• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Nuk do ta harroj kurrë, atë që më tha përmetari Spiro Gjoka, atë ditë të vitit 1982, kur më ri-arrestuan xhaxhanë tim, Musën, në Savër…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit politik

“Nuk do ta harroj kurrë, atë që më tha përmetari Spiro Gjoka, atë ditë të vitit 1982, kur më ri-arrestuan xhaxhanë tim, Musën, në Savër…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit politik
“Hane Sina dhe i biri, Beqiri, janë dy ‘ikona’ të kalvarit të vuajtjes në regjimin komunist të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, pasi ajo familje…”/ Refleksione të gazetarit të njohur nga SHBA-ja
“Dr. Kalivopulli, i diplomuar në Athinë, 50 vjet në shërbim banorëve të Gjirokastrës, vdiq në burgun e Burrelit në shkurt 1964, pasi bëri grevë urie dhe…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
“Nuk do ta harroj kurrë, atë që më tha përmetari Spiro Gjoka, atë ditë të vitit 1982, kur më ri-arrestuan xhaxhanë tim, Musën, në Savër…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit politik
“Në Kampin e Semanit, Myrteza Bajraktari tha se: legata jugosllave e ka marrë vesh ngjarjen e plagosjes, pasi ajo nuk ruan lopët e dhitë, por…”! / Deponimet e bashkëpunëtorit “Paketa”!
Publikohet kartolina që Elsa Koch, ia dërgoi shoqes së saj, Vera Dema, në Savër dhe dëshmitë e bashkëvuajtësve, si i kanë njohur 3 vajzat gjermane…

Nga BEQIR SINA

Memorie.al / Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Papa Francesku, u prek nga angazhimi dhe dëshmia e besimit të Shqipërisë. “Duke kujtuar dekadat e vuajtjeve të egra dhe persekutimin e ashpër kundër katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve, mund të themi se Shqipëria, ishte një vend i martirëve: shumë peshkopë, priftërinj, burra e gra besimtarë dhe laikë, paguan besnikërinë e tyre me jetën e tyre”, tha Papa Francesku, në një fjalim të tij.

Më kujtohet si sot ajo ditë e vitit 1982, kur në fushën që e kishim mbrapa barangave në kampin e internimit në Savër, fushën që mblidheshim çdo ditë për t’u argëtuar, aty te kallamat, i thonim ne – Spiro Gjoka, “Xhaxhoja”, i cili ishte një burë me të vërtet fisnik, atëhere rreth të gjashtëdhjetave, në ritualin e tij të çdo mbrëmje – asaj shëtitjes së mbrëmjes, kur ktheheshim nga puna, me futi krahun dhe diç më tha, ashtu gojë ëmbël dhe plot mirësi, urtësi e mençuri.

“Ne, vetëm duhet të mbetemi gjallë, Beqir djali, ngase ne jemi ata që besojmë në Zot, dhe kemi përse për të jetuar”! Si çdo i ri, i asaj kohe, që ka përjetuar thellë në zemrën e tij, – persekutim komunist edhe sot e kësaj dite, nuk arrita ta mësojë, atë se përse ma tha dhe çfarë desh të më thoshte……Xhaxhoja!

Gjithashtu mund të lexoni

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

Pikërisht, ato ditë të vështira, mua më kishin marrë dhe futur në burg xhaxhanë, me të cilin jetonim bashkë në një barangë dhe të njëjtën banesë. Në një dhomë, ishte xhaxhai im Musai, me gruan Myrveten, dhe tre fëmijët, dhe dhomën tjetër, e kisha unë me nënën dhe gruan, atëhere sapo i martuar (katër muaj).

Thashë, me vete se me siguri që më shumë “Xhaxhoja”, ma tha këtë fjalë, për të më dhënë “pak zëmër” dhe, të mos e përjetoja shumë shpirtërisht, atë burgosjen e katërt, të xhaxhait tim Musës, për agjitacion e propagandë Neni 55 i Kodit Penal.-

Sepse, nga ajo bisedë që nisi si më lart, ai shumë shpejt humbi më pastaj në kujtimet e tij, duke rrëfyer episode mbi jetën e burgut, atë të qelive të Burrelit, ku e kishte njohur xhaxhain tim Musën, dhe shumë prej tyre, nga ata të cilët kishin vdekur në burg, apo vdekur mbasi kishin dalë nga burgu…! Kisha kohë që kisha menduar, dhe nuk mundesha pa e kujtuar Xhaxhon, e kampit të internimit, në Savër.

Spiro Gjokën, i cili ishte ashtu i dashur dhe i respektuar për gjithë Savrën, jo vetëm për ne që jetonim në baranga e kashtës dhe kartoserës, por për gjithë savranjakët, të cilët si unë, ruajnë edhe ata kujtimet më të bukura, me Spiro Gjokën.

Vazhdimisht, me miqtë e mi, bashkëvuajtësit, dhe, savaranjakët me të gjithë ata që u rritëm bashkë, u interesova të gjejë më shumë informacion për të, por ja që; përveçse dy tre shkrimeve për të dhe katër pesë fotografive, të Jutta Benzenberg – (Saver 1991) fotografes gjermane, që ka vizituar kampin e Savrës më 1991, ku tregohet se si e gjeti “demokracia” Spiro Gjokën, në barangat e kampit të internimit në Savër, me Nënë Lekën (Lekania), nuk munda të gjejë tjetër.

Fotografitë e Jutta Benzenberg, kishin shumë gjurmë që dukeshin, se si na gjeti demokracia. Aty dukeshin si ato pikëza të vogla loti – që kishin rrëshqitur nëpër vragat e pleqërisë dhe e kishin bërë edhe më fisnike, foton e tij njeriu, me atë kujtimin tim të paharrueshëm me “Xhaxhon”, që: “Ne vetëm duhet të mbetemi gjallë Beqir djali, ngase ne jemi ata që besojmë në Zot, dhe kemi për të jetuar”!

“Xhaxhon” – Spiro Gjokën, e takova për herr të fundit, tre ditë para se të largohesha nga Savra dhe Shqipëria, më 17 dhjetor, 1990, dhe, i thashë: -“Po e provojmë edhe një herë, mbasi ‘dështova’ dhe shkova me vonesë në Tiranë, kur u hapën ambasadat”. Xhaxho u mallëngjye me të vërtet.

– “Beqir, – më tha: – Ti ke për ikur dhe shëndosh e mirë, sepse me ty dhe familjen tënde, gruan dhe fëmijët, janë lutjet e Nanë Hanes, lotët e nënës tënde, që megjithëse përjetojë gjithë atë dhimbje, asnjëherë ajo, ‘me bukë e pa buk, këmbë zbathur sture fushave të Myzeqes, u rriti ju, duke ju lutur për çdo ditë Zotit – e asaj Kishës së Laçit. Edhe, kështu besoj që sot me ty dhe familjen tënde, vërtet që janë lutjet e lotët e saj”!

Aty më përqafoi dhe më puthi në kokë, dhe nuk foli më……..!

U ndamë për të mos u parë më – sepse, kur unë u ktheva për herë të parë mbas 17 vjetëve në Shqipëri, Nën Lekja (Lekania) dhe “Xhaxhoja” – Spiro Gjoka, kishin vdekur…!

Spiro Mimi Gjoka, lindi në Përmet në vitin 1923. Më 21 shkurt të viti 1969, është dënuar për “agjitacion e propagandë”, me 6 vjet burg (Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 273-274)

Ndërsa, në memoaret e publikuar në rrjetet sociale, lexova edhe një rrëfim të Spiro Gjokës, i cili në vitet e demokracisë, ka rrёfyer edhe miqsinё e tij me Padёr Mëshkallёn (1991), të cilën po e publikoj këtu, pa asnjë shkurtim.

Rrëfimi i Spiro Gjokës, për njohjen e tij me Padёr Pjetёr Mёshkallёn

“Nёse s’gabohem, me Padër Pjetër Mëshkallën, jam njohur për herë të parë, nё mars tё vitit 1970…! Mbi 50 tё burgosur, transferoheshim me auto-burg, nga Kampi i Spaçit, nё Kampin e Vlorёs.

Mbas formaliteteve tё kontrollit e tё stërkontrollit, që ishin krejt tё zakonshme, u ndamё nё kapanone, na caktuan vend-fjetjet, brigadat e punёs, tavolinat e ngrёnies, batanijet e gjithçka tjetёr.

Pas disa ditёsh e shoh vёllanё tim, Sotirin, tё arrestuar para meje, tek bisedonte me njё plak tё imët, bile tepёr tё imёt, por jo fort tё thinjur.

Mё bёri pёrshtypje sjellja dhe afrimiteti i tij me kёtё njeri. Kur e pyeta pёr tё, ai mё tregoi se ishte Padёr Mёshkalla, pёr tё cilin nё tё vёrtetё kisha dёgjuar shumё, por qё s’kisha arritur ta njihja.

Hyra në hollësi, tё dija si e kish njohur ai, si qe krijuar gjithё ajo afёrsi qё mё bёri pёrshtypje. Vёllai mё mё tregoi, se qe njohur nё dhomёn nr.8 tё “Burgut 313” tё Tiranёs, (Kaushi) e cila quhej ndryshe dhe “dhoma e armiqve”…!

Aty sipas praktikave tё asaj kohe, bёhej grumbullimi nga gjithё burgjet dhe më pas bёhej shpёrndarja nёpёr kampe. Duke qёnё se im vlla ishte mё i ri dhe i pёrballonte mё lehtё vёshtёrsitё dhe tё ftohtit e birucёs, dhe meqё ishte i pajisur mё mirё nga shtёpia me ushqime dhe veshmbathje, pat treguar njё kujdes tё veçantё, pёr atë plak, nё kushtet e vёshtira tё birucёs, gjё pёr tё cilёn ai i qe mirënjohёs.

Kёshtuqё ata ishin lidhur me njё respekt reciprok ndaj njёri tjetrit. I shihja qё rrinin shpesh bashkё, shёtisnin bashkё nёpёr pajtoz, ktheheshin bashkё nga puna, kështu edhe mua m’u dha rasti tё njihesha me tё.

Faktikisht, unë kisha dёgjuar shumё pёr Padёr Mёshkallёn, jo vetёm nga klerikёt, tё cilёt ishin me shumicё nёpёr burgje, e me shumё prej tё cilёve kisha miqёsi e njohje, si Dom Mark Hasin, Dom Nikollё Mazrekun, Dom Mikel Koliqin, Dom Ndoc Sahatçia, por edhe nga njerёz tё thjeshtё, apo dhe intelektualë me kulturё.

Tё gjthё flisnin me respekt tё thellё e konsideratё tё veçantё pёr tё. Flija pёrbri njё prifti tё paralizuar, emri tё cilit tani nuk po mё kujtohet. Pёr ne mё tё rinjtё, qe njё ligj i pashkruar, hyzmeti dhe pёrkujdesja pёr mё tё vjetrit dhe tё sёmurёt.

Padёr Mёshkalla mё kishte vёnё re, pёr kujdesin qё tregoja ndaj atij plaku dhe sё bashku me vёllanё tim, Sotirin, m’u afrua duke mё falenderuar. Qё nё bisedёn e parё me tё, u vёrtetuan shumë prej atyre qё thuheshin pёr atë njeri e klerik te shquar.

Kёshtu qё prej asaj dite, kisha hyrё dhe unё nё rrethin e madh tё miqve tё tij. Takoheshim shpesh diskutonim pёr probleme tё ndryshme pranё tij edhe pse çdo ditё burgu, ёshtё e gjatё, koha kalonte pa u ndjerё.

Nё burgun e Vlorёs, ne njiheshim mirё me njёri tjetrin, megjithatё bashkё mbanim mё pak lidhje, sepse ishin mё tё shumtё tё rinjtё, qё kёrkonin tё plotёsonin kulturёn e tyre nga ndejtja me Padёr Mёshkallёn, ishin tё shumtё ata qё mësonin gjuhё tё huaja dhe pёr gjithçka, u duhej tё konsultoheshin me tё, kёshtu qё unё nuk dёshiroja t’i “haja” kohё nё punёn e tij”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Për të kuptuar pse Kadare nuk e fitoi ‘Nobelin’, duhet të kalojmë nga romani i tij profetik, të harruar krejtësisht në…»/ Refleksionet e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur italian

Next Post

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi...”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit

Artikuj të ngjashëm

“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
Personazh

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

September 11, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Personazh

“Një shkrimtar i shkoi Xhelil Gjonit në zyrën e tij në Komitetin Qendror dhe i kërkoi që të jepte dorëheqjen, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit të njohur Zija Çela

September 11, 2026
“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela
Personazh

“Në zyrën e tij në Komitetin Qendror Xhelil Gjoni më komunikoi se nga Ministria e Brendshme, ishte dhënë urdhri për arrestimin tim, i firmosur nga drejtori i Drejtorisë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit Zija Çela

September 9, 2026
“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950
Personazh

“Na nuk mund të bëjmë mrekulli, por me një batalion, të cilin mund ta krijoj dhe udhëhiqi, do të zbarkojmë në Tropojë dhe nga aty…”/ Letra e panjohur e Xhafer Devës për Rexhep Krasniqin në prill 1950

September 6, 2026
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
Personazh

“Ndërsa kortezhi vërshonte nëpër varrezat e vjetra të Prishtinës të zënë nga shkurre e bimë të egra, Zija Mulhaxha, kryetari 80-vjeçar i Organizatës së Veteranëve, tha…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 5, 2026
“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës
Personazh

“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 6, 2026
Next Post
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi...”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme