• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, March 26, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Dëshmia e studiuesit nga SHBA: “Pjesëmarrja juaj në kongresin e parë të ‘Lidhjes së Prizrenit’, ishte një kënaqësi e madhe…”/ Zbulohet letra e Xhafer Devës, dërguar Antoni Athanas në ’66-ën

“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
Studiuesi nga SHBA-ës: “Xhafer Deva, asht burri i shtetit shqiptar etnik, që në emën të atij populli, luejti rolin ma vendimtar…” /Historia e panjohur e atdhetarit të madh
“Në spitalin civil u çel dhoma e destinueme për të vdekunit dhe u panë të shtrirë 10 kufoma”?! / Dosja hetimore e 4 shkurtit ’44, ku figurojnë të vrarë vetëm …
Raporti sekret i vitit 1968: “Fadil Hoxha dhe Veli Deva u ankuan te Tito për hidrocentralin që do përmbyste 33 fshatra në Gjilan…”/ Informacioni për Hysni Kapon
“UDB-ja në Mitrovicë drejtohet nga Aleksa Vuçiniq dhe personel me grada, ku janë dhe dy shqiptarë, Jusuf Abdullahi e Musa Batalli nga Gjakova, të cilët…”/ Raporti i Xhafer Devës në vitin 1953
0
Shares
187
VIEWS

Nga Idriz Lamaj    

Pjesa e tetëmbëdhjetë

                                         Nga veprat e apostujve të Shqipënisë etnike

                                                            Xhafer Deva

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

                                    Në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës

Parathënie

Memorie.al/ Ndoshta si shumë të tjerë, edhe unë, shpeshherë shfletoj letrat me miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, që nuk janë më në këtë jetë. Duke i shfletuar ato, për një çast shpalosen kujtime që më duket se disa prej tyre mund t’i shërbejnë historisë tonë. Pastaj, kthehem te vetëdija për gjendjen e e sotme të rëndë në atdheun etnik, shkaktuar nga çatrafilimi i politikës shqiptare, e them me vete: “Vallë, çfarë mund të shërbejnë në këtë kohë të zymtë kujtimet e mia për të tjerët ose letrat e njerëzve të vdekur?”

Pa qenë ndjellës ogurzi i pesimizmit, duke menduar si gjithmonë për një të ardhme më të mirë, kthehem tek detyrimet e mia ndaj miqve të mi dhe si një vëzhgues i akullt i kohës, pa asnjë pretendim shërbimi historik, kur më jepet mundësia e botimit, shkruaj atë që kam në mend, gjithnjë të mbështetur në shkrimet dhe në letrat e tyre. Ky parim ndiqet edhe në këtë libër për Xhafer Devën. Xhafer Devën e njoha në person, kemi këmbyer vizita dhe kemi pasë letërkëmbim të dendur.

Kam kaluar ditë pushimi në shtëpinë e tij dhe kam trashëguar të gjithë korrespondencën e Xhafer Devës me Rexhep Krasniqin, shokun e tij më të ngushtë, për mëse 40 vjet. Mbas shumë vjetësh, bisedova në telefon me të bijën dhe dhëndrin e zonjës Deva. Në bisedë e sipër, duke përfituar nga miqësia e vjetër, pyeta për letrat e tij dhe më njoftuan se të gjitha i kishte Qefali Hamdia, mik i familjes së tyre.

Në qershor të vitit të kaluar (2001) shkova në Kenosha, Wisconsin, mysafir i Qefali Hamdisë, për të shikuar korrespondencën e Xhafer Devës, të cilën ia kishte dërguar zonja Deva vite më parë, kur ajo, për shkak të moshës së thyer, po mbyllte shtëpinë e vet për të vajtur në shtëpinë e 5 së bijës dhe të dhëndrit, zonjës Burgl Dagmar dhe Rev. Dennis Logie.

Mbasi lexova pjesën kryesore të letrave, në ato gjuhë që i merrja vesh, mora me vete më shumë se një mijë faqe të korrespondencës së tij, ku përfshihet një periudhë mbi 30 vjet, 1945 – 1978. Xhafer Deva foli dhe shkroi shtatë – tetë gjuhë. Korrespondenca e tij është: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht dhe serbisht. Letrat dhe shkrimet e Xhafer Devës, me përjashtim të atyre me shkronja të turqishtes së vjetër dhe të serbishtes me shkronja cirilike, kryesisht janë të shkruara me makinë, të mbajtura mirë dhe të renditura simbas alfabetit, me personat që ai kishte të bëjë.

Aty përfshihen edhe letrat e tij familjare. Ai ruajti me kujdes kopjen e çdo letre që dërgoi dhe çdo letre që mori. Zonjës Oswalda Deva, të bijës Burgl, dhëndrit Dennis Logie dhe z. Qefali Hamdia me familje, i’u shprehi falënderimet më të përzemërta për besimin që më dhanë. Me mirënjohje të veçantë kujtoj këtu ndihmesën që më dhanë vëllezërit – Kapidan Nue Gjomarkaj dhe Nikoll Gjomarkaj, në përgatitjen e njërit prej kapitujve më të rëndësishëm të këtij libri.

Kapidan Nou, përveç vënies në dispozicion të lëndës mbi marrëdhëniet e Xhafer Devës me ‘Bllokun Kombëtar Indipendent’ dhe dërgimin e parashutistëve në Shqipëri e në Kosovë, shqyrtoi bashkë me mua secilin dokument të asaj periudhe, dhe formuluam tekstin në formë bisede; ndërsa Nikolla, deshifroi letrat, transkriptoi dhe përktheu nga italishtja, materialet e papublikuara deri më sot, të cilat u botuan në këtë kapitull.

                                                          Vijon nga numri kaluar

                                        Jeta dhe veprimtaria e Xhafer Devës në mërgim

                                                 – Kosova në kohën e Shqipnisë Etnike –

Xhafer Deva në dritën e letrave të veta

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Xhafer Deva ndihmonte shtypin e Lidhjes me artikuj, memorandume, protesta dhe lloje shkrimesh të tjera shqip, anglisht, gjermanisht e frëngjisht, duke përdorë të gjitha aftësitë e veta për njohjen e zgjimin e interesit të ‘Lidhjes’ pranë qarqeve diplomatike amerikane dhe evropiane. Këtu vlen të theksohet se me fillimin e lëvizjes së re politike të Xhafer Devës, shtypi i Beogradit dhe ai i Tiranës (me 1963) fillon fushatën kundër tij dhe ‘Lidhjes’. Fejtone artikujsh botojnë gazetat “Veçernje Novosti” dhe “Zëri i Popullit’, duke përdorur të gjithë arsenalin e propagandës, me akuzat e njohura si nazist, fashist, kriminel, dhe duke e quajtur ‘Lidhjen’ si organizatë shoviniste që synonte prishjen e stabilitetit në Ballkan dhe realizimin e Shqipërisë së Madhe, etj. Si çdo organizatë tjetër që kalon nëpër vështirësi për shkak të fërkimit të mendimeve, edhe ‘Lidhja’ i pati problemet e veta para dhe mbas dy Kongreseve, kur Deva ishte kryetar. Problemet në fjalë zënë një vend të veçantë në korrespondencën e Devës, si me bashkëpunëtorët ashtu edhe me miqtë e ngushtë, si Dr. Krasniqi.

Para se të mblidhej Kongresi i parë, persona që luanin rol në Degën e Kanadas, ku nxirrej edhe Buletini i ‘Lidhjes’, në fillim, dolën me kërkesën për Kosovën shtet të pavarur, ku përveç tjerash, kërkohej edhe ndërrimi i Flamurit Kombëtar. Veprime të tilla të papërgjegjësi, Devës dhe Krasniqit u sjellin mërzi. Ata bënin çmos që në radhët e ‘Lidhjes’ të ruhej serioziteti i duhur kombëtar. Personi që luante rol të rëndësishëm në shuarjen e konflikteve, ishte Mehmet Agë Rashkoci, për të cilin kishin respekt te gjithë, sidomos Ismet Berisha. Për shfaqje mosmarrëveshjesh, Deva i shkruan Krasniqit: “Ty dhe Mehmet Agës, u kam thanë me kohë se nuk kemi brum dhe njerëz serioz me riorganizue ‘Lidhjen’ e cila në radhë të parë duhet të jetë serioze dhe përfaqsuese e denjë e idealeve për realizimin e Shqipnisë etnike, asgjë më shumë as ma pak. Prandaj ty dhe Mehmet Agës u mbetet që t’i rregulloni punët deri në Kongresin e parë, mandej do t’i shoshitim të gjitha problemet që bien ndesh me sa më lartë…”! (25/10/1964).

Duke kaluar këto vështirësi, më në fund arriti edhe Kongresi i parë i ‘Lidhjes’ (26 – 27 Nëntor 1966), ku Deva i shoshiti të gjitha mosmarrëveshjet, largoi nga radhët e ‘Lidhjes’ personat që i cilësonte, “të papjekur politikisht” dhe që “nuk dinë se çka duan”! Kongresi i parë zhvillohet në një mënyrë të thjeshtë, por ashtu siç e meritonte Xhafer Deva dhe ‘Lidhja e Prizrenit’. Pjesëmarrja e përfaqësive politike të partive nacionaliste në mërgim, dhe personalitete të shquara si: Antoni Athanas, Kryetar i Federatës “Vatra”, i cili në një fjalim të prekshëm zotohej se “Vatra” do të ndjekte me besnikëri idealet e ‘Lidhjes së Prizrenit’ për realizimin e Shqipërisë etnike. Selim Damani, Halim Begeja, Prof. Jusuf Luzaj, Vasil Germenji, Rexhep Krasniqi, Dom Zef Oroshi, Sali Myftia (ish Myfti i Shkodrës dhe i prefekturës së Kosovës) etj., dhe letrat e veçanta e telegramet përshëndetës nga Mbreti Leka, Hasan Dosti, Ernest Koliqi, Kapidan Nue Gjomarkaj, Ismail Verlaci, Baba Rexhepi, Muharrem Bajraktari, Ago Agaj, Ymer Bardhi, etj., ishin një demonstrim i fuqishëm në mbështetje të Xhafer Devës.

Në një dosje ndodhen disa letra falënderimi, dërguar personaliteteve që ishin të pranishëm në Kongres. Xhafer Deva i shkruan Kryetarit te “Vatrës”, z. Antoni Athanas: “Pjesëmarrja e Juaj në Kongresin e parë të ‘Lidhjes së Prizrenit’ ishte një nderim i veçantë për mua dhe një garanci e vazhdimit të idealeve të “Vatrës” ndaj realizimit të Shqiperisë etnike. Fjalimi i Juaj prekës dhe zotimi se, “do të mbështesni me vendosmëri të drejtat e popullsisë shqiptare të Kosovës, për bashkim me shtetin e lirë shqiptar”, jam i bindur se do të dëgjohet në Washington me respekt dhe seriozitet…”. Disa ditë mbas Kongresit, Xhafer Deva kthehet ne Kaliforni dhe “Lidhia e Prizrenit në Mërgim”, fillon veprimtarinë e vet zyrtare, mbështetur në këtë Statut të miratuar në një sesion të veçantë të Kongresit:

 STATUTI I ORGANIZATËS “LIDHJA E PRIZRENIT”

  1. Themelimi. Në mbështetje të vendimeve që mori Kongresi, mbledhur në New York më 26-27 Nëntor 1966, ku, popullsia shqiptare, sot nën sundimin e shtetit kolonial të Jugosllavisë, u perfaqësue nga intelektualë, profesionistë, luftëtarë të lirisë dhe njerëz të thjeshtë të dalur nga gjiri i saj e që ndodhën në botën e lirë demokratike, themelohet organizata “Lidhja e Prizrenit në Mërgim.”
  2. Qëllimi. Duke u mbështetur në idealin historik të ‘Lidhjes së Prizrenit’ të përmbledhjes së Kombit Shqiptar në një shtet të vetëm, të lirë dhe të pavarur, në një Shqipëri etnike. Duke u mbështetur në vullnetin e përgjithshëm të lirë të popullatës shqiptare, në shtetin e quajtur Jugosllavi, të shfaqur në Kongresin e ‘Lidhjes se Prizrenit’ në Shtator – Tetor 1943, të bashkimit me shtetin shqiptar të 1913-ës, Organizata “Lidhja e Prizrenit në Mërgim”, në radhë të parë përpiqet për realizimin e Shqipërisë Etnike; dhe, duke u mbështetur në parimet e shpallura në Deklaratën Botërore të të Drejtave të Njeriut dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara (UNO), lufton për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, kombëtare dhe politike dhe për të drejtën e vetëvendosjes së popullatës shqiptare në të ashtuquajturën Federatë e Republikave të Jugosllavisë.
  3. Shtesë A).”Lidhja e Prizrenit në Mërgim”, ka karakter thjesht kosovar dhe nuk përzihet në çështje politike partiake të Shqipërisë së 1913-ës. Do të jetë kurdoherë e gatshme të ndihmojë fuqimisht në çlirimin e Shqipërisë nga tirania komuniste. Kërkon mirëkuptim dhe përkrahje nga të gjitha grupet politike, shoqërore, fetare, kulturore, nacionaliste shqiptare dhe të prejardhjes shqiptare në botën e lirë, për përpjekjet e saja të bashkimit të tokës dhe popullatës shqiptare në Jugosllavi me Shtetin Shqiptar të 1913-ës.

B). “Lidhja e Prizrenit në Mërgim”, do të përpiqet të lidhë marrëdhënie me organizatën Bashkimi Federalist i Bashkësive Etnike Evropiane (FUEN) dhe me organizata të këtij lloji për të siguruar të drejtën e anëtarësisë së vet si përfaqësuese e vetme legale në botën e lirë e popullatës shqiptare në Jugosllavi.

  1. Organet e Lidhjes A). Kongresi. Përbëhet prej natarëve të Këshillit Epror, Komitetit Qendror dhe prej delegatëve të degëve të ndryshme (1 anëtar delegat për 10 anëtarë); mblidhet një herë në pesë vjet në New York, ose në ndonjë qendër tjetër të botës së lirë sipas marrëveshjeve paraprake; bisedon dhe aprovon programin politik, statutin dhe rregulloren ose ndryshimet përkatëse të tyre; zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Epror dhe të Komitetit Qendror; shqyrton gjendjen financiare të paraqitur nga Komiteti Qendror; zgjedh për kohën e veprimit të tij një kryetar dhe dy nënkryetarë ashtu edhe një sekretar.

B). Këshilli Epror. Përbëhet prej anëtarëve të Komitetit Qendror dhe prej një ose dy përfaqësueseve të Komiteteve të 159 Degëve të ndryshme; ka një kryetar me cilësi e Kryetarit te “Lidhjes së Prizrenit në Mërgim” dhe një ose dy nënkryetar që zgjidhen nga Kongresi si dhe një sekretar të zgjedhur nga anëtarët e vet; Këshilli Epror me anën e Kryetarit mbikëqyr veprimet e Komitetit Qendror dhe të Komiteteve të Degëve, në lidhje me zbatimin e programit politik, të statutit, të rregullores dhe të përfaqësimeve në Kongres; mblidhet sipas rrethanave dhe nevojave të paraqitura; mund të veprojë edhe në mbështetje të letërkëmbimeve të Kryetarit dhe anëtarëve të vet.

C). Komiteti Qendror me qendër në New York përbëhet prej 7 anëtarëve, 1 sekretari të përgjithshëm dhe mundësisht 1 nënsekretar të përgjithshëm, të gjithë të zgjedhur nga Kongresi, në mbështetje të propozimit të bërë nga Kryetari i Këshillit Epror që është edhe Kryetar i Lidhjes; Komiteti Qendror, i cili në marrëveshje të plotë me Kryetarin e Këshillit Epror drejton dhe përfaqëson “Lidhjen e Prizrenit në Mërgim” në fushën politike, shoqërore, strategjike kombëtare, ndërkombëtare, kulturore, financiare, të propagandës, të shtypit dhe disiplinore; emëron në gjirin e vet arkëtarin, përgjegjësit për shtyp, propagandë dhe marrëdhënie me organizata të jashtme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ç). Komitetet e Degëve përbëhen prej 5 anëtarëve, 1 kryetar, 1 nënkryetar, 1 sekretar, 1 arkëtar, 1 përgjegjës për shtyp e propagandë, të gjithë të zgjedhur nga anëtarët e degëve një herë në vit, dhe të aprovuar nga Komiteti Qendror; Komitetet në fjalë zbatojnë me besnikëri programin politik të përcaktuar nga Kongresi, mbajnë lidhje te vazhdueshme me Komitetin Qendror, përpiqen për të shtuar nëmurin e anëtarëve me persona të përshtatshëm moralisht dhe kombëtarisht; për të propaganduar çështjen e Lidhjes me anë mbledhjesh, konferencash dhe manifestimesh me karakter kombëtar dhe shoqëror, me takime me organizata politike, shoqërore, kulturore dhe personalitete shqiptare dhe të huaj me qëllim për të fituar miq dhe përkrahje për veprën e “Lidhjes së Prizrenit në Mërgim”.

  1. Financat. Të ardhurat e Lidhjes rrjedhin kryesisht nga kontributet mujore të të gjithë anëtarëve, nga fushata e shfaqje të ndryshme, të dhëna në raste të bëra me vendim të Komitetit Qendror, nga ndihma të ndryshme të dhuruara prej patriotëve, miqve, organizatave nacionaliste shqiptare në mërgim, emrat e të cilëve do të shpallen në organin e Lidhjes, etj.
  2. Shtypi A). Lidhja do të ketë një zyrë shtypi dhe së pakut një organ të saj që do te botohet nën mbikëqyrjen e Komitetit Qendror në një kohë të caktuar, përveç pamfleteve, studimeve dhe librezave të posaçme që mund të botohen si mbas nevojave të paraqitura. Qëllimi i shtypit është që me anë artikujsh, studimesh, rrëfimesh popullore dhe letërsi të natyrës së ndryshme për të bërë të njohur dhe për të zgjuar interesim për qëllimet e Lidhjes, ashtu edhe për të shquar historinë dhe të drejtat njerëzore, kombëtare dhe politike të popullatës shqiptare në Jugosllavi, në botën perëndimore.

B). “Lidhja e Prizrenit në Mërgim” si mbas nevojës së paraqitur do të hapë një zyrë informative në Evropë, mundësisht në München të Gjermanisë Perëndimore, për të mbledhur informata mbi gjendjen e viseve shqiptare në Jugosllavi, ashtu edhe materiale studimore me karakter historik, politik, ekonomik, kultural, etj., dhe mundësisht do të botojë një të përkohshme dymujore ku trajtohen subjekte të natyrës së shënuar më sipër, në pajtim me programin dhe me leje të Këshillit Epror e të Komitetit Qendror te Lidhjes.

  1. Identifikimi “Lidhja e Prizrenit në Mërgim” ka vulën e saj, ku shënohen fjalët, “Lidhja e Prizrenit në Mërgim”, emri i zyrës dhe i vendit përkatës, po ashtu mund të ketë shenjën e posaçme për anëtarët dhe miqtë e saj me fjalët, “Lidhja e Prizrenit në Mërgim”, 1878 – 1966.
  2. Shënim i posaçëm çka nuk është paraparë në këtë Statut dhe që nuk është në kundërshtim me nenet e tija, as me qëllimet dhe idealin e “Lidhjes së Prizrenit”, mund të rregullohet me vendime të Komitetit Qendror dhe me pëlqimin e Kryetarit.

Teksti i Statutit u përgatit nga dr. Rexhep Krasniqi dhe shërbeu si program i Lidhjes deri në vdekjen e Xhafer Devës. Ky Statut është botuar në librezën e posaçme: “Kongresi i Lidhjes së Prizrenit në Mërgim”, fq. 30-31- Waldon Press Inc, New York, 1969.

Kongresi i Dytë i ‘Lidhjes së Prizrenit’ në Mërgim. Përgatitjet për zhvillimin e Kongresit të Dytë të ‘Lidhjes së Prizrenit’ në Mërgim, Xhafer Deva dhe udhëheqësit tjerë të kësaj organizate i kishin filluar që nga fillimi i vitit 1971. Në kohën kur dukej se çdo gjë po shkonte përfill, papritmas botohet në gazetën “Dielli” një shpallje, dalë nga Sekretaria e Përgjithshme e kësaj organizate, e cila do të shkaktonte krizën më të thellë politike të ‘Lidhjes’ gjatë drejtimit të saj nga Xhafer Deva. Shpallja në gazetën “Dielli’ Sekretaria e Përgjithshme e ‘Lidhjes’ njofton me anë të një artikulli datën e mbajtjes së Kongresit të Dytë.

Ky artikull ndahet në tri pika, ku në dy pikat e para bëhet fjalë për vendimin e Lidhjes për zhvillimin e Kongresit dhe caktimin e datës. Ndërkaq në pikën 3, shkruhet tekstualisht: “Të ftojë organizatat dhe partitë e ndryshme politike të mërgatës në USA, që në shenjë të vënies në dukje faktive të programeve të tyre, për realizimin e përditshëm të thuajse dy milion shqiptarëve, arbitrarisht të ngelur nën Jugosllavi, për arritjen – së pakut – themelimit të një Republike Socialiste Kosovare në RFSJ, në kufijtë e së cilës Republikë, të përmblidhen të gjitha tokat dhe popullsitë shqiptare sot dy herë arbitrarisht të pushtuara dhe në kundërshtim flagrant me Rezolucionin e Konferencës së Parë të Këshillit Nacional Çlirimtar për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit me 31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944”. (‘Dielli’ 3, nëntor 1971). Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 16 Maj 2022

Next Post

Vendimi gjyqësor: ”Myrteza Bajraktari thotë se; për ne kosovarët askush s’çan kokën dhe nuk duan të na e shohin surratin në Tiranë, pasi…”/ Deponimet e dëshmitarëve, Hasa, Buçolli dhe Istrefi

Artikuj të ngjashëm

“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
“Gjet Kadeli tha; mos u mërzit, se unë do arratisem me makinën e ambasadës belge, që do vij të më marrë në Mamurras dhe prej aty…”/ Raporti sekret i marsit  1967, nga B.p. “Manushaqja”
Personazh

“Këtu populli vuan për bukën e gojës, tha Gjeta; pasi të ardhurat shkojnë për Komitetin Qendror që shëtisin jashtë shtetit me familjet e tyre e shpenzojnë…”/ Denoncimi i Kujtim Prushit, Krujë 1972

March 24, 2023
“Gjet Kadeli më tha, se daja i tij, kapiten i parë, i tregoi se gjeneral Gjin Marku, kaloi me veturën e tij pa targa në Mamurras, brenda kishte disa të arratisur…”/ Raporti i bashkëpunëtorit “Mbrehja”, tetor 1961
Personazh

“Unë kam rregullar armë zjarri si, çifte pistoleta, etj., dhe kam modifikuar edhe fishekë, por të gjitha këto, i kam bërë pa leverdi ekonomike…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Edhe pse nuk kisha as tokë dhe as lopë si anëtarët e kooperativës, kryetari Muharrem Seferi, nuk më jepte largimin, dhe më tha; mua nuk ke për t’ma pa hajrin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë 1972

March 23, 2023
“Xhaviti thotë se; unë i kam shkruar vetëm udhëheqësit kryesor të Partisë, duke i thënë të mos krekoset si gjel, pasi…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, në ’81-in
Personazh

“Babai im, u arrestua për vrasjen e Bardhok Bibës, por në korrik 1950, ai theu burgun e Rrëshenit dhe u arratis më pas në Jugosllavi, me vëllanë tim, Gjonin…”/ Procesi hetimor i Gjet Kadelit, Krujë, 1972

March 21, 2023
“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin,  kryeinxhinierin e Naftës
Personazh

“Te burgu i Tiranës, fillimisht oficeri i rojës s’na i pranoi ushqimet dhe pas pak, na tha se…”/ Historia e trishtë e ruses, që në 1975-ën, i’a pushkatuan të shoqin, kryeinxhinierin e Naftës

March 21, 2023
Next Post
Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit: “U arratisa, pasi UDB-ja zbuloi organizatën tonë…” / Historia e panjohur e ish-Konsullit shqiptar në Zvicër, që u burgos dy herë nga Tito dhe dy herë nga Enver Hoxha

Vendimi gjyqësor: ”Myrteza Bajraktari thotë se; për ne kosovarët askush s’çan kokën dhe nuk duan të na e shohin surratin në Tiranë, pasi…”/ Deponimet e dëshmitarëve, Hasa, Buçolli dhe Istrefi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!