• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, November 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Te një pallat te ‘Rruga e Durrësit’, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë, Kirovi, një qefli i madh televizori, kishte vendosur një…”/ Historia e “mjeshtrit” që sfidoi diktaturën

“Tirana, kryeqyteti më i errët në botë, me shtëpi të shkatërruara me tulla të kuqe, me dyqane që shfaqin më shumë parulla se mallra dhe…”/ Reportazhi i panjohur i gazetarit amerikan në ’71-in
“Në vitet ’70-të, fillova të prodhoj në seri ‘Kanoçet’, ku ‘ishullarët’ filluan të shikonin lajme, filma, spektakle, etj., por ato, i kërkonin edhe komisarët, spiunët e..,”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
“Te një pallat te ‘Rruga e Durrësit’, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë, Kirovi, një qefli i madh televizori, kishte vendosur një…”/ Historia e “mjeshtrit” që sfidoi diktaturën
“Ambasadori italianë në Tiranë, Xhentile, çdo të shtunë, shkonte vetëm me shoferin e tij shqiptar deri në Fier, ku pritej banda e Xhevdet Mustafës, pasi ai…”/ Kujtimet e përkthyesit të njohur, të trupit diplomatik
“Në vitet ’70-të, fillova të prodhoj në seri ‘Kanoçet’, ku ‘ishullarët’ filluan të shikonin lajme, filma, spektakle, etj., por ato, i kërkonin edhe komisarët, spiunët e..,”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur
“Te një pallat te ‘Rruga e Durrësit’, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë, Kirovi, një qefli i madh televizori, kishte vendosur një…”/ Historia e “mjeshtrit” që sfidoi diktaturën

Nga Edison Ypi

Memorie.al / Kishin filluar të dukeshin televizionet private italiane. Njerëz që u ishte bërë shpirti zeher, duke pritur me dhjetëra vite të visheshin si njerëz dhe të hanin me lugë floriri, por kishin përfunduar te rreckat dhe supa me këmbë derri, këmbenin ethshëm eksperienca mbi mjete dhe mënyra si mund të shihnin televizionet e huaja. Flisnin me të njohur të besuar, për elektronikë, kanoçe, transistorë, rezistenca, kondensatorë, vida, llamarina, tuba çeliku, tuba bakri, tuba alumini, skema nga më të çuditshmet, edhe të improvizuara, por më tepër të marra nga revista ruse të viteve ’60-të, mbetur në bodrumet e Bibliotekës Kombëtare prej nga Zoti e di si arrinin t’i nxirrnin, ose në fund të ndonjë baule të vjetër të mykur, të atyre që pasi kishin qenë në Rusi me studime, për shkak të gruas ruse, përfunduan nëpër baltëra.

S’kishte fund ethja për të bërë gjithçka lypsej, me pa ndonjë film për së mbari, a për të dëgjuar ndonjë fragment lajmi, së paku ca fjalë si ca trumcakë të trembur për Shqipërinë e mjerë, për të cilën kurrkush kurrë nuk u kujtua.

Flitej për netë të bardha në kërkim të kanaleve që vinin e iknin në varësi të motit, reve, temperaturave, turbulencave, fragmente filmash që i merrnin për reklama, copa reklamash që u dukeshin si filma, lodhje, sy të skuqur nga pagjumësia, frikra nga spiunët ose nga budallenjtë me zell të tepërt në mbrojtje të pastërtisë ideologjike, frikë nga pensionistët e mëhallës, që te çdo antenë shihnin një teprim, një devijim, një qëllim armiqësor që duhej dënuar, duhej ndëshkuar si e meriton, sa më rëndë, sa më egër, pa mëshirë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit

Flitej deri edhe për idera surreale futuristike si mund të shihej me kanoçe ndonjë televizion satelitor. Këmbeheshin edhe shakara. Për shembull, një herë, Agron Nallbani, tha: “Ti Edison bën kanoçen më të mirë në Shqipëri. Por meqenëse kanoçe-bërja është një zeje që praktikohet vetëm në Shqipëri, ti je kanoçtari më i madh në botë”.

Mes sukseseve që u arritën, u bë i famshëm një rast tronditës: Te një pallat te “Rruga e Durrësit”, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë, sa s’kishe ku të hidhje kokrrën e mushmollës, një qefli televizori kishte vendosur një antenë tepër të lartë, një stërantenë, një super-antenë.

Aq e lartë dhe aq e dukshme ishte ajo Antenë, sa, të kaloje te “Rruga e Durrësit” dhe të mos e shihje kryeveprën e trimit të çartun, që kishte guxuar ta ngrinte duke “hedhur valle në gojë të ujkut”, qè e pamundur.

Antena madhështore që sfidonte hapur dhe rëndshëm spiunët dhe spiunllëkun e shërbimet e tyre të vyera, në të mirë të diktaturës së proletariatit, i zilepste të gjithë, i linte të gjithë pa fjalë.

Quhej Kirov.

Ta njihja Kirovin, nuk e pata fatin.

S’thonë kot se durimi, përveç atij të derrit, është vëllai i suksesit. Këto ditë Kirovi, më mori në telefon. Për Antenën madhështore, Kirovi tha: “Më pëlqenin Lucio Batisti, Massimo Ranieri, Lucio Dalla dhe të tjerë. I kisha nigju. Desha edhe me i pa.

Ju futa punës, si turku sumbullës. Tubat mbajtës dhe hekurat për bazamentin i mora te NMI-a. Betonin, me mistri, me vegla, me të gjitha, ma pruri një mik me karrocë, nga një pallat që po ndërtohej aty afër.

Tubat e bakrit mi solli një tjetër nga Uzina ‘Dajti’. Zhivën për me ja fut mrena tubave të bakrit, për me i thith më mirë valët e televizorit, ma pru njoni që kishte qen marinar, te nëndetëset e Pashalimanit.

Elementët e antenës në formë bisht dallëndyshe, m’i pru i tjetër shok te Uzina ‘Traktori’ që ja dha Sofokli Karpuzi, që i përgatiste me stampë të posaçme të bërë vetë.

Për me llogarit peshën dhe përmasat e bazamentit e sasinë e betonit, që Antenën gjigante mbi 20 metra të lartë të mos e përmbyste era, më ndihmoi me kalkulimet përkatëse, një inxhinier ndërtimi te ‘Rruga Ura’.

Për mos me ma vjedh, antenën e bllokova me një bulon tërthor horizontal, që shtrëngonte tubin e jashtëm me tubin e brendshëm. Mos me e liru hajdutët me çelës hekzagonal, bulonit ja sharrova kokën. Mirëpo bulonat pa kokë, mund të lirohen me çelës papagall.

Vorrit kom me ja kallxu, sa kam vujt me e blloku bulonin bllokues, që mos e hapte asnjë papagall. I hodha bulonit acid. Nuk bëri asnjë efekt. Prapseprap lirohej me papagall.

E laga me përç, hiç.

E provova edhe me sapun Rrogozhine të shkrirë, pastaj solucion baterish, bar miu, helm për qen, ilaç për gjarpërinj, graso për derra, gjalp për zonja, margarinë për burra, asnjë rezultat, papagalli e rrotullonte dhe e lironte bulonin lehtësisht.

Pastaj provova ta lag bulonin me radhë nji nga nji, me të gjitha thartirat, shëllirat, spirat, uthullat, lëtyrat, këllirat, pocaqirat, që u jepnin t’i hanin dhe pinin punëtorve nëpër menca. Asnjë rezultat.

Zgjidhja, si të gjitha zgjidhjet gjeniale, erdhi papritmas.

Një mesditë dola në tarracë, nxora rrushin, i bëra shurrën bulonit.

Suksesi qè i plotë.

Tentativat nokturne për me vjedh antenën e mutit, duke liru bulonin e shurrës, dështuan me sukses. Efekti bllokues i shurrës triufoi. Shurra kishte qenë zgjidhja. Shurra ma shpëtoi antenën nga vjedhja. Zbulimi ishte tronditës. Fama ime mori dhenë. Për pak sa nuk më dhanë titullin “Mjeshtër i Madh”.

Në një Mbledhje Kolektivi, dikush propozoi të shkuleshin telat me gjemba dhe Shqipëria të mbyllej e tëra me pllaka çeliku, që të shtrëngoheshin dhe bllokoheshin me bulona të lagura me shurrën time, e cila, tash e tutje, do ishte aq e vlefshme, sa do kuotohej në Bursë.

Jam krenar që shurra ime, lagu aq lart, dhe me sende të vjedhura dhe bulona të shurruar, arrita të bëj antenën më të lartë në botë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shtypi huaj, po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke, shkruante sikur kishte vdekur, kurse Tv Italian...”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”

Next Post

Kalendari Historik 13 Prill 2024

Artikuj të ngjashëm

“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Personazh

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

November 5, 2025
“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit
Personazh

“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit

November 4, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Babai i tij, ish-oficer i Mbretit Zog dhe komandant i xhandarëve ballistë gjatë luftës, ka luftuar kundër partizanëve dhe pas çlirimit, si kriminel lufte, është vrarë nga…”/ Historia e panjohur e Musa Sinës

November 4, 2025
“Fishta dhe Gjeçovi, ishin dy nga majat e elitës françeskane që krijuan kulmet e korpusit kulturologjik, me ‘Kanunin e Lekës’ dhe ‘Lahutën e Malcis’, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 3, 2025
“Duke folur për fillesat e fotografisë në Shqipëri, Qerim Vrioni shkruan se; fotografët me intuitë, e kuptuan se arti i tyre komunikonte me…”/ Refleksione rreth librit “Shkrepje të rralla fotografike”

“Karrocieri se dëgjoi lutjen tonë që të ecte më ngadalë, të mos tronditej babai dhe kur shkuam në shtëpi, ai vdiq, për ta varrosur shitëm orën e tij të xhepit…”/ Dëshmia e trishtë e motrës së Arshi Pipës

November 2, 2025
Next Post
Kalendari Historik 01 Prill 2024

Kalendari Historik 13 Prill 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme