• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ajo që dëgjova për Kosovën në ‘Sallën e Kollonave’, ku ishin dhe disa parlamentarë të majtë italianë, të sapo kthyer nga Beogradi e takimet me Millosheviçin, ishte skandaloze…”/ Dëshmia e profesorit nga Italia

“Kur u ktheva në Kosovë pas viteve ’90-të, njerzit s’më afroheshin e më shikonin me dyshim, si ish-i burgosur në Shqipëri, dhe…”/ Dëshmia e mjekut Jetullah Gashi
“Ajo që dëgjova për Kosovën në ‘Sallën e Kollonave’, ku ishin dhe disa parlamentarë të majtë italianë, të sapo kthyer nga Beogradi e takimet me Millosheviçin, ishte skandaloze…”/ Dëshmia e profesorit nga Italia
Intensifikimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë
“Tashmë Kosova është si shtëpia ime e dytë, pasi kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtares kanadeze, që shërbeu në 1998-ën në Drenas
“Tashmë Kosova është si shtëpia ime e dytë, pasi kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtares kanadeze, që shërbeu në 1998-ën në Drenas
Krimet special të luftës, të kryera nga Serbia me bombat e NATO-s, në Korishë

Nga Prof. Mehdi Shkreli

Memorie.al / Ishte një natë e ftohtë e marsit të vitit 1999. Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i bombardimeve ajrore të NATO-s, që synonin të ndalonin çmendurinë e politikës serbe, gjenocidin dhe masakrat ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Në Rimini, Itali, në ‘Sallën e Kolonave’, në një seancë të hapur për publikun, mblidheshin grupimet e majta politike, me pjesëmarrjen edhe të disa parlamentarëve të kësaj ngjyre politike, që në atë kohë ishte edhe në pushtet, për të diskutuar, propozuar dhe për të kërkuar zyrtarisht pushimin e menjëhershëm të fluturimeve ajrore të NATO-s nga territori italian, drejt Kosovës. Në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm asnjë kosovar apo shqiptar, por kishte të ftuar serbë, madje edhe me tituj akademikë.

U njoftova rastësisht dhe vrapova për të marrë pjesë. Ajo që dëgjova ishte me të vërtetë skandaloze. U tha se tërë historia e Kosovës, lindja dhe lulëzimi i saj, fillonte e mbaronte me lindjen dhe lulëzimin e shtetit serb, në shekujt XI-XIII-të dhe se tërë kultura serbe, qenka vetëm në Kosovë. Disa nga parlamentarët e majtë, që ishin të pranishëm, sapo ishin kthyer nga Beogradi, ku ishin takuar në mënyrë të fshehtë dhe jozyrtarisht, personalisht me Millosheviçin.

Meqenëse në mbledhje arrita pak me vonesë, një i njohuri im, nën zë me tregoi se Millosheviçi, u paska thënë këtyre zotërinjve, ndërmjet tjerash, se; “Amerika po e bën luftën, vetëm për të vendosë një bazë ushtarake në Kosovë, e se po të ma kërkonin mua, do t’ia jepja dhe nuk do të kishte më arsye që të luftonte kundër Serbisë, prandaj duheshin ndaluar menjëherë bombardimet ajrore të NATO-s”! Ndërmjet tjerash Millosheviçi kishte paraqitur një hartë, ku Kosovës i mungonin territoret në veri, që së bashku me Mitrovicën dhe rajonet minerale, i ishin bashkuar Serbisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Një hartë e tillë faktikisht u publikua më vonë edhe nga mediet italiane dhe u paraqit si mundësi zgjidhjeje e konflikteve në Kosovë. Përse paraqiten nga Millosheviçi serbët, sikur nuk janë në gjendje të jetojnë me kombësi të tjera?! Përse tërë tokat ku banojnë edhe serbë, duhet t’i bashkohen Serbisë?! Kush e kërkon këtë?! Fantazma e Millosheviçit?! Kriminelët e tipit “Mlladiç”, apo ndokush tjetër?!

Po të ndjekim një logjikë të tillë, ultra-nacionaliste, Shqipërisë duhet t’i bashkohen shumë territore, që sot ndodhen në Serbi, Maqedoni, Greqi, Kosovë e Mal të Zi. Hungarisë gjithashtu, etj. Një ide e tillë do të thotë të destabilizohen tërë rajonet e Ballkanit. Në interes të kujt ishte një politikë e tillë? U zemërova shumë. Kuptova se ndaj popullit të shumëvuajtur shqiptar të Kosovës, duke i hequr tërë rajonet e industrializuara, dëmtohesh tërë ekonomia e saj si dhe tregu minimal i brendshëm, që siguron ekzistencën e një shteti, po i përgatisnin Kosovës një të ardhme në varfëri.

Propozonin të njëjtën gjë që bënë me Shqipërinë në vitin 1913, kur brenda kufijve të shtetit shqiptar, mbeten vetëm kënetat e malet e thepisura, ndërsa fushat e pllajat pjellore, iu dhanë si dhuratë shteteve fqinjë. Kërkova me këmbëngulje dhe mora fjalën. Pasi bëra një hyrje historike për disa injorantë në lëndën e historisë e, që ishin të pranishëm, fola duke ngritur zërin, se kjo mbledhje ishte një turp për shoqërinë demokratike italiane, e cila kishte jo vetëm detyrë të vazhdonte luftën si anëtare e NATO-s, për ndalimin e agresionit e gjenocidit të çmendur serb në Kosovë, por edhe të mendonte për të ardhmen e këtij rajoni, në mënyrë që popujt tanë fqinjë të jetojnë në paqe, në respekt reciprok e në begati. Një ndarje e Kosovës është e papranueshme.

Popujt e Ballkanit kanë pranuar kurdoherë bashkëjetesën në shoqëri shumetnike, shumë fetare e shumëkulturale. Janë politikat e të tjerëve që e kanë sulmuar dhe dëmtuar këtë dhunti të popujve tanë. Asnjë gur nuk duhet dhe nuk mund t’u hiqet më trevave shqiptare. Mendojë se kanë kaluar tashmë ato kohëra kur ministra të jashtëm të korruptuar, në pizhame e duke pirë çaj vizatonin shtrembër hartën e Shqipërisë, duke lënë jashtë saj më shumë se gjysmën territoreve etnike.

Minoritetet që ndodhen në Kosovë, duhet të jenë faktor paqeje dhe i dialogut ndërmjet shteteve fqinjë dhe jo të shfrytëzohen për të realizuar qëllime gjeopolitike të të tjerëve, përmes mbjelljes të koncepteve mendjeshkurtër e anakronikë nacionalistë, në dëm të koncepteve moderne evropiane. Nacionalizmi, zakonisht është vrima apo strofka e fundit që zgjedhin maskarenjtë politikë e të korruptuar, për të shpëtuar kokën dhe për të vazhduar të mbushin xhepat e tyre.

Një funksionar i lartë i qeverisë kishte ardhur nga Roma. Mori fjalën, dhe më dha të drejtë. Ai foli me ton zyrtar dhe të çliruar nga ideologjia e majtë e super-pacifiste. Pasi hodhi poshtë pretendimet e parafolësve, që kërkonin ndalimin e menjëhershëm e pakushte të bombardimeve ndaj Serbisë, u shpjegoi të pranishmëve se qeveria italiane, do të kryejë me përpikmëri detyrat si anëtare e NATO-s. Dhe ashtu u bë.

Kosova u çlirua nga NATO e njëherë e përgjithmonë nga pushtimi i huaj. Kosova tashmë jeton me një administratë, organizim dhe institucione shtetërore, që shumë shtete në botë mund ta kenë zili. Shteti i ri Kosovar, i lindur dhe i ndërtuar tashmë me ndihmën dhe këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, pret vetëm aktin formal të shpalljes zyrtare dhe të njohjes ndërkombëtare.

Politika serbe nuk ka përse të ndjekë sot planet politike dhe hartat e Millosheviçit, që me ultra-nacionalizmin e inatin e tij, ndezi Ballkanin flakë për dhjetë vite radhazi. Historia e sotme akoma nuk përcakton qartë se interesat e kujt mbrojti Millosheviçi? Kujt i shërbeu? Bëj këto pyetje, pasi Millosheviçi dhe të tjerët ultra-nacionalistë që ndjekin rrugën e tij, sigurisht nuk i shërbejnë interesave të popullit paqësor serb.

Plani i Ahtisaarit, është një plan ku shumica shqiptare i bën shumë lëshime pakicës serbe. Pakica serbe që jeton në Kosovë, parashikohet në planin e Ahtisaarit të vendoset në pozita të privilegjuara politike, ekonomike e sociale. Ajo parashikohet të trajtohet me shumë kujdes nga dy shtete kufitare, Kosova dhe Serbia, pasi do të jetë urë lidhëse ndërmjet tyre.

Evropa nuk mund dhe nuk duhet të pranojë më ndarje territoriale për hir të kombësisë, të besimit fetar apo të premtimeve sekrete që ndonjë diplomat i ka bërë Millosheviçit. Sot është koha e bashkimeve dhe jo e ndarjeve. Për popujt e Ballkanit, duhet të ketë vetëm një kombësi; “të qënurit qytetar i Evropës”, që sa më parë urojmë ta kenë si shqiptarët, ashtu edhe serbët.

Zgjatja e procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës, planet e premtimet e fshehta të diplomacisë së huaj, dritëshkurtër dhe të nëndheshme për ndarjen e Kosovës, vetëm sjellin destabilitet në rajon dhe zgjasin afatet për shqiptarët, serbët e komunitetet e tjera të Kosovës, që të marrin nënshtetësinë e re evropiane. Memorie.al

(Ky shkrim është botuar fillimisht në Itali, më 6 Gusht 2007)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kushdo që, ka një influencë, ose i shkon fjala te një nëpunës i Shtetit ose te një antar’i Dhomave Legjislative, merr të holla ose përfitime të tjera, dënohet me...”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?

Next Post

"Koloneli i mërzitur tha; më ka ardhur në majë të hundës kjo detyrë e mallkuar, jam oficer madhor, por drejtoj një fermë bujqësore këtu në Burrel, ndaj shokët e mi më...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit
Dossier

“Hasijen e kam pas motër, kurse Hamitin burrin e motrës dhe me të kena shkue vazhdimisht mirë, por ditën e fundit që ata dolën prej shtëpie…”/ Dëshmia në hetuesi e Bukurie Xhemal Xhaferit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Edhe pas goditjeve me dru që më bënte hetuesi Siri Çarçani në kokë e trup, duke më la në gjak, po u mbajsha në këmbë, por kur ai kapi një dru të ndezur nga stufa…”!/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 8, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Fadil Rizai dha jetën në krye të detyrës prandaj ai të shpallet ‘Dëshmor i Ndërtimit të Socializmit’, ose t’i jepet një Medalje Trimërie, sepse dhe si familje…”/ Letra për Degën e Brendshme të Shkodrës

May 8, 2025
“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat
Dossier

“Nga Shaska, Kokoshi, Vranari, Lepenica, te Leskaj, Gjikuria, etj.,…”/ Dokumenti sekret i vitit 1960, ku Komiteti Ekzekutiv i Vlorës shpallte 84 familje kulake nga qyteti e dhjetëra të tjera nga fshatrat

May 8, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 7, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kam 6 vjet gruan pa punë, jetoj me 1 mijë lekë të vjetra në muaj, jetë fukarenjsh, prandaj të tradhtuen shokët e tu, Beqir Balluku me Petrit Dume e Parllakun, se…”/ Letra e Hamit Myrtja për Enver Hoxhën

May 8, 2025
Next Post
“Koloneli i mërzitur tha; më ka ardhur në majë të hundës kjo detyrë e mallkuar, jam oficer madhor, por drejtoj një fermë bujqësore këtu në Burrel, ndaj shokët e mi më…”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

"Koloneli i mërzitur tha; më ka ardhur në majë të hundës kjo detyrë e mallkuar, jam oficer madhor, por drejtoj një fermë bujqësore këtu në Burrel, ndaj shokët e mi më...”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!