• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shtypi huaj, po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke, shkruante sikur kishte vdekur, kurse Tv Italian…”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”

“Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por ne kemi marrë masa, të sjellim nga jashtë disa…”/ Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”
“Nexhmija më tha se shoku Enver, nuk e lëvizte dot as këmbën, as dorën, por ne kemi marrë masa, të sjellim nga jashtë disa…”/ Mbledhja sekrete e Byrosë në ’84-ën për sëmundjen e “Komandantit”
Rita Marko: “Ti nuk ke nxjerrë mësime nga arratisja e armikut Minella Andoni e bandës së tij që…”/ Debatet e acaruara në Byro për ngjarjen e “Dukati”-t në ’89-ën
“Shtypi huaj, po flet shumë rreth gjendjes shëndetësore të shokut Enver, një gazetë greke, shkruante sikur kishte vdekur, kurse Tv Italian…”/ Mbledhja e Byrosë në ’84-ën, për sëmundjen “Komandantit”
“Mehmet, te Shkolla e Partisë, ti ke dashur që t’u thuash studentëve, se ky Art Ushtarak që ka nënshkruar Enveri…”! / Akuzat e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 17 dhjetor ‘81
“Kadri, në ‘75-ën, Byroja Politike vendosi si shef të Drejtorisë Operative të Ushtrisë, atë që i ishte në listat e agjentëve, pse nuk na e the…”?! / Debatet e Enverit në mbledhjen e Byrosë, 8 tetor ‘82
Dëshmia e shokut të qelisë: “Si e mësuam lajmin e vdekjes së Enverit në burgun e Burrelit dhe përse vetëm Dom Simon Jubani s’u gëzua, pasi…”

Nga Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Ramiz Alia: “Gjë ndjen shëndetësore të shokut Enver, tani për tani e dimë vetëm ne, asnjë njeri tjetër, prandaj askush nuk duhet të marrë vesh”!

Memorie.al / Plot 39 vjet më parë, në mesnatën e 11 prillit të vitit 1985, pas dy ditësh në koma, pushoi zëmra e udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, diktatorit Enver Hoxha, njeriut që e kishte qeverisur me dorë të hekurt vendin e tij, që nga nëntori i vitit 1944, kur ai erdhi në pushtet menjëherë pas largimit të forcave gjermane, gjë e cila shënoi edhe mbarimin e Luftës.  Vdekja e tij erdhi edhe si pasojë e një sëmundje (diabeti), që atij i ishte shfaqur që në vitet e para të pasluftës, e cila u bë shkak edhe për një infarkt akut, që ai pësoi në vitin 1973, duke i shpëtuar paq vdekjes, por që në fillimet e viteve ’80-të, iu acarua së tepërmi, duke i dhënë edhe mjaft komplikacione, kjo solli dhe vdekjen e tij në mesnatën e 11 prillit 1985. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Por keqësimi i shëndetit të Enver Hoxhës, filloi që nga ditët e para të shkurtit të vitit 1984, gjë e cila shkaktoi një alarm të vërtetë tek “shokët e udhëheqjes”, duke bërë që Ramiz Alia, njeriun të cilin Enveri, pas eliminimit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, në dhjetorit të vitit 1981, e kishte “pagëzuar dhe promovuar si pasardhësin e tij, të mblidhte disa herë në takime pune anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, për t’i informuar ata për situatën e rëndë shëndetësore, që po kalonte “Komandanti”, apo dhe komunikuar herë pas here, mbi sëmundjen e tij dhe “masat që po merrte Partia”, për ta kaluar atë situatë tejet të vështirë.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente me siglën “Tepër sekret e një rëndësie të veçantë”, të nxjerra nga Arkivi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, (Fondi 14, Ap. O.U)

Gjëja e parë që bie në sy nga këto dokumente me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike, të mbajtur në datën 17 shkurt 1984, është fakti se Ramiz Alia, tashmë kishte marrë në dorë “frenat” e shtetit shqiptar dhe në një farë mënyre ai ishte tashmë edhe “de facto” kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë, duke vendosur vetë për gjithçka. Dhe tjetra që vihet re në këto dokumente, është preokupimi mjaft i madh i Ramiz Alisë dhe gjithë “shokëve të udhëheqjes”, për ta mbajtur sa më të fshehtë sëmundjen e Enverit dhe gjendjen shëndetësore të tij.

Pasi ka bërë një rezyme të gjendjes shëndetësore të Enver Hoxhës dhe ekipin e mjekëve shqiptarë që ishin angazhuar në atë drejtim, Ramiz Alia, ka diskutuar me “shokët e Byrosë”, edhe për mundësinë e sjelljes nga jashtë shtetit të disa mjekëve specialistë, kryesisht nga Franca, por nuk është pranuar nga vetë Enveri, dhe as nga Ramizi me Nexhmijen, pasi i druheshin lajmeve të shtypit botëror, sepse një gazetë greke, kishte shkruar se Enver Hoxha kishte vdekur.

Nisur nga këto, në ato mbledhje, Ramiz Alia i ka porositur “shokët e Byrosë”, që të kenë kujdes në ruajtjen e sekretit “për shëndetin e shokut Enver”, madje të mos bisedojnë as me familjarët e tyre dhe në shtëpi e në publik, të rrinë të qeshur, që populli të mos kuptojë gjë.

Por për më shumë, na njohin dokumentet i më poshtëm me proces-verbalet e mbledhjeve të Byrosë Politike të datës 17 shkurt dhe 11 nëntor të vitit 1984, të cilat po e publikojmë.

                                                              Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË PPSH, MBI GJENDJEN SHËNDETËSORE TË ENVER HOXHËS

                                                 “Tepër sekret, i rëndësisë së veçantë”

Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, i datës 11 nëntor 1984

Këtë mbledhje të Byrosë Politike, e thirri Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, shoku Ramiz Alia, për të informuar shokët kryesorë të udhëheqjes së partisë, mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver.

Ata u mblodhën në sallën e vogël të pushimit, në katin e sipërm, dhe fjala e shokut Ramiz u stenografua.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mendova të bisedoja me të gjithë ju, shokë për t’ju informuar mbi gjendjen shëndetësore të shokut Enver. Të gjithë e keni ndjekur dhe në përgjithësi jeni në dijeni për gjendjen e tij shëndetësore.

Tani dëshiroj t’ju bëj të njohur, që të keni parasysh edhe si qëndron kjo çështje ditët e fundit, pse siç e patë dhe vetë, në mbledhjen e Plenumit të 9-të të Komitetit Qendror, në 27 shtator, gjendja e tij është rënduar ca.

Shëndeti i shokut Enver karakterizohet nga një dobësi e përgjithshme e organizmit. Rezistenca e tij fizike ka rënë mjaft, gjë që siç e patë, shprehet deri në të folurin e tij me vështirësi.

Këtë gjendje ai na e ka vënë edhe vetë në dukje, kur erdhi herën e fundit në aparat dhe midis të tjerash na tha se ka dëshirë të na flasë për shumë gjëra, por nuk flet dot. Kohët e fundit shokut Enver, i janë vështirësuar edhe lëvizjet e gjymtyrëve.

E vërteta është se gjatë këtyre ditëve, ai pati edhe njëfarë gripi, që natyrisht ka ndikuar jo për mirë në rëndimin e kësaj gjendjeje. Për të gjitha këto arsye, mendova t’ju vija në dijeni juve shokë të Byrosë, për të pasur një tablo të plotë mbi këtë gjendje.

Burimi kryesor i rënies shëndetësore të shokut Enver, është sëmundja e diabetit. Sikurse e dini të gjithë, ai vuan prej një kohe të gjatë, që nga viti 1948, nga diabeti.

Kjo sëmundje në përgjithësi i ka prekur enët e gjakut, duke ia pakësuar mundësinë e qarkullimit, gjë që i dobësuar organizmin. Mjekimet kundër kësaj sëmundjeje i janë bërë vazhdimisht me rigorozitet.

Po ato i janë bërë në rregull edhe në sajë të rigorozitetit dhe të vullnetit e kujdesit të vazhdueshëm të vetë shokut Enver, i cili u është përmbajtur me përpikëri rekomandimeve të mjekëve dhe i ka zbatuar këshillat e tyre me një disiplinë shembullore.

Kjo ka bërë të mundur, të shmangeshin për një kohë të gjatë ato efekte negative që mund të vërtetoheshin shumë më shpejt, po të lihej pas dore terapia e caktuar.

Sidoqoftë, këtu te diabeti qëndron burimi kryesor i gjendjes së vështirë, që po kalon tani shoku Enver. Si rrjedhim i sëmundjes së diabetit, shoku Enver ka kaluar një infarkt të miokardit, 11 vjet më parë, në tetor 1973. Shumë nga shokët këtë ngjarje nuk e dinë, po një pjesë e mirë, si Adili, Manushi, etj., kanë dijeni për këtë sëmundje, nga e cila u prek ai në atë kohë.

Edhe në këtë rast, shoku Enver u mjekua me shumë kujdes dhe përsëri duhet vënë në dukje, se ka qenë gjithashtu shumë i disiplinuar në zbatimin e kurave. Mund të them madje, se atëherë u trajtua me aq efektivitet kundër infarktit, saqë më vonë nuk ka pasur më asnjë shqetësim dhe ka vazhduar të punojë normalisht.

Duhet përmendur se përpara tre vjetëve, aty nga viti 1980-1981, kanë filluar t’i duken disa fenomene të tjera të quajtura ‘edema pulmonare’, që s’janë gjë tjetër, veçse grumbullim ujërash në mushkri, që i shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje.

Për këtë arsye mjekët tanë, kanë qenë të detyruar të merrnin herë pas here masa, për shkarkimin e ujërave të tepërta nga mushkëritë, që të lehtësohej dhe të rikthehej në gjendje normale.

Shkaku i ‘edemave pulmonare’ vjen nga dobësimi i muskulit të zemrës, që nuk ka fuqinë e duhur për të thithur ujërat e tepërta që i krijohen në mushkëri dhe i shkaktojnë vështirësitë në të marrit frymë.

Nga fillimi i këtij viti, pati një periudhë që këto fenomene iu bënë më të shpeshta dhe e rënduan gjendjen e tij shëndetësore, por ky fenomen tani nuk po vihet re më. Siç jeni në dijeni, në shkurtin e këtij viti, shoku Enver pati edhe një ishemi cerebrale.

Pali me Muhon nuk ishin, kur ne u mblodhëm të nesërmen me këtë rast. Megjithatë, edhe ata mësuan për atë moment tepër të rrezikshëm, për jetën e shokut Enver, por gjendja u dominua mirë, në sajë të ndërhyrjes shumë të shpejtë e shumë efektive të mjekëve tanë.

Pas kësaj goditjeje, shoku Enver u përmirësua, por duhet pranuar se në përgjithësi gjendja e tij shëndetësore, erdhi duke u keqësuar, pasi ishemia i krijoi vështirësi në lëvizjen e gjymtyrëve të këmbës dhe të dorës, që iu prekën, dhe i është krijuar një lodhje e përgjithshme.

Për këtë arsye, disa herë i kishim propozuar shokut Enver, të sillnin nga jashtë mjekë për ta vizituar. Kam biseduar unë vetë veçanërisht me të, ka biseduar veçanërisht gjithashtu Nexhmija, në të njëjtën kohë kemi biseduar një herë tjetër të dy bashkë me Nexhmijen, po ai nuk e ka pranuar kurrsesi, propozimin tonë. Ai e argumenton me dy arsye.

Së pari, me besimin e plotë që ka te mjekët tanë, në diagnozën që i kanë bërë ata dhe në mjekimin që i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë. Së dyti, është pastaj aspekti politik i këtij hapi, që ai mendon se duhet parë me kujdes para se të veprohet.

Edhe pa marrë mjekë nga jashtë, të gjithë kemi parë çfarë shkruan shtypi në botë, rreth gjendjes së personit të tij, madje një gazetë greke, aty një muaj më parë, shkruante sikur kishte vdekur. Edhe televizioni italian ka folur për gjendjen e rëndë shëndetësore të shokut Enver.

Pra, pa sjellë mjekë dhe bëhet zhurmë jashtë, prandaj merret me mend çfarë mund të flitet e të shkruhet pastaj në opinionin botëror, sikur të thërritet ndonjë. Duhet pasur parasysh pastaj, në radhë të parë, shqetësimi që do të shkaktohej në popullin tonë.

Dy-tri javë përpara, biseduam përsëri me shokun Enver, e më së fundi ai pranoi të bëhet diçka në këtë drejtim, po jo të vinin këtu mjekë të huaj për ta vizituar, por të dërgoheshin jashtë, në Francë, mjekët tanë për të bërë një konsultë me specialistët francezë.

Për këtë arsye, dërguam në Paris tre nga mjekët tanë, që merren me kurimin e shokut Enver, mjekun e tij personal, Isuf Kalon, mjekun kardiolog, Ylli Popën dhe Bajram Prezën, si neurologu, që ka ndjekur kurat kundër ishemisë cerebrale.

Mjekët tanë morën të gjitha të dhënat e nevojshme dhe me anën e ambasadës sonë në Paris, organizuan një konsultë me kryetarin e Shoqatës Francë-Shqipëri, mjekun profesor Pol Miliezin në krye, të cilit i folën hapur dhe natyrisht në mënyrë konfidenciale, se fjala ishte për shokun Enver.

Kjo u bë që ai me ekipin e tij, të kuptonin se duhej ruajtur sekreti i çështjes, prandaj i’u theksua se vetëm ata e dinin këtë gjë.

S’ka dyshim se qeverisë së tyre, specialistët francezë do t’i kenë folur, po të paktën në shtyp, ata nuk mund të thonë gjë, se një gjë e tillë do të ishte shumë negative për ta. Kështu pra, specialistëve francezë, iu paraqit gjithë dokumentacioni, duke filluar që nga historiku i sëmundjes, elektro-kardiogramet që i janë bërë gjatë kësaj kohe, etj.

Dihet se në mjekësinë modern, nuk ecet më me metodat e vjetra, duke i vënë veshin ose prekur trupin e të sëmurit; sot bëhen më parë analizat e nevojshme dhe mbi bazën e tyre organizohen konsulta.

Kështu u veprua atje edhe për rastin e shokut Enver, dhe kjo konsultë ishte shumë efektive. Ç’doli prej saj? Të gjithë specialistët francezë në konsultë, ishin plotësisht të një mendimi me diagnozën e mjekëve tanë, nga fillimi e deri në fund.

E dyta, të tërë ishin dakord me mënyrën e mjekimit, me terapinë që është ndjekur, qoftë kundër diabetit, ashtu edhe me atë për forcimin e zemrës, kundër edemave, etj…!

Madje specialistët francezë, thanë se, edhe sikur vetë ta kishin ndjekur pacientin, vështirë se mund të bënin më tepër nga këto që kanë bërë mjekët tanë, të cilët kanë përdorur teknikën moderne të mjekimit dhe ilaçet e fundit që kanë siguruar, i kanë dhënë në dozat e përshtatshme me efikasitet.

Jo se ne kishim ndonjë dyshim në trajtimin e mjekëve tanë ndaj shokut Enver, sepse kurdoherë kemi qenë të bindur që efektiviteti i mjekimeve nga ana e tyre, ka qenë i mirë, po fakti që edhe specialistët francezë, kishin të njëjtin mendim me tanët, na qetësoi dhe na bindi, se nuk kemi të bëjmë me ndonjë gjë tjetër.

Për sa i përket zemrës, si mendimi i specialistëve francezë, ashtu edhe i tanëve është i njëllojtë. Ky organ ka arritur në fazën e një insuficience të theksuar, muskuli i zemrës është dobësuar së tepërmi dhe është pikërisht ky burimi i pafuqisë së përgjithshme, që ka deri tani shoku Enver.

Pra faktori kryesor në këtë gjendje që shkakton edhe fenomenet e tjera negative të shokut Enver, është zemra. Madje kur u diskutua për diagnozën, francezët thanë se ishemia cerebrale që goditi disa muaj përpara shokun Enver, aty e ka burimin, nuk kemi të bëjmë me stenozë të arteries karotide, siç kishin menduar mjekët tanë. Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si na arrestoi Sigurimi, kur bashkë me tre shokët e mi; Agimin, Mehdiun e Fuatin, dolëm rrugëve të qytetit me pankarta, ku shkruhej...”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, nga Shkodra

Next Post

“Te një pallat te ‘Rruga e Durrësit’, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë, Kirovi, një qefli i madh televizori, kishte vendosur një...”/ Historia e “mjeshtrit” që sfidoi diktaturën

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 11, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 11, 2025
Next Post
“Te një pallat te ‘Rruga e Durrësit’, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë, Kirovi, një qefli i madh televizori, kishte vendosur një…”/ Historia e “mjeshtrit” që sfidoi diktaturën

“Te një pallat te ‘Rruga e Durrësit’, pranë Ambasadës Jugosllave, mu atje ku kishte aq shumë spiunë, Kirovi, një qefli i madh televizori, kishte vendosur një...”/ Historia e “mjeshtrit” që sfidoi diktaturën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!