• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Unë s’e kam takuar kurrë Enver Hoxhën, por ai ishte një nga tiranët më të ligj, po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao e, po aq i keq, sa Çaushesku, Rakoshi…”/ Intervista e rrallë e gazetarit të ‘New York Times’

“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte…”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën
“Para viteve 1950-të, SHBA-të, ishin të angazhuara aktivisht në një komplot, që të përmbysnin qeverinë e Enver Hoxhës, me forca paramilitare, por…”/ Artikulli i ‘New York Times’, në janar 1991
“Unë s’e kam takuar kurrë Enver Hoxhën, por ai ishte një nga tiranët më të ligj, po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao e, po aq i keq, sa Çaushesku, Rakoshi…”/ Intervista e rrallë e gazetarit të ‘New York Times’
“Unë s’e kam takuar kurrë Enver Hoxhën, por ai ishte një nga tiranët më të ligj, po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao e, po aq i keq, sa Çaushesku, Rakoshi…”/ Intervista e rrallë e gazetarit të ‘New York Times’
“Unë s’e kam takuar kurrë Enver Hoxhën, por ai ishte një nga tiranët më të ligj, po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao e, po aq i keq, sa Çaushesku, Rakoshi…”/ Intervista e rrallë e gazetarit të ‘New York Times’
“Në hetuesinë e Shkodrës, pasi ja dogjën mishin me hekur të nxehtë, i ranë me një plumb pas koke dhe trupin e tij e…”/ Dëshmia e rrallë për avokatin e famshëm

Nga Albert Gjoka

David Binder” “Pse dështuan bisedimet shqiptaro-amerikane në 1973 dhe pse m’u refuzua viza për në Shqipëri, kur po vdiste Enver Hoxha”?!

Memorie.al / “Kam pritur 28 vjet, për të marrë një vizë që të prek Shqipërinë”, – ky ka qenë fati i David Binder, gazetarit të njohur të “The New York Times”, i cili, përmes një interviste ekskluzive për “Albania”-n, flet për periudhën 33-vjeçare të karrierës së tij profesionale, si raportues i Shqipërisë dhe i bllokut komunist lindor, në një ndër mediat më prestigjioze të botës. Gazetari që pa me sytë e tij ndërtimin e Murit të Berlinit, në vitin 1961, por që sërish ishte dëshmitar në shembjen e tij dhe përmbysjen e komunizmit, rrëfen se informacionet e para për Shqipërinë, i mori në auditorët e Universitetit të Harvardit.

Në këtë intervistë, Binder tregon për herë të parë se si u njoh me Shqipërinë; raportimet e vazhdueshme të tij për shtetin e izoluar komunist, refuzimin e misionit tonë në OKB, për t’u takuar me të gjatë vitit 1984 dhe, së fundi, takimin me ambasadorin tonë në Beograd, Kujtim Hysenaj, i cili pas më pak se një dekadë, do të bëhej shef i Shërbimit Informativ Kombëtar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

Në pjesën e parë të kësaj interviste që po botojmë, Binder flet për shkaqet që çuan në dështimin e bisedimeve për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, në vitin 1973. “Ndoshta ajo kishte të bënte me atakun në zemër që pësoi Enver Hoxha”, – thotë gazetari i njohur i “Times”, disa herë pretendent për “Pulitzer”, një ndër çmimet më të njohur në fushën e gazetarisë në mbarë botën.

Z. Binder, kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë? Kur keni nisur të shkruani për këtë vend?

Unë kam mësuar për herë të parë rreth Shqipërisë, teksa po studioja historinë e Ballkanit, me profesor Robert Lee Wolff, në Universitetin e Harvard-it. Ndërsa nisa të shkruaja rreth këtij vendi, në vitin 1963, kur u vendosa në Beograd, për të punuar si gazetar i “The New York Times”.

Në atë kohë, ishte shumë e vështirë të gjeje informacione për Shqipërinë? Cilat ishin rrugët që keni përdorur, për të marrë të dhëna për shtetin e izoluar komunist? Çfarë kontaktesh keni patur me institucionet shqiptare, misionin diplomatik shqiptar nëpër botë dhe diplomatët e huaj në Tiranë?

Teksa qëndroja në Beograd, unë dëgjoja edicionin anglisht në “Radio Tirana”. Po ashtu, lexoja përkthimet e shtypit shqiptar dhe komentet rreth Shqipërisë, në shtypin jugosllav. Por, pak kohë përpara vitit 1984, kur i bëra një kërkesë telefonike misionit shqiptar në Kombet e Bashkuara, për një takim me përfaqësuesin diplomatik, mora një përgjigje të prerë: “Ju nuk mund të bisedoni me askënd, në çdo lloj kohe”.

Unë e vizitova Ambasadën shqiptare në Beograd, duke filluar që në verën e vitit 1963, ku aplikova për një vizë dhe vazhdova këmbënguljen për 28 vjet. Përfundimisht, e mora në vitin 1990, nga ambasadori Kujtim Hysenaj, i cili ishte shumë inteligjent dhe një njeri i këndshëm.

U përpoqa që ta kompensoja pamjaftueshmërinë e njohjes së shqiptarëve në atdheun e tyre, duke gjetur shqiptarë në diasporë; si Steven Peters, i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe profesor Arshi Pipa, veprat e të cilit i lexova në anglisht.

Unë lexova letërsinë shqiptare, duke e gjetur të përkthyer, përfshirë prozën dhe poezinë e Ismail Kadaresë. Madje, unë u përpoqa të mësoj pak, edhe gjuhën shqipe.

Nuk e di nëse e keni takuar ndonjëherë Enver Hoxhën?! Si do ta paraqisnit atë si udhëheqës? Po nëse do ta krahasonit atë, me diktatorët e tjerë në Lindje?

Unë nuk e kam takuar kurrë Enver Hoxhën. Por unë mendoj se ai ishte një nga tiranët më të ligj, në historinë bashkëkohore; po aq mizor sa Hitleri, Stalini, Mao. Ai ishte po aq i keq, sa edhe Çaushesku, Rakoshi dhe Zhivkovi; dhe në disa aspekte, më i keq se të gjithë ata. Ai kishte bërë një punë domethënëse, duke unifikuar gjuhën shqipe (megjithëse me një çmim të rëndë, për gegët).

Ju keni shkruar disa artikuj se Shtetet e Bashkuara kanë ftuar Shqipërinë, për të vendosur marrëdhënie diplomatike që në vitin 1973. Përse dështuan negociatat?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje, ekziston në Tiranë, jo në Uashington. Ndoshta ajo kishte të bënte me atakun në zemër që pësoi Enver Hoxha, në vitin 1973. Por, unë dyshoj se ajo kishte të bënte më shumë me marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën, të cilat pastaj, kishin nisur të ftoheshin.

Si e keni imagjinuar Shqipërinë dhe si e patë atë, kur mbërritët për herë të parë këtu?

Unë e dija se ishte e varfër, e izoluar dhe e prapambetur ekonomikisht, por, në të vërtetë, realiteti ishte më shokues, duke përfshirë edhe maninë e bunkerëve të Enver Hoxhës, e ngjashme kjo me vijën mbrojtëse të frontit të luftës së Maginot-it. (front mbrojtës i Francës, kundër Gjermanisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, – shën. red.).

Surpriza më e madhe e nivelit njerëzor, ishte se zbulova se shumica e shqiptarëve që takova, ishin njerëz me edukim të lartë, që ishin të mirinformuar rreth botës, për atë që ndodhte përtej kufijve të tyre të ngushtë, kryesisht përmes radio-televizioneve të huaja.

            Kush është David Binder?

David Binder, ka lindur nga prindër amerikanë, me 22 shkurt 1931, në Londër. Ai është diplomuar në Universitetin e Harvard-it dhe më pas bëri një kurs, ku mori gradë shkencore për arte, në Historinë dhe Letërsinë Europiane, në vitin 1953. Binder ishte studiues i Fulbright, në Universitetin e Cologne-s në vitet 1953-‘54. Ai bëri një kualifikim në Seminarin e Salsburgut.

Binder është autor i librave; “Berlin East and West”, i botuar në vitin 1962 dhe “The Other German – The Life and Times of Willy Brandt” në vitin 1976. Po ashtu, ai është bashkautor i botimeve të “New York Times”, të “Project Apollo”, për rënien e komunizmit. Ai ka punuar deri në vitin 1996 dhe prej asaj periudhe, është në pension.

         Karriera profesionale e David Binder

David Binder, ishte një nga gazetarët e Zyrës së Uashingtonit të “New York Times”, që nga viti 1973 dhe deri në kohën kur doli në pension, në vitin 1996. Ishte i pari si korrespondent diplomatik dhe pastaj si redaktor lajmesh e, sërish si një korrespondent. Ai vazhdoi të punojë duke u specializuar në mbulimin e çështjeve të Europës Lindore dhe Qëndrore. Binder, udhëtoi shpesh në këto shtete.

Detyrat e mëparshme të tij për “Times”, ishin: korrespondent në Gjermani, në vitet 1967-1973 dhe korrespondent për Europën Lindore, i vendosur në Beograd, në vitet 1963-1967. Më herët, ai punoi në Uashington, si një korrespondent diplomatik dhe në Berlin, mbuloi raportimet për ndërtimin e Murit të Berlinit në vitin 1961.

Edhe në vitet 1989 dhe 1990, ai raportoi rënien e Murit dhe përmbysjen e sistemit komunist në Gjermaninë Lindore, Rumani, Bullgari, Shqipëri dhe Jugosllavi. David Binder, raportoi edhe për luftërat civile në Kroaci, Bosnje dhe për konfliktin në Kosovë. Përveç “New York Times”, që nga viti 1991, ai ka bashkëpunuar edhe me shumë gazeta të tjera amerikane dhe britanike. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 17 Shtator 2024

Next Post

“Përpara hetuesis, ka mbajtë nji qëndrim nga më armiqësorët, duke qëndruar shumë i vendosur në rrugën e tradhtisë dhe...”/ Zbulohet letra e Mehmet Shehut, për Jusuf Vrionin, në vitin 1947

Artikuj të ngjashëm

“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës
Intervista

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

July 26, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
Next Post
“Përpara hetuesis, ka mbajtë nji qëndrim nga më armiqësorët, duke qëndruar shumë i vendosur në rrugën e tradhtisë dhe…”/ Zbulohet letra e Mehmet Shehut, për Jusuf Vrionin, në vitin 1947

“Përpara hetuesis, ka mbajtë nji qëndrim nga më armiqësorët, duke qëndruar shumë i vendosur në rrugën e tradhtisë dhe...”/ Zbulohet letra e Mehmet Shehut, për Jusuf Vrionin, në vitin 1947

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme