nikolin e Meropi Xhoja apo regjisorin Gjergj Vlashi. “Shpesh, për të evituar që unë të kuptoja se çfarë flisnin, ata nisnin të komunikonin në italisht apo rusisht dhe unë mërzitesha, sepse nuk i kuptoja ato gjuhë.

Për të më marrë me të mirë, më jepnin lekë të blija ëmbëlsira dhe ato takime shndërroheshin në mjaft pozitive për mua, pasi ngopesha me të ëmbla”, – kujton me shaka Gjergji. Bisedat rreth teatrit dhe jo vetëm ishin të përhershme mes këtij grupi shoqëror që lidhjet e vendosura në skenë i kishin transferuar edhe në rrafshin njerëzor.

Thanasi, si regjisor dhe dramaturg

Krahas interpretimit të shumë roleve në teatër, Todi Thanasi është marrë edhe me regjisurën e pjesëve teatrale, që janë vënë në skenë në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Kryesisht këto vepra kanë qenë të dramaturgëve sovjetikë, të vetmit që arrinin të çanin perden e hekurt të regjimit të kohës. Todi ka bërë regjinë e dramës “Invadimi”, të autorit sovjetik L. Llomov, “Biri i humbur”, i E. Ranet, etj.

Një vend të rëndësishëm në karrierën artistike të Todi Thanasit, zë edhe krijimtaria e tij letrare. Kështu biri i tij Gjergji, kujton se Todi ka shkruar dy drama: “Çika e Dukagjinit” dhe “Komandanti i guerilëve”. Të dy dramat janë bazuar në jetën e dy personazheve mjaft të njohur për publikun e asaj kohe. Historia tragjike e Shkurte Pal Vatës, e cila humbi jetën në një kantier për ndërtimin e hekurudhës, e zënë përfund nga dheu, i shërbeu Todit si shtysë për të shkruar dramën e tij.

Ndërkohë figura e Vojo Kushit, heroizmi i të cilit ishte përjetësuar në shumë libra historie dhe vepra të ndryshme që flisnin për Luftën Nacionalçlirimtare, shërbeu si personazh kryesor për dramën e dytë të shkruar nga artisti durrsak. Në vitet e fundit të jetës, kur vuante nga zemra ai u tërhoq nga interpretimi, por nuk u nda nga teatri.

Vazhdoi të punonte aty për mirëmbajtjen e arkivit të sa e sa veprave, që ai dhe shumë kolegë të tij kishin interpretuar gjatë atyre viteve. Në shkurt të vitit 1982, ai u nda nga jeta duke lënë pas kujtimin e një njeriu dhe artisti që i dha shumë qytetit të tij.

Mark Brunga për Todi Thanasin

Gazetari e publicist i njohur Mark Brunga, shprehet: “Todi Thanasi ka qenë një aktor që është shuar shumë shpejt, por miqtë e tij e kanë vlerësuar së pari si njeri dinjitoz në marrëdhënie me njerëzit, si dhe mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit. Personazhet ai i realizonte duke studiuar me parë rolin, në kontekst të vendit nga ishte me origjinë personazhi që do të interpretonte artistikisht, duke e përshtatur atë më pas me tiparet dhe psikologjinë e banorëve vendas.

Kjo ka qenë si të thuash një përthyerje mjaft mjeshtërore e shumë veprave të huaja personazhet e të cilave mund të mbeteshin hermetike, po të mos kalonin nën prizmin e një adoptimi artistik drejt realitetit shqiptar. Ai të bënte për vete me lojën e tij njerëzore e plot kolorit.

Mbaj mend kur është vënë në skenë vepra dramatike “Mulliri i Kostë Bardhit”, i shkrimtarit Naum Prifti. Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ka qenë vazhdimisht plot, por ajo që ishte e veçantë, ishte se spektatorët nuk ishin vetëm të moshës së aktoreve ose të moshës së mesme, por ajo ishte e mbushur nga plot të rinj.

Madje jo vetëm gjimnazistë, por edhe të shkollave 8 vjeçare të asaj periudhe, të cilët rrinin mjaft urtë, duke ndjekur si të hipnotizuar lojën aktoriale të një tresheje mjaft të njohur në atë periudhë: Todi Thanasi, Nikolin Xhoja dhe Teodor Rupi.

Dialogët brilant në pastërtinë e zërit si dhe tekstet e ndërthurura me një kolorit të rrallë, kanë bërë që kjo vepër, e interpretuar nga këta aktorë, të kujtohet vazhdimisht. Tashti që të tre janë larguar nga jeta, duket sikur përsëri nxjerrin njeri tjetrin nga humnerat e harresës, për të qenë të pranishëm me artin e bukur që i dhuruan banorëve të qytetit të tyre të dashur”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji...”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Next Post

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet...”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet...”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!