• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 17, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946

“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946
“Sipas porosive nga qendra në Tiranë, në vitin 1958, u takova me Fan Stiljan Nolin, në kishën e tij, fshehurazi natën dhe ai më tha për udhëheqjen tonë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të Zbulimit
“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946
“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946
Relacioni për Enverin: “Artist i merituar Besim Zekthi, tha se nën ndikimin e Paçramit, drejtori dhe Zhani Ciko, kanë lejuar numra çoroditës, veshje ekstravagante, kërcime…”. Raporti sekret për Operan e Baletin
“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946
“Nga budallallëket e Kollonelit Jakova, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theory, por në praktikë, puna ndryshon…”/ Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën, shtator 1946

Pjesa e parë

Memorie.al / Kur kishin kaluar pak më shumë se një vit nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në fundin e muajit gusht të vitit 1946, një delegacion i qeverisë shqiptare, i kryesuar nga kolonel Tuk Jakova, (i cili asokohe mbante postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës Popullore të Shqipërisë), bëri një vizitë në SHBA, ku zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe në fokus të bisedave të tyre, ishin rishikimi i disa marrëveshjeve zyrtare të lidhura mes dy vendeve para 7 prillit 1939, si dhe disa problemeve ende të pazgjidhura të shtetit shqiptar, me fqinjët e tij të gadishullit Ballkanik, kryesisht Greqia, apo dhe me shtetin italian, për dëmshpërblimet e luftës, etj. Por përveç këtyre takimeve me zyrtarë të qeverisë amerikane, delegacioni shqiptar pati edhe disa takime me Imzot Fan S. Nolin, Peshkopin e Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA-ës, i cili në atë kohë u vetëofrua për të ndihmuar delegacionin shqiptar dhe qeverinë, që ata përfaqësonin në probleme të ndryshme, që ata do të parashtronin në takimet që do të zhvillonin në Departamentin Amerikan të Shtetit, etj. Siç do të shohim edhe në disa letra që Peshkopi Fan S. Noli, do i dërgonte më pas kryeministrit Enver Hoxha, ai mbeti tejet i zhgënjyer nga takimet me delegacionin shqiptar dhe kryesisht me kreun e delegacionit, kolonel Tuk Jakova, për të cilin ai shprehet me nota tejet negative, madje arrin deri në sharje nga më të ulëtat. Të gjitha këto, bëhen të ditura në librin ‘Noli – Vepra 6’, i cili është botuar në vitin 1996, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ku përveç korrespodencës me Enver Hoxhën, ndodhen edhe intervista të Nolit, fjalime dhe biseda të ndryshme, jetëshkrimi i tij, etj., pjesë nga të cilat po publikojmë në këtë shkrim.

Letrat e Peshkopit Fan S. Noli, dërguar kryeministrit shqiptar, gjeneral-kolonel Enver Hoxha, në vitin 1946

               Kryeministrit Enver Hoxha

Gjithashtu mund të lexoni

“Në arrestimin e armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, do marrin pjesë shokët….. dhe ai do dërgohet me…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit, për ish-ministrin dhe amaneti që ju la familjarëve të tij!

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

                TIRANË, SHQIPËRI

Shqiptarët e Shteteve të Bashkuara dhe unë bashkë me ta kemi ndjekur me emocion të thellë luftën tuaj heroike dhe jemi gëzuar aq sa nuk shprehet me fjalë për sukseset tuaja të shkëlqyera. Ne e ndiejmë veten krenarë për ju, sepse ju jeni i vetmi udhëheqës ushtarak në këtë luftë, i cili ia doli ta çlirojë vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmën e ndonjë ushtrie çlirimtare mike: ju jeni gjithashtu një nga të paktat qeveri që mund të qëndrojë me këmbët e veta, e pambështetur nga ushtri mike të pushtimit.

Për më tepër, ne e miratojmë me gjithë zemër politikën tuaj të bashkëpunimit të ngushtë me Jugosllavinë dhe me udhëheqësin e saj të madh, Mareshalin Tito, nën udhëheqjen frymëzuese të të cilit ne shpresojmë të kemi një Federatë të gjithë popujve të Ballkanit, duke vendosur kështu një paqe të qëndrueshme në gadishullin tonë të shqetësuar. Ju lutem t’u transmetoni përshëndetjet e mia të përzemërta, gjithë kolegëve tuaj që kanë marrë pjesë në kryqëzatën tuaj aq të vështirë e aq me zotësi dhe gjithë popullit shqiptar, që qëndroi i patundur e me besnikëri përkrah jush.

Perëndia ju bekoftë të gjithëve.

Peshkopi F. S. Noli

                                                                        * * *
                                              Gjeneral-kolonel Enver Hoxhës

Me kënaqësi të madhe mora mesazhin tuaj të nxehtë dhe bujar, si dhe letrën e mikut tim të mirë dhe kolegut tuaj Sejfulla Malëshova. Kam dëshirë të madhe të jem aty me juve, po sot për sot nuk munt, pse udhëtimet janë të kufizuara, përveç që ka edhe pengesa të tjera…! Mundet të ju bëj një vizitë pas Pashkëve, kështu do të takoj përsëri, me miqtë e mij të vjetër. Kam shumë arsye që me pengojnë të vë kandidaturën në Shqipëri.

Ju siguroj se ju kini përkrahjen time të plotë dhe munt të përdorni emrin tim, në fushatën elektorale që populli të votojë për Frontin. Bashkë me këtë, ju lutem të drejtoheni tek unë për çdo gjë që unë munt të bëj për këtë çështje. Si juve ashtu dhe kolegëve tuaj ju uroj suksese, sikundër e meritoni, në zgjedhjen për Asamblenë Kushtetonjëse.

Perëndia qoftë me juve

Peshkop Fan Noli, më 13.X.1945

                                                                        * * *             

                                                   Gjeneral-kolonel Enver Hoxhës

Faik Konitza pat shfaqur dëshirën e fundit që të varroset në vend-lindjen e tij. Stop. Lutemi na njoftoni kohën më të përshtatshme që të bëni nderimet e pranimit të trupit të luftëtarit të parë për Independencën e Shqipërisë. Stop. Miqtë dhe adhuruesit e tij, do të kujdesen këtu për përcjelljen e trupit të tij, stop. Do të jenë jashtëzakonisht të lumtur shqiptarët e këtushëm, po t’i dërgoni ditën e pamvarësisë, një përshëndetje të shkurtër /Stop/

Imzot Noli

                                                                             * * *
Mesazh Enver Hoxhës

                                            23 mars 1946

Në një shënim “New York Herald Tribune”, më 23 mars, shkruan se përkundër kërkesës së Shqipërisë të paraqitur në fqinji i saj jugosllav, i ndihmuar nga Çekosllovakia dhe i shtyrë nga sovjetët, Philip Noel Baker, Ministër Shteti britanik, kapi rastin në mbledhjen e këshillit të UNRRA-s për të lajmërua delegacionin sovjetik, në këtë mënyrë ruske që Këshilli i Sigurimit, nuk do të shqyrtojë një kërkesë të njëllojtë për anëtarësi në UNO sepse, ka punë të tjera me rëndësi dhe probabilisht nuk do të veprojë deri në shtator. Në lidhje me këtë pëshpëritet se Anglia, do ta tërheqë njohjen e dhënë më parë Shqipërisë.

Peshkop Fan Noli

                                                                     * * *

                                                      Mesazh Enver Hoxhës

                                                          Më 23 mars 1946

Marrë vesh nga bisedime që kam patur me funksionarë të Departamentit të Shtetit, që pranimi i traktateve të konkluduara nga regjimi i kaluar, është një konditë e domosdoshme për njohjen e Qeverisë shqiptare, nga ana e Shteteve të Bashkuara. Unë besoj që tani çdo vonesë, do të prejudikojë çështjen tonë në një kohë kritike. Duke marrë parasysh bisedimin e afërt në UNO, të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësi dhe agjitacionin intensiv grek mbi Epirin e Veri-ut, unë sugjeroj që të pranohen menjëherë traktatet në fjalë. Ky pranim, do të sjellë automatikisht, njohjen amerikane, do të zhdukë pengesat për pranimin në UNO dhe do të na lehtësojë punën e mbrojtjes me sukses, të integritetit tokësor të Shqipërisë.

Peshkop Fan Noli

C/C Ross C. Hurrey 1034 Washington

Letra e Peshkop Fan Nolit, drejtuar kryeministrit Enver Hoxha, më 30 shtator 1946

Më 30 shtator të vitit 1946, Peshkop F. S. Noli nga Boston i SHBA-ës, i shkruan një letër plot indinjatë e zemërim, kryeministrit shqiptar, gjeneral-kolonel Enver Hoxhës. Shkaku janë mosmarrëveshjet që ai ka pasur me delegatin shqiptar, kolonel Tuk Jakova. Pas shumë këshillash, ndihma pa rezerva, ndërhyrje në rangje personalitetesh, Noli ka marrë si shpërblim, dyshimet e vazhdueshme të kolonel Jakovës, deri edhe akuza të pabaza. I njohur me gjithë prapaskenat, gafat diplomatike dhe fodullëkun e Jakovës, Noli i shkruan me imtësi kryeministrit Hoxha, çdo pakënaqësi të tijën, lidhur me vizitat dhe takimet e delegacionit shqiptar. Kjo letër e shkëputur nga përmbledhjen “Noli – Vepra 6”, botohet e plotë, si më poshtë.

Boston, 30 shtator 1946

Gjeneral Enver Hoxhës

                                      Kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë

                                                        30 shtator 1946

Zoti Kryeministër:

Kolloneli Tuk Jakova, në lamtumirën që botoi në “Diellin”, 18 Shtator, të mbyllur këtu brenda, më hapi luftën me disa akuza dhe insinuata të shëmtuara. Nuk munt t’i përgjigjem botërisht tani për tani, se nuk dua të embarasoj guvernën në këtë kohë kritike as tërthorazi, dyke goditur delegatin e saj.

Do të flas pasi të shkonjë kriza. Sa për tani, nuk më mbetet veçse, t’ju qahem juve, që na dërguat këtë kërcu të pagdhendur.

Për të nisur, Kolloneli nuk di Shqip, as Gegërisht, as Toskërisht; Në çdo dialekt që i flisja, ay nuk më merrte vesh nga shkaku që është një budalla pa kulturë.

Kurrë në jetën time, nuk jam dëshpëruar aq sa kur e pashë këtë njeri, si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re. Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time, pa kondita, pa rezerva dhe pa pritur as ndonjë çpërblim, as ndonjë memuriet.

Po ay më shikonte shtrembër, me mosbesimin instiktif të barbarit, kundrejt njeriut të mësuar. Flas vetëm për Kollonelin, se delegatët e tjerë, ishin aq të dominuar prej tij, sa ay as i përfillte fare.

Në mbledhjen e parë, biseduam mi konferencat që do të bënin nëpër kolonitë shqiptare. Më dolli shpirti, gjersa shtruam një program, të cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dëgjuar mendjet e atyre që u kishte besim, e çiliminjve që i njihte si vëllezër, nga mentaliteti.

Konferencat vanë mjaft mirë sa kohë ishte këtu z. Behar Shtylla, por kur ky shkoi në Paris pushuan menjëherë. Duket që Kolloneli nuk i shikonte aspak.

Pas konferencave u hothmë në veprimin dipllomatik. E këshillova Kollonelin, të kërkonte menjëherë një pjekje nga Sekretari i Përgjithshmë Z. Trygve Lie. Ia gatita udhën, me anën e profesorit Laugier, një zyrtari të lartë të UNO-së, i cili është Ndihmës Sekretar për punët Shoqërore dhe Ekonomike.

Po Kolloneli e shikonte me dyshim çdo çap që i këshillonja. Kujtonte se unë i vinja nonjë grackë. Mezi pranoi dhe bëri kabull ta shikonte Profesorin. Ky priti mirë delegatët dhe ua rregulloi pjekjen me Trygve Lie-në. Bashkëfjalimi i zvarnis pak minuta, me dy dragomanë.

Kolloneli fliste Shqip, Behari ia kthente Frëngjisht, edhe një dragoman i Sekretariatit, ia kthente Trygve Lie-së Inglisht, meqënë që ky nuk dinte as Frëngjisht, as Shqip. Nga ky muhabet me dy terxhumanë, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, që hyrja e Shqipërisë në UNO, ishte punë e mbaruar, telegrafoi në Tiranë, dhe e vuri guvernën në gjumë, me lajmën e një triumfi imagjinar.

Unë isha në prakun e derës së tij, gati që t’i shërbenja si dragoman, po nuk më thirri, se nuk më kishte besim. Bëri vetëm një përjashtim, kur më mori si përkthenjës, në pjesën me delegatin Amerikan. Për çudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkëfjalimet, me anë dy dragomanësh edhe në disa raste të tjera.

Lajmën që Kolloneli e kishte vënë guvernën në gjumë, me fjalët e bukura të Trygve Liesë, e mësova disa javë pas ngjarjes, se Kolloneli, nuk m’i tregonte sekretet dipllomatike. I çfaqa dyshimin që fjalët e ëmbla diplomatike, nuk duhen marrë si senate, “po ay veshin shurdhër”!

Që në pjekjen e parë, e këshillova të shkonte në Washington dhe të hynte në kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk më dëgjoi. I la këto vizita kryesore, për ditën e fundme të Gushtit, dy muaj më vonë.

Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anëtarësisë, Kolloneli më bëri favorin të më pranojë si dragoman, dhe kështu e ndihmova në formulimin e përgjigjeve dhe të memorandëve, të cilat më kanë mbajtur pa gjumë, disa netë. Ditën Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetëm në esencën, po edhe në retorikën e kulluar.

Kur ardhi çështja e traktateve, e këshillova të pyeste guvernën, përpara se të përgjigjej me argumentin e vjetruar të vendimeve të Përmetit, të cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt-teksti i paqës me Italinë, prej Këshillës së Ministrave të Jashtëm në Paris.

Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte që jua dinte mejtimin. U çudit kur mësoi më vonë që ju e kishit rikonsideruar çështjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale, pa kondita.

Në funt të Gushtit Kolloneli shkoi në Washington dhe kur u kthye, më siguroi se rilidhja e marrëdhënieve midis Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, ishte punë e mbaruar. Siç u muar vesh pastaj, Kolloneli u bë prapë viktima e naivitetit dhe e padijes së gjuhës. Puna jo vetëm nuk ishte ndrequr, por ishte prishur fare. Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalës, i lidhi ndihmat e mbledhura këtu, dhe nuk i la të shkojnë në Shqipëri.

Sa për çështjen e bashkimit, ju lutem të këndoni një komunikatë që botoi “Vatra” në “Diellin” më datën 25 Shtator, të mbyllur këtu brenda. Nga kjo do të merrni vesh që “Vatra” ka bërë një propozim për tretjen e plotë të dy organizatave, dhe nuk ka marrë ndonjë përgjigjë nga Shqipëria e Lirë. Këtë gjë e di fare mirë Kolloneli, po nuk e përmendi në Lamtumirën.

Veç kësaj, ky propozim i “Vatrës”, është akoma i hapur, dhe negociatat nuk janë prerë. Përse ahere Kolloneli i deklaroi luftë “Vatrës” edhe mua, pa pritur përfundimin e këtyre bisedimeve. Më në funt, rolli i nërmjetarit, është t’i pajtonjë të dy anët, jo të përkrahë njërën anë dhe t’i dekllaronjë luftën anës tjetër, siç bëri Kolloneli.

Tani vinj në konkluzjen: Nga budallallëket e Kollonelit, nuk do ta ndryshonj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernën suaj në theori. Po në praktikë, puna ndryshon. Në doni bashkëpunimin tim, duhet të dërgoni një njeri, i cili të më ketë besim dhe i cili të dijë të paktën shqip, që të merremi vesh.

Sa për të huajt, duhet të dijë të paktën Inglisht, meqënë që këtej nuk shkon shumë Frëngjishtja. Nga ana tjetër, nuk duhet të më impononi zevzekë të këtushmë, si bashkëpunëtorë, të cilët ju nuk munt t’i njihni.

Dy fjalë për marrëdhëniet me Amerikën, të cilat janë kyçi i problemeve tuaj këtu. U lodha dyke ju përsëritur, që duhet t’i pranoni traktatet në parim, pa kondita, se fundi i fundit, kjo nuk është vetëm një çështje formulle, pa rëndësi praktike.

Pasi të lithni marrëdhënje dipllomatike me Amerikën, ahere çështja e Kryqit të Kuq Amerikan, do të zgjidhet vetëvetiu me pak durim dhe vetëm ahere do të hapet udha, për të nisur një fushatë serioze.

Një fjalë për të mbaruar.

Kolloneli kur më hapi luftën, nofta kishte harruar, që ishte delegat i Shqipërisë. Po mileti kujtojnë, që ay flet në emrin e guvernës. Tani, nëqoftëse nuk jeni në një mendje me Kollonelin, duhet t’a këshilloni, t’i marrë prapë akuzat që më ka bërë.

Në mos i marrtë prapë, do të jem i shtrënguar të konkludonj, që guverna e aprovon luftën, që më dekllaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika për fat të keq. Dhe ahere bashkëpunimi ynë, merr funt në praktikë.

Kam shpresë që episodi i Kollonelit, është vetëm makthi i një nate të keqe, dhe që kurrë nuk kini patur qëllim, t’u bini me sheklmë miqve tuaj. Memorie.al

           Me të fala vëllazërore

                  Juaji me be

              Peshkop F.S.Noli

26 Blagden Street

Boston 16, Mas

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur më caktuen me punë në breg të liqenit të Shkodrës, afër kufinit, mendova se erdh koha me u arratis, por ish-shoku i burgut, më këshilloi...”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Next Post

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2023

Artikuj të ngjashëm

“Feçori na urdhëroi të zbulonim vajzën nga Elbasani, që i shkoi në shtëpi infermieres së Enver Hoxhës dhe i tha; ‘Unë jam bija e jote, nga lidhja jashtë martesore…”/ Zbulohet dokumenti i bujshëm, 20 tetor ‘82
Dossier

“Në arrestimin e armikut të Partisë, Kadri Hazbiu, do marrin pjesë shokët….. dhe ai do dërgohet me…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit, për ish-ministrin dhe amaneti që ju la familjarëve të tij!

September 17, 2025
“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, i veshur me rrobat ushtarake të EDES, theri me dhjetëra shqiptar mysliman më 27 qershor 1944 në Paramithi dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 14, 2025
“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Më 24 gusht 1947, Marko Vafiadhis erdhi në Tiranë me nxitim dhe kërkoi nga Enver Hoxha, që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar, kundër…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 15, 2025
“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë
Dossier

“Gjermanët quhen pushtues paqësor të Greqisë, pasi me ta bashkëpunuan me mijëra grekë, vlleh, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., kurse çamët…”/ Ana e panjohur e historisë fqinjëve tanë

September 15, 2025
“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  
Dossier

“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

September 15, 2025
“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975
Dossier

“William Ottonell, u hodh nga kati i katërt i Hotel ‘Apollonia’ dhe këtë e bëri, pasi kur hyri në territorin tonë, i qethën flokët dhe…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjen e tragjike të turistit irlandez, më 27 korrik 1975

September 11, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor 2023

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme