• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, March 28, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Veliu, xhandari shqiptar që ishte vegël e gjermanëve në kampin e Prishtinës, ku na pushkatuan 104 shokë dhe si u arratisëm me ndihmën e vajzës kosovare që…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit

“Si na i therën shokët në Kampin e Prishtinës dhe tentativa e Sigurimit, për të eliminuar bashkëshortin tim, pasi u largua nga ‘Shtëpia me Gjethe’…”/ Dëshmia e ish-komunistes
Foto e rrallë / Ceremonia dhe kurora me shkurre te vendvarrimi i 105 të ekzekutuarave në Kampin e Prishtinës nga …
Foto e rrallë / Ceremonia dhe kurora me shkurre te vendvarrimi i 105 të ekzekutuarave në Kampin e Prishtinës nga …
“Torturat, pushkatimi i 104 shokëve dhe lirimi pasi familjet paguan 20 napolona flori../Kujtimet e ish-të burgosurit në kampin nazist të Prishtinës.”
“Xhaja jonë, Mustafa Deliallisi, Rrethkomandant i Xhandarmërisë, s’lejoi dhunimin e kufomës së Kajo Karafilit, por atë gjë, komunistët i’a bënë atij, kur vrau veten në ‘48-ën…”/ Dëshmia e mbesës
0
Shares
3k
VIEWS

Memorie.al / Ishte gushti i vitit 1944, kishte filluar kthesa e luftës dhe nazistët gjermanë, ishin nën goditjen e forcave aleate anglo-amerikane jashtë vendit dhe të forcave partizane, në të gjithë territorin e vendit tonë. Në kampet famëkeqe të shfarosjes në masë, ata vazhdonin të sillnin robërit e luftës dhe të dënuarit nga burgjet e fashizmit. Të udhëhequr nga kjo praktikë, më 26 gusht të vitit 1944, gjermanët morën nga burgu i Tiranës 92 të burgosur politikë dhe atdhetarë. Këta iu dorëzuan atyre nga Xhelal Staravecka dhe Mark Berisha, që ishin përkatësisht, i pari komandant i Xhandarmërisë dhe i dyti drejtor i burgut. Këtë veprim, gjermanët e bënë pa lënë asnjë dokument zyrtar

Lajmi për internimin e të burgosurve ishte përhapur me shpejtësi në të gjithë qytetin e Tiranës. Në hyrje të burgut, ishin grumbulluar shumë qytetarë, nënat, baballarët, gratë, fëmijët, motrat, vëllezërit, e të afërm të tjerë të të burgosurve, që kishin ardhur për t’i përcjellë ata, ndoshta për të fundit herë. Atmosfera ishte e dhimbshme. Dhimbje që shprehej në fytyrat e fjalët e tyre drejtuar bijve e bijave, që armiku barbar po i shkëpuste tashmë edhe nga gjiri i Atdheut për t’i çuar kushedi se ku, larg tij.

Po krahas dhimbjes, u manifestuan edhe qëndrime burrërore, si nga të burgosurit, ashtu edhe nga qytetarët. Dëgjoheshin parulla të tilla si: “Rrofshin djemtë tanë, vdekje fashistëve”! Dhe kur u ndezën motorët e makinave, fjalët e fundit ishin: “Qëndroni si burrat. U pafshim shëndoshë në Shqipërinë e lire”! Ndërkohë të burgosurit filluan të këndojnë këngë patriotike, këngë, të cilat vazhduan pavarësisht nga sharjet dhe goditjet e gjermanëve.

Të përcjellë me këto fjalë, mes duarve që zgjateshin drejt nesh dhe oshtimës së këngëve, autokolona e blinduar me ushtarë e oficerë gjermanë, që ndodheshin në çdo makinë, por edhe në krye e në fund të saj, nisi të lëvizte duke çarë errësirën e natës, për në një drejtim të panjohur, diku në Jugosllavi, Gjermani apo Austri…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Lëvizja u krye në itinerarin Tiranë – Shkodër – Vau i Dejës- Pukë – Fushë Arrëz – Kukës – Prizren – Prishtinë. Kjo rrugë u bë për 3 ditë. Ditën e pare, mbasi kaluam qytetin e Shkodrës, autokolona u ndalua dhe ne na zbritën e na futën në një kishë që ndodhej pranë rrugës. Zbritja nga makina dhe futja në kishë, u shoqërua me sharje dhe goditje me kamxhik, sikur të ishim kafshë. Njërin nga të internuarit, kamxhiku e goditi në kokë duke i thyer syzet, fytyra e tij u mbulua me gjak. Shokët që ishin pranë, e ngritën dhe duke e mbajtur nga krahët e futën brenda në kishë. Si u siguruan që të gjithë të internuarit ishin brenda, gjermanët na mbyllen derën, por pa pyetur për nevojat tona jetësore.

Më kujtohet se si pas disa orësh, kur sapo kishte filluar të errësohej, një nga të internuarit, për nevoja personale donte të dilte jashtë, por roja gjermane nuk i hapte derën. I internuari ishte fetar dhe e konsideronte mëkat të ndynte në kishë, ndaj me insistim, kërkonte të dilte jashtë duke i rënë me force derës. Nga jashtë u dëgjuan të folura në gjuhën gjermane dhe nuk kaloi shumë kohë e dera u hap. I burgosuri u mundua të shpjegohej, por gjermanët e nxorën atë jashtë dhe e ekzekutuan në vend. Ndërkohë që dy prej tyre e tërhoqën atë zvarrë, të tjerët duke sharë e mbyllën përsëri derën e kishës.

Kampi famëkeq i Prishtinës 

Në agimin e ditës së tretë, autokolona u ndal në qytetin e Prizrenit. Qytetarët na përshëndetnin me duar dhe ne ua kthenim përshëndetjen me duar dhe me fjalët: Vdekje fashizmit! Me t’u ngrysur, autokolona u nis përsëri dhe afër mesnatës ajo u ndal në periferi të një qyteti, dritat e të cilit dallonin nga larg, ishte Prishtina. Kjo ishte ndalesa e fundit, kishim mbërritur në kampin e internimit të Prishtinës.

Ky kamp ishte në periferi të qytetit, i rrethuar me disa gardhe telash me gjemba, i organizuar në mënyrë të tillë që, çdo tentative për të ikur, të përfundonte me asgjësim të plotë.Në kamp të internuarit, mbaheshin në kapanone prej dërrase të ndërtuara enkas. Kapanonet ishin të ndarë në dhoma, ku në secilën prej tyre, mbaheshin 40-50 vetë. Në këtë kamp të internuarit ishin nga nacionalitete të ndryshme, shqiptarë, italianë, jugosllavë, grekë, çifutë etj.

Bëheshim mbi 1000 vetë. Regjimi në kamp, ishte monoton. Në mëngjes çoheshim nën ulërimat e kujdestarëve e të gjermanëve që, nuk u mjaftonte kjo, por përdornin edhe kamxhikun. Më pastaj rreshtimi, gjimnastika, punë, e përsëri punë, sa herë që kishin nevojë gjermanët. Ushqimi ishte sa për të mbajtur frymën gjallë. Pak bukë, në mëngjes, lëng tagjie dhe në drekë e në darkë, lëng gruri.

Ushqime dhe cigare “që binin nga qielli” në rrugët e Prishtinës.

Në një rast mua dhe disa shokë të mi, na çuan për të punuar tek stacioni i trenit të Prishtinës. Këtu na futën të punojmë si kuaj, duke na detyruar të tërheqim karrocën. Shkarkohej treni që vinte nga Greqia. Mallrat ishin pako, që oficerët dhe ushtarët gjermanë, nisnin për familjet e tyre në Gjermani. Ato futeshin në disa magazine, që ndodheshin larg stacionit.

Çdo karrocë tërhiqej nga dy të internuar, atë e shoqëronin ushtarët gjermanë të armatosur, por që mbanin në dorë edhe një kamxhik. Qytetarë e Prishtinës, që kalonin rrugës na shikonin me keqardhje. Ata tinëz, vendosnin buzë rrugës diku, një copë bukë, diku ndonjë paqetë cigare etj. Ne, në ecje e sipër, afroheshim anës rrugës dhe po tinëz, i merrnim këto dhurata, të cilat pastaj i ndanim me shokët në kamp.

Kur gjermanët na pikasnin, na godisnin me kamxhik, duke na përcëlluar duart e asgjësuar ushqimet e mara. Më kujtohet një rast, kur unë, ndërkohë që po ju ndaja shokëve cigaret e sjella nga jashtë, u pikasa nga gjermanët. Këta jo vetëm i mblodhën të gjitha cigaret, por vendosën të më ndëshkojnë në mënyrë shembullore.

Pasi i rreshtuan shokët e mi, mua më shtrinë në një stol, që ndodhej në oborrin e kampit dhe urdhëruan të më jepnin 100 shkopinj. Ushtari gjerman që godiste, nuk e kursente dorën. Po numëroja me shpirt nëpër dhëmbë, çdo goditje. Më kujtohet që arrita të numëroj deri në goditjen e 44-të, më pastaj më kishte rënë të fikët.

Kur erdha në vete, pashë se ndodhesha në kapanon në vendin tim të fjetjes. Mbi krye qëndronte shoku im Ramazan Kruja, i cili mundohej të më qetësonte dhimbjet.

Si strukturuam brenda kampit një batalion?!

Në kamp ne ishim të organizuar në skuadra, kompani e batalion. Pra, të gatshëm që me shpërthimin e kampit, ne të mos ktheheshim në shtëpi, por të vazhdonim luftën kundër gjermanëve e bashkëpunëtorëve të tyre. Komandanti i batalionit tonë, ishte Luigj Filipi, një djalë energjik nga qyteti i Shkodrës, i cili në këtë kamp, ishte së bashku me të vëllanë e tij, Mark Filipin e të fejuarën.

Unë kisha detyrën e komisarit të kompanisë së parë. Kjo kjo strukturë ushtarake brenda kampit, funksiononte duke kryer ato detyra, që lejonte situata konkrete në të cilën ndodheshim. Kështu ajo, nëpërmjet xhandarëve shqiptarë që punonin në kamp, mbante lidhje me njësitet ilegale, që vepronin në qytetin e Prishtinës, e rrethinat e tij. Studionte çdo mundësi për daljen e të internuarve nga kampi.

Nata e “Shën-Bartolomeut” ka gjermanët pushkatuan 104 shokët tanë!

Trupat gjermane, të ndodhur nën goditjen e pandërprerë të forcave partizane e në pamundësi për t’i neutralizuar ato, hakmerreshin ndaj popullsisë së pambrojtur, duke bërë reprezalje. Me këtë lidhet edhe ngjarja e 23 tetorit 1944.

Forcat partizane, kishin dhënë goditje të njëpasnjëshme në rrugëkalimin Kukës- Prizren, ku gjermanët kishin pësuar humbje të mëdha. Si hakmarrje ndaj kësaj disfate, komanda gjermane, kishte vendosur të pushkatonte 104 të internuar, në kampin e Prishtinës.

Dy ditë më pare, në fshehtësi, natën, gjermanët morën një grup të internuarish italianë e jugosllavë dhe i dërguan të punonin për të hapur një gropë të madhe pranë kazermave, që ishin në periferi të kampit. Ata kishin dhënë porosi, që për këtë të mos hapej goja. Por me t’u kthyer nga kjo punë, i internuari italian Gildo, fshehurazi e duke rrezikuar veten, erdhi në dhomën tonë e na njoftoi për këtë veprim të gjermanëve, që paralajmëronte diçka të keqe. Ne u mblodhëm e, analizuam informacionin dhe porositëm të gjithë shokët që të ndiqnin me kujdes çdo veprim të mëtejshëm të gjermanëve.

Të nesërmen e hapjes së gropës, gjermanët rreshtuan të gjithë të internuarit në oborrin e kampit dhe nën vëzhgimin e forcave të tyre, administrata e kampit, filloi një apel të pazakontë. Lexohej një emër dhe i internuari që pohonte, nxirrej mënjanë. Kalohej një emër dhe ndonjëherë dy emra pa u lexuar, emri që vinte më pas, lexohej e ky person, nxirrej përsëri mënjanë. Kështu vazhdoi, derisa u kalua në fund të listës.

Të internuarit e nxjerrë mënjanë, u numëruan. Kjo shifër iu raportua hierarkëve, të cilët urdhëruan që apeli të bëhej edhe njëherë nga fillimi, po në të njëjtën mënyrë. Si duket nuk ishte plotësuar akoma shifra 104. Kur kjo shifër u arrit, apeli u ndërpre. Shokët e ndarë mënjanë, i futën në një kaush të veçantë shumë të vogël, aq sa ata me vështirësi, arrinin të ngrinin duart, për të na përshëndetur. Ndërsa ne, na urdhëruan të futeshim aty ku kishim qenë më parë.

Menduam se kjo ndarje, do të ishte bërë për t’i çuar ata në ndonjë front pune të ri. Do të duhej të vinte mesi i natës i asaj dite, që ne të mësonim se shokët tanë i kishin ndarë për t’i pushkatuar. Ajo gropë e hapur një ditë më parë, qe përgatitur për ta. Pranë kapanonit, u bënë dy rreshta me gjermanë dhe në krye të tyre, prisnin makinat. Dera e kaushit u hap, gjermanët dy e nga dy rrëmbenin të internuarit dhe pasi i zhvishnin në një dhomë aty pranë, i hipnin në makinën që priste në dalje të kampit.

Ne të gjithë ishim mbërthyer brenda derës së kapanonit tonë dhe nga të çarat e saj, ndiqnim me sy tragjedinë që po ndodhte me shokët tanë, të cilët nuk do t’i takonim më kurrë. Por megjithatë, në pamundësi për t’u ardhur në ndihmë, filluam të hedhim parulla e të këndonim këngë patriotike për t’i ngritur ata moralisht. Gjithë kampi oshtinte. Shokëve tanë u takonte të kalonin para derës sonë. Në një moment, njëri prej tyre, duke kaluar lëshoi ngjitur me derën tonë xhaketën, të cilën ata që ishin pranë derës e tërhoqën menjëherë.

Në astarin e asaj xhakete, ndodhej organizimi i batalionit tonë. Një gjest ky i moralit të lartë të shokut tonë, që edhe në momentet e fundit, kishte forca të mendonte për atë që i ishte besuar. Të ndodhur përpara një situate të tillë, nga disa të internuar, u mor niciativa dhe u ça tavani i dhomës ku ishin dhe nëpërmjet tij, u bë kalimi në dhomën tonë. Ky veprim u diktua nga gjermanët, të cilët për një moment i ndërprenë veprimet dhe pasi hapën derën e dhomës sonë, kërkuan me insistim të dilnin të larguarit.

Xhandari shqiptar me emrin Veli, që ishte vegël e gjermanëve, përktheu fjalët e kapos gjermane:- “Nxirrni të ardhurit, se ndryshe do t’ju vrasim të gjithëve”. Asnjë hap nuk u bë përpara. Gojë më gojë u përhap parulla, “O të gjithë, o asnjë”! Atëherë gjermanët të vendosur në krimin e tyre, shkuan nga fundi i dhomës dhe morën 3 të internuar, që iu kapi dora. Midis tyre, vetëm njëri ishte nga të ardhurit.

I paharruar do të mbetet qëndrimi i shokut tonë të luftës, Musa Agolli, që e përbuzi vdekjen, duke thirrur:- “Shokë, lamtumirë, na merrni hakun, luftoni shokë sa të jeni gjallë, copëtojeni fashizmin”! Dhe u përlesh me ta, derisa oficeri gjerman, që drejtonte këtë masakër, e qëlloi me automatik në pragun e kapanonit dhe ai ra i vdekur.

Arratisja jonë spektakolare nga kampi dhe ndihma e familjes kosovare

Gjatë gjithë kohës që ne ishim në kampin e Prishtinës, na shoqëronte ideja e shpërthimit të kampit dhe e arratisjes prej tij, në mënyrë të organizuar, por edhe individualisht në çdo moment të volitshëm. Për ca kohë, unë dhe dy shokët e mi, u caktuam të punonim në spitalin e kampit. Detyra që kryenim ishte të pastronim dyshemetë dhe ambientet e tjera të spitalit. Ne, duke studiuar situatën, arritëm në përfundimin se atje, ekzistonte mundësia për tu arratisur.

Kjo për faktin se uji që duhej për larje, mbushej jashtë telave tek shatërvani, ku mbushnin edhe banorët aty afër. Nga ana tjetër, ishin vënë re se, si roja e kullës të vrojtimit, ashtu edhe ushtari gjerman, që na shoqëronte, nuk ishin shumë të vëmendshëm. Kam treguar edhe më sipër, në kamp shërbenin edhe disa xhandarë shqiptarë, midis të cilëve kishte dhe nga ata, që ishim të gatshëm të na ndihmonin. Njëri prej tyre, me porosinë tone, na solli tre qeleshe, që do të na shërbenin për maskim gjatë arratisjes.

Një ditë në drekë, ne morëm vendim që të realizonim arratisjen. Në kohën e drekës rreth orës 13.00, ne duhej të mbushnim ujë. Morëm bidonin e madh dhe u nisëm drejt shatërvanit, pas na erdhi edhe një shok tjetër, i cili e dinte qëllimin tonë dhe vendosi të përballonte, pasojën e kësaj niciative. Duke mbajtur të tre bidonin, ju afruam shatërvanit, roja gjermane na ndiqte me shikim. E vendosëm bidonin nën sylinë dhe ai po mbushej, rreth shatërvanit kishte dhe qytetarë.

Ndërkohë me bisht të syrit, shikonim rojën dhe kur për një moment vumë re se ai e humbi vëmendjen drejt nesh, rrëshqitëm nëpër grumbullin e njerëzve dhe u futëm në një rrugicë aty pranë. Akti i arratisjes u realizua. Tani duhej të maskoheshim, të fshiheshim dhe të zhvendoseshim sa më larg kampit. Nga gjiri nxorëm qeleshet dhe i vendosëm në kokë. Tani dukeshim si kosovarë, banorë të lirë të qytetit.

Por shpejt, u dëgjuan krismat e automatikut, roja kishte pikasur që ne nuk ishim pranë bidonit dhe kish dhënë alarmin. Përveç krismave të automatikut, u dëgjuan edhe uturimat e triçikëlve gjermanë. Ata u vunë në kërkimin tonë. Një nga triçiklet, kaloi në rrugicën ku ishim ne. Ata nuk na vunë re. Qeleshet kishin bërë punën e tyre. Në këto kushte ne, nuk mund të qëndronim gjatë nëpër rrugët e Prishtinës, duhej patjetër të strehoheshim diku.

Prandaj vendosëm të futeshim në një shtëpi, të cilin e gjykuam nga jashtë se mund të banohej nga njerëz të mirë e shqiptarë. Vendosëm t’i paraqiteshim drejt se kush ishim dhe se kërkonim besë të shqiptarit. Shtëpia ku u futëm, kishte një avlli të vogël të rrethuar me mure të lartë. Nga avllia, hymë direkt e brenda shtëpisë, ku gjetëm dy pleq e një vajzë, ishin shqiptarë.
Ndërkohë që ne po shpjegoheshim se kush ishim dhe se kërkonim besë të shqiptarit, vajza kishte ikur nga sytë tanë e, ishte larguar.

Kjo na shqetësoi, por prapë nuk u larguam, se na u duk si vendstrehimi më i përshtatshëm. Kur pyetëm pleqtë se për ku duhet të jetë larguar vajza, ata na u përgjigjën se mund të ketë shkuar tek i fejuari i saj, një farmacist nga Elbasani, që kishte ardhur me punë në Prishtinë. Kishin kaluar mjaft orë nga moment i arratisjes. Mbi Prishtinë, po binte nata. Largimin e vajzës po e përjetonim me shqetësim. Mos vallë ka shkuar të na kallëzojë! Por në çast dëgjuam hapa, shikuam njëri tjetrin. Hapat ishin të lehtë, jo këpucë të rënda të milicisë. Nga jashtë dëgjuam zërin e të fejuarit të vajzës, që u drejtohej pleqve të hapnin derën se, ishte ai me vajzën e tyre.

U qetësuam dhe pasi u prezantuam me të sapoardhurin, që na u duk njeri i mirë, i treguam se nuk do të qëndronim gjatë, që do të largoheshim po atë natë. Por ai duhet të kërkonte e të takonte mikun tonë, që na kish sjellë qeleshet, i cili do të na nxirrte jashtë qytetit. Farmacisti elbasanas, nuk e zgjati shumë, i mori të dy pleqtë e të fejuarën e tij dhe u largua me premtimin, se porosinë do ta kryente.

Orët na dukeshin të gjata, ishim në pritje e mendonim se si do të vepronim për çdo situatë. Pak pas mesnate, në oborr dëgjuam këpucë të rënda. Menduam se do të ishim tradhtuar, por zëri i mikut tonë, që kish ardhur veti i dytë, na qetësoi. Ai, pasi u përshëndet me ne dhe shprehu gëzimin që ishim arratisur nga kampi, na tha se nuk kishte kohë për të humbur, por duhej të lëviznim. Rrugët e Prishtinës, natën patrulloheshin nga gjermanët, ne duhej t’i anashkalonim ata, ndryshe ishim të asgjësuar. Filluam lëvizjen.

Miku ynë e kreu deri në fund misionin e tij. U përshëndetëm me të dhe shokun e tij, që tashmë u bë edhe shoku ynë dhe sipas një orientimi të marrë, vazhduam të rrëshqasim nëpër kodrinat për rreth Prishtinës, për në Shtabin partizan Kosovë – Metohi, për t’u bashkuar më pastaj me partizanët e Divizionit të V-të Sulmues të Ushtrisë

Nacionalçlirimtare Shqiptare, me komandant Rrahman Parllakun e komisar Ramiz Alinë. Ky divizion, ku unë mora detyrën e shefit të Ndërlidhjes, i ndoqi gjermanët me luftime frontale, deri në Novi-Varosh.

Lista me emrat e 104 të pushkatuar në Kampin e Prishtinës

  1. Abdulla Adem Kastrati
  2. Abdurahman Duro Habibi
  3. Aleksandër Pandeli Jorgoni
  4. Anastas Miti Konomi
  5. Avni Emin Bejgo
  6. Beqir Caca (Cane)
  7. Bilal Sherif Gonxholli
  8. Cen Cuf Broja
  9. Dhimitër Ilo Dunga
  10. Dhimitër Koçi
  11. Dhimitër Mema
  12.  Enver Hamit Velaj
  13. Enver Trebishti
  14. Faik Bajrami
  15. Faik Rexhep Pahia
  16. Faslli Rexhep Zogu
  17. Fiqiri Osman Begeja
  18. Foni Thoma Keko
  19. Gjikë Kol Kuqali
  20. Grigor Dunga
  21. Haki Selim Shehi (Shehu)
  22. Halil Hysen Lapi
  23. Hamdi Rrapi
  24. Hamza Sali Shehi (Shehu)
  25. Harallamb Thanas Papa
  26. Hasan Zeneli
  27. Hektor Ibrahim Shyti
  28. Hysen Haki Beqiri
  29. Hysen Mustafa Koxheri
  30. Hysen Mustafa Palluqi
  31. Ibrahim Fishta
  32. Ibrahim H. Ishmi
  33. Ibrahim Halil Hasmema
  34. Ilia Baulli (Balliu)
  35. Ilia Gjylbegu
  36. Ilia Thimi Kote
  37. Irfan Rifat Tomini
  38. Kasem Mahmut Balluku
  39. Kiço Kostandin Dukolli
  40. Kostantin Pavllo Mema
  41. Kozma Filip Andrea
  42. Kristaq Andon Boshnjaku
  43. Kristaq Pavllo Mema
  44. Lame Thoma Koleta
  45. Ligor Ilo Dumga (Duka)
  46. Ligor Tingo
  47. Llukan Dhimitër Stefani
  48. Loni Lili Papuçiu
  49. Luçi Pilo Gollani
  50. Manol Pano Basho
  51. Murat Destan Murati (Sulaj)
  52. Muhamet Ismail Tufa
  53. Muharrem Bajram Lami
  54. Muharrem Riza Gjashta
  55. Musa Myftar Ceno
  56. Musa Zija Agolli
  57. Myftar Hysni Sevrani
  58. Namik K. Gjergjani
  59. Nasho Duro
  60. Nevruz Sherifi
  61. Niko Lili Avrami
  62. Oresti Aristotel Dilo
  63. Osman Hasan Muaxhiri
  64. Osman Xhiza (Axhika)
  65. Panajot Biri (Bitri)
  66. Panajot Mança
  67. Pandi Dhiogjen Bode
  68. Pandi Z. Foti
  69. Pilo Polo Noti
  70. Qazim Fetah Llazani
  71. Ramazan Sadik Shijaku
  72. Ramazan Shaban Farka
  73. Reshit Rakip Mustafa
  74. Sabaudin Minxholli
  75. Sadik Murat Petrela
  76. Sejfulla Ram Ahmetaj
  77. Shaban Ibrahim Jegeni
  78. Shaban Kadri Çelaj
  79. Shaban Tahir Kurti
  80. Shaban Zeneli
  81. Shaqir Xhemal Metani
  82. Shefqet Sulejman Haxhiaj
  83. Shyqyri Isa Toska
  84. Shyqyri Xheladin Bushati
  85. Shyqyri Xhemal Greblleshi
  86. Shyqyri. Qemal Bilbili
  87. Skënder Skëndo
  88. Sotir Shani
  89. Spiro Postol Velko
  90. Stefo Sokrat Guraj(Curri
  91. Tajar Fejzulla Guranjaku
  92. Tajar Maliq Mitarja
  93. Tasim Riza Shehi (Shehu)
  94. Theodhor Açiçi (Asisi)
  95. Vasil Theodhor Papingji
  96. Vasil Ilo Tela
  97. Vasil Llambi
  98. Venedik Izet Hoxha
  99. Vesel Kapinova
  100. Vesel Shefik Dyrko
  101. Xheladin Sadik Fishta
  102. Xhemal Abeshi
  103. Xhemal Osman Mema
  104. Xhemal Riza Bushati

Shënim: (Ky material është marrë nga libri: “MYFIT POÇARI KRONIKË E RADIOSTACIONIT TË LIRISË”, me bashkëautor Bujar Poçarin dhe Zenel Anxhakun).

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ai ishte diplomuar në Montpelie, ku u njoh me Enverin dhe u pushkatua në ’52-in në Korçë, pasi...”! /Historia e trishtë e korçarit dhe fëmijve të tij në Shkodër, ku Franko, shkëlqeu në disa sporte

Next Post

Kalendari Historik 17 Mars 2023

Artikuj të ngjashëm

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit
Dossier

“Xhoxhi, djaloshi simpatik nga Durrësi, kur ishte në qeli, u njoh me një vajzë të dënuar nga familja Toptani dhe…”/ Historia e rrallë e burgjeve të komunizmit

March 26, 2023
“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2023

Kalendari Historik 17 Mars 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!