• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Turistja suedeze që erdhi me firmën jugosllave ‘Atllas’, u paralajmërua që në Pikën Kufitare në Hot të hiqte minifundin, por në Hotel ‘Dajti’ e veshi përsëri dhe…”/ Zbulohet raporti Sigurimit i 15 gushtit ‘69

“Shoku Kadri na i ka fshehur deponimet e Hulusi Spahiut për Konferencën e Tiranës, se ai kishte folur me Ballukun, Ngjelën e Parllakun, për…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82
Relacioni sekret për Ramiz Alinë: “Ja diplomatët çekë, polakë, gjermanë, grekë, italianë, etj., që kryejnë marrdhënie intime në makina, parqe e lulishte dhe…”/ Letra e Kadri Hazbiut në ’75-ën
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in
“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij…”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake
“Shqiptarët krenohen me heroin e tyre kombëtar, Skënderbeun, emrin e të cilët e mban sheshi në qendër të Tiranës, një Klub Sportiv dhe një pije alkoolike…”/ Reportazhi i gazetarit të “Der Spiegel”, në ’81-in
“Turistja suedeze që erdhi me firmën jugosllave ‘Atllas’, u paralajmërua që në Pikën Kufitare në Hot të hiqte minifundin, por në Hotel ‘Dajti’ e veshi përsëri dhe…”/ Zbulohet raporti Sigurimit i 15 gushtit ‘69
“Turistja suedeze që erdhi me firmën jugosllave ‘Atllas’, u paralajmërua që në Pikën Kufitare në Hot të hiqte minifundin, por në Hotel ‘Dajti’ e veshi përsëri dhe…”/ Zbulohet raporti Sigurimit i 15 gushtit ‘69
Memorie.al

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Ideja dhe paranoja e Enver Hoxhës dhe udhëheqjes së lartë të PPSH-së e shpallur diku nga mesi i viteve ’60-të, për “krijimin e njeriut të ri, me normat e moralit socialist”, nuk ishte thjesht një “projekt-ide” për ta zbatuar vetëm tek ne shtetasit shqiptarë të Republikës Popullore të Shqipërisë, por edhe për ta “implementuar” te të gjithë shtetasit e huaj (kryesisht turistët) që do të hynin në territorin shqiptar. Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një urdhëresë e muajit maj të vitit 1973, e ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu, (i cili njëkohësisht ishte edhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së), drejtuar të gjitha Pikave të Kalim Kontrollit Kufitar, ku ndërmjet të tjerash, ai shkruante: “Të mos lejohen të hyjnë në RPSH-së të gjithë ata persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, janë në kundërshtim me normat e moralit tonë socialist si p. sh., burra me flokë si të grave, me baseta shumë të ekzagjeruara, me mjekra të çrregullta, si dhe me veshje të papërshtatshme, konkretisht femra me minifunde!

Sipas tij, kjo bëhej me qëllim; “për të penguar ndikimin e ideologjisë borgjezo revizioniste nëpërmjet, veshjes dhe paraqitjes ekstravagante të të huajve që vijnë në RPSH-së për arsye të ndryshme”! Ky vendim i qeverisë shqiptare të asaj kohe, i cili vinte pas propozimit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, u zbatua me përpikëri për vite me radhë në të gjitha Pikat e Kalim-Kontrollit Kufitar të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur dhe nga mjaft dokumente arkivore, siç është dhe ai i datës 15 gusht të vitit 1969, ku në Komunikatën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, raportohet edhe për një turiste suedeze të quajtur Laura Arcuri, e ardhur në Shqipëri me kompaninë turistike jugosllave “Atllas”, të cilën autoritetet përkatëse shqiptare e detyruan që në Pikën e Kalim Kontrollit të Hotit të hiqte minifundin dhe të vishte një tjetër, por kur ajo shkoi në Hotel “Dajti” në Tiranë, e veshi përsëri atë dhe dolli nëpër qytet. Kjo gjë bëri që atë ta dëbonin që atë ditë nga territori shqiptar. Por përveç rasteve të kësaj natyre, që pothuaj ishin të zakonshme në atë kohë, ka pasur edhe raste të tjera tragjike, ku për shkak të sjelljes dhe trajtimit brutal që u bëhej atyre nga ana e autoriteteve përkatëse shqiptare lidhur me veshjen dhe pamjen e jashtë, turistë të huaj, kanë arritur deri në vetëvrasje.

Gjithashtu mund të lexoni

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

Siç ishte rasti i turistit 22 vjeçar irlandez, William Patrik Ottonell, i cili bëri vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i katërt i Hotel “Apollonia” në plazhin e Durrësit, vetëm e vetëm pse e kishin qethur dhe ia kishin ndërruar veshjen porsa kishte hyrë në territorin shqiptar. Sa më sipër, të gjitha këto bëhen të ditura nga dokumentet arkivor me siglën “Sekret” të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, (tashmë të de-klasifikuara) të cilat publikohet për herë të parë dhe me faksimilen përkatëse nga Memorie.al.

Bashkë me këto dokumente, po publikojmë edhe disa dokumente të tjera arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), që i përkasin vitit 1973, ku Ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, ka nxjerrë një urdhëresë drejtuar Pikave Kufitare të Kalim Kontrollit dhe Drejtorisë së Doganave, me disa kritere që duhet të zbatoheshin për të gjithë shtetasit e huaj që hynin në Republikën Popullore të Shqipërisë, lidhur me veshjen e paraqitjen e jashtme të tyre, si flokët e gjata, basetat etj., dhe ndalimin e literaturës fetare që ata mund të dispononin, etj.

Si dhe dokumenti me raport-informacionin e Drejtorisë së Doganave pranë Ministrisë së Tregtisë, drejtuar Drejtorisë së Jashtme në Komitetin Qendror të PPSH-së, lidhur me ngjarjen e datës 20.7.1973, ku një grup turistësh të firmës “Retel Tours das rrollende hotel”, të Gjermanisë Perëndimore, në përbërje të të cilit ishin 36 gjermanë, 5 austriakë, dhe 1 luksemburgas, u ndaluan të hynin në Doganën e Hanit të Hotit, pasi dispononin literaturë fetare, etj.

DOKUMENTI SEKRET ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR NGJARJEN ME TURISTEN SUEDEZE LAURA ARCURI, QË DËBUAN NGA SHQIPËRIA, PASI ISHTE ME MINIFUND

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                   “Tepër sekret” 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                 Ekzemplar Nr. 1                                         

DEGA E PËRGJITHSHME                                                   Tiranë, më 15.8.1969 

DEGA E III – të 

Më 15.8.1969, me firmën turistike jugosllave “Atllas”, ndër të tjera erdhi dhe turistja suedeze e quajtur ARCURI LAURA, e cila u paralajmërua që në Pikën Kufitare në Hot që të hiqte minifundin dhe të vishte një tjetër me gjatësi normale. Ajo u bind dhe veshi një fund tjetër, por kur arriti në Hotel “Dajti”, veshi përsëri atë të parin dhe dolli për të shëtitur nëpër qytet. Për këtë ajo u paralajmërua dhe dy herë të tjera dhe meqenëse nuk u bind, u dëbua nga territori i Republikës Popullore të Shqipërisë. 

                   ZV. KRYETARI I DEGËS SË PËRGJITHSHME 

                             KOLI SHUKE

DOKUMENTI SEKRET ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME, PËR NGJARJEN ME TURISTIN IRLANDEZ WLLIAM OTTONELL, NË HOTELIN “APOLLONIA” NË PLAZHIN E DURRËSIT 

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                                   SEKRET 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                          Ekzemplar Nr. 1                                         

DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE               Tiranë, më 28.7.1975

Më 27.7.1975, ora 8.00, u hodh nga kati i katërt i Hotel “Apollonia”, turisti irlandez, William Patrik Ottonell, vjeç 22, lindur dhe banues në Kater të Republikës së Irlandës, me profil hidraulik, me arsim të mesëm, i pamartuar, i cili u shtrua në spital dhe gjendja e tij është e rëndë. (Ka shpresa të shpëtojë).

Paraprakisht, mendohet që ta ketë bërë, për arsye se kur hyri në territorin tonë, më 17.7.1975, sipas rregullave, është i detyruar që të qethë flokët dhe të ndërrojë veshjen. Këtë e ka shprehur tek shokët e tij dhe i është krijuar deliri e persekucionit, të cilin e ka shfaqur edhe në vendin e tij, pasi ka pasur depresione mendore. Çështja ndiqet.              

                                         DREJTORI           

                                        PILO SHANTO

DOKUMENTI ARKIVOR I VITIT 1973, ME URDHËRESËN E MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, KADRI HAZBIU, DËRGUAR PIKAVE KUFITARE TË KALIM KONTROLLIT, MBI KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONIN TË GJITHË SHTETASIT E HUAJ QË VININ NË SHQIPËRI 

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME     

Nr. 479                                                                            Ekzemplar Nr. 1                                                    

                                                                                    Tiranë më 4.5.1973

                                                KRITERE

MBI NDALIMIN E HYRJES NË RPSH-së SË SHTETASVE TË HUAJ QË NË VESHJEN DHE PARAQITJEN E JASHTME BIEN NË KUNDËRSHTIM ME NORMAT E MORALIT TONË SOCIALIST

Për të ruajtur rregullat e paraqitjes në vendin tonë socialist, si dhe për të penguar ndikimin e ideologjisë borgjezo revizioniste nëpërmjet, veshjes dhe paraqitjes ekstravagante të të huajve që vijnë në RPSH-së për arsye të ndryshme, si dhe nëpërmjet literaturës që ata sjellin me vete, të zbatohen kriteret e mëposhtme :

1 – Të mos lejohen të hyjnë në RPSH-së të gjithë ata persona të huaj që me paraqitjen e jashtme, janë në kundërshtim me normat e moralit tonë socialist si p. sh., burra me flokë si të grave, me baseta shumë të ekzagjeruara, me mjekra të çrregullta, si dhe me veshje të papërshtatshme, konkretisht femra me minifunde dhe maxifunde.

2 – Të mos lejohet kalimi i asnjë lloj literature me përmbajtje kundërrevolucionare, fetare, e pornografike. Kjo lloj literature, të mbahet në dogana dhe nëse poseduesi i tyre i kërkon, t’ju jepet në kthim.

3 – Literatura teknike, kulturore, e artistike, lejohet për të gjithë të huajt që vijnë në vendin tone, në masën e një ose dy copë librave apo revistave që pretendohet se janë në përdorim personal. Ndërsa sasia tjetër e kësaj literature, ndalohet dhe niset menjëherë në Drejtorinë e Doganave e cila, mbasi bën verifikimet në bazë të rregullave e dërgon këtë pa vonesë në institucionin ose dikasterin që pret të huajin.

4 – Personat me përmbajtje të papërshtatshme dhe ata që sjellin literaturë në ndaluar duhet të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të kulturuar nga organet kufitare dhe doganore, duke ua bërë të qartë arsyet përse merren këto masa. Të gjithë ata të huaj që do të korrigjojnë në vend, paraqitjen dhe veshjen e tyre, lejohen të hyjnë në territorin e RPSH-së.

5 – Organet kufitare e doganore, nuk zbatojnë masat e parashikuara në pikat 1. 2. dhe 3.

A – Për diplomatët e akredituar në RPSH-së dhe nëpunësit e përfaqësive diplomatike e tregtare, si dhe për pjesëtarët e familjeve të tyre.

B – Për funksionarët e Ministrive të Punëve të Jashtme, korrierët diplomatik të vendeve të huaja që kanë përfaqësi diplomatike në Tiranë.

6 – Organet kufitare dhe doganore nuk zbatojnë masat e parashikuara në pikën 1.

A – Për anëtarët e delegacioneve zyrtare që priten nga dikasteret ose institucionet e ndryshme të vendit tonë.

B – Për pjesëtarët e ekipeve sportive që vijnë me ftesën e vendit tonë ose, në kuadrin e takimeve sportive ndërkombëtare.

Personat që përmenden në pikën 5 dhe 6, do të lihen të lirë të kalojnë kufirin e vendit tonë, pavarësisht nga paraqitja e tyre. Në raste të tilla pikat e kalim kufirit dhe organet doganore në mënyrë të kulturuar, u vënë atyre në dukje se rregullat e vendit tonë, nuk lejojnë një paraqitje të tillë, megjithatë ju jeni të lirë të kaloni.

Krahas kësaj për çdo rast ato, u dërgojnë sa më shpejt organit të tyre epror një informacion të hollësishëm mbi këto konstatime.

Informacioni i përcillet institucionit pritës i cili, i merr vetë masat për rregullimin e paraqitjes së tyre.

                       MINISTRI I PUNËVE TE BRENDSHME

                                KADRI HAZBIU 

RELACIONI I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, DREJTUAR DREJTORISË SË JASHTME PRANË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, PËR BLLOKIMIN NË DOGANËN E HANIT TË HOTIT, TË NJË GRUPI TURISTËSH TË ARDHUR NGA GJERMANIA PERËNDIMORE

REPUBLIKA POPULLOR E SHQIPËRISË

DREJTORISË SË JASHTME                                                                TIRANË

Ju njoftojmë se më 20.7.1973, në orën 16.00 në doganën e Hotit, mbërriti një grup turistësh të firmës “Retel Tours das rrollende hotel” të Gjermanisë Perëndimore, i përbërë prej 36 gjermanë, 5 austriakë, dhe 1 luksemburgas.

Sipas procedurës së caktuar ata, u pyetën nëse kishin materiale propagandistike. Të gjithë ata dorëzuan gazeta e revista të ndryshme, me përjashtim të Jean Etien, lindur në Nechen të Luksemburgut, i cili nuk deklaroi asgjë.

Nga të dhënat që u morën aty për aty nga punonjësit e Doganës, u vendos kontrolli i imët i të përmendurit dhe ju gjetën, 70 broshura të lutjeve fetare në gjuhën franceze, 50 broshura të lutjeve fetare në gjuhën gjermane, 120 pamflete me fotografi të Krishtit në dy forma, si dhe 50 fotografi të Krishtit të përgjakur, të shtypura në Belgjikë.

Po kështu në një zarf në adresë të shokut Enver, ju gjetën 5 fije brenda, 10 fotografi të Krishtit, 8 thirrje fetare, dhe 5 fletë kopjative. Mbas kontrollit ai deklaroi se këto materiale, do t’ja shpërndante turistëve të huaj në vendin tonë, dhe letrën do t’ja jepte Enver Hoxhës.

Në këto kushte punonjësit e Doganës së Hotit, e nxorën atë përpara grupit të të gjithë turistëve të huaj të cilëve, ju fol për shkeljen e rregullave të vendit tonë, dhe të gjithë njëzëri kërkuan që ky person të kthehej mbrapsht.

Pavarësisht nga kërkesa e grupit, sipas rregullave tona ky person, do të kthehej dhe u vendos kthimi i tij. Ndërsa të gjithë të tjerët u vendos që të ktheheshin në Tiranë, duke ju dhënë edhe materialet e lejuara, ndërsa materialet e tjera, ju ndaluan për t’jua dhënë në kthim. Jean Etien, mbasi ju komunikua kthimi i tij, u largua në Jugosllavi, pa thënë asgjë.

Bashkëngjitur ju dërgojmë zarfin që i drejtohet shokut Enver, së bashku me materialin që ka brenda, si dhe nga një kopje të materialeve të tjera që, ai la në Doganë. /Memorie.al

DREJTORI I DOGANAVE

   Edip Çuçi

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në spitalin e ‘Bajram Currit’ përballë një aparati të vjetër skopie, mbeti i shtangur, kur pa se tre pacientët e parë e kishin zemrën në krahun e djathtë dhe...”/ Historia e panjohur e Dr. Hektor Çoçolit

Next Post

Kalendari 05 Prill 2026

Artikuj të ngjashëm

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Dashuri, Komsomol dhe Pranverë’, kompozuar në 1978 nga A. Pahmutova, u kushtohet kosmomolasve që s’pyesin as për furtunë dhe as për zjarre, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 19, 2026
“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare
Dossier

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

May 18, 2026
“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 18, 2026
“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 18, 2026
“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 17, 2026
“Krijuan një organizatë të quajtur ‘Fafaic’, caktuan detyrën dhe pseudonimin për çdo pjestar të grupit, mbledhjet i bënin në një bunker…”/ Dokumenti i Sigurimit i ’73-it, drejtuar Hysni Kapos për grupin nga Lezha
Dossier

“Krijuan një organizatë të quajtur ‘Fafaic’, caktuan detyrën dhe pseudonimin për çdo pjestar të grupit, mbledhjet i bënin në një bunker…”/ Dokumenti i Sigurimit i ’73-it, drejtuar Hysni Kapos për grupin nga Lezha

May 15, 2026
Next Post
Kalendari 01 Prill 2026

Kalendari 05 Prill 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme