• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 12, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Zbulohet biseda e Haxhi Lleshit: “Mehmeti qe gojtar dhe trim, por jo aq sa hiqej, ai vetëm Enverin e mua kishte frikë, se në Spanjë…”/ Proçes-verbali i takimit me historianin e njohur, korrik ‘82

Zbulohet biseda e Haxhi LLeshit: “Kam luftuar shumë unë, s’pyesja se ka anglezë, amerikanë, as për Titon, Tempon dhe për Mehmetin, që ishte spiun i Fullcit…”/ Takimi me historianin e njohur, korrik ‘82

“Para pushkatimit, shkuam e gjithë familja në burg dhe kur po ndaheshim, ai na tha…”/ I biri i Koci Xoxes, tregon historinë e panjohur të babait dhe raportet me Enverin
Zbulohet biseda e Haxhi Lleshit: “Mehmeti qe gojtar dhe trim, por jo aq sa hiqej, ai vetëm Enverin e mua kishte frikë, se në Spanjë…”/ Proçes-verbali i takimit me historianin e njohur, korrik ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë), i cili i përket datës 16 korrik të vitit 1982, ku ndodhet biseda e regjistruar, ndërmjet Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, me historianin e njohur, Prof. Dr. Kristo Frashëri. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, historiani, Frashëri, ka shkuar në takim në zyrën e Presidiumit të Kuvendit Popullor, me kërkesën e Presidentit dhe e gjithë biseda e zhvilluar në mes tyre, ka në fokus rishkrimin e historisë, kryesisht asaj të rrethit të Dibrës, prej nga ishte me origjinë Haxhiu dhe ku ai kishte të gjithë veprimtarinë e aktivitetin e tij, që nga koha e Monarkisë së Zogut e periudha e pushtimit të vendit, 1939 – 1944. Ai i kërkon historianit Frashëri, që kur të rishkruajë historinë e Luftës të krahinës së Dibrës, të ketë shumë kujdes e të zbatonte porositë e tij. 

                                                   Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

Dokumenti arkivor me proçes – verbalin e bisedës në mes Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, me historianin, Kristo Frashëri

                                       SHËNIME NGA BISEDA E SHOKUT HAXHI LLESHI

                                               ME HISTORIANIN KRISTO FRASHËRI

                                                                (më 16.7.1982)

Sh. Haxhi Lleshi: Kështu pra, mos u merr me Çamët, se të gjithë tradhtar ishin, gati të gjithë. Teftën nuk e çonte njeri në shkollë, po u thashë unë.

Edhe Krujën ne e çliruam, me forcat tona. Forca kishim dhe nga Dibra. U binim me forcat tona dhe jo me italianët. Bëmë tre ditë dhe tre netë, luftë atje. Gjermanët i kapëm të gjallë. Shoku Enver ishte në Arbanë me Myslym Pezën.

Kurse Mehmet Shehu, thotë se erdhën italianët nga Kruja. Flet për Tendën e Qypit dhe nuk thotë një fjalë për skraparllinjtë. Po lufta pa popullin nuk bëhej.

Partia dhe shoku Enver e ngritën popullin në luftën e tij për lirinë e vërtetë. Mehmet Shehu vrau në Myzeqe 74 vetë, popull në radhë, pa faj fare. Merr e vra, e kishte Mehmet Shehu. Terroriste ishte dhe Fiqrete Shehu. U përjashtua gjatë Luftës nga Partia.

Po shoku Enver Hoxha është i madh, se ndryshe…! Unë për rrugën e Partisë, nuk kam pyetur. Me mua Mehmet Shehu nuk ndeshej, ishte shumë në rregull. Kur ishte larg më bënte me dorë. Nuk ia lëshoja unë vendin. Nga Enver Hoxha kishte frikë, pa nga të tjerët nuk pyeste ai. Veç këtu në Presidium nuk ja mbante. Merrte leje, a të shkoj në Këshillin Popullor, apo jo.

Shkoi në likuidimin e pasojave të tërmetit në Sarandë dhe ashtu shkoi. Gojëtar qe, por tradhtar i zgjuar. Është marrë me spiunllëqe që në Spanjë. Të gjithë kishin komandë, kurse ky nuk kishte. Trim ka qenë, por jo aq sa e bënë. Çetën ja dha gati Partia, në fund të gushtit 1942. Po ishte Partia, po ku pyeste Bektash Cakrani për Mehmet Shehun.

Me 3000 forca, e bëmë Stalingrad Dibrën e Madhe, ku ishin 7000 gjermanë. Populli luftoi trimërisht.

Thotë Mehmet Shehu: Do vrasim 3000 – 4000 dibranë.

I them; Jo ore, si do i vrasim?!

Mehmet Shehu, pretendonte se shpëtoi Enver Hoxhën, po Enver Hoxha shpëtoi vetë, vetë e çau rrethimin.

Sh. Kristo Frashëri: Po historia nuk e thotë ashtu, por ashtu siç është e vërteta.

Sh. Haxhi Lleshi: Asnjë shpëtim nuk i bëri, por e bënë kalemxhinjtë. Nuk i falet Ndreçi Plasarit kjo. Lufta lidhet me Partinë, kurse ai ja dedikonte vetes, kudo donte të nxirrte unin e tij.

Sh. Kristo Frashëri: Historinë e bëjnë popujt dhe jo personat.

Sh. Haxhi Lleshi: Edhe Vasil Laçin e nxori koha, doli nga populli ku u rrit dhe u edukua. Puna është ta ndjekësh popullin siç duhet, ndryshe përfundon siç përfundoi dhe Qazim Koculi me Mehmet Shehun, të shitur kudo.

Edhe Neki Starova u bë me italianët dhe me gjermanët. Kurse ne na lidhi ideali. Merita i përket Partisë dhe Enver Hoxhës. Shoku Enver është vazhdues i Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Fat i madh për Shqipërinë dhe botën dhe gjithnjë po krijon.

Sh. Kristo Frashëri: Po krijon shumë dhe na mëson dhe ne.

Sh. Haxhi Lleshi: Do pasur kujdes me të vërtetë. Ja, në ato ‘Yje të pashuar’, ka shumë gënjeshtra. Edhe Shahin Dyle Toçi dëshmor, kur nuk është kështu. Pse?

Sh. Kristo Frashëri: Figurat do t’i shikojmë si historianë.

Sh. Haxhi Lleshi: Po kanë miq.

Sh. Kristo Frashëri: Pavarësisht.

Sh. Haxhi Lleshi: Po të paktën ta ketë mbyll me nder. I kanë bërë këngë Ejup Camit, sikur të ishte hero!

Sh. Kristo Frashëri: Po ata paskan të drejtë të gënjejnë dhe ne nuk paskemi të drejtë ta mbrojmë atë?

Sh. Haxhi Lleshi: Po unë kam dokumenta për deri në fund të vitit 1943, që ai ishte i lidhur me armiqtë.

Sh. Kristo Frashëri: Po nuk kemi interes.

Sh. Haxhi Lleshi: Tefta gjen dëshmitarë, për të thënë: se e kishte vënë yllin partizan. Luftën e Peshkopisë, ia dedikojnë çetës së Ahmet Camit. Po kjo nuk është e drejtë, nuk qëndron. Po kush e thotë këtë, Agim Hila që bën hile.

Shkon një here Pavllo Gjidede në Dibër dhe shkruan për Ahmet Camin: në një dorë mbante plagën dhe me tjetrën luftonte. Ore Pavllo, i thashë, po pse shkruan kështu?! Po, më tha Tefta, më tha.

Duhet pasur kujdes në të shkruar, se nga njëherë ia ngopin kot. Ky Frrok Çupi, do shkruaj për Këshillat, më tha. Kur shkruajti, ja futi Matit dhe Shkodrës që ishin mirë dhe jo Tiranës, që i takonte ta kritikonte. Kështu bëri dhe Asim Bedalli, se Nesipi jepte shtëpi, kujt të dënonte, me dallavere. Po në këtë mbledhjen e Këshillit Popullor, doli mirë. Mirëpo, prapë dolën probleme.

Buka nuk bëhet e mirë në fshat. Pse? Se mungon kujdesi nga kuadrot për këtë problem të rëndësishëm për popullin. Po ndërtesat me kontribut vullnetar, pse nuk po ecin me ritmin e duhur?! Se kuadri ka shtëpi për vete dhe nuk interesohet për ata që nuk kanë shtëpi.

Puna me kontribut vullnetar, nuk po ecën mirë. E ka bërë mirë Dibra këtë punë, kur atje ishte Sula sekretar. E bëri dhe Jashari në Elbasan, me ndërtesa 4-5-6 katëshe. Por nuk donte Abdyl Këllezi. Mund të bëhet, thoshte, por vetëm për qytete si Peqini dhe jo për të tjerë. Si Sula dhe Jashari, t’i kemi sekretarët e parë.

Mehmet Shehu dhe për këtë nuk ishte dakord. As me vijën e masave nuk ishte dakord. Isha në lagjen 6, në Kombinatin “Stalin”. Asnjëri nuk kishte dhënë llogari para masës Mehmet Shehu! Shyqyr që nuk ka ardhë, thanë. Kishin frikë të gjithë prej tij, veç Enver Hoxha dhe unë.

Pra Lufta e Dibrës duhet të dalë mirë. Luftën këtu nuk e bënë maqedonasit, por dibranët, as serbët, as malazezët. As 24 orë ata nuk rrinin dot pa ne. Ne nuk ishim për shovinizëm. Ne u dorëzuam atyre disa kriminelë që t’i dënonin dhe ata i kthyen kundër nesh, si Ferit Maliqin, bijtë e Mahmut Pervizit. Mahmuti u vra në një shpellë, ishte i arratisur.

Sh. Kristo Frashëri: Ka veçori lufta në Dibër.

Sh. Haxhi Lleshi: Kemi luftuar atje katër ditë e katër net dhe tërë populli ishte me ne, asnjë nuk ishte kundër nesh, me gra e fëmijë. Ajo do një kapitull më vete. Dy prefektura ishin të çliruara: Dibra dhe Peshkopia, e asnjë tjetër. Nga Dibra e Madhe, asnjë nuk doli kundër nesh.

Kapëm atje nja dy, por i falëm, se nuk kishin bërë kush e di se çfarë. Bëmë miting. Fola unë. Foli dhe ministri i Zogut, që u bë me ne. Ju ndihmon dhe Zoti, tha ai. Foli dhe Tempo. Na ngriti në qiell. Në Brigadën e V-të në Lumë, në Bicaj, u takuam Fadil Hoxhën, me Xhavit Nimanin, me Babanë e Tetovës (edhe ky nuk ishte i mirë). Unë u bëra thirrje, por ata ishin të poshtër. Unë u nisa për në Berat.

Kur luftuam në Dibër të Madhe, me ne luftoi dhe një brigadë maqedonase. Luftë e madhe na është dashur të bëjmë. Gjermanët ishin trima, të themi atë që është.

Sh. Kristo Frashëri: Është e vështirë, ta nxjerrësh Luftën e Dibrës së Madhe.

Sh. Haxhi Lleshi: Këtu është zotësia jote, që ta nxjerrësh. Tempo dhe Tito, donin ta bënin shtab të përbashkët. Por ne nuk pranuam. Kur i thashë, ne kemi shtabin tonë, ju keni shtabin tuaj. Ne mbajtëm qëndrim të prerë dhe të shpejtë. Unë i rezistova Tempos. I doli zëri prapë në Kongresin e tyre. Unë që atëhere, ia kam thënë Partisë për Tempon.

Qenë forcat tona atje, nën drejtimin tim, të tjerë nuk kishte. Ne bëmë siç na tha shoku Enver. Edhe në Këshillat tona, nuk u futën dot ata. Unë kisha shumë miq, që atëhere. Çështjen e shtypjes së shqiptarëve, unë e shikoja që atëhere. Popull heroik ai. Enver Hoxha e kishte të qartë. Ata donin t’i bënin spiunë, por populli nuk u është nënshtruar.

Ka luftuar në shekuj Kosova kundër serbëve. Edhe tani u demaskuan në politikën e tyre. Tek ne jeton një popull i lumtur, kurse atje ka shumë varfëri. Ka 20 miliard dollarë borxhe Jugosllavia, atje ka papunësi, korrupsion, kurvë janë ata në politikë.

Vendi ynë është shembull në botë. Veprat e shokut Enver, i kërkon e gjithë bota, komunistët dhe revolucionarët e gjithë botës. Ne jemi të lirë dhe të qetë, po Kosova është e mbushur me policë, nga ata të UDB-së.

Sh. Kristo Frashëri: Kur ishim ne në Kosovë, nuk kishte vetëm një polic, por dy e nga dy rrinin. Tani i kanë vesh me rroba anti plumb.

Sh. Haxhi Lleshi: Ka qenë frikë nga populli. Serbët dhe malazezët po ikin në masë nga Kosova. Ata duan të shkombëtarizojnë shqiptarët, por nuk shkombëtarizohen kurrë kosovarët. Me serbët, kurrë nuk martohen shqiptarët.

Sh. Kristo Frashëri: Kosova shqiptare ka qenë dhe shqiptare do të mbesë në shekuj. Ka luftu ajo për çdo pëllëmbë.

Sh. Haxhi Lleshi: Edhe shtypi borgjez, detyrohet të jetë me ne. Serbët janë rreziku i Jugosllavisë. Ata i janë afruar dhe me Rusinë. Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm, se ata duan të na shtrembërojnë historinë, me gënjeshtra, me konjuktura.

Nuk nënshtrohet Kosova. Edhe ky brez që ishte i pa përgjakur, u përgjak, hynë në histori. Dhe qytetet po shtohen me shqiptarë. Më tha një kosovar: dëbuan shqiptarët e butë dhe kanë ngelur këta të egrit.

Kështu pra, në shtator fillon ti o Kristo?

Sh. Kristo Frashëri: Po, shoku President. Në shtator do nis nga puna sistematikisht.

Sh. Haxhi Lleshi: Unë do t’ju ndihmoj sa të mundem.

Mirupafshim.

Sh. Kristo Frashëri: Mirupafshim. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Janar 2023

Next Post

“Pasi kufitarët i sharruan me plumba Gjonin e Dodën, kufomat e tyre, gjysëm lakuriq, i shëtitën nëpër fshatra e rrugëve të Shkodrës, mbi karrocerinë e një makine...”/ Ngjarja makabre e gushtit ‘89

Artikuj të ngjashëm

“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Edhe pse vdekja po e kanoste, nga urrejtja e madhe që kishte ndaj Partisë dhe pushtetit popullor, i pandehuri Hamit s’tregoi aspak kujdes për pjellën e tij…”/ Akt-akuza ndaj shkodranit që e ktheu UDB-ja

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Hetuesi im i ri, Ali Xhunga, një shkurtabiq nga fshatrat e Përmetit, që ngrefosej me i dhanë vetes autoritet, pasi më mbajti tre muaj varun në qeli, filloi torturat me…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 11, 2025
“Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën, pasi i’u përmbys lundra nga koha e keqe, kurse ai doli me not dhe u dorëzua në Tivar te…”/ Raporti i UDB-së për ngjarjen tragjike të Hamit Myrtja nga Shkodra, shtator 1976
Dossier

“Kufijtë me gardh i rrethon Shqipëria dhe jo Jugosllavia, sikur të ishte lirshëm si në shtetet e tjera, as 16 vetë s’do kishin ndenjur ktu…”! / Letra e Hamit Myrtja, drejtuar Enver Hoxhës para arratisjes në ’76-ën

May 11, 2025
“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime
Dossier

“Populli shfaqi dëshirën për ndryshime me themel, por zgjedhjet e bëra nën frikën e qeverisë dhe me hijen e vrasjeve, më detyrojnë që …”/ Viti 1923, kur Faik Konica dha dorëheqjen për parregullsitë në votime

May 11, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Dossier

“Kufomës së Muhamet Spahisë, kriminelët Fadil Kapisyzi dhe Dul Rrjolli do t’i kalonin indiferentë, kurse Xhemal Selimi, ma injoranti i atij burgu, i ra me…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 10, 2025
“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën
Dossier

“Hamitin e kishim në tabelën e nderit, ndiqte pak modën e mbante flokët e gjata, por kur afroheshim me varkat afër kufirit, ai na thoshte…”! / Dëshmia në hetuesi për peshkatarin që e ktheu UDB-ja në ’76-ën

May 11, 2025
Next Post
“Pasi kufitarët i sharruan me plumba Gjonin e Dodën, kufomat e tyre, gjysëm lakuriq, i shëtitën nëpër fshatra e rrugëve të Shkodrës, mbi karrocerinë e një makine…”/ Ngjarja makabre e gushtit ‘89

“Pasi kufitarët i sharruan me plumba Gjonin e Dodën, kufomat e tyre, gjysëm lakuriq, i shëtitën nëpër fshatra e rrugëve të Shkodrës, mbi karrocerinë e një makine...”/ Ngjarja makabre e gushtit ‘89

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!