• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 3, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1970, kur kërkohej dënimi me vdekje i Daut Gumenit dhe ekzekutimi në fshatin e lindjes në Gusmar
0
Shares
4.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/Daut Gumeni në gjyq: “Jam armik i partisë dhe nuk jam spiun te denoncoj vëllanë tim”. Shënimi i Hysni Kapos në letrën e Komitetit të Partisë së Tepelenës për Gjykatën e Lartë dhe përgjigja e Enver Halilit që mbulonte anën juridike në Komitetin Qendror, ku shpjegon; se përse nuk mund të dënohej me vdekje Daut Gumeni, ashtu siç kërkonte mbarë populli i Kurveleshit…?!

Ashtu siç dihet tashmë prej vitesh edhe nga dhjetra dëshmie e dokumente arkivore të publikuara pas rrëzimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës e deri më sot, ai regjim, me anë të organeve të ashtuquajtura të “Diktaturës së proletariatit”, (Sigurimi i Shtetit, Hetuesia, Prokuroria, etj) me anë të torturave makabre, dhunës fizike e psiqike, etj, detyroi shumë njerëz që mbaheshin të arrestuar, që të jepnin dëshmi të rreme, duke pohuar e firmosur çdo gjë që u vihej përpara. Por ndërmjet këtyre mira e mira të dënuarve të ndërgjegjes, ka pasur edhe prej tyre, që kanë qëndruar para torturave dhe dhunës, duke mos pranuar asgjë nga ato çka u kërkohej prej xhelatëve të tyre. Madje kanë bërë të kundërtën, duke folur, sharë dhe akuzuar në gjyqet e tyre mjaft nga dëshmitarët, hetuesit, prokurorët, trupin gjykues, e deri Partinë e Punës. Një ndër këta, ka qenë edhe Daut Gumeni (aktualisht nënkryetar i Komisionit Shtetëror për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit), i cili në vitin 1970, kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, asokohe mësues dhe poet, në gjyqin që iu bë në Tepelenë, në prani të qindra e qindrave pjesëmarrësve të mbledhur nga e gjithë krahina e Kurveleshit, deklaroi para trupit gjykues me bindje të plotë, se ai ishte një armik i betuar i partisë dhe pushtetit popullor. Madje këtë gjë ai e bënte kur i ishte komunikuar dënimi me 25 vjet burg, dhe “populli” i pakënaqur nga ay dënim, kërkonte dënimin me vdekje të tij dhe ekzekutimin në fshatin e lindjes në Gusmar të Tepelenës. Lidhur me këtë gjë, bën fjalë dokumenti arkivor që zbulohet së fundimi dhe publikohet për herë të parë ekskluzivisht nga ” Memorie.al”, ku sekretari i Komitetit Partisë së Tepelenës, Sherif Toraj, me anë të një letre sekrete njofton Hysni Kapon, lidhur me gjyqin ndaj Daut Gumenit dhe vëllait e kushëririt të tij. Si dhe shënimet e Hysni Kapos në letrën në fjalë dhe përgjigja që ai merr nga Enver Halili, i cili në atë kohë mbulonte sektorin juridik në Komitetin Qendror të PPSH-së. Dokumentet në fjalë po i publikojmë të plota dhe me shënimet përkatëse me shkrim dore.

Dokumenti sekret i vitit 1970, ku Komiteti i Partisë së Tepelenës kërkon Komitetit Qendror të PPSH-së, dënimin me vdekje të Daut Gumenit dhe ekzekutimin e tij në fshatin e lindjes në Gusmar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                    

                                                                                                                                      SEKRET

KOMITETI I PARTISE RRETHIT                                                                              EKZEMPLAR NR. 1

                                                                                                                                      Nr. 104. Prot/            Tepelenë, më 15/4/ 1970

                      KOMITETIT QENDROR TE PPSH

                                     TIRANE

Prej datës 26-27 Mars 1970 në Tepelenë u zhvillua proçesi gjyqësor kundër të pandehurve Izet Mehmet Gumenit, Daut Mehmet Gumenit (vëllezër) dhe Dervish Haxhi Gumenit nga katundi Gusmar I këtij rrethi, i pari për bashkëpunim me kriminelët e arratisur, Izet Vrazhdo, Lahe Nuro e Ahmet Kuka, në vrasjen e Sekretarit të partisë të ish-rrethit të Gusmarit, Selman Lames në dhjetorin e vitit 1945. Ndërsa dy të tjetër për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, mos kallëzim krimi të kryer nga Izet Gumeni për të cilin ishin në dijeni dhe tentativë arratisje për në Greqinë monarko-fashiste.

Të lartë përmendurit u dënuan nga ana e gjykatës popullore të rrethit tonë, Izet e Daut Gumeni me nga 25 vjet, kurse Dervish Gumeni me 20 vjet privim lirie.

Duke marrë parasysh qëndrimin e kriminelit Daut Gumeni që mbajti në procesin gjyqësor për të cilin do t’ju informojmë më poshtë, mendojmë se nuk i është dhënë dënimi i merituar si kriminel dhe armik i betuar i pushtetit popullor, të cilin e pohoi haptazi në procesin gjyqësor nëpërmjet shprehjeve që më poshtë ju radhisim:

Kur u pyet nga ana e trupit gjykues sepse ay kishte marrë këtë rrugë të gabuar, deklaroj: “Jam armik i partisë tuaj dhe i pushtetit popullor”. Gjithashtu gjatë pyetjeve dhe demaskimit që iu bë nga trupi gjykues dhe publiku, ay u shpreh:

-“Ju thoni se në Shqipëri ka filluar të vërshojë lumi i të mirave, por akoma nuk ka filluar të pikojë asnjë pikë”.

-“Unë nuk jam spiun që të demaskoj dhe kallëzoj vëllanë tim, Izetin për bashkëpunim me diversantët”.

-“Unë ndoshta jam krimb, sipas jush, por nuk guxoj të them se edhe ju jeni zvarranikë”.

-“Juve talleni me gjakun e Selman Lames”.

-“Organizatat e masave, nuk janë leva të partisë, por marrsha të saj”.

-“Pikëpamjet e shkrimtarëve të huaj që ju i quani reaksionarë, ju nuk u thoni të gjitha fëmijëve që të gjykojnë dhe formojnë ata vetë botëkuptimin e tyre”.

-“E kam ndjerë vetën të privuar, më ka munguar liria e fjalës dhe e veprimit”.

-“Këto vjersha I kam bërë kundra sepse ky është botëkuptimi im, realiteti i jetës sime, unë kështu e shikoj jetën”.

-“Kur të shkoja në botën perëndimore do të kisha mundësi që të merrja arsimin e plotë e të saktë”, etj.

Qëndrimi i tij armiqësor u duk edhe në polemikën që filloj të bënte me diskutantët që dënuan ashpër nga salla e gjyqit këtë qëndrim reaksionar të tija, i cili përpiqej ti sulmonte me fyerje dhe ironi të stërholluar.

Populli i këtij rrethi i indinjuar nga veprimtaria e tij armiqësore dhe qëllimi reaksionar ndaj trupit gjykues dhe publikut në sallë, kërkuan me këmbëngulje që këtij armiku të betuar ti jepet dënimi me vdekje, duke u ekzekutuar në fshatin e tij, në vendin e veprimtarisë së krimit. Edhe në këtë rast kur ju dha fjala e fundit për vetëmbrojtje, me hipokrizi dhe ironi u shpreh: “Zbatoni kërkesën e masës”.

Duke marrë parasysh veprimtarinë kriminale, qëndrimin armiqësor që mbajti në gjyq dhe opinionin e masave punonjëse të këtij rrethi: mendojmë që masa e dënimit të rishikohet duke aplikuar atë me vdekje.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE SE RRETHIT

                           Sherif Toraj

 Letra e Enver Halilit, për Hysni Kapon

                 SHOKU HYSNI

Mbasi u konsultova edhe me gjyqtaren e çështjes pranë Gjykatës së Lartë, shoqen Lumturi Reso e cila e ka gjykuar në shkallë të dytë këtë çështje dhe me dispozitat ligjore që parashikojnë krimet e të dënuarit Daut Gumeni, rezulton se:

  • Qëndrimi i të dënuarit Daut Gumeni gjatë procesit gjyqësor ka qenë ashtu siç thuhet nga shokët e Tepelenës në letrën dërguar Komitetit Qendror të Partisë.
  • Ky person është gjykuar më parë, d.m.th. para këtij procesi, për tentativë arratisje dhe është dënuar me burgim.
  • Gjatë procesit hetimor kundër të dënuarit Izet Gumeni, vëllait të Dautit, ky i fundit është implikuar në dy krime të tjera për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për moskallëzim të krimit (të vrasjes së sekretarit të komitetit të partisë të ish-rrethit të Gusmarit, Selman Lames në vitin 1945).
  • Për këto dy krime, që parashikojnë nga kodi penal, i pari deri në 10 vjet burg dhe i dyti deri në 8 vjet burg, u gjykua dhe u dënua, duke bërë bashkimin e tre krimeve sipas dispozitave ligjore, me 25 vjet heqje lirie. Ky është maksimumi që parashikon ligja për krimet që ka bërë.
  • Për vëllain e Dautit, Izet Gumenin që është gjykuar dhe dënuar për krimet: vepra terroriste dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe që ligja parashikon  deri në dënimin me vdekje, gjykata i ka dhënë 25 vjet heqje lirie dhe këtë e ka lënë në fuqi edhe gjykata e lartë për këtë arsye, e para sepse ky në atë kohë ishte i ri dhe vetëm bashkëpunëtor, e dyta që nga koha kur është kryer krimi dhe deri më sot ka kaluar shumë vjet, dhe gjatë këtyre vjetëve ka pasur disa amnisti  dhe e fundit sepse qëndrimi I tij në gjyq ka qenë korrekt, d.m.th. jo si ai I Dautit.

Mendoj se Komiteti i Partisë së rrethit dhe pastaj nga ky populli i asaj zone duhen sqaruar se për veprimtari armiqësore të Daut Gumenit para procesit gjyqësor dhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, atij iu dha dënimi maksimal që parashikon ligja nga gjykata.

Këtë shpjegim mund dhe duhet ta bënte para popullit gjykata me një herë mbas përfundimit të gjyqit./Memorie.al

        Enver Halili

           4.5.1970

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Fotot e rralla të Nënë Terezës gjatë vizitës së saj në Shqipëri në vitin 1993 me rastin e ardhjes në vëndin tonë të kreut të Vatikanit, Papa Gjon Palit të Dytë

Next Post

Dëshmia e Lek Pervizit: Në Kampin e Tepelenës oficerët e Sigurimit kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja të internuara

Artikuj të ngjashëm

Dosja sekrete: “Në një nga dhomat e banesës së Tuk Jakovës, kemi vendosur agjentin ‘Maja e Leklit’, i cili…”/ Relacioni i Drejtorit të Sigurimit, Nën/Kolonel, Zylfi Saliu, Berat, 1955
Personazh

“Në bregun e djathtë të Dnjeprit, gjatë verës së vitit 1933, rreth tre mijë fëmijë nga 7 deri 12 vjeç, bij kulakësh, u lanë të vdisnin urie, ndërsa…”! / Krimet monstruoze të “Baba Stalinit”

June 30, 2022
“Dy vëllezërit nga Dukagjini që ndezën revoltën dhe përse e pranuam për negociata, Drejtorin e Burgjeve…”/ Dëshmia e rrallë e organizatorit të Revoltës së Spaçit
Personazh

“Sala i penduar, pasi i’u kërkoi falje shokëve, shkoi drejt telave me gjemba të kampit, ku breshëria e armëve të rojeve…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit të Vloçishtit

June 26, 2022
“U dëgjua një batare automatiku dhe mësuam se roja kishte vra një të burgosur nga Kruja, që…”/ Kujtimet e ish – zv / ministrit të Brendshëm për Kampin e Vloçishtit
Personazh

“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!

June 25, 2022
“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian
Personazh

“Për ato që i kemi bërë ne popullit shqiptar, s’na mbetet tjetër, veçse të lagemi me benzinë dhe…”! / Reagimi i ish-të dënuarit, për intervistën e Nexhmije Hoxhës, me gazetarin italian

June 24, 2022
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ndërsa Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë’ në San Felice Circeo, m’u kujtua viti 1981, kur ai në galerinë e Spaçit…”/ Kujtimet e panjohura të Eugjen Merlikës

June 24, 2022
“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/  Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës
Personazh

“Ti nëna ime, i fillove vuajtjet në një kasolle të Shijakut, e vazhdove në Grabian, Tepelenën famëkeqe, burgun e Vlorës etj., sepse ishe e reja e Mustafa Krujës…”/ Dëshmitë tragjike të Eugjen Merlikës

June 22, 2022
Next Post
Dëshmia e Lek Pervizit: Në Kampin e Tepelenës oficerët e Sigurimit kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja të internuara

Dëshmia e Lek Pervizit: Në Kampin e Tepelenës oficerët e Sigurimit kërkonin të shtinin në dorë vajzat e reja të internuara

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!