• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

“Ishte drejtor i Teatrit Popullor e shkruante drama, por në ’66-ën, na internuan “për frymë dekadente” dhe punoi në bujqësi…”/ Dëshmia e bashkëshortes
“Te studio, gjeta rojën e Klubit të Shkrimtarëve, F.C., që bënte sikur rregullonte çelësin e derës dhe mes agjentëve të tjerë të Sigurimit, dallova sekretarin e Lidhjes…”/ Dëshmia e rrallë e mikut të Edison Gjergos
Memorie.al
“Mësuesi na porositi, që çdo mëngjes kur të niseshim për në shkollë, të kalonim nga manat e pazarit, për të parë të varurit që i tundte era…”! Kujtimet e ish-të përndjekurit politik
Memorie.al
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Nga Elsa Demo

Memorie.al / Gjithë çfarë ruhet në formën e kujtimeve nga Xhemal Broja, ndodhet në një shtëpi të vjetër të vogël në “Rrugë të Dibrës” në Tiranë. Nuk janë larg asaj ndërtese që shpeshherë me hipokrizi quhet “tempull” nga njerëz që ngrenë supet t’i pyesësh kush ishte Xhemal Broja për Teatrin. Pas një muaj mbushen plot 20 vjet nga vdekja e një prej krijuesve të Teatrit Popullor që bashkë me strehën e aktorit ngriti dhe një ngrehinë dijesh mbi teatrin dhe historinë e këtij arti, atëherë kur ¾ e popullsisë ishte analfabete. Është e sigurtë se askujt nuk i ka rënë ndërmend të kujtojë bashkë me Brojën dhe një aradhë bashkëkohësish të tij, kjo edhe për një arsye të thjeshtë.

Ndërsa në Teatrin tonë Kombëtar ngulet këmbë për një repertor të dramës shqiptare dhe për një identitet më së shumti shqiptar të teatrit, ka vite që himnet u këndohen aktorëve, duke spostuar vëmendjen nga dramaturgët dhe dramaturgjia e vërtetë apo nga ato personalitete që ndihmuan për të pasur praktikisht dhe teorikisht një teatër nacional.

17 shtatori mund të kishte pak orë in memoriam për Xhemal Brojën në një kënd të Teatrit. Për të kujtuar me këtë rast edhe jetën e intelektualit që i ngjante një drame fatkeqësisht të përkryer. Mund të ishte një rast për të kujtuar se janë gjallë dhe me emër të madh në publik disa nga persekutorët e çiftit Broja dhe të ngjashmëve të tyre për nga fati nën diktaturë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

Xhemal Broja u lind më 24 mars 1918 në Shkodër ku ndoqi gjimnazin françeskan në vendlindje dhe më pas studimet për drejtësi në Grenobël të Francës. Aty ndiqte njëherësh kursin e letërsisë dhe dramaturgjisë. Në këtë periudhë aktivizohet në lëvizjen e Partisë Komuniste Franceze. Kur u pushtua Shqipëria më 1939 të rinjtë antifashistë shqiptarë me studime në Francë protestuan bashkë me ata francezë përballë konsullatës italiane.

Aty Xhemal Broja hartoi dhe mbajti fjalimin e rastit. Për arsye financiare ndërpret studimet në Grenobël për t’i vazhduar në Itali përkrah shoqes së tij Selfixhe Broja (Ciu) dhe Qemal Stafës, siç i shohim të tre bashkë në këtë foto të kohës. Edhe këtu vijon angazhimi antifashist sa vendos të ndërpresë studimet dhe të kthehet në Shkodër ku çifti hap një librari që rrezaton kulturë dhe patriotizëm mes të rinjve.

Mbas demonstratës së 22 shkurtit të vitit 1942, të akuzuar si organizatorët kryesorë, i arrestojnë të shoqen, ndërsa burri kaloi në ilegalitet dhe hidhet në zonën e Postribës ku krijohet një bërthamë partizane e cila më vonë bëhet batalioni “Perlat Rexhepi”. Në gusht 1944 e deri në çlirimin e vendit ai drejtoi teknikën e shtypit ilegal. Ndërkohë që ishte anëtar i Kryesisë së Këshillit Nacional Çlirimtar të qarkut.

Prirjen për teatër e kishte shfaqur qysh në adoleshencë, sidomos me ardhjen e profesor Skënder Luarasit në gjimnaz. Drama e tij e parë titullohet “Spiuni” dhe u shfaq me sukses në disa qytete të vendit. Drama tjetër “28 nëntori” u pezullua, por siç dëshmon e shoqja në kujtimet, Xhemali ishte një natyrë optimiste dhe nuk dekurajohej lehtë.

Pas luftës u thirr në Tiranë për organizimin e Teatrit Popullor ku punoi për 20 vjet si drejtor e dramaturg dhe njëherësh kontribuoi në organizimin e teatrove të tjerë të Operës e Baletit, Teatrit të Kukullave dhe atyre në rrethe. Nuk mund të lihet mënjanë ndihma e madhe që ai ka dhënë në Institutin e Lartë “Aleksandër Moisiu” për përgatitjen e studentëve në kushtet e mungesës totale të teksteve.

Dhe për këtë flet më poshtë një ish student i tij, aktori i njohur Timo Flloko i cili e kujton si pedagog të Historisë së Teatrit Botëror, dramaturg të njohur në atë kohë, autor i “Majlindës” dhe veprave të tjera, si erudit universal.

Broja arriti të përpilonte tekste si Mjeshtëria e aktorit, Historia e Artit Dramatik, Metodika e artit teatral, Fjalori teatral, Historia e teatrit shqiptar, Historia e Teatrit Botëror etj.

Si dramaturg shkroi dramat Nën okupacion, Përleshja, Bajram Curri, Majlinda, Rrënjë të thella. Ka përkthyer vepra si Shkolla e burrave, Zëvendësi, Valsi i Titanikut, Qeni i kopshtarit vepër e përkthyer në bashkëpunim me të shoqen, një pjesë e të cilave kanë mbetur në sirtarët e institucioneve ose në arkivën familjare.

Sashenka Gjergji e bija e Brojave tregon se gjithçka ka mbetur në dorëshkrimin e të atit. Ka marrë disa herë iniciativën për të botuar sidomos tekstet që ai ka hartuar për historinë e teatrit dhe mjeshtërinë e aktorit, por botuesit kërkojnë para.

Në këtë kënd të arkivës së Brojës ndodhen skedat e grumbulluara për historikun e Teatrit Popullor, Teatrit “Migjeni”, të Operës e Baletit, Kinostudios si dhe përmbledhje fjalësh të urta të njerëzve të shquar, anekdota popullore, kujtimet individuale të cilat nuk arriti t’i përfundonte.

Në kujtimet e Selfixhe Brojës, një nga gazetaret e para që shkruante me pseudonimin Kolombia, tregohet qartë se si ndodhi që ata, burrë e grua e më vonë dhe me fëmijët, të goditeshin pa pushim nga regjimi. Më 23 mars 1946 të dy u përjashtuan nga partia si “armiq” të saj dhe nuk vonoi t’i shpallnin agjentë të misionit amerikan. Vazhdimisht të mbikëqyrur ata vendosën të vet-izoloheshin për të evituar ndonjë kurth që nuk mund të ishte i pashmangshëm.

Në janar 1947 i internojnë në Kurvelesh. Pas prishjes me jugosllavët iu hoq masa e internimit. I çuan fillimisht në Elbasan dhe më pas në Tiranë ku shumë të tjerë si ata, të rehabilituar i besonin “kthesës”. I qarkullojnë në Kuçovë. Nuk i kishin harruar armiqtë e vjetër. Në 1966 i internojnë sërish, bashkë me vajzën 15-vjeçare në Sektor të Lushnjes si bujq ku u rropaten baltërave të Myzeqesë.

Selfixhe Broja kujton t’i ketë thënë një ditë Xhemali ndërsa mosha e shtyrë dhe tumori e kishin vënë përfund: “Kam një kallo brenda shpirtit, një brengë që varri s’do të ma tresë. E këtë jo vetëm për zhgënjimin tim e tuajin, por për gjithë shokët e miqtë, për gjithë të persekutuarit nga diktatura, për vendin e për popullin, para të cilit ne ish-komunistët duhet të përulemi e t’i kërkojmë falje, sepse kemi vënë edhe ne një gur në themelet e këtij sistemi skëterror.”

Nga ana tjetër Selfixheja sa ç’është dëshmitare e kësaj faljeje që kërkon ish- komunisti, aq edhe dëshmon ku me emra e ku me iniciale informatorët dhe hienat e persekutimit. Çdo gjë është e qartë. Ata njerëz ishin dhe janë mes nesh, ndonjë syresh i përkiste dhe të afërmeve të qarqeve akademike. Kjo grua dëshmon se në prag të çlirimit kur Xhemal Broja u pyet nëse do të ndiqte profilin ushtarak apo civil, u përgjigj: “Do të mbetem qytetar i thjeshtë”.

Timo Flloko: Biblioteka e gjallë e dijeve

Xhemal Broja për ne ishte një formë e tjetërsuar e secilës prej tragjedive, një sintezë cilësore e tyre, biblioteka e gjallë orale e dijeve, mbase edhe një bashkëkohës i Eskilit, Sofokliut, Euripidit. Jo, sigurisht, s’qe realist i tillë, por pa dyshim për të gjithë brezat e studimeve, ai ishte një model i përkthyer i kulturës, një personalitet i padiskutueshëm. Të gjithë leksionet e tij i kam ndjekur me një interes të veçantë.

Ora e leksionit ishte një ekskursion retrospektiv në kohën e botën ku të çonte. Stili dhe dijet e tij rridhnin natyrshëm në një shtrat të gjerë informacioni, ashtu si shtrati i një burri nga vëllimi i madh i prurjeve… Nuk kisha kurrfarë njohje për dramaturgjinë e teatrit. Lënda e letërsisë botërore që kishim bërë në gjimnaz përfshinte shumë pak dramaturgë.

Aty nga mesi i vitit, i afrohem dhe i them: “Profesor me Greqinë e lashtë mbarova. I lexova të gjithë autorët”. – “Bukur, – më thotë me dashamirësi. – Tani pushto Romën”. Në provimin e qershorit dola mirë dhe ai u kënaq nga përgjigjja. “në kulturë mbetet gjithmonë diçka……………………… thënë, kështu po të vë nëntë. Je i kënaqur”? – më thotë. “Po, profesor, shumë i kënaqur – i them”. “Dhjeta i takon jetës, Timotheo”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe...”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

Next Post

Kalendari 16 Qershor 2026

Artikuj të ngjashëm

“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit
Personazh

“Në vitin 1943, kur Nexhmije Xhunglini e ftoi Musinenë që të angazhohej dhe të kontribuonte për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ajo i tha…”/ Dëshmia e rrallë e intelektuales së njohur Merita Shkupit

July 10, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pash Toptani i ofroi Suf Xhelilit, para, tituj, grada e poste, ai jo vetëm që s’i pranoi, por i tha…”/ Historia e panjohur e trimit të Sllovës, tmerrit të serbëve, nipit të Elez Isuf Ndreut, “gjeneralit me shajak”

June 29, 2026
“Në Zogjaj, serbët kanë vjedhur e djegur 124 shtëpi dhe kanë hedhur në flakë, një grua me emrin Rihane, dy vajzat, Fazile e Myslime, Bajramin 7-vjeçar…”/ Shkrimi i “Corriere delle Puglie”, 21 dhjetor 1913
Personazh

“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës

June 28, 2026
“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës
Personazh

“Konica ka shkruar arritjet dhe mangësitë që ka krijimtaria naimiane, pasi sipas tij, poezia e Frashërit ishte e papërpunuar dhe Faiku…”/ Historia e panjohur e “përplasjeve” të kolosëve të letrave shqipe

June 25, 2026
Next Post
Kalendari 01 Qershor 2026

Kalendari 16 Qershor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme