• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Për të kuptuar pse Kadare nuk e fitoi ‘Nobelin’, duhet të kalojmë nga romani i tij profetik, të harruar krejtësisht në…»/ Refleksionet e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur italian

Kadare dhe pëlhura e imtë e fatit
“Për të kuptuar pse Kadare nuk e fitoi ‘Nobelin’, duhet të kalojmë nga romani i tij profetik, të harruar krejtësisht në…»/ Refleksionet e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur italian
Kalendari Historik 28 Janar 2022

Nga Giulio Meotti

Kadare : «Kemi të drejtën tonë të bëjmë pjesë të familjes evropiane të popujve, falë traditës sonë katolike të varrosur nga shekuj islami dhe komunizmi»

Memorie.al / Një shkrimtar i madh, jo një shkrimtaruc si ata që bëjnë apele dhe marrin çmimin ‘Nobel’. Ismail Kadare, antikomunisti shqiptar që dashuronte Europën, nuk merrte pjesë në meshën e kënduar të relativizmit dhe ishte autor i një romani profetik, mbi rrethimin islamik, që sot nuk do ishte botuar kurrë. Një nga një, pas Philip Roth, Cormac McCarthy dhe Milan Kundera, shkrimtarët e fundit vërtet të mëdhenj po ikin dhe na ngelën shkrimtarucët.

Ismail Kadaré ishte romancieri më i rëndësishëm shqiptar i 900’ dhe ka përshkruar vendin e tij, duke ju kundërvënë diktaturës komuniste («një ferr», shkroi), e cila e detyroi të rishkruante qindra faqe, të romaneve të tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

I lidhur me Italinë përmes «Komedisë Hyjnore», Kadare, për të cilin shpesh flitej si fitues i mundshëm i çmimit ‘Nobel’ për letërsinë, vdiq dje në moshën 88-vjeçare.

Por Kadaré, ishte një nga ata shkrimtarët e rrallë, të egziluar dhe humanistë, që kuptonte çfarë loje po luhej në kohërat tona. Nuk «krekosej».

Nuk firmoste apele të kota, por në një artikull në “Le Monde” pas atentateve të Parisit të vitit 2015, Kadaré shkroi në të kundërt, se Europa ka «jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të mbrojë vetveten, për veten dhe për të gjithë të tjerët”.

Kadare fliste për Europën si ; “kontinenti që ka dhënë më shumë se të gjithë të tjerët”. Por ai e shihte atë si pre.

“Pavarësisht hijes së saj prej një gruaje të madhe, Europa nuk ka qenë kurrë e paprekshme. Madje ndodhi që dy gadishuj të saj – gadishulli Iberik dhe gadishulli Ballkanik – ju morën me dhunë në shekujt që na paraprinë”.

Kadaré e dinte se i përkiste një populli që ka humbur Europën dy herë, gjatë pushtimit osman dhe diktaturës komuniste. “Duhet të themi të vërtetën”, pati shkruar Kadaré.

“Nuk mund të mohojmë që në tre mijë vjet, Europa ka prodhuar 80 deri në 90 për qind të thesareve shpirtërore”, filozofisë, letërsisë, artit, demokracisë, lirisë së shprehjes.

Thesare shpirtërore? Parlamenti Evropian, ka miratuar një rezolutë, që thotë se ; Europa është vetëm një grumbull keq bërjesh.

Kadaré ëndërronte një Evropë, që nuk është më dhe thoshte që edhe e ardhmja e Shqipërisë së tij, qëndronte në Europën e shpirtit dhe kulturës, për shkak të rrënjëve të saja të lashta europiane dhe të krishtera.

Ne, shkruante Kadare, kemi të drejtën tonë të bëjmë pjesë të familjes europiane të popujve, falë traditës sonë katolike të varrosur nga shekuj islami dhe komunizmi. Për këtë Kadare u akuzua edhe për «islamofobi». Si atëherë kur morri Çmimin «Jerusalem»

Në të dhënit të çmimit ‘Nobel’ për vitin 2021, shkrimtarit tanzanian, Abdulrazak Gurnah, fjalët kyçe në arsyen e dhënies qenë: “kolonializëm”, “refugjatë” dhe “Kurani”. Anders Olsson, shkrimtar dhe kritik letrar, që drejton komitetin e çmimit Nobel, foli gjithashtu për nevojën që të “braktisim eurocentrizmin”.

Kadare ishte pikërisht e kundërta, një shkrimtar krenar për eurocentrizmin dhe që hidhte poshtë meshën e kënduar të relativizmit multikulturor.

“Të jesh i majtë, do të thotë të shohësh Tjetrin, qoftë malian apo kinez, heteroseksual apo homoseksual, katolik, hebre apo mysliman, cigan apo i pastrehë, kriminel apo pedofil, si më parë të ngjashëm me veten dhe jo të ndryshëm”, shkroi Annie Ernaux, komunistja franceze që, patjetër, fitoi çmimin ‘Nobel’ në vitin 2022, në vend të Kadaresë.

Tjetri, nuk është i huaji, por i Njëjti që duhet mbrojtur nga racizmi ynë dhe multikulturalizmi do të na çlirojë nga një shoqëri e lidhur me “rrënjët” e saj.

Por për të kuptuar pse Kadaré nuk e fitoi ‘Nobelin’, duhet të kalojmë nga romani i tij profetik, të harruar krejtësisht në ato pak nekrologe të sotme, në shtypin konformist italian. Sot jo vetëm që nuk do të botohej kurrë por, nëse do ta botonin ndonjëherë, do t’i vlente një dënim me vdekje. Memorie.al

Giulio Meotti është gazetar i gazetës «Il Foglio» (www.ilfoglio.it) prej vitit 2003. Është autor i shumë librave, nga të cilët të fundit të përkthyer në gjuhë të ndryshme janë; «Fundi i Europës» (çmimi ‘Capri’), «Barbarët e rinj», «Sundimi i ëmbël», «Seksi i ëngjëjve dhe harresa e Perëndimit», «E shtuna e zezë», «Papa i fundit i Perëndimit».

Shkrimi i mësipërm kushtuar Kadaresë dhe publikuar në Itali një ditë pasi ai u nda nga jeta, është përkthyer në shqip nga Zhirajr Mokini dhe është marrë nga Buletini i gazetarit Giulio Meotti, me leje të autorit.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik  

Next Post

“Nuk do ta harroj kurrë, atë që më tha përmetari Spiro Gjoka, atë ditë të vitit 1982, kur më ri-arrestuan xhaxhanë tim, Musën, në Savër...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm
Art & Kulture

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
“Todi Thanasi ishte mjaft kërkues për rritjen e shkallës së aktrimit dhe për të realizuar rolet, ai studionte më parë…”/ Historia e aktorit e regjisorit që iku i ri, por la gjurmë në teatrin e Durrësit dhe në kinematografi

June 1, 2025
“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!

May 31, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja

May 27, 2025
“Ç’farë më tha para vetëvrasjes Llazi Serbo dhe çfarë shkruante ai në letrën testament…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të ngushtë të aktorit të famshëm, që kishte idhull Bekim Fehmiun dhe e “imitoi” atë…!

May 25, 2025
Next Post
“Nuk do ta harroj kurrë, atë që më tha përmetari Spiro Gjoka, atë ditë të vitit 1982, kur më ri-arrestuan xhaxhanë tim, Musën, në Savër…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit politik

“Nuk do ta harroj kurrë, atë që më tha përmetari Spiro Gjoka, atë ditë të vitit 1982, kur më ri-arrestuan xhaxhanë tim, Musën, në Savër...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!