• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, July 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Oficeri i Postës i rrëmbeu automatikun ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut, Haxhi Llëçi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Bilisht, i hoqi viktimës..”/ Historia tragjike e familjes Barolli

“Oficeri i Postës i rrëmbeu automatikun ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut, Haxhi Llëçi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Bilisht, i hoqi viktimës..”/ Historia tragjike e familjes Barolli
“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
“Të burgosurin Sezai Garo nga Korça, si dënim, e futën në koliben e derrit të komandantit Tasi Marko dhe pas tre ditësh, kur polici…”/ Dëshmitë tronditëse nga Këneta e Maliqit
“Të burgosurin Sezai Garo nga Korça, si dënim, e futën në koliben e derrit të komandantit Tasi Marko dhe pas tre ditësh, kur polici…”/ Dëshmitë tronditëse nga Këneta e Maliqit
“Sotiraq Kriston nga Korça, e kishin futur në ‘Gaz’ dhe në një banesë në Bilisht, i kërkuan ta bëjnë spiun, por ai i rezistoi Sigurimit dhe më pas lajmëroi…”/ Dëshmia e shqiptaro-maqedonasit    
“Profesor të gjuhëve të huaja, kisha amerikanin Richard Richy, ish-mësuesi i fëmijëve të ‘Bllokut’, i uritur e gjashtë muaj pa u larë, mblidhte bishtat e cigareve…”/ Historia e trishtë e shqiptaro-amerikanit

Nga Ylber Merdani

Memorie.al / Varret e fshatit Trestenik të Devollit ndodheshin afër rrugës që të çonte në Llabanicë, tek burimi i Dromit anës lumit. Aty hapën me nxitim një gropë dhe hodhën brenda trupin e tij. I hodhën disa lopata balte sipër dhe ikën. Një këmbë, një dorë dhe një pjesë e shallit jeshil i mbetën jashtë. Duhet të ketë qenë mesnatë. Viti 1950. Në mëngjes, kur banorët e Trestenikut dolën për të shkuar në punë, gjetën buzë lumit, gjysëm të varrosur, trupin e një njeriu. Fillimisht ndaleshin të trembur nga ajo që shihnin…!

Këmba dhe dora të mbetura jashtë varrit ishin të frikshme. Por befas kuptonin çfarë kishte ndodhur. Të gjithë e njihnin shallin jeshil të Haxhi Barollit. Atë shall ai e kishte sjellë nga Australia. Për vite të tëra kishte qenë emigrant atje që nga vitet 1920. Në vendlindje e kishte kthyer malli për familjen. Mbrëmjeve, kur mblidheshin të klubi i fshatit, ai u tregonte bashkëfshatarëve për Australinë. Shpresonte që edhe Shqipëria të bëhej ashtu.

Që bota atje larg, kishte qenë ndryshe e kuptonin të gjithë. Që andej, Haxhi Barolli ishte kthyer i pasur aq sa gjithë familja mund ta kalonte jetën pa ndonjë vështirësi. Por erdhi një ditë kur ai e kuptoi që nuk duhej të fliste shumë për Australinë. Njerëzit e qeverisë thoshin çdo ditë se kapitalizmi i vdiste njerëzit për bukë. Ai nuk mund të thoshte më të kundërtën e asaj që thuhej nga qeveria. Shpesh kishte pikasur se e përgjonin. Njerëzit e Sigurimit gjendeshin gjithnjë prapa hapave të tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

I heshtur si guri

Haxhi Barolli u bë i heshtur si guri, por përsëri survejohej njëlloj ashtu si edhe më parë. Njerëzit e sigurimit nuk po ndaleshin. Për ta pak rëndësi kishte fliste apo nuk fliste ai. Të qenit mirë ekonomikisht ishte një dëshmi e keqe për fshatin Trestenik që mezi siguronte bukën. Barolli kishte filluar të mendonte se edhe mund ta burgosnin, por nuk e kishte besuar kurrë se mund ta vrisnin, duke e parë drejt e në sy.

Plani për vrasjen kishte kohë që ishte bërë gati. Pritej vetëm rasti i volitshëm për ekzekutimin e tij. Këshilli Popullor i fshatit (kështu quhej atëherë, “popullor”), caktonte grupe fshatarësh prej tre-katër vetash të prisnin dru në pyll për Postën e kufirit. Në një nga këto ditë, në grupin e Bariq dhe Haxhi Merollit caktuan edhe Haxhi Barollin. U nisën herët në mëngjes. Pas një farë kohe hynë në “Korijet e Tëllogut” në kufi me Greqinë.

Që nga çasti, kur i thanë se do të shkonin për të prerë dru në kufi me Greqinë, pati ndjesinë se punët nuk ishin mirë, por e ngushëlloi veten duke menduar se do të ishte i kujdesshëm, në çdo hap që do të hidhte. Nuk do t’u linte shkas që ta arrestonin. Shpresonte se inskenimet e tyre do t’i nxirrte jashtë loje. Megjithatë, nuk ishte çudi që të kishte edhe fatin e të vëllait, Selmanit.

Fati i Selmanit

Për vëllanë e tij, Selmanin, plani i vrasjes u thur me urgjencë. U shfrytëzua një ndodhi e papritur. Dy fëmijë të vegjël të fshatit, të moshës 10 vjeç, prenë linjën e telefonit të Postës kufitare. Me telin e telefonit donin të bënin zinxhirka për biçakët e xhepit. Nuk e kishin idenë çfarë kishin bërë. Alarmi për prerjen e telefonit u dha që në çastin e parë.

Njerëzit e Sigurimit mbërritën në fshat pa vonesë. Nuk mbeti njeri pa u pyetur. Autorët duheshin gjetur me çdo kusht. Sipas njerëzve të Sigurimit, në fshat duhej të kishte patjetër grupe armiqësore. Ankthi ishte i madh. Dikush edhe mund të arrestohej. Shumë shpejt u zbulua se linja ishte prerë nga dy fëmijë të vegjël. Fshati mori frymë i lehtësuar.

Të paktën nuk do të kishte arrestime, por njerëzit e Sigurimit nuk mendonin kështu. Ata nuk mund të lejonin t’u ikte nga dora një rast i tillë. Mësuan dy fëmijët që të thoshin se për prerjen e linjës telefonike të postës kufitare i kishte mësuar xha Selmani dhe ata thanë se i kishte mësuar xha Selmani. Që gjithçka të dukej e vërtetë, u sajua edhe një dëshmitar. Ai tha: “Gërshërët me të cilat ishte prerë linja telefonike, ishin të Selman Barollit”. Kaq mjaftonte.

Lajmi i frikshëm përfshiu gjithë fshatin. Xha Selmanin do ta pushkatonin që atë ditë. “Kriminelit nuk do t’i lihej asnjë ditë jetë më shumë”. Njerëzit nisën të përgjonin çfarë do të ndodhte. A ishin të vërteta vallë të gjitha ato që thuheshin për vrasjen e xha Selmanit?! Askush nuk dinte të thoshte ndonjë gjë të sigurtë. I luteshin Zotit që njerëzve të qeverisë t’u kthehej mendja e të mos e merrnin më qafë xha Selmanin. Ishte viti 1949.

Përgatitja për ekzekutim

Përgatitja për ekzekutim ishte një tmerr i vërtetë. Xha Selmanin e morën në shtëpi dhe e çuan te sheshi pranë dyqanit të xha Rakipit. U ndalën te plepi pranë xhamisë. Dikush mendoi se do ta varnin. Njerëzit shihnin nga dritaret. Askush nuk guxonte të dilte jashtë. Atë ditë, për cilindo që kishin patur dyshime, mund të merrnin nga rruga dhe ta ekzekutonin pa asnjë mëdyshje, duke e shpallur si bashkëpunëtor të Selman Barollit.

Befas u dha urdhër: të gjithë njerëzit e fshatit të silleshin me dhunë te sheshi i dyqanit; çdokush duhej të shihte si vdiste një kriminel që nuk e donte pushtetin popullor. Mundën të sillnin vetëm pak njerëz dhe fëmijët e shkollës. Askush nuk vështronte nga xha Selmani. Nuk dëshironin ta shihnin vdekjen e tij. Do të përpiqeshin ta kujtonin gjithnjë gjallë. Befas u dëgjua një breshëri automatiku. Jeta e xha Selmanit ishte ndalur. Plepi dhe xhamia aty pranë qëndronin të heshtura. Fëmijët u pushtuan nga tmerri.

Për netë të tëra ëndrra të frikshme hynë në gjumin e tyre. E heshtur ishte edhe turma e njerëzve që kishin sjellë aty. Veçanërisht, e paharruar mbeti ajo ditë për Haxhi Barollin, vëllanë e Selmanit, që tashmë e kishin dërguar në “Korijet e Tëllogut”, të priste dru për Postën e kufirit. Përse e kishin çuar vallë deri atje? A do t’i shpëtonte dot ekzekutimit Haxhi Barolli? Ndoshta për djemtë e Ibrahim Barollit jeta kishte rezervuar të njëjtin fat!

Në pyll

Haxhi Barolli, vëllai i Selman Barollit, që u  pushkatua pa gjyq në mes të fshatit Trestenik, ishte shpallur i padëshirueshëm. Haxhiu ishte rrezik për komunistët. Ai dinte më shumë nga ç’duhej të dinte një njeri që jetonte në Shqipërinë e asaj kohe. Kishte influencë në fshat dhe i dëgjohej fjala sepse ishte burrë i urtë. Në bisedat me bashkëfshatarët hidhte dritë mbi jetën që bënte bota.

Ishe dekonspirim për terrin informativ që përpiqej të mbante në errësirë mendjet e njerëzve. Ndërsa ishte duke prerë dru në pyll, vuri re se pranë tij ishte afruar komandanti i pikës së kufirit dhe një ushtar nga Peqini. Me ushtarët njiheshin sepse ata zbrisnin çdo ditë në Trestenik. La punën dhe vështroi nga ata për të kuptuar çfarë po ndodhte.

“Je i arrestuar për tentativë arratisje”,- i thanë. Haxhi Barolli nuk po u besonte veshëve. Kur paskësh tentuar ai të arratisej? A nuk e gjetën duke prerë dru në pyll?  A nuk ishte përsëri aty, në atë vend që e lanë në mëngjes? Nuk pati kohë të mendonte më shumë. I vunë prangat. Pastaj iu dha urdhër i prerë ushtarit që ndodhej aty: “Vrije”!

Që të ndodhej kaq pranë vdekjes, në një mënyrë kaq të pabesueshme, nuk po e besonte dot. Oficeri ulërinte: “Vrije”! Ushtari nuk po e zbatonte urdhrin. Madje nuk kishte ndërmend t’i bindej eprorit. “Vrije”! – vazhdonte të ulërinte ai.

Ekzekutimi

Sigurisht, urdhri kishte ardhur nga lart, duhej të zbatohej medoemos. Haxhi Barolli duhej të vdiste në pyll, sipas planit, në tentativë arratisje. Oficeri i Postës kufitare, i rrëmbeu automatikun nga duart ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut.

Haxhi Llëçi, kryetar i komitetit ekzekutiv i qytetit Bilisht, i hoqi viktimës orën nga dora. Edhe orën e kishte sjellë nga Australia. Trupin e pajetë të tij e sollën në mes të fshatit. E lanë atje ku i kishin vrarë vëllanë, te sheshi i dyqanit, pranë plepit dhe xhamisë dhe ikën.

Gjithë natën ra një shi i rrëmbyer. Ndoshta pasmesnate erdhën dhe e morën për ta varrosur diku buzë lumit. Aty hapën me nxitim një gropë dhe hodhën brenda trupin e tij. I hodhën disa lopata balte sipër dhe ikën. Një këmbë, një dorë dhe një pjesë e shallit jeshil që e kishte sjellë nga Australia mbetën jashtë.

I lanë enkas ashtu për t’u treguar të gjithëve se Haxhi Barolli dhe Australia e tij kishin vdekur përfundimisht. Por edhe me kaq nuk ishin të kënaqur. Kryetari i Këshillit Popullor, Hamdi Shpuza dhe njerëzit e Sigurimit: Shahini, Qenani etj, i detyronin njerëzit të shkelnin mbi kufomën, por askush nuk bindej.

Për banorët e Trestenikut, djemtë e Ibrahim Barollit ishin të gjallë. Disa ditë më pas familja e tij u internua. Mungonte vetëm Ramiu, djali i madh i Haxhiut. Ishte arratisur. Më pas kaloi kufirin dhe djali tjetër, Nezhdeti. Fatin e djemve të Ibrahimit e pati edhe Murat Barolli me të vëllanë, Veli Ballolli, etj. Familjet e tyre u internuan, kurse bijtë e ose u arratisën ose përfunduan burgjeve./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Skuadra ruse ‘Admiraltejec’ e stërvitur prej trajnerit Nikolaj Ljukshinov, i cili në periudhën 1956-1958 kishte punuar në Shqipëri, me ‘Partizanin’ dhe ...”/ Historia e panjohur e ndeshjeve me sovjetikët

Next Post

Kalendari 08 Qershor 2026

Artikuj të ngjashëm

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony
Personazh

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

July 17, 2026
“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

July 14, 2026
“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

July 15, 2026
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

July 12, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
Personazh

“Në letrën që i dërgonte Musinesë para arratisjes, i vëllai Muntazi, i shkruante; u detyrova të largohem, pasi bashtua i Gjirokastrës Enver Hoxha ka urdhëruar…”/ Historia e panjohur e familjes Kokalari

July 6, 2026
Next Post
Kalendari 01 Qershor 2026

Kalendari 08 Qershor 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme