• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës

“Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, Daladier, përfundoi si punëtor në “Muhamet Gjollesha” e hamall në Zall të Kirit…”/ Historia tragjike e familjes …
“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit
“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës
“Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, Daladier, përfundoi si punëtor në “Muhamet Gjollesha” e hamall në Zall të Kirit…”/ Historia tragjike e familjes …
“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
“Prof. Dr. Norbert Jokli, kërkon të vijë në Shqipni, me përfundue fjalorin që ka fillu para dhjetë viteve, por duhet me i dhanë nënshtetësinë dhe…”/ Zbulohet dokumenti rezervat i 1938-ës

Nga Çerçiz LOLOÇI

Memorie.al / Arslan Libohova ka publikuar shumë shkrime në gjuhën shqipe dhe veçanërisht në gjuhën franceze. Ai ishte i pajisur me një kulturë të gjerë dhe fliste e shkruante shumë gjuhë të huaja. Ishte pjesëtar në shumë rrethe kulturore dhe mondane dhe njihej në shoqërinë e lartë europiane. I dekoruar me shumë urdhra nderi shqiptare e të huaja. Arslan Libohova lindi më 5 korrik të vitit 1917 në shtëpitë e familjes së tij në Libohovë, mbasi kalaja e Libohovës bashkë me pallatin, në një banesë të vjetër të shtëpisë që ishte në atë kohë, pjesërisht u rrënua nga lufta ballkanike dhe më vonë nga pushtimi grek, nga Lufta e Dytë Botërore dhe së fundi nga regjimi komunist.

Pjesëtar i aristokracisë së vjetër shqiptare, e cila nga shekulli i 13-të për tre shekuj me radhë brez pas brezi (prej vitit 1536-1800) ka udhëhequr principatën e Janinës dhe sanxhakun e Gjirokastrës dhe Delvinës, gjithashtu dhe disa provinca që rrethojnë ato. Në historinë e vjetër të Perandorisë Osmane kjo familje (oxhak), njihet si shtëpia e vezirëve Arslan pashallinjtë e Janinës – bejlerët e Libohovës. Mbas kësaj periudhe fillon udhëheqja e Ali Pashë Tepelenës në këto sanxhakë, i cili kishte bërë krushqi me bejlerët e Libohovës duke dhënë e marrë tek ato.

Malik Bej Libohova, i ati i Arslan Libohovës ishte oficer epror akademist i ushtrisë së parë shqiptare nga viti 1915-1925 dhe më vonë si diplomat përfaqësoi Shqipërinë në Paris, Londër, Romë dhe në organizatën e Kombeve në Gjenevë. Vdiq në vitin 1952 në Romë, në mërgim, duke mbrojtur me ndershmëri dhe dinjitet interesat e vendit të vet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

Arslan Libohova së bashku me vëllanë e tij binjak Kaplan bej Libohova, u rritën nga gjyshi i tyre Mufid bej Libohova, burrë shteti në nivel ndërkombëtar dhe patriot i flaktë duke qenë 10 herë ministër në dikasteret e Financës, të Jashtme, të Brendshme dhe të Drejtësisë. Gjithashtu ka drejtuar dhe një qeveri të përkohshme mbas asaj të Ismail Kemal bej Vlorës. Mufid Libohova ka firmosur shumë traktate ndërkombëtare në interes të Shqipërisë, midis të tjerave është krijuesi i Bankës Kombëtare Shqiptare.

Në Perandorinë Osmane ka qenë ministër fuqiplotë dhe më vonë deputet i Shqipërisë në Parlamentin e Stambollit ku u dallua për veprimtarinë e tij nacionaliste si flamurtar i kauzës së pavarësisë të Shqipërisë. Duke vënë jetën në rrezik mbasi xhonturqit i bënë dy herë atentat, u kthye në vendin e tij ku vazhdoi me vendosmëri luftën për pavarësinë e Atdheut.

Gjithashtu, është një nga prijësit kryesorë të lëvizjes kombëtare e të themelimit të shtetit të parë shqiptar. Në qeverinë e parë të Shqipërisë së pavarur në 1912, e kryesuar nga kushëriri i tij Ismail Kemal bej Vlora, ai ka qenë ministri i Brendshëm dhe më vonë ministri i Punëve të Jashtme gjithashtu edhe përfaqësues i Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit të qeverisë Shqiptare.

Arslan Libohova, oficer epror, akademist dhe diplomat, ka kryer studimet e shkollës së mesme në Paris dhe në Londër. Në vitin 1934 përfundoi me sukses Liceun Ushtarak në Napoli ku kishte hyrë në vitin 1931 dhe në vitin 1936 mbaroi Akademinë Ushtarake në Modena. Në vitin 1936 u emërua oficer i Ushtrisë Shqiptare dhe vazhdoi studimet e larta ushtarake në shkollën e lartë në Parma. Ka qenë profesor në shkollën ushtarake në Tiranë gjatë viteve 1938-1939. Kapiten në Luftën Ballkanike gjatë viteve 1940-1942 në krye të një batalioni vullnetar shqiptar që luftonte për çlirimin e Çamërisë.

Më vonë u gradua Major i Ushtrisë dhe iu dha “Urdhri i Trimërisë”. Në vitin 1947 dha dorëheqjen nga ushtria dhe jetoi në mërgim për më shumë se 10-vjet në Egjipt si këshilltar i njërit prej grupeve financiare, industriale dhe ekonomike më të fuqishme të vendit. Gjithashtu pati edhe kontakte të ngushta me personalitete politike, ushtarake dhe diplomatike për t’iu ilustruar atyre situatën tragjike në të cilën ndodhej Shqipëria në ato kohëra dhe bashkëpunoi për këtë qëllim me shtypin ndërkombëtar.

Duke qenë në këtë grup të madh iu dha mundësia të udhëtojë në shumë vende të Mesdheut, Afrikës dhe Azisë duke përfituar të mbledhë një eksperiencë të vlefshme në fusha të ndryshme të jetës. Në vitin 1959, mbas revolucionit ushtarak në Egjipt, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me shtëpinë mbretërore të Egjiptit, që është me prejardhje shqiptare, u detyrua të largohet nga ky vend dhe të vendoset përkohësisht në Romë, ku jetonte në mërgim pjesa tjetër e familjes. Më vonë, në vitin 1960, u largua për në SHBA ku për disa vjet jetoi në New York duke iu dhënë mundësia të vizitonte edhe shumë shtete të tjera të Amerikës. Në New York pati rastin të frekuentojë disa institute kulturore dhe akademike për të bërë studime historike dhe të kulturës amerikane.

Bashkëpunoi me shumë organizata ndërkombëtare dhe amerikane si lider i pavarur duke mos pranuar të marrë pjesë në asnjë prej partive të shumta politike shqiptare në mërgim të përçara dhe në grindje të vazhdueshme midis tyre. Këto kontakte i mori me qëllim që të mbronte lirinë dhe interesat e vendit. Ka pasur rastin të njihej nga afër me shumë personalitete të rangjeve të lartë ushtarakë dhe civilë amerikanë dhe ndërkombëtarë duke iu paraqitur atyre problemet dhe situatën e tmerrshme të Shqipërisë gjatë regjimit totalitar marksist.

Rreth vitit 1964 u kthye në Romë për arsye personale dhe familjare. Edhe në Romë vazhdoi të marrë kontakte, siç kishte bërë përpara në Egjipt e Amerikë, të interesohet për problemet shqiptare duke pasur kontakte me shumë autoritete qeveritare dhe ushtarake italiane dhe ndërkombëtare duke dhënë mendime për zgjidhjen e situatës në Shqipëri. Edhe këtu bashkëpunoi me shtypin italian dhe ndërkombëtar për pasqyrimin sa më real të situatës. Autor i shumë artikujve në revistat shqiptare që publikoheshin në mërgim dhe kryesisht i revistës “Koha e jonë” që publikohej në Paris.

Gjithashtu ka bashkëpunuar me revista dhe gazeta të huaja për problematikat shqiptare. Ai ka qenë jo vetëm një studiues i mirë i shkencës ushtarake, por edhe i historisë së Shqipërisë sidomos në kuadrin e Perandorisë Osmane. Për këtë qëllim kishte bërë disa udhëtime në Stamboll për të studiuar origjinën e familjes Libohova gjithashtu edhe të Shqipërisë. Shumë dokumenta të vjetra ndodhen në bibliotekat e ministritë e vakëfeve të Turqisë. Biblioteka e madhe e Mufid beut në Libohovë, me shumë libra të vlefshme për historinë e familjes dhe të vendit, u dogj si rezultat i paditurisë së drejtuesve komunistë, një krim ky për historinë dhe për kulturën shqiptare.

Arslan Libohova kishte publikuar shumë shkrime në gjuhën shqipe dhe veçanërisht në gjuhën franceze, me qëllim që të njihej më mirë historia jonë edhe jashtë atdheut. Ai ishte i pajisur me një kulturë të gjerë dhe fliste e shkruante shumë gjuhë të huaja. Ishte pjesëtar në shumë rrethe kulturore dhe mondane dhe njihej në shoqërinë e lartë europiane. Ai ka qenë i dekoruar me shumë urdhra nderi shqiptare e të huaja si të vendit të tij, ashtu edhe të shteteve të tjera. Kudo, me sjelljen e tij fisnike, reflektonte traditat e lashta të familjes së tij dhe bujarinë e vendit.

Arslan bej Libohova dhe vëllai i tij Kaplan bej Libohova janë më të moshuarit e kryetarë të familjes. Jetoi 60 vjet në mërgim me shumë dinjitet, por fatkeqësisht, nuk pati fatin, siç dëshironte, të shikonte për herë të fundit atdheun e tij të dashur, mbasi më 15 dhjetor të vitit 2002, me këtë dëshirë dhe mendim në zemër, ndërroi jetë në San Remo të Italisë në moshën 85-vjeçare. Vdiq me brengën e madhe për të ardhmen e atdheut tij të dashur.

Dy fjalë për publicistikën e z. Kaplan Bej Libohova

Është në studim e sipër botimi i një libri në të cilin do të mblidhen dhe do të publikohen një pjesë e shkrimeve të paraqitura gjatë sundimit komunist në Shqipëri, nga shtypi shqiptar në mërgim dhe nga shtypi ndërkombëtar, raporte, memorandume dhe kumtesa, të cilat herë mbas here i kishin paraqitur disa përfaqësive të huaja diplomatike amerikane dhe evropiane si dhe disa selive të kryeqyteteve evropiane, të cilët Arslan bej Libohova dhe vëllai i tij binjak Kaplan bej Libohova (i cili ka ndjekur të njëjtën karrierë) pasqyrojnë si lider indipendentë (pa asnjë lidhje me grupet politike shqiptare ose të huaja), situatën tragjike dhe vuajtjet e tmerrshme të popullit tonë nën diktaturën brutale komuniste dhe tradhtia e lartë e klasës drejtuese marksiste-staliniste shqiptare; gjithashtu në këto shkrime e komente flitet për historinë tonë dhe evidentohen të drejtat e pamohueshme të kombit dhe popullit shqiptar./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 15 Qershor 2026

Next Post

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe...”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

Artikuj të ngjashëm

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

July 13, 2026
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

July 12, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit
Personazh

“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

June 29, 2026
Next Post
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe...”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme