• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, June 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

U SHUA PROFESORI ANTIKOMUNISTI, QËNDRESTARI, MBROJTËSI I KOSOVËS, SAMI REPISHTI

“Shkodra, qyteti që për gati gjysëm shekulli bëri rezistencë dhe që u komunistizua më pak se të tjerët, nuk e meriton…”! Refleksione, pas vizitës së Prof. Sami Repishtit në vendlindjen e tij
U SHUA PROFESORI ANTIKOMUNISTI, QËNDRESTARI, MBROJTËSI I KOSOVËS, SAMI REPISHTI
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
Ndregjonët e Dibrës, kulla fisnike nga Lukan i Katër Grykë, që mbrojti dhe strehoi shtatë hebrejtë e familjes së Emanuel Ruben, në ‘44-ën
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Disa polic në kampin e Bedenit, i vunë një të burgosuri në kurriz, një karrocë plot me dhé, e kur u rrëzue, i ranë me shqelma. Ai ishte profesori…”/ Dëshmia rrëqethëse e intelektualit të njohur nga SHBA-ës
“Bishat mishngranëse të Sigurimit të Shtetit, u banë vullnetarisht kriminelë ordinerë, që nji fat i egër i vuni në shërbim të ‘Partisë’ e të ‘Shtetit’…”/ Kujtimet e ish të dënuarit politik nga SHBA-ës

Nga Besim NDREGJONI

Memorie.al/ Në pragun e festës kombëtare të pavarësisë, mbarë shqiptaria , morëm lajmin e hidhur ndarjen nga jeta të Martin Luterkingut shqiptar Prof. Sami Repishti. Atdhetari, studiuesi dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut ikona e qëndresës antikomuniste, studenti i universiteteve italiane e franceze ku u doktoruar si student i shkëlqyer, ai që nuk u pajtua me politikën aktuale të 34 viteve në mbrojtje të drejtave dhe lirive të njeriut për të përndjekurit politikë shqiptar Prof. Sami Repishti, rilindasi i shekullit njëzet,  edhe vdekjen  e priti në një ditë të shënuar në ditën e flamurit. Të atij flamuri që i u kushtua me çështjen e tije në mbrojtje të çështjes kombëtare, që çoi zërin e tij në Uashington për mbrojtjen e Kosovës.

Prof. Peter Prifti pati shkruar: Prof. Dr. Sami Repishti qëndron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindësve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta. Ai bashkë me Arshi Pipën e Martin Camajn përbëjnë një treshe elitare shkodranësh, të cilët me jetën dhe veprën e tyre e shpunë më tej misionin atdhetar dhe intelektual të Rilindjes dhe të atdhetarëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të pas saj. Me veprimet konkrete në atdhe dhe në Kosovë për të ndihmuar nga afër proceset e demokratizimit dhe të krijimit të shtetit ligjor, meriton të quhet Institucion i mëvetësishëm.

Sami Repishti ka shkruar disa qindra artikuj, mbi njëzet libra (disa me bashkautorësi) dhe dy vepra letrare “Pika Loti (shkruar më 1959 – 1963 dhe botuar më 1997 dhe 2009) dhe Nën hijen Rozafës(2004). Këto dy vepra bëjnë pjesë në letërsinë realiste shqiptare, dhe më konkretisht ato përbëjnë themelet e letërsisë sonë të quajtur letërsia e burgut, e cila lexohet sot me ëndje dhe përfitim të madh. Aty zbulohet jeta plot vuajtje, qëndresa dhe bëmat e njerëzve të dënuar prej diktaturës komuniste shqiptare, një aspekt i jetës sonë, të cilin diktatura e kishte shtrembëruar dhe mbajtur në fshehtësi.Suksesi i tije,  ma i madh ka qenë, dhe mbetet, fitorja e tije  kundër urrejtjes. Asnjëherë nuk i kam lejue vetes me urrye, me gjithë kundërshtimin e fortë që kam tregue kur nuk kam qenë dakord. Kështu, ditën e parë kur mbërriti në Shqipni më 9 gusht 1992, deklaroj para gazetarëve në Rinas: ‘Kthehem në atdhe me dashuni për të gjithë dhe me urrejtje për asnjeri’, thënie jo origjinale, por gur themeli për mendimet e tija , e huazueme nga fjalimi i Presidentit Abraham Lincoln mbajtun në mbarim të Luftës Civile në Getisburg PA gjatë së cilës ishin vra ma shumë se 600.000 amerikanë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

Disa përgjithësime të tij për gjendjen e Shqipërisë në tranzicion, janë proverbiale. Të tilla janë thëniet:“Krimi nuk asht dënue, e krimineli asht kthye në pushtet i veshun me rroben e ‘socialistit europian’.Një pushtet i lindun nga gënjeshtra, i mbajtur me grykën e pushkës. Një shoqëri e shkërmoquan nga pesha e rëndë e krimit të kryem nga xhelatët e indoktrinuem. Gjendja politike vazhdon të jetë kaotike dhe ajo ekonomike e dëshpërueme.”

Elez Biberaj ish Drejtori i Zërit të Amerikës shkruan për Repishtin: “Pas shumë dekadash si udhëheqës në fushën akademike dhe në mendimin e komunitetit, Profesor Repishti vazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë. Ai është një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, një dijetar i plotësuar, dhe një njeri i parimeve, i cili nuk e pushoi kurrë luftën në emër të asaj që besonte.

Sot ne u ndamë fizikisht me Prof. Repishtin, por atdheu e memorizon në plejadën e dijetarëve të mëdhenj, që i dhanë Shqipërisë pavarësinë, atyre që ndërtuan shtetin e parë shqiptar, atyre që luftuan fashizmin dhe komunizmin, ata që i dhanë pavarësinë Kosovës, Zëri i tije që kumboi në kongresin amerikan për të drejtat e liritë e shqiptarëve nuk do të ndigjohet ma se iku në botën e amshuar , por vepra e tije do të ndrisë në breza për shqiptarët dhe do të jetë një udhërrëfyesin dhe për brezat e ardhshëm për ta ndërtua Shqipërinë , për ta mbrojtur lirinë. Ka qenë nder i madh për mua që kam patur rastin të bashkëpunoj ngushtë me Profesor Repishtin në këtë periudhë postkomuniste dhe i jam shumë mirënjohës mbështetjes dhe miqësisë së tij të vazhdueshme. Përpara veprës dhe kontributit tuaj përunjen me respekt mijëra familje shqiptare që kaluan kalvarin tënd të vuajtjes, dhe kanë një mesazh “ U ndriçoftë mendja e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë” pusho i qetë në tokën e lirisë , ku e shkrive jetën për kombe e atdhe. Lamtumire Repishti i madh. Sot ne kemi më shumë nevojë për Ju se sa dje./Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në nëntor 1912, kryeministri i Rumanisë, Taqe Jonesku, me origjinë shqiptare, nga Ohri, i dha Ismail Qemalit, 500 mijë franga ari, për...”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur nga Maqedonia e Veriut

Next Post

Kalendari Historik 28 Nëntor 2024

Artikuj të ngjashëm

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën
Personazh

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

June 16, 2026
“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
Personazh

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

June 14, 2026
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Personazh

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe…”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

June 14, 2026
“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës

“Enver Hoxha, na jepte lëndën e ‘Moralit’ dhe ai nuk ulej kurrë në tavolinën e mësuesit, por në bankat e para, me djemtë dhe vajzat, pasi ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-liceisit të Korçës
Personazh

“Nga Lushnja shkonim në Burrel për të parë babanë e burgosur, një udhëtim raskapitës, pasi i binim nga Bulqiza, por rojet na i merrnin ushqimet, i hapnin ato …”/ Dëshmia e rrallë e Bujar Nepravishtës

June 7, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Oficeri i Postës i rrëmbeu automatikun ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut, Haxhi Llëçi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Bilisht, i hoqi viktimës..”/ Historia tragjike e familjes Barolli

June 7, 2026
Next Post
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024

Kalendari Historik 28 Nëntor 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme